ATV

Tag: Ballina

  • Lirohen 4 shqiptarët e arrestuar në Serbi

    Lirohen 4 shqiptarët e arrestuar në Serbi

    Katër shtetasit shqiptarë të ndaluar nga autoritetet serbe janë liruar pa masë penale, pas përfundimit të seancës gjyqësore në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd.

    Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Alteo Hysi për A2 CNN.

    Sipas vendimit të gjykatës, katër shqiptarët, janë liruar pa asnjë masë penale, dhe u janë sekuestruar telefonat celularë me të cilët janë realizuar videot,

    Gjithashtu Hysi sqaron se do të largohen nga territori i Serbisë pas përfundimit të procedurave.

    Autoritetet serbe kanë pretenduar se videot e realizuara përmbajnë elemente të nxitjes së urrejtjes kombëtare, fetare dhe racore.

  • Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton disa Projektligje

    Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton disa Projektligje

    Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike ditën e sotme, ku ka miratuar disa projektligje.

    Komunikata:

    Mbledhja e gjashtë e Qeverisë së Republikës së Kosovës

    Prishtinë, 27 mars 2026

    Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar:

    · Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Sektorit Financiar të Kosovës.

    · Projektligjet për Ratifikimin e Marrëveshjeve për programin e Kredisë së bazuar në politikat për sektorin e Energjisë dhe Klimës për Kosovën.

    · Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin “Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0.

    · Listën e Artikujve për Përdorim të Përbashkët, që janë Objekt i Procedurës Qendrore të Prokurimit Publik.

    · Ndryshimet në Tabelën 3.2 të Ligjit Nr. 10/L-001 për Ndarjet Buxhetore të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2026, me qëllim të përmbushjes së obligimeve financiare dhe kontraktuale të papërmbushura nga viti paraprak për Ministrinë e Mbrojtjes.

  • Ja kur del paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik

    Ja kur del paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik

    Deputeti i LVV-së, Fatos Geci, ka njoftuar se rroga e 13-të për punëtorët e sektorit publik do të shpërndahet të martën, më 31 mars.

    Përmes një njoftimi publik, ai theksoi se së fundmi kanë qarkulluar informacione të pavërteta nga disa institucione dhe individë lidhur me këtë çështje, duke krijuar paqartësi tek qytetarët.

    “Rroga e 13-të do të shpërndahet më 31 mars. Urime!”, thuhet në njoftimin e tij.

  • Nëntë anëtarë të ri të KQZ-së betohen para presidentes Vjosa Osmani

    Nëntë anëtarë të ri të KQZ-së betohen para presidentes Vjosa Osmani

    Nëntë anëtarë të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhanë betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani

    Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të propozuar nga partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës, sot e kanë dhënë betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

    Presidentja Osmani u uroi suksese anëtarëve të rinj, duke vlerësuar faktin se sistemi jonë zgjedhor gjithmonë i ka kontribuar demokracisë në vend.

    Në anën tjetër, anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u betuan se do t’i kryejnë detyrat e tyre në mënyrë të ndershme, besnike, të paanashme, profesionale dhe të ndërgjegjshme.

  • Kosova dhe Panama heqin vizat për pasaportat diplomatike, synohet liberalizimi edhe për qytetarët

    Kosova dhe Panama heqin vizat për pasaportat diplomatike, synohet liberalizimi edhe për qytetarët

    Republika e Kosovës dhe Republika e Panamasë kanë bërë një hap të ri në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, duke nënshkruar një marrëveshje për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare.

    Marrëveshja është nënshkruar nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Kreshnik Ahmeti, dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Panamasë, Carlos A. Hoyos, në një ceremoni zyrtare që theksoi gatishmërinë e të dy vendeve për të thelluar bashkëpunimin dhe lidhjet diplomatike.

    Para nënshkrimit, gjatë një takimi dypalësh, përfaqësuesit e të dy shteteve kanë diskutuar edhe për nisjen e procedurave drejt heqjes së vizave për mbajtësit e pasaportave të rregullta. Po ashtu, në fokus të bisedimeve kanë qenë edhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si siguria, arsimi i lartë dhe turizmi.

    Palët janë pajtuar gjithashtu që raundi i ardhshëm i konsultimeve politike ndërmjet dy ministrive, në nivel të zëvendësministrave, të zhvillohet në Prishtinë në fund të vitit 2026.

  • Shtyhet vendimi për daljen në treg të hapur të energjisë

    Shtyhet vendimi për daljen në treg të hapur të energjisë

    Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), ka njoftuar se është shtyrë procesi i vendimmarrjes për dalje në treg të hapur, derisa shtoi se kjo nuk pengon konsumatorët që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të dalë nga shërbimi universal që nga data 1 prill 2026.

    Sipas ZRrE-së, vendimi është shtyrë deri më 1 maj të këtij viti, dhe arsyetim i tyre është nevoja për një analizë më të thelluar.

    “Konsumatorët që plotësojnë kushtet e nevojshme mund të vazhdojnë procedurat e kalimit në furnizuesin e zgjedhur sipas afateve dhe procedurave të parashikuara. ZRRE do të vazhdojë të monitorojë procesin me kujdes dhe do të njoftojë publikun në kohë për çdo zhvillim të mëtejshëm”, thuhet në njoftim.

    Megjithatë, ZRrE ka paralajmëruar se vetëm 50 kompani do të kalojnë në treg të hapur, burime të gazetares së Klan Kosova, Sala Gashi, bëjnë të ditur se dyfish më shumë kompani do të kryejnë këtë tranzicion, pra rreth 111 kompani.

  • LDK-ja mban sot një konferencë para KEDS-it për tarifat e rrymës

    LDK-ja mban sot një konferencë para KEDS-it për tarifat e rrymës

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar se do të mbajë konferencë për media të premten në orën 11:30, para objektit të KEDS-it dhe KESCO-s.

    Kjo konferencë vjen pas deklaratave të zyrtarit të LDK-së, Visar Azemi, i cili ka ngritur shqetësime për mënyrën se si po maten tarifat e energjisë elektrike në Kosovë.

    Sipas Azemit, një hulumtim i realizuar nga kjo parti, ku janë testuar mbi 800 njehsorë në Prishtinë dhe Ferizaj, ka treguar se 87 për qind e tyre nuk e matin kohën në mënyrë të saktë, duke bërë që qytetarët të paguajnë më shumë, përkatësisht me tarifë të shtrenjtë edhe gjatë orëve kur duhet të aplikohet tarifa e lirë.

    Ai e ka cilësuar këtë si mashtrim dhe ka kërkuar dorëheqjen e bordit të ZRRE-së, si dhe nisjen e hetimeve penale.

    Nga ana tjetër, KEDS-i ka reaguar duke theksuar se njehsorët elektrikë janë të besueshëm dhe të sinkronizuar sipas standardeve zyrtare, duke mohuar çdo pretendim për matje të gabuar të energjisë elektrike.

  • “Qiti paret kryeministër”, Murati lajmërohet: Shpërblimi 500K miratohet të hënën në mbledhje të qeverisë

    “Qiti paret kryeministër”, Murati lajmërohet: Shpërblimi 500K miratohet të hënën në mbledhje të qeverisë

    Kombëtarja e Kosovës e mori fitoren më të madhe në historinë e saj mbrëmë, duke e mposhtur Sllovakinë.

    “Dardanët” fituan 4-3 dhe kështu siguruan kualifikimin në finalen e “play-offit” të Botërorit 2026.

    Pas kësaj humbje të rëndë për ta, sllovakët kanë reaguar të dëshpëruar pas ndeshjes.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati njoftoi se shpërblimi për ndarjen e 500 mijë euro për Kombëtaren e Kosovës do të miratohet të hënën në mbledhjen e qeverisë.

    “Mirëmëngjes fitues! Me kërkesë të Kryeministrit, vendimin për ndarjen e shpërblimit prej 500k euro për fitoren e mbrëmshme të Dardanëve do ta kemi gati për miratim të hënën në mbledhje të Qeverisë”, shkroi Murati.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte premtuar 500 mijë euro nëse “Dardanët” e kalojnë Sllovakinë dhe 1 milion të tjera nëse e mposhtin Sllovakinë.

    E ishte kryetari i Prishtinës, Përparim Rama që dje postoi një fotografi nga stadiumi në Bratisllavë me mbishkrimin “Qiti paret kryeministër”.

  • Mesazhi epik i Përparim Ramës në foto me Konjufcën dhe Pecin: Qiti parët, Kryeministër

    Mesazhi epik i Përparim Ramës në foto me Konjufcën dhe Pecin: Qiti parët, Kryeministër

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguas pas fitores së Kosovës kundër Sllovakisë.

    Rama ka ironizuar me kryeministrin Albin Kurti, i cili postoi foto me ministrin e Jashtëm Glauk Konjufca e kryetarin e Mitrovicës Faton Peci.

    “Qiti paret Kryeminister Albin Kurti”, ka shkruar ai.

  • Gjyqi ndaj Naim Murselit, Pacolli reagon pasi u përmend: Po kërkojnë të shpëtojnë duke përmendur emra …

    Gjyqi ndaj Naim Murselit, Pacolli reagon pasi u përmend: Po kërkojnë të shpëtojnë duke përmendur emra …

    Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka reaguar në lidhje me pretendimet se “ai ka qenë në dijeni për vrasjen e Liridona Ademajt”, ku i dyshuari është Naim Murseli.

    Pacolli ka mohuar çdo pretendim të këtillë, duke shtuar se ka kohë që ai është distancuar nga çdo njeri dhe rrugë që nuk përfaqëson.

    “Njerëzit më të rrezikshëm nuk janë gjithmonë ata që bota i njeh si të këqij; shpesh janë ata që i ke ndihmuar më së shumti, e që, sapo ua ndal dorën, kthehen kundër teje me helm, përgojim dhe pabesi. Ata harrojnë të mirat që kanë marrë, harrojnë dorën që i ka mbajtur dhe fjalën që i ka mbrojtur. Dhe kur nuk munden më ta mbajnë peshën e zgjedhjeve të veta, kërkojnë të shpëtojnë duke përmendur emra që nuk u përkasin më jetës së tyre. Kjo nuk është forcë. Kjo është varfëri karakteri. Po e them qartë: jam distancuar prej kohësh nga çdo njeri dhe nga çdo rrugë që nuk më përfaqëson. Ndihma që i kam dhënë dikujt dikur ka qenë njerëzore, por zgjedhjet që ai ka bërë më pas i përkasin vetëm atij”.

    “Askush nuk ka të drejtë ta përdorë emrin tim për alibi, për mbrojtje apo për larje imazhi. Emri im nuk është strehë për askënd që përpiqet të fshehë të vërtetën pas emrit të tjetrit. Kam heshtur nga dinjiteti, jo nga frika. Por heshtja ime nuk është dobësi. Është refuzim për të rënë në nivelin e atyre që, pasi ushqehen nga mirësia, e kthejnë atë në helm. Dhe në fund, njeriu nuk bëhet i lig nga mungesa e përkrahjes; ai thjesht tregon atë që ka qenë brenda tij gjatë gjithë kohës”, ka shkruar Pacolli në Facebook.