ATV

Tag: Ballina

  • Kandiq: As në Serbi s’është thënë që të vrarët në Dubravë ishin të armatosur

    Kandiq: As në Serbi s’është thënë që të vrarët në Dubravë ishin të armatosur

    Aktivistja serbe, Natasha Kandiq, mbrëmë përmes një lidhje direkte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur lidhur me ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, e cila ka shkaktuar indinjatë të madhe publike për shtrembërim historie.

    Ajo tha se Shkëlzen Gashi ka vepruar padije.

    “Ekspozita nuk mund të bëhet në këtë mënyrë, dhe duhen hulumtime”, tha ajo në Klan Kosova.

    Kandiq shtoi se për Masakrën e Dubravës, as në Serbi nuk është thënë që civilët ishin të armatosur.

    “As në Serbi nuk janë munduar që pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që kanë qenë të vrarë në burgun e Dubravës, në atë kohë flitej ekskluzivisht për të burgosur politik, të dënuar apo të privuar nga liria”, tha ajo.

  • Prokuroria Speciale del me njoftim për intervistimin e Shkëlzen Gashit dhe bastisjen e banesës së tij: Rasti në procedurë të rregullt

    Prokuroria Speciale del me njoftim për intervistimin e Shkëlzen Gashit dhe bastisjen e banesës së tij: Rasti në procedurë të rregullt

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se është duke zhvilluar veprime hetimore lidhur me rastin e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999” në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë.

    Në njoftimin e saj, prokuroria thekson se “në kuadër të hetimeve, është intervistuar një person Sh.G., nën dyshimin për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit””, që bëhet fjalë për Shkelzen Gashin.

    Gjithashtu, në vendbanimin e të dyshuarit, prokuroria njofton se është realizuar një urdhër kontrolli nga hetuesit e Departamentit për Krime të Rënda, “me qëllim sigurimin e provave relevante për hetimin”.

  • Osmani priti në takim shefin e EULEX, Giovanni Pietro Barbano

    Osmani priti në takim shefin e EULEX, Giovanni Pietro Barbano

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosma Osmani priti në takim shefin e EULEX, Giovanni Pietro Barbano.

    Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit.

    Osmani ritheksoi përkushtimin e institucioneve për garantimin e rendit dhe ligjit, si dhe për avancimin e standardeve demokratike.

    Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe EULEX-it, duke theksuar rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm në funksion të forcimit të sundimit të ligjit.

    Sipas njoftimit nga presidenca, në takim, të dyja palët vlerësuan bashkëpunimin e ngushtë drejt avancimit të agjendës për gratë, paqen dhe sigurinë, si dhe zbatimin e standarteve të Konventës së Stambollit, në funksion të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe fuqizimit të rolit të grave në shoqëri.

  • “Problemi me njehsorët elektrikë”, reagojnë nga KEDS

    “Problemi me njehsorët elektrikë”, reagojnë nga KEDS

    KEDS përmes një njoftimi kanë thënë se janë duke i ndjekur me vëmendje diskutimet dhe shqetësimet e ngritura në opinion publik lidhur me njehsorët e energjisë elektrike.

    Sipas tyre, çdo pretendim trajtohet me seriozitet dhe përgjegjësi të plotë.

    “Besimi i qytetarëve është thelbësor për ne. Të gjithë njehsorët kalibrohen dhe sinkronizohen sipas standardeve zyrtare dhe funksionojnë në përputhje me rregullat e përcaktuara nga Rregullatori duke siguruar matje të sakta dhe trajtim të barabartë për të gjithë konsumatorët”, thuhet në njoftim.

    Tutje nga KEDS thonë se në raste të izoluara mund të ketë devijime të vogla teknike, por për çdo shqetësim ekipet e tyre reagojnë menjëherë, verifikojnë situatën dhe ndërmarrin veprimet e nevojshme.

    “Në çdo rast kur identifikohet ndonjë parregullsi, ajo trajtohet dhe korrigjohet në përputhje me procedurat në fuqi. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj transparencës, korrektësisë dhe informimit të drejtë. Pikërisht për këtë arsye, kemi paralajmëruar një konferencë për media që do të mbahet të mërkurën, më 1 prill, në ora 15:00, ku do të ndajmë të gjitha sqarimet dhe faktet relevante mbi këtë çështje”, thuhet në njoftim.

  • LDK mban konferencë për “skandalin e njehsorëve elektrikë” para ZRRE-së

    LDK mban konferencë për “skandalin e njehsorëve elektrikë” para ZRRE-së

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se sot, duke filluar nga ora 15:00, do të mbajë konferencë për media para objektit të Zyra e Rregullatorit për Energji.

    Sipas njoftimit, në këtë konferencë do të flasë Visar Azemi, i cili pritet të trajtojë sërish çështjen e ashtuquajtur “skandal i njehsorëve elektrikë”.

