ATV

Tag: Ballina

  • Arrestohen katër persona për lëndim të rëndë trupor në Ferizaj

    Arrestohen katër persona për lëndim të rëndë trupor në Ferizaj

    Katër persona janë dërguar në mbajtje në Ferizaj, për arsyen se janë përleshur mes vete duke shkaktuar kështu lëndime trupore.

    Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një kumtese për media.

    “Me datën 22.08.2024 rreth orës 19:10 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë se në fshatin Rakaj të Ferizajt disa persona ishin përfshirë në një përleshje fizike. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të policisë së rendit dhe hetuesit policorë, të cilët kanë identifikuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë gjashtë persona. Nga hetimet e para është mësuar se pas një zënke mes tyre, lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, të cilët për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Të dyshuarit pasi janë intervistuar nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit të shtetit, katër persona janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa dy të tjerë janë liruar për procedurë të mëtejme hetimore”, thuhet në komunikatë.

    Të arrestuarit janë: B.R ( M/K), 42-vjeçar, Z.L ( M/K), 39-vjeçar, R.L ( M/K), 37-vjeçar, D.L ( M/K) , 22-vjeçar.

  • Gjashtë persona, përfshirë 4 fëmijë, vdesin nga zjarri në Novi Sad

    Gjashtë persona, përfshirë 4 fëmijë, vdesin nga zjarri në Novi Sad

    Gjashtë persona, përfshirë katër fëmijë, humbën jetën nga zjarri që shpërtheu në lagjen Salajka në Novi Sad të Serbisë, natën e shkuar, ka deklaruar Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

    “Supozohet se ata ishin anëtarë të familjes që jetonte në atë adresë”, tha Daçiq, duke shtuar se fëmijët që vdiqën, ishin nga dy deri në shtatë vjeç.

    Pjesëtarët e Administratës për Situata Emergjente të Serbisë dhe zjarrfikësit shuan zjarrin, ndërsa policia dhe prokurori publik nisën hetimet në vendin e ngjarjes.

    Siç tha Daçiq, zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një skuter që ishte i lidhur me rrjetin elektrik.

    “Trupat e viktimave janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa pjesëtarët e MPB-së po punojnë në mënyrë intensive për zbardhjen e të gjitha rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike”, tha Daçiq./REL

  • Sot përfundon afati për konvertimin e patentë shoferëve ilegal, Policia tregon sa qytetarë hoqën dorë nga dokumenti serb

    Sot përfundon afati për konvertimin e patentë shoferëve ilegal, Policia tregon sa qytetarë hoqën dorë nga dokumenti serb

    Sot përfundon afati për aplikim nga qytetarët për konvertim të patentë shoferëve nga ata të lëshuar nga institucionet ilegale serbe në patentë shoferë zyrtar të Kosovës.

    Deri më tani patentë shoferët i kanë konvertuar 6 mijë e 325 qytetarë.

    Kështu ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

    Elshani ka dhënë statistikat e konvertimit të patentë shoferëve nëpër komuna veç e veç.

    Në komunën e Leposaviqit 1 mijë e 994 qytetarë i kanë konvertuar patentë shoferët. Në Mitrovicën e Veriu janë konvertuar 1 mijë e 536 patentë shoferë.

    Në Zubin Potok janë konvertuar 940 patentë shoferë, kurse në Zveçan patentë shoferin e kanë konvertuar 1 mijë e 154 qytetarë.

    Nga statistikat del se veç 215 qytetarë në Graçanicë i kanë konvertuar patentë shoferët nga ata serb në atë të Kosovës.

  • Drejtori i CIA-së në Kosovë, takohet me presidenten dhe me shefin e AKI-së

    Drejtori i CIA-së në Kosovë, takohet me presidenten dhe me shefin e AKI-së

    PËRGATITI: FATLUM JASHARI     

    Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, ishte destinacioni i radhës i shefit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane – CIA, William Burns, në turin befasues në rajon.

    Në masa të shtuara sigurie, pas ndalesës fillestare nëAmbasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ai shkoi në zyrën e presidentes, Vjosa Osmani.

    Rreth 50 minuta ka zgjatur qëndrimi i drejtorit të CIA-s, William Burns, në ndërtesën e Kuvendit, respektivisht të Presidencës.

    Nuk ka konfirmim nëse aty u takua edhe me zyrtarë tëtjerë shtetërorë.

    Derisa qytetarët dhe automjetet lëviznin zakonshëm në rrugët, sheshin dhe kafenetë afër ndërtesës – Policia u pamundësoi mediave përcjelljen e largimit të Burns-it,duke i detyruar jashtë një perimetri të supozuar dhe të pashënjuar.

    Pak më shumë se sa shefi i CIA-s, aty qëndroi ambasadori Jeffrey Hovenier.

    Nga aty, delegacioni amerikan, i prirë nga WilliamBurns, vazhdoi për në selinë qendrore të Agjencisë sëKosovës për Inteligjencë, për një takim me drejtorin Petrit Ajeti.

    Jozyrtarisht ATV-ja kuptoi se kryeministri Albin Kurtisonte kthehet në Kosovë – por nuk ka një konfirmim për takim eventual me drejtorin e CIA-s.

    Ambasada e SHBA-së nuk dha asnjë informacion lidhur me njërën nga vizitat më të rëndësishme nga një zyrtar amerikan.

    Paraprakisht, drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane vizitoi Bosnjë e Hercegovinën dhe Serbinë./atvlive.tv

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Banka Zhvillimore, premtim i parealizuar i Qeverisë Kurti

    Banka Zhvillimore, premtim i parealizuar i Qeverisë Kurti

    PËRGATITI: BENITA ZENELI 

    Themelimi i Bankës Zhvillimore ishte njëri prej disa premtimeve të kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.

    Ndonëse zgjedhjet i kishte fituar dhe mandati i tij katërvjeçar është afër përfundimit, Banka Zhvillimore mbeti vetëm në listën premtimeve të parealizuara gjatë gati 4 vjetëve.

    “Ai e ka premtuar, por kur e ka marrë mandatin e ka parë që nuk mund të realizojë asgjë, s’është i aftë me ekipin që e ka zgjedhë nuk mund të realizojnë asgjë. Përveç problemeve që i kanë shkaktuar në veri si ngjarje me mbajtë opinionin të ndezur, por nuk ndikon asgjë në ngritjen e standardit, në zhvillim ekonomik në ecjen përpara të Kosovës”, tha ish-ministri i financave, Haki Shatri.

    Ndërkohë, nga Lëvizja FOL vlerësojnë se pushteti nuk ka pasur përkushtim të mjaftueshëm sa i përket zhvillimit ekonomik.

    “Do t’i kontribuonte zhvillimit të ekonomisë, sidomos sektorit privat, sepse është parë që këtë qeverisje sektori privat ka qenë shumë më i shtypur. Në shumë investime ekonomike nuk kanë shkuar ashtu siç duhet apo kanë mbetur të parealizuara shumica prej tyre.”, deklaroi Viona Bunjaku nga Lëvizja ‘FOL’.

    Mosthemelimin e Bankës Zhvillimore e kritikojnë edhe njohësit e ekonomisë duke vlerësuar se do të kishte ndikim pozitiv në ekonomi e sidomos për të rinjtë.

    “Banka zhvillimore do të kishte ndikim në krijimin e bizneseve të reja, sidomos në ato ku papunësia është më e larta ku kemi shembullin e vajzave deri në 30 vjeç që papunësia është shumë e lartë si dhe të rinj që kanë ide të shumta për biznes, por që bankat ekzistues pa pasur një qarkullim nuk i financojnë. Kjo gjithashtu do të zvogëlonte edhe potencialin për migrim”, tha profesori i ekonomisë, Fidan Qerimi.

    Bazuar në programin qeveritar, Banka Zhvillimore do të ishte mekanizëm për mbështetjen e sektorit privat dhe promovimin e investimeve.

    Ajo parashihej të ishte komponenti kreditues, që do të financohej nga paratë publike dhe shitja e letrave të borxhit, duke investuar në degë të caktuara të industrisë, që krijojnë vende pune dhe përmirësimin e bilancit tregtar./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Largimi i Ben Emmersonit konsiderohet humbjen për mbrojtjen e Kadri Veselit

    Largimi i Ben Emmersonit konsiderohet humbjen për mbrojtjen e Kadri Veselit

    PËRGATITI: ARIAN HAJDARAJ 

    Avokati britanik, Ben Emmerson më nuk do jetë pjesë e mbrojtjes së Kadri Veselit, për arsye ende të paqarta.

    Derisa, familja e Veselit ka refuzuar të komentojnë, njohës të çështjeve juridike largimin e Emmersonit e konsiderojnë humbje të madhe, jo vetëm për mbrojtjen e “Lulit”, siç Veseli njihej në luftë.

    Kryesues i trupit mbrojtës tani do të jetë britaniku tjetër, Rodney Dixon, i specializuar në të drejtën ndërkombëtare publike, të drejtën penale ndërkombëtare, si dhe në të drejtat e njeriut dhe liritë civile.

    Për këto arsye, sipas avokatit Taulant Hodaj, do t’ia dalë ta zëvendësojë mirë 61-vjeçarin.

    Megjithatë, sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, Dixonin e pret punë e madhe përpara.

    Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara, vendimi për largimin e Emmersonit është marrë me pajtimin e dy palëve, duke u aprovuar për arsye të vlefshme nga Trupi Gjykues dhe pas kërkesës së vetë Kadri Veselit.

    Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë, çështjen financiare e përjashtoi si arsye për tërheqjen e këtij avokati.

    Emmerson, dikur raportues Special i OKB-së për promovimin e të drejtave të njeriut dhe luftimin e terrorizmit, ishte emëruar në krye të mbrojtjes së Veselit në fund të vitit 2020./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Vetëm edhe 8 ditë kanë mbetur deri në përfundim të afatit të regjistrimit të popullsisë për diasporë

    Vetëm edhe 8 ditë kanë mbetur deri në përfundim të afatit të regjistrimit të popullsisë për diasporë

    PËRGATITI: KRENARE MULLIQI 

    Me qëllim që të përfshihen më lehtë në procesin e regjistrimit të popullsisë u hap një sportel i veçantë për mërgimtarët.

    Por, hapësira dedikuar për regjistrimin e diasporës në Komunën e Prishtinës gjatë një pjese të madhe të ditës mbeti bosh. Që nga 7 gushti për regjistrim erdhën vetëm rreth 170 persona.

    Ky numër i qytetarëve të cilët jetojnë në diasporë s’po vlerësohet i kënaqshëm.

    Në anën tjetër, njohësit e procesit konsiderojnë që ka edhe një arsye, e cila ndikoi që pak mërgimtarë të paraqiten fizikisht për t’u regjistruar.

    Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave, numri i mërgimtarëve të cilët janë regjistruar deri më tani në procesin e regjistrimit të popullsisë është mbi 600 mijë.
    Ndërkaq, afati i regjistrimit përfundon më 31 gusht./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

     

  • Të dënuarit për krime lufte, Zoran Vukotic rastet tjera do t’i bashkohen në një proces gjyqësor

    Të dënuarit për krime lufte, Zoran Vukotic rastet tjera do t’i bashkohen në një proces gjyqësor

    PËRGATITI: NORA LUTA 

    I dënuar me 13 vjet burgim për dhunë seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Zoran Vukotic do të vazhdojë ballafaqimin me drejtësinë edhe për akuza të tjera për krime lufte.

    Tri nga rastet që nuk ishin trajtuar me vite nga Gjykata Themelore e Mitrovicës, dhe një rast tjetër për dhunë seksuale, të enjten u bashkuan në një. Departamenti Special i Gjykatës së Prishtinës mori vendim që të zhvillohet një procedurë e vetme, pas dëgjimit të palëve.

    Prokuroria Speciale ishte kundër, por mbrojtja e 54-vjeçarit ishte për.

    Megjithatë, Gjykata vendosi t’i bashkojë rastet dhe caktoi një numër seancash të njëpasnjëshme.

    Vukotic, përveç për dhunë seksuale do të gjykohet në këtë rast edhe për vrasjen e 13-vjeçarit Burim Muli nga Vushtrria.

    Ndërsa, për dy rastet e tjera që ishin kthyer në rigjykim në 2019-n, aktakuza flet për sulm e vrasje të civilëve në Studime, dhe fshatra përreth të Vushtrrisë gjatë 2 dhe 3 majit të vitit 1999.

    Vukotic akuzohet, gjithashtu, për pjesëmarrje në paraburgim të kundërligjshëm të civilëve shqiptarë dhe keqtrajtim të tyre në burgun e Smrekonicës.

    Në nëntor të vitit të kaluar, Supremja kishte vërtetuar dënimin prej 13 vitesh ndaj Vukoticit për dhunë seksuale gjatë luftës. Ndërsa, Prokuroria Speciale vitin e kaluar ngriti aktakuzë për një rast tjetër dhunimi ndaj Vukoticit dhe shqyrtimi fillestar ishte mbajtur në nëntor të vitit të kaluar.

    Vukotic ishte ekstraduar në Kosovë nga autoritetet e Malit të Zi në vitin 2016, dhe që atëherë ndodhet në Burgun e Sigurisë së Lartë./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Për maturantët që nuk arritën ta kalojnë testin e maturës në afatin e parë, 25 gushti do të jetë data e fundit për aplikim

    Për maturantët që nuk arritën ta kalojnë testin e maturës në afatin e parë, 25 gushti do të jetë data e fundit për aplikim

    PËRGATITI: KASTRIOT TAHIRI 

    Mbi 4500 maturantë që nuk arritën ta kalojnë testin e maturës në afatin e parë, pas një jave do ta kenë edhe një mundësi.

    Megjithatë, atyre iu kanë mbetur edhe tri ditë për të aplikuar në platformën “e-Kosova”, që sërish t’i testojnë njohuritë e tyre.

    Udhëheqësi i divizionit për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim, në Ministrinë e Arsimit, Fatmir Elezi, tha se deri në mbylljen e afatit pritet të aplikojnë edhe mbi 1000 maturantë.

    Derisa vlerësojnë se aplikimi online ka lehtësuar procedurat për nxënësit, njohësit e arsimit kërkojnë që MASHTI, të ketë mirëkuptim për nxënësit që nuk arrijnë të aplikojnë.

    “Ka qenë risi e mirë, që ka rritë transparencën, e ka lehtësuar procesin që në të kaluarën ka qenë shumë mekanik e i kufizuar me prezencë fizike, për ata nxënës që nuk arrijnë për ndonjë arsye Ministria duhet të shqyrtojë rastet”, deklaroi Rinor Qehaja, njohës i arsimit.

    Provimi i maturës do të mbahet të shtunën e 31 gushtit.

    Në afatin e parë të provimit të maturës shtetërore, kalueshmëria ishte 73.3% arritshmëria mesatare në Gjuhë amtare ishte 58.8%, në Gjuhë angleze 54.4% në Matematikë 41.1% dhe në Lëndën Zgjedhore 47.3 %./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Një ndërtesë në Fushë Kosovë përfshihet nga zjarri, nuk raportohet për të lënduar

    Një ndërtesë në Fushë Kosovë përfshihet nga zjarri, nuk raportohet për të lënduar

    PËRGATITI: SARA SHEHU

    Në mëngjesin e së enjtes, kati i parë i kësaj ndërtese në rrugën “Dardania” në Fushë-Kosovë, ishte përfshirë nga zjarri.

    Banorët e ndërtesës ishin detyruar të dalin jashtë derisa zjarri të shuhej, ndërsa përveç dëmeve materiale nuk është raportuar për të lënduar.

    Edhe vetë banorët ishin mobilizuar ta lokalizonin zjarrin derisa në vendngjarje kanë arritur zjarrfikësit, të cilët arritën ta shuanin më pas të tërin.

    Sipas tyre pjesa ndërtesës e përfshirë nga zjarri ishte e lëshuar me qira dhe aktualisht aty nuk ishte asnjë banor.

    Policia ka njoftuar se hetimet për të zbardhur shkaktarin e zjarrit kanë nisur./atvlive.tv