ATV

Tag: Ballina

  • Bajrami: Kurti është fajtori kryesor nëse vendi shkon në zgjedhje

    Bajrami: Kurti është fajtori kryesor nëse vendi shkon në zgjedhje

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për mungesë gatishmërie për zgjedhjen e presidentit të ri. Sipas saj, Kurti synon ta dërgojë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme. Në një intervistë për RTV21, deputetja Bajrami tha se Kurti ka mundur ta zgjedhë presidentin më herët, duke arritur marrëveshje politike.

    “Gjatë këtyre 8 ditëve nuk e kemi parë as tentativën më të vogël. Kjo tregon se që nga fillimi i kësaj legjislature, Kurti nuk e ka në plan të bëjë zgjedhjen e presidentit dhe nuk e ka në plan të kontribuojë në stabilitetin institucional të Republikës së Kosovës. Këtë e kemi parë që në votimin shumë urgjent të buxhetit. Këta dëshirojnë ta kenë buxhetin në mënyrë që të mund të shpërndajnë taksat e qytetarëve për efekte elektorale, por faktikisht nuk e kanë në plan ta zgjedhin presidentin. Sikur të dëshironin një gjë të tillë, do ta bënin tashmë prej kohësh. Ju e dini se, pas disa takimeve që ka pasur me kryetarin e LDK-së Abdixhiku dhe atë të PDK-së Hamza, në mënyrë krejtësisht të njëanshme janë propozuar dy kandidatë nga LVV-ja, duke u munduar t’i shantazhojnë partitë opozitare, gjë të cilën nuk e kemi pranuar.”, tha Bajrami.

    Deputetja Bajrami tha se nëse kalon afati kushtetues 34-ditor për zgjedhjen e presidentit, atëherë fajtori kryesor është kryeministri Kurti për mosgatishmëri për të arritur marrëveshje politike.

    “Numri i ditëve është i kufizuar dhe kjo është një çështje e komplikuar, e cila assesi nuk zgjidhet nga partitë opozitare. Nëse ne mbetemi në këtë bllokadë dhe nëse harxhohet afati kohor që na e ka dhënë Gjykata Kushtetuese, secili qytetar duhet ta dijë se fajtori kryesor që përsëri po e dërgon vendin në një proces zgjedhor është zoti Kurti dhe LVV-ja.”, u shpreh Bajrami.

    Deputetja Bajrami tha se LDK-ja nuk do ta votojë asnjë kandidat nga LVV-ja për president.

    “Nuk kemi votë për kandidatët e LVV-së për president. I patëm dy kandidatë nga LVV-ja dhe nuk ka ndodhur asgjë që ne ta ndryshojmë qëndrimin. Jemi kundër ndarjes së të gjitha pozitave. Presidenti duhet të jetë figurë unifikuese.”, tha ai.

  • Komisioni për Buxhet i jep dritën jeshile kredisë 80 milionëshe nga Franca

    Komisioni për Buxhet i jep dritën jeshile kredisë 80 milionëshe nga Franca

    Me nëntë vota për, asnjë kundër dhe një abstenim në Komisionin për Buxhet është miratuar Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet të Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për Programin e Kredisë të bazuar në Politika.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati prezantoi këtë marrëveshje dhe koston e saj.

    “Sa i përket kësaj marrëveshje, por edhe marrëveshjes pasuese, pra që do të jetë, sepse janë dy marrëveshje që realisht kanë të njëjtin synim; është kjo me Agjencinë Franceze për Zhvillim apo AFD dhe tjetra është me Bankën Zhvillimore Gjermane, KfW. Kjo është një marrëveshje në shumën prej 80 milionë, ngjashëm siç është edhe marrëveshja tjetër me KfW. Pra, janë dy marrëveshje me nga 80 milionë euro, të cilat synojnë arugmentimin apo rritjen e mbështetjes të Republikës së Kosovës si vazhdimësi e asaj që kemi me Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian”, tha ai, raporton EO.

  • LDK-ja kërkon seancë parlamentare për të premten në lidhje me çmimet e naftës

    LDK-ja kërkon seancë parlamentare për të premten në lidhje me çmimet e naftës

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri ka njoftuar se kanë kërkuar seancë parlamentare për të premten.

    Kjo seancë është thirrur nga LDK-ja në lidhje me çmimin e lartë të naftës dhe hapat që Qeveria do të duhej të ndërmerrte.

    “Me ftesën e Lidhja Demokratike e Kosovës të premten do mbahet seancë parlamentare për çmimet e naftës. Për informim do të diskutohet çfarë po bën Qeveria (kjo kalon se nuk bën gjë) por do diskutohet si përfiton nga kjo gjendje, nga ne qytetarët edhe çfarë do bënte një Qeveri njëmend e Kosovës. Do thuani pse këta çfarë janë, VV?! Këta janë administratorë kolonial, na administrojnë si të ishte Kosova koloni e huaj, komb i huaj, e jo vend i tyre”, ka shkruar ajo ndër të tjera.

    Në lidhje me këtë seancë, Kuvendi i Kosovës nuk ka lëshuar ende një njoftim zyrtar.

  • Presidentja Osmani dekoron lojtarët e Kombëtares së Kosovës

    Presidentja Osmani dekoron lojtarët e Kombëtares së Kosovës

    Kombëtarja e Kosovës mbrëmë nuk arriti të realizojë ëndrrën për kualifikim në Kampionatin Botëror.

    Dardanët shënuan humbje nga Turqia me rezultat 0-1 në stadiumin Fadil Vokrri.

    Për emocionet dhe arritjen e suksesshme të tyre, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka dekoruar sot lojtarët e Kombëtares së Kosovës.

    Me ta i pranishëm ishte edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe trajneri i Kosovës, Franco Foda.

  • Një javë nga vendimi i Kushtetueses, partitë ende pa lëvizje për çështjen e presidentit

    Një javë nga vendimi i Kushtetueses, partitë ende pa lëvizje për çështjen e presidentit

    Nuk ka pasur ende asnjë takim mes partive politike në Kosovë, një javë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e presidentit.

    Gjykata Kushtetuese u ka dhënë kohë ligjvënësve të Kosovës mbi një muaj kohë për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit, pasi e rrëzoi një dekret të presidentes së tanishme, Vjosa Osmani, më 25 mars për shpërndarjen e Kuvendit pas moszgjedhjes së presidentit në një seancë më 5 mars.

    Pas dekretit, kryeministri Albin Kurti paralajmëroi se do t’i thërrasë për konsultim liderët e partive opozitare për çështjen e presidentit. Mirëpo ftesa ende nuk ka pasur. Partitë opozita tashmë e kanë bërë të qartë se barra kryesore për çështjen e presidentit, bie mbi partinë e parë.

    Negociatat mes LVV-së dhe partive opozitare për gjetjen e një emri për president kishin dështuar pavarësisht takimeve të shumta. Kurti ndërkohë nuk ka pranuar që ta kandidojë edhe për një mandat, Vjosa Osmanin, gjë që ka çuar në një përplasje në mes të kabinetit të Vjosa Osmanit dhe kabinetit të Kurtit.

    Kësisoj, në seancën e 5 marsit, partia në pushtet i paraqiti dy kandidatë për president: Glauk Konjufcën dhe Fatmire Kollçaku-Mullhaxhën. Seanca u ndërprerë në mungesë kuorumi, pasi ishte braktisur nga partitë opozitare.

    Një ditë pas ndërprerjes së seancës më 5 mars, Osmani nxori dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.

    Kryeministri Kurti, ditë më parë kishte dërguar ftesa drejtuar liderëve të partive të tjera për takim, për të diskutuar çështjen e zgjedhjes së Presidentit. Kurti ka folur për atë se si duhet përsëri të ketë negociata me partitë opozitare për të gjetur një zgjidhje për presidentin dhe për të shmangur zgjedhjet e parakohshme.

    Ai ishte refuzuar si nga PDK, ashtu edhe nga LDK.

    Si Partia Demokratike e Kosovës, si Lidhja Demokratike e Kosovës, kishin shprehur gatishmëri të takohen me Kurtin vetëm pas aktgjykimit të Kushtetueses.

    Nëse ky proces dështon brenda afateve të përcaktuara me Kushtetutë, vendi shkon në zgjedhje.

  • Kurti shkruan për humbjen e Kosovës: Tash na vlon meraku kolektiv, ishim kaq pranë kualifikimit

    Kurti shkruan për humbjen e Kosovës: Tash na vlon meraku kolektiv, ishim kaq pranë kualifikimit

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas humbjes së përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Fadil Vokrri Stadium, duke bërë thirrje për mbështetje dhe unitet.

    Kurti u shpreh se qytetarët janë ende të mërzitur nga rezultati, por theksoi se kombëtarja ka dhënë emocione të jashtëzakonshme dhe ka bërë krenar gjithë vendin.

    “Tash na vlon meraku kolektiv: do të mund të bëhej kështu sikur t’ia kishim bërë ashtu, ky apo ai, ose që të dy… E di që kemi dëshiruar një lojë ndryshe e rezultat tjetër, se i tërë kombi donte fitore, por edhe djelmoshat tanë e meritonin gjithashtu”.

    Ai nënvizoi se fakti që Kosova ishte pranë kualifikimit tregon potencialin dhe nivelin e lartë të ekipit, duke shtuar se suksese të mëdha priten në të ardhmen e afërt.

    Kurti falënderoi lojtarët, trajnerin dhe stafin për angazhimin e tyre, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të vazhdojnë ta mbështesin përfaqësuesen në çdo kohë.

  • Përfundon afati për deklarimin e pasurisë në Kosovë

    Përfundon afati për deklarimin e pasurisë në Kosovë

    Ka përfunduar procesi i deklarimit të pasurisë në Kosovë, ku deklarimi i pasurisë për zyrtarët publikë zhvillohet në tri faza: me marrjen e detyrës, përfundimin e saj dhe përmes deklarimit të rregullt vjetor për vitin paraprak.

    Sipas Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, mbi 10 mijë e 350 zyrtarë janë të obliguar për deklarimin e rregullt këtë vit.

    Autoritetet kanë paralajmëruar se menjëherë pas përfundimit të afatit do të nisin procedurat ndëshkuese.

    Vitin e kaluar janë shqiptuar mbi 130 gjoba për vonesa, përfshirë edhe zyrtarë të lartë. Agjencia u bën thirrje të gjithë zyrtarëve që ta respektojnë afatin, duke theksuar se transparenca mbetet thelbësore për besimin e qytetarëve në institucionet publike.

  • Mblidhen dy komisione parlamentare, në fokus projektligjet buxhetore

    Mblidhen dy komisione parlamentare, në fokus projektligjet buxhetore

    Dy komisione të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë sot mbledhjet e radhës.

    Në orën 11:00, Komisioni për Integrime Evropiane do të mblidhet, ku në rend dite është shqyrtimi i Planit të Punës së Komisionit për sesionin pranveror.

    Po në të njëjtën kohë do të mblidhet edhe Komisioni për Buxhet. Në këtë mbledhje, anëtarët e komisionit do të shqyrtojnë disa projektligje që lidhen me çështje financiare dhe buxhetore.

  • Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

    Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

    Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të “play-offit” të Botërorit 2026, duke shuar ëndrrën për SHBA, Kanada e Meksikë.

    “Dardanët” u mposhtën 1-0 në shtëpi nga Turqia, me një gol të shënuar në pjesën e dytë.

    Ishte Kerem Akturkoglu që shënoi për 1-0, në minutën e 53-të.

    Goli erdhi pas një depërtimi nga ana e Kenan Yildizit, nga pasimi i të cilit u krijua goli.

    Kosova pati rastet e saja gjatë tërë ndeshjes, mirëpo nuk arriti të shënojë gol.

    Fisnik Asllani dy herë e testoi portierin turk, Ugurcan Cakir, mirëpo nuk e mposhti.

    Me këtë humbje, Kosova nuk arrin të kualifikohet në Botëror, me Turqinë që do të luajë verës në këtë turne.

    Në shtator, Kosova i nis ndeshjet e Ligës së Kombeve.

  • Zona VIP në “Fadil Vokrri”, Kurti e Osmani po e ndjekin afër njëri-tjetrit ndeshjen

    Zona VIP në “Fadil Vokrri”, Kurti e Osmani po e ndjekin afër njëri-tjetrit ndeshjen

    Ndeshja Kosovë-Turqi ka bërë bashkë Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurtin.

    Dyshja u panë në stadiumin “Fadil Vokrri” në zonën VIP, afër njëri-tjetrit e duke duartrokitur.

    Pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar. Rezultati mbetet 0:0.

    Fituesja e kësaj ndeshje kualifikohet në Botëror.