ATV

Tag: Ballina

  • Raport i KE-së i qartë për Kosovën e Serbinë – Analistët: Institucionet t’i plotësojnë kushtet pa kushtëzime

    Raport i KE-së i qartë për Kosovën e Serbinë – Analistët: Institucionet t’i plotësojnë kushtet pa kushtëzime

    Njohës të politikës së jashtme kanë thënë se Raporti i Progresit i publikuar nga Komisioni Evropian, thekson qartë detyrimet që duhet t’i përmbush Kosova në kuadër të marrëveshjeve të dakorduar me Serbinë, raporton Ekonomia Online.

    Sipas tyre, zbatimi i marrëveshjeve është obligim për të dyja palët, si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë, duke theksuar se në këtë raport kërkohet që Kosova të fillojë procesin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, bazuar në propozimin evropian të prezantuar më 21 tetor 2023.

    Profesori universitar Dritëro Arifi, ka thënë se çdo element i përmendur në Raport është përgjegjësi e Kosovës në raport me BE-në, duke shtuar se BE-ja vendos rregullat për vendet që dëshirojnë të anëtarësohen, ndërsa vendet aspirante duhet të pranojnë këto rregulla.

    Arifi ka shtuar se pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, cilido që të jetë kryeministër i Kosovës, e ka për obligim që të zbatojë marrëveshjet e dakorduara.

    “Po duhet kuptuar që raporti i vendit që bëhet nga Komisioni Evropian një farë mënyre i shpërndahet të gjitha vendeve të Bashkimit Evropian dhe të gjithë janë të informuar se çka po ndodh kush si dhe çka, një farë mënyre çdo gjë që është e shkruar në atë raport është përgjegjësi e Kosovës në raport me Bashkimin Evropian. Pra një farë mënyre që i bie që vendi ka jashtëzakonisht sfida që duhet të adresohen për t’u përmirësuar sa i përket aspektit politik pra ajo është e ditur sepse edhe në aneksin e Ohrit pak a shumë është renditja apo radhitja e njëjtë, se çka duhet bërë Kosova, çka duhet bërë Serbia, e kështu me radhë. Një farë mënyre Bashkimi Evropian i vendos rregullat për vendet të cilat duan të anëtarësohen, dhe jo vendet që dëshirojnë të anëtarësohen nuk munden të vendosin rregulla, pra tash është në dorën tonë apo në angazhimin tonë si shoqëri si shtet si elite politike se a dëshirojnë të anëtarësohemi në BE apo jo, kjo është çështja”.

    “Raportin e Progresit nuk mund ta anashkalojmë apo ta relativizojmë kjo është ajo çështja më e rëndësishme që ne si shoqëri duhet të bëjmë. Pyetjen sa i përket asaj është obligim tash po vërehet që është obligim ndërkombëtar si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë. Zbatimi i marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, cilado Qeveri që thotë diçka ndryshe pra bënë manipulim apo mashtrim publik por nuk e thotë të vërtetën. Pra pas 9 shkurtit kush do që të jetë në pushtet, cili do kryeministër apo kryeministre duhet ta zbatojë këtë marrëveshje”, ka thënë ai.

    Arifi po ashtu theksoi se duhet një implikim më i madh shoqëror për t’a pranuar këtë zotim, formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të cilën sipas tij, Qeveria e Kosovës veç se e ka pranuar.

    “Obligimet e Kosovës janë obligimet e Kosovës, kështu që e shoh vetëm si në mënyrë do më thënë nuk është një kahshe në esencën e asaj që Kosova i ka obligimet e veta, normalisht që Kosovës i bie që ta dërgojë draft-statutin në Gjykatën Kushtetuese për interpretim dhe që Qeveria normalisht që nuk e bënë asociacionin ajo mandej ndërtohet në bazë të vullnetit të komunave, mirëpo kur ka një po themi një statut i cili është i pranuar nga Gjykata Kushtetuese, atëherë palët do të ulen dhe do të bisedojnë se si do të duket, si të formohet pra atu janë të gjitha konditat ligjore deri ku mund të shkoj. Kjo është e gjitha, por unë mendoj që duhet një konsensus shoqëror për këtë çështje, nuk mund t’a bëjë vetëm një qeveri, duhet një implikim më i madh shoqëror për t’a pranuar këtë si zotim të cilën Qeveria e Kosovës veç se e ka pranuar”, ka thënë ai.

    Analisti politik, Afrim Kasolli, ka thënë se Raporti i Progresit thekson se marrëveshjet janë obligative për të dyja palët dhe kërkohet që Kosova të bëjë hapin e parë në zbatimin e tyre, duke filluar procedurat për formimin e Asociacionit, një proces që deri më tani nuk është realizuar.

    Kasolli theksoi se Komisioni Evropian ka refuzuar justifikimet e Kosovës të cilat i ka dhënë deri tani për moszbatim të marrëveshjes, duke shtuar se aty kërkohet që draft-statuti i Asociacionit i propozuar nga BE-ja të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim, pa mundësi diskutimesh dhe negociatat për variante të tjera të këtij draft-statuti.

    “Në pjesën ku fokus e ka dialogun dhe normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në procesin e Dialogut që menaxhohet dhe lehtësohet nga Bashkimi Evropian. Në Raportin e Progresit për këtë vit thuhet qartë, do të thotë janë të përcaktuara detyrimet që i ka Kosova ti plotësojë dhe ti zbatojë në raport me dy marrëveshjet e dakorduara në vitin e kaluar si marrëveshjen bazë të Brukselit ashtu edhe aneksin e zbatimit të Ohrit, pra këto marrëveshje konsiderohen obligative ligjore për të dy vendet të kuptohemi jo vetëm për Kosovën, por është një moment signifikant sepse në raport thuhet se Kosova duhet ta bëjë hapin fillestar në drejtim të zbatimit të kësaj marrëveshjeve e cila duhet të pasohet pastaj nga Serbia për ti plotësuar obligimet e saja”.

    “Nga Kosova kërkohet që të fillojë menjëherë procedurat për themelimin e Bashkësisë së Komunave serbe diçka që deri më tani Kosova nuk e ka bërë me lloj-lloj arsyetime siç e pamë para dy dite, dhe Kryeministri më pastaj nxori një arsyetim të ri se tha kjo nuk është detyrë e shefit të Qeverisë, nuk është detyrë e Kryeministrit, Kryeministri nuk themelon asociacione ajo është detyrë e komunave nëse duan të bashkëpunojnë dhe të bashkërendojnë ndërmjet vete dhe po ashtu nuk e ka dërguar as draft-statutin e këtij asociacioni të hartuar nga Bashkimi Evropian në Gjykatën Kushtetuese siç i është kërkuar madje siç dihet edhe i cili ka qenë një parakusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës”.

    “Dy gjëra dalin të qarta, marrëveshja është obligative, justifikimet e Kosovës e pa nënshkrim nuk ka as zbatim nuk janë pranuar nga Bashkimi Evropian, nga Komisioni Evropian me këtë Kosova obligohet ta fillojë zbatimin e saj të dëshmojë hapa konkret dhe progres në drejtim të zbatimit të marrëveshjes dhe sa i përket draft-statutit të asociacionit tashmë thuhej se kjo çështje është e mbyllur. Nuk lejohen diskutime të mëtutjeshme por ai i hartuar nga Bashkimi Evropian në një farë mënyre është bërë edhe obligim ndaj institucioneve të Kosovës të cilët kanë për detyrë që vetëm ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese dhe mbyllen diskutimet dhe negociatat për variante të tjera të këtij draft-statuti”, ka thënë ai.

    Kasolli u shpreh se Raporti përcakton se BE-ja do të vlerësojë secilën palë veç e veç për përmbushjen e obligimeve dhe se Kosova nuk mund të kushtëzojë zbatimin e marrëveshjeve bazuar në veprimet e Serbisë, pasi shpërblimi ose ndëshkimi do të bëhet në varësi të përmbushjes individuale të detyrimeve të saj.

    “Pa plotësimin e këtyre parakushteve siç thuhet qartë edhe në këtë raport nuk mund të ketë sukses as agjenda e integrimeve Evropiane, po ashtu në raport thuhet qartë se të dy vendet do të vlerësohen në përputhje se sa paraprakisht secila prej tyre i plotësojnë obligimet që dalin nga këto dy marrëveshje pra Kosova vlerësohet veçmas, Kosova nuk mund të arsyetohet se Serbia nuk është duke i zbatuar marrëveshjen edhe ne nuk kemi një farë luksi të mos e zbatojmë sepse vlerësimi do të jepet veçmas për Kosovën dhe veçmas për Serbinë dhe shpërblimi apo ndëshkimi do të bëhet në raport me sjelljet e tyre”, ka thënë ai.

  • Moti sot, diell dhe vranësira, temperaturat shkojnë deri në 15 gradë Celsius

    Moti sot, diell dhe vranësira, temperaturat shkojnë deri në 15 gradë Celsius

    Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

    Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin nga 3 deri në 15 gradë Celsius.

    “Në mëngjes parashihet të krijohet mjegull e radiacionit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

  • Policia gjen mbi 9 kilogramë lëndë narkotike gjatë kontrollit të një veturë, arrestohen dy persona

    Policia gjen mbi 9 kilogramë lëndë narkotike gjatë kontrollit të një veturë, arrestohen dy persona

    Hetuesit policorë nga Sektori Qendror për Hetimin me Narkotik në koordinim me agjenci tjera të sigurisë, në dalje të autostradës në fshatin Mazgit kanë ndaluar për kontroll një veturë dhe i kanë gjetur lëndë narkotike.

    Hetuesit kanë gjetur rreth 9 kilogramë narkotikë që dyshohen të jenë marihuanë. Dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje.

    “Kurse gjatë kontrollit të dy personave që kanë qenë në veturë, janë gjetur dhe rreth 0.5 gr lëndë narkotike që dyshohet të jetë kokainë dhe te personi tjetër rreth 94 gr lëndë narkotike, dyshohet të jetë marihuanë”, ka njoftuar Policia.

    Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe në koordinim me organet e drejtësisë janë kontrolluar dy lokacione. Gjatë kontrollit në njërin lokacion janë gjetur 16 gramë lëndë narkotike, dyshohet të jetë kokainë. Kurse, në lokacionin tjetër janë gjetur 418 gramë lëndë narkotike, dyshohet të jetë marihuanë.

    “Në tërësi, gjatë këtij operacioni policor janë konfiskuar 9 kg e 512 gr lëndë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë dhe 16.5 gr substancë që dyshohet të jetë kokainë. E tërë lënda narkotike e konfiskuar, mendohet se ka vlerë tregu rreth 15 mijë euro. Po ashtu, janë konfiskuar edhe një veturë dhe një telefon”, njoftoi tutje PK-ja.

  • Demokratët kanë një plan nëse Trump shpall fitoren e zgjedhjeve para kohe

    Demokratët kanë një plan nëse Trump shpall fitoren e zgjedhjeve para kohe

    Demokratët janë duke përgatitur një përgjigje të shpejtë për të mbushur rrjetet sociale dhe mediat me thirrje për qetësi dhe durim në numërimin e votave, nëse Donald Trump përpiqet të shpallë fitore para kohe, siç bëri në vitin 2020.

    Këto komente i thanë për Reuters zyrtarë të fushatës së Harris dhe të partisë.

    Trump shprehu shpresën se do të mund të shpallë fitore në Ditën e Zgjedhjeve, por ekspertët e zgjedhjeve paralajmërojnë se rezultatet përfundimtare mund të zgjatin disa ditë, sidomos nëse kërkohen ri-numerime votash në disa zona kyçe.

    Ai është në një garë shumë të ngushtë me rivalen e tij demokratike, Kamala Harris.

    Fituesit e zgjedhjeve zakonisht shpallen nga mediat kryesore që analizojnë numrat e votave të dhëna nga zyrtarët e zgjedhjeve.

    Ndërsa kandidatët ndonjëherë shpallin fitore përpara se të bëhen këto njoftime, është e pazakontë ta bëjnë këtë përpara se të duket qartë kush është fituesi.

    Harris tha se janë të gatshëm të reagojnë nëse Trump shpall fitore para kohe, duke shtuar se janë të përgatitur për të ndikuar në opinionin publik.

    Zyrtarët demokratë planifikojnë të mbushin mediat me kërkesa për të numëruar të gjitha votat përpara se të shpallen fitoret.

    Një zyrtar i lartë i Komitetit Kombëtar Demokratik tha se sa herë që Trump shpall fitore të pavërtetë, ata janë të gatshëm të dalin në televizion dhe të ofrojnë të vërtetën.

    Një zyrtar i fushatës së Harris tha se ata presin që Trump të shpallë fitore të pavërtetë në mbrëmjen e zgjedhjeve.

    Në vitin 2020, Trump shpalli veten fitues në orët e para pas Ditës së Zgjedhjeve, tri ditë përpara se televizionet të bënin njoftimin.

    Ai përfundimisht humbi ndaj Joe Biden dhe nuk e pranoi kurrë rezultatin, duke vazhduar të thotë se zgjedhjet ishin vjedhur.

    Një aleat i Trumpit, Steve Bannon, sugjeroi që Trump duhet të shpallë shpejt fitore, duke thënë se ai duhet të qëndrojë dhe të deklarojë, “Hej, kam fituar këtë.”

    Fushata e Trumpit tha se ai do të luftojë për çdo votë deri në mbylljen e kutive, por nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë nëse ai planifikon të shpallë fitore para se gara të përfundojë.

    Një donator i Trumpit, Bill Bean, shpreson që ose Harris ose Trump të fitojnë me diferenca të mëdha, për të siguruar që rezultatet të pranohen nga sa më shumë njerëz, shkruan Reuters.

  • Qeveria i përgjigjet Brukselit që kërkoi themelimin e Asociacionit në bazë të draftit të tyre: Është veç një non-paper

    Qeveria i përgjigjet Brukselit që kërkoi themelimin e Asociacionit në bazë të draftit të tyre: Është veç një non-paper

    Qeveria e Kosovës i është kundërpërgjigjur Brukselit që së fundmi kërkuan që themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe të bëhet në bazë të propozimit të tyre.

    Nga Zyra e Kryeministrit thanë sot se nuk munden që pas një viti takim, ku ishte refuzuar oferta e palës së Kosovës, të nxjerrin siç thanë ata, draft statutin e BE-së nga paketa e ta hedhin paketën e njohjes de facto reciproke.

    Në deklaratën e Qeverisë thuhet se draft statuti i BE-së nuk e ka nënshkrimin as të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, as të emisarit të tij, Miroslav Lajçak dhe as të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, dhe se ai dokument është vetëm një non-paper.

    “Kërkesat tona gjithmonë kanë për qëllim sigurimin dhe garantimin e zbatimit të plotë dhe të pakushtëzuar të marrëveshjeve të dakorduar. Andaj edhe ekziston insistimi ynë që të ketë nënshkrim të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj të zbatimit. Qëndrimet dhe propozimet tona gjithmonë respektojnë një rend të gjërave. Prandaj, nuk mundemi