    LDK ka ftuar përfaqësuesit e mediave që të marrin pjesë dhe ta përcjellin nga afër këtë konferencë për media.

  • Kujt i takon rroga e 13-të? Flet ministri Murati

    Kujt i takon rroga e 13-të? Flet ministri Murati

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka sqaruar se cilët përfitojnë nga paga e 13-të, pas miratimit të vendimit për zbatimin e saj.

    Në mbledhjen e qeverisë, ai fillimisht ritheksoi se rroga e 13-të u takon punonjësve të sektorit publik që marrin pagë nga Buxheti i Kosovës.

    Ai bëri të ditur se të gjithë ata persona që tashmë kanë 12 muaj të plotë në sektorin publik, marrin pagën e 13-të plotë, ndërsa atyre që nuk i kanë përmbushur, do t’u jepet pjesa e pjesshme, pra për aq muaj sa kanë qenë të angazhuar, u takon edhe një pjesë e pagës së 13-të.

    “Të gjithë ata persona që tashmë kanë 12 muaj të plotë në sektorin publik, marrin pagën e 13-të të plotë, e cila është e barabartë me vlerën e koeficientit të shumëzuar me njësinë e koeficientit që ka pozita përkatëse për personin që është në listën e pagave në muajin mars. Kemi hasur edhe në raste kur ka situata që nuk i kanë përmbushur 12 muaj. Për të qenë të drejtë dhe korrektë, jemi dakorduar me Thesarin që për këta persona të jepet pjesa e pjesshme, pra për aq muaj sa kanë qenë të angazhuar, u takon edhe një pjesë e pagës së 13-të”.

    “Ngjashëm veprohet edhe me ata që punojnë me orar të shkurtuar, jo të plotë. Edhe në këto raste merret mesatarja e peshuar e pagës së marrë në 12 muajt e fundit, e cila pjesëtohet me 12 dhe kështu rezulton paga e 13-të e pjesshme”, deklaroi Murati.

    Ministri po ashtu sqaroi se gratë të cilat janë në pushim të lehonisë ose kanë qenë në pushim të lehonisë, muajt e kaluar në këtë pushim të njihen sikur të kenë punuar me orar të plotë.

    “Jemi përkujdesur që për gratë lehona që janë në pushim të lehonisë ose kanë qenë në pushim të lehonisë, muajt e kaluar në këtë pushim të njihen sikur të kenë punuar me orar të plotë, në mënyrë që ta marrin pagën e 13-të të plotë”, shpjegoi ministri.

    Në fund, Murati pati një njoftim edhe për personat e suspenduar.

    “Ndërsa personat që janë të suspenduar në këtë muaj, pra aktualisht apo kanë qenë të suspenduar më herët, nuk përfshihen në listën e pagës së 13-të”, tha ai.

  • Kurti: Jemi të gatshëm të marrim pjesë në Gaza si forcë stabilizuese ndërkombëtare

    Kurti: Jemi të gatshëm të marrim pjesë në Gaza si forcë stabilizuese ndërkombëtare

    Kryeministri i Albin Kurti ka deklaruar se vendi është i gatshëm të kontribuojë në misione ndërkombëtare në Gaza, si pjesë e një force stabilizuese me karakter ndërkombëtar.

    Ai rikujtoi se në fund të janarit 2025, qeveria ka ndarë 500 mijë euro për popullin palestinez në Gaza, si shenjë solidariteti dhe mbështetjeje humanitare.

    Sipas tij, aktualisht është në rend dite një propozim-vendim i përgatitur nga Ministria e Mbrojtjes, përmes të cilit kërkohet nga Kuvendi i Republikës miratimi për dërgimin e pjesëtarëve të FSK-së në këtë mision.

    Kryeministri theksoi se gjatë vitit të kaluar, ministri Maqedonci dhe komandanti Jashari kishin kërkuar leje për të marrë pjesë në një konferencë në Doha të Katarit, e cila kishte në fokus krijimin e një force ndërkombëtare stabilizuese për Gazën.

    Ai vlerësoi lart kapacitetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), duke theksuar se ajo ka ndërtuar një reputacion ndërkombëtar në fusha të rëndësishme si kërkim-shpëtimi dhe deminimi, si dhe në operacione të tjera të sigurisë.

    “Jemi të gatshëm të marrim pjesë në forcën stabilizuese ndërkombëtare për popullin e Gazës, edhe për faktin se ne vetë kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi përfitues të pranisë së forcave ndërkombëtare që nga viti 1999”, ka deklaruar Kurti.

  • Ekspozita për masakrat në Kosovë, OVL e UÇK-së proteston para Kuvendit

    Ekspozita për masakrat në Kosovë, OVL e UÇK-së proteston para Kuvendit

    Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë reaguar ashpër ndaj ekspozitës mbi masakrat e luftës së fundit në Kosovë, duke e cilësuar atë si përpjekje për relativizim të krimeve serbe.

    Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, theksoi se një qasje e tillë është e papranueshme dhe fyese për viktimat e luftës, derisa njoftoi edhe mbajtjen e një proteste të hënën para Kuvendit.

    “Nuk pranojmë relativizimin e krimeve serbe, nuk heshtim përballë fyerjes së viktimave tona. Për këtë arsye, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së kanë vendosur që të hënën, në ora 13:00, të organizojnë protestë para Kuvendit”, deklaroi Syla.

    Ai bëri të ditur se protesta do të mbahet te hyrja kryesore e Kuvendit dhe u bëri thirrje qytetarëve që t’u bashkohen.

    “Kuvendi i ka dy-tri hyrje, ju e dini, bëhet fjalë për hyrjen kryesore këtu ku edhe parkohen makinat e deputetëve edhe atyre që funksionojnë, operojnë e veprojnë në Kuvend. Përmes kësaj konference, i ftojmë të gjithë qytetarët që kanë dinjitet, që e ndiejnë sakrificën dhe që nuk e pranojnë padrejtësinë të na bashkohen në orën 13:00. Kjo nuk është vetëm protesta jonë, kjo është mbrojtje e historisë sonë. Ju presim në orën 13:00 para Kuvendit të Kosovës. Ta ngremë zërin së bashku në mbrojtje të vlerave të luftës dhe ta nderojmë kujtimin për martirët tanë”, tha Syla.

    Kësaj proteste në mbështetje i kanë dalë edhe Partia Demokratike e Kosovës si dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

  • Shembja e rrugës në Prishtinë, krejt çka dihet deri më tash

    Shembja e rrugës në Prishtinë, krejt çka dihet deri më tash

    Shembja e rrugës “Don Shtjefën Kurti” në Prishtina të dielën si pasojë e një rrëshqitjeje të dheut ka shkaktuar bllokim të plotë të qarkullimit dhe ndërprerje të shërbimeve bazike në disa zona përreth.

    Sipas njoftimit të komunës, ekipet emergjente, policia, inspektorati dhe ndërmarrjet publike kanë dalë menjëherë në vendngjarje për të siguruar zonën dhe për të parandaluar rrezikun për qytetarët. Rruga është rrethuar dhe mbetet e pakalueshme, ndërsa qytetarëve u është bërë thirrje të shmangin këtë segment.

    Si pasojë e dëmtimit të infrastrukturës, disa lagje kanë mbetur pa ujë dhe energji elektrike. Nga KRU “Prishtina” është bërë e ditur se furnizimi me ujë është ndërprerë në disa rrugë, ndërsa KOSTT ka njoftuar për ndërprerje të rrymës për një pjesë të konsumatorëve.

    Shkaqet e incidentit ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht. Derisa disa vlerësime fillestare përmendin mundësinë e rrjedhjeve të ujit nën tokë, KRU “Prishtina” ka theksuar se dyshohet që gërmimet dhe ndërhyrjet në terren kanë ndikuar në destabilizimin e dheut dhe rrëshqitjen.

    Lidhur me rastin kanë nisur edhe hetimet. Prokuroria Themelore në Prishtinë ka intervistuar pronarin e kompanisë përgjegjëse për punimet, ndërsa rasti është ende në fazën fillestare të mbledhjes së provave.

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kërkuar nisjen e menjëhershme të hetimeve dhe ka pezulluar disa inspektorë, duke paralajmëruar masa të rrepta në rast të konstatimit të shkeljeve.

    Ndërkohë, ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka deklaruar se rasti është pasojë e neglizhimit të standardeve të ndërtimit, duke kërkuar përgjegjësi institucionale dhe vendosje të kritereve më të rrepta në të ardhmen.

    Autoritetet kanë bërë të ditur se punimet për sanimin e dëmeve dhe vlerësimet teknike në terren janë duke vazhduar, ndërsa rruga do të mbetet e mbyllur deri në një njoftim tjetër.

  • Qeveria pritet të miratojë sot shpërblimin 500 mijë € për futbollistët dhe pagën e 13-të

    Qeveria pritet të miratojë sot shpërblimin 500 mijë € për futbollistët dhe pagën e 13-të

    Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhje të rregull.

    Në këtë mbledhje e cila është paraparë të nis nga ora 09:00, në rend dite do të jetë miratimi i shpërblimit prej 500 mijë eurove për ekipin e Përfaqësueses së Kosovës në futboll pas fitores së shënuar të enjten 4:3 në udhëtim ndaj Sllovakisë në gjysmëfinale të plejofit për Botërorin 2026 në futboll.

    Poashtu në këtë mbledhje pritet edhe miratimi i vendimit për dhënien e pagës së 13-të.