ATV

Tag: Ballina

  • Michel – Kosovës dhe Serbisë: Mos i leni ‘fantazmat’ e së kaluarës të ju vjedhin të ardhmen

    Michel – Kosovës dhe Serbisë: Mos i leni ‘fantazmat’ e së kaluarës të ju vjedhin të ardhmen

    Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, duke aluduar në tensionet në veri të Kosovës pas agresionit të Serbisë më 24 shtator, deklaroi sot (e hënë) se konfliktet dypalëshe nuk duhet të mbajnë peng të ardhmen.

    Në hapjen e Samitit të Berlinit që po mbahet në Tiranë, Michel tha se nuk duhet lënë “fantazmat” e së shkuarës të mbajnë peng të ardhmen e vendeve.

    Ai tha se nuk mund të ketë bashkëpunim pa pajtim.

    “Nuk mund të lëmë konflikte dypalëshe të na mbajnë peng, zgjidhja e tyre mund të jetë më e dhimbshme se reformat, por duhet bërë, mos i lini fantazmat e së shkuarës të iu vjedhin të ardhmen. Në fakt tensionet e Kosovës e kanë sjellë këtë në vend të parë. Nuk ka asnjë bashkëpunim pa pajtim, nuk ka një të ardhme të qëndrueshme pa pajtim. Të gjithë e dimë që pajtimi kërkon kurajo politike dhe fokus të sinqertë tek e ardhmja, kjo do të jetë fryma për këtë samit që do të zhvillohet në Bruksel”, tha ai.

    Ai tha se pikërisht Procesi i Berlinit luan rol të rëndësishëm në nxitje të bashkëpunimit efektiv dhe operativ mes partnerëve perëndimor dhe Bashkimit Evropian, derisa përsëriti se BE-ja duhet të përgatitet për të mirëpritur anëtarët e ri deri më 2030.

    “Ky Proces i Berlinit luan rol të rëndësishëm, për të nxitur bashkëpunimin efektiv dhe operativ mes partnerëve tanë perëndimorë e Bashkimit Evropian, duke pasur integrimin në BE si dritën orientuese. Në fakt udhëtimi juaj ka nisur më shumë se 20 vite më parë në Ballkanin Perëndimor megjithatë ka qenë një rrugë mjaft e ngadaltë, zhgënjyese për ju në rajon dhe për ne Bashkimin Evropian, por tashmë të gjithë e dinë se është koha për të arritur premisën tonë për të realizuar këtë premtim… BE duhet të përgatitet për të mirëpritur anëtarë të ri dhe duhet të jemi gati në të dyja anët deri në 2030”, tha ai.

  • Bërnabiq bojkoton fotografinë familjare të Samitit të Berlinit, shkak flamuri i Kosovës

    Bërnabiq bojkoton fotografinë familjare të Samitit të Berlinit, shkak flamuri i Kosovës

    Bërnabiq bojkoton fotografinë familjare të Samitit të Berlinit, shkak flamuri i Kosovës
    Ka përfunduar sesioni i parë i samitit të Procesit të Berlinit.

    Pas kësaj liderët e Bashkimit Evropian së bashku me ata të Ballkanit Perëndimor, kanë bërë fotografinë e përbashkët, mirëpo ka munguar kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila ka bojkotuar atë për shkak të flamurit të Kosovës.

    Para atyre kanë performuar një grup vallëtarësh nga të gjitha komunitetet në Shqipëri.

  • Nis Samiti i Berlinit

    Nis Samiti i Berlinit

    Ka filluar Samiti i Procesit të Berlinit që po mbahet në Tiranë.

    Pas pritjes zyrtare liderëve të Bashkimit Evropian dhe atyre rajonal, kryeministri Edi Rama ka hapur sesionin e punimeve, ku gjashtë vendet rajonale, nën kryesimin e kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe kryetares së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të nënshkruajnë marrëveshjen e re për njohjen e ndërsjellë edhe të katër profesioneve, ku përfshihen kirurgët, mamitë dhe veterinarët, të cilat do t’i shtohen profesioneve që tashmë janë rregulluar për mjekët, dentistët dhe arkitektët.

    Gjatë ceremonisë së pritjes zyrtare kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk pranoi të deklarohet për medie, ndërkaq zyrtarë të BE-së përmenden edhe tensionet e fundit Kosovë-Serbi.

  • Von der Leyen: Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të plotësojnë tregun e tyre rajonal të përbashkët

    Von der Leyen: Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të plotësojnë tregun e tyre rajonal të përbashkët

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është shprehur se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të plotësojnë tregun e tyre rajonal të përbashkët.

    Ajo është shprehur se kjo do të thotë që është kusht që edhe vendet e Ballkanit Perëndimor t’i ofrojnë qasje fqinjëve të tyre në tregun e tyre.

    “Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të përfundojnë dhe të plotësojnë tregun e tyre rajonal të përbashkët, kjo do të thotë që është kusht që edhe vendet e Ballkanit Perëndimor t’i ofrojnë qasje fqinjëve të tyre në tregun e tyre”.

    “Pra, po ta kthejë këtë që e thash ndryshe, në rast se ka bllokime dhe të vetmin bllokim që t’i arrinë është vetën tënde sepse të tjerët do të ecin përpara dhe për të ecur përpara kërkohen reforma, reforma të thella edhe për të përmirësuar klimën e biznesit”, është shprehur tutje ajo.

  • Scholz: Përshkallëzimi i situatës tregon që Kosova e Serbia duhet t’i zbatojnë marrëveshjet

    Scholz: Përshkallëzimi i situatës tregon që Kosova e Serbia duhet t’i zbatojnë marrëveshjet

    Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka deklaruar se përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës dëshmon faktin se Kosova e Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjen e dakorduar.

    Ai ka deklaruar gjatë Samitit në Procesin e Berlinit që po mbahet në Tiranë se është i kënaqur me punën e ndërmjetësve të Bashkimit Evropian mbi dialogun Kosovë-Serbi.

    “Procesi i Berlinit është instrumenti më i mirë edhe për përshpejtimin e integrimit të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Procesi i Berlinit është proces bashkëpunimi…Këto përshkallëzime të kohëve të fundit në veri të Kosovës kanë vërtetuar sa e rëndësishme është kjo. Ne duhet të përfundojmë zbatimin e marrëveshjeve të normalizuara nga BE-ja dhe jam shumë i kënaqur që për herë të parë ky Samit zhvillohet në një vend të Ballkanit Perëndimor. Është një sinjal i fortë dhe thekson rëndësinë që ka rajoni në këtë proces dhe ne duhet të përdorim këtë rast për t’u përqendruar te objektivi që kanë të gjitha shoqëritë e Ballkanit Perëndimor”, ka deklaruar Scholz.

  • Rama: Premtimet ekonomike të Procesit të Berlinit nuk janë realizuar plotësisht

    Rama: Premtimet ekonomike të Procesit të Berlinit nuk janë realizuar plotësisht

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij hyrëse në Samitin e Procesit të Berlinit, tha se premtimet ekonomike të këtij samiti nuk janë realizuar plotësisht.

    Ai tha se këtë po e thotë në mënyrë të butë.

    “Premtimet ekonomike të Procesit të Berlinit nuk janë realizuar plotësisht, për të thënë në mënyrë të butë, sidomos nëse krahasohet me mendësinë transformuese politike që ka sjellë Angela Merkel”, është shprehur Edi Rama.

    “Sfidat që kalojnë shtetet që s’janë në BE po intensifikohen krahasuar me ata që janë. Unë nuk do të drejtoj gishtin apo të ankohem. A mund ta përballojmë këto ndasi mes vendeve të BE-së dhe jo të BE-së, siç mund të bënim 9 vjet më parë më 2014. Liderët e Ballkanit u takuan në Berlin, shënoi një moment historik, për të synuar për ta transformuar këtë rajon, që siguron kriteret e BE-së, lirinë e lëvizjes dhe kapitalit”, tha ai.

    Rama u shpreh se të gjitha shtetet duhet të qëndrojnë bashkë në “kohëra krizë” duke e përmendur agresionin rus në Ukrainë si dhe sulmin e fundit të Hamasit në Izrael.

    Ai tha se Evropa e Bota po kalojnë momente të vështira, dhe se sipas tij është e nevojshme “një çati e përbashkët” në kohë sprovuese të cilat “më shumë gjasë ka të përkeqësohen se përmirësohen”.

  • Kurti në takim me Roth: Dialogu nuk mund të vazhdojë sikur nuk ka ndodhur asgjë

    Kurti në takim me Roth: Dialogu nuk mund të vazhdojë sikur nuk ka ndodhur asgjë

    Kurti është takuar me Kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit gjerman, Michael Roth.

    Në njoftimin e ZKM’së thuhet se gjatë takimit u diskutua rreth situatës aktuale në vend dhe procesin e dialogut.

    Sa i përket dialogut, Kurti ka thënë se ai nuk mund të vazhdojë sikur të mos ketë ndodhur asgjë.

    “Në lidhje me procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, Kryeministri Kurti u shpreh se ai nuk mund të vazhdojë sikurse të mos ketë ndodhur asgjë. Kapitulli i ardhshëm i dialogut për normalizim duhet ta ketë parasysh veprimin agresor të Serbisë përmes sulmit terrorist të 24 shtatorit, për të cilin ka dëshmi e fakte të mjaftueshme për përfshirjen e Serbisë.”

    ZKM thotë se qasja në proces duhet të jetë e balancuar, të respektohet dhe zbatohet në plotni Marrëveshja Bazike dhe aneksi i saj.

    “Serbia të zmbrapset nga refuzimi publik dhe faktik i pjesëve të Marrëveshjes Bazike të cilat kanë të bëjnë me njohjen de-facto të Kosovës dhe integritetin tonë territorial.”

    Në këtë takim, Kurti dhe Roth kanë biseduar edhe rreth rrugëtimit e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

    Kurti e ka falënderuar Roth për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë si dhe të tij ndaj Kosovës.

  • Osmani për vdekjen e Ahtisaarit: Iku figura madhështore që skaliti kornizën e shtetit tonë

    Osmani për vdekjen e Ahtisaarit: Iku figura madhështore që skaliti kornizën e shtetit tonë

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se me vdekjen e kryenegociatorit për zgjidhjen e statusit të Kosovës, Martti Ahtisaari, ka ikur nga kjo botë një figurë madhështore e skenës globale politike.

    Osmani ka shtuar se Ahtisaari ishte njeri që tërë jetën ia kushtoi paqes, diplomacisë dhe të mirës për njerëzimin.

    Sipas saj, paqebërësi dhe vizionari do të mbetet përherë në kujtimet e popullit të Kosovës.

    “Sot iku nga kjo botë një figurë madhështore e skenës globale politike, kryenegaciatori për statusin e Kosovës, ish-presidenti i Finlandës, Martti Ahtisaari. Presidenti Ahtisaari ishte njeriu që tërë jetën e tij ia kushtoi paqes, diplomacisë dhe të mirës për njerëzimin dhe që pati ndikim të jashtëzakonshëm për të tashmen dhe të ardhmen tonë! Ai skaliti kornizën e shtetit tonë, teksa emri i tij do të mbetet përherë në analet e historisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Osmani në Facebook.

    Ish-ndërmjetësuesi kryesor i Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe ish-presidenti finlandez, Martti Ahtisaari, ka vdekur sot (e hënë) në moshën 86-vjeçare.

  • Kurti dhe Rama shtrëngojnë duart në Tiranë

    Kurti dhe Rama shtrëngojnë duart në Tiranë

    Kryeministri Edi Rama ka mirëpritur një e nga një liderët e Bashkimit Evropian, në nisje të këtij Samiti të Procesit të Berlinit.

    Në Tiranë është shtruar tapeti i kuq për liderët e shteteve pjesëmarrëse në Samit, ku kreu i qeverisë pas shtrëngimit të duarve, i drejton liderët për te ndërtesa e Zyrës së Kryeministrit.

    Ai ka biseduar me të gjithë liderët që ecën në tapetin e kuq, përveç kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiç. E njëjta qasje ishte dhe me homologun grek Kiriakos Mitsotakis, shkruajnë mediat në Tiranë.

    Rama dhe Kurti i shtrënguan vetëm dorën njëri tjetrit, ndërkaq një afirmimet më të ngrohtë Rama tregoi me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, me të cilin s’pati vetëm një shtrëngim duarsh e një foto zyrtare, por një përqafim.

  • Kosnett: Kosova u trajtua si një fëmijë i padisiplinuar, ekzistonte një tendencë për t’u frustruar me të

    Kosnett: Kosova u trajtua si një fëmijë i padisiplinuar, ekzistonte një tendencë për t’u frustruar me të

    Përpjekjet për të tërhequr Serbinë në krahët e Perëndimit në vend të Kinës dhe Rusisë nuk kanë dhënë rezultate dhe është koha për të nisur një qasje të re, ka deklaruar ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kossnett.

    Kossnett, i cili ishte ambasador nga viti 2018 deri në vitin 2021, tha në një intervistë për mediumin “Euractiv” se gjatë 15-20 viteve të fundit të përpjekjeve për të ndërmjetësuar marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, ekzistonte një lloj tendence për t’u frustruar me Kosovën dhe për ta trajtuar atë si “fëmijë të padisiplinuar, që duhet të bëjë siç është thënë”.

    “Kjo, e kombinuar me idenë se Serbia është më e rëndësishmja në rajon dhe ne duhet ta “fusim në vathën evropiane dhe jo ta shtyjmë në krahët e Rusisë dhe Kinës”, nuk ka qenë qasja më e mençur”, shtoi ai.

    “Unë mendoj se Serbia qartazi është e futur thellë në krahët e Rusisë dhe Kinës. Pra, çfarëdo përpjekjesh që ndërkombëtarët kanë ndërmarrë gjatë gjithë këtyre viteve për të tërhequr Beogradin drejt Perëndimit nuk ka treguar ende ndonjë rezultat”, tha ai.

    Kossnett, tani bashkëpunëtor i lartë për programin e mbrojtjes dhe sigurisë transatlantike në Qendrën për Analizën e Politikave Evropiane, shtoi se është koha që Evropa dhe Perëndimi duhet të jenë më realistë për këtë.

    Kossnett tha se do të ishte një manifestim i rëndësishëm i solidaritetit evropian dhe perëndimor të “njohësh realitetin që Kosova ekziston” dhe faktin “që është shtet”.

    “Mendoj se kjo do të ishte kohë e mirë për SHBA-në dhe Bashkimin Evropian që t’i bëjnë një thirrje të fortë atyre vendeve evropiane që janë anëtare të NATO-s që nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë këtë”, tha ndër të tjera Kossnett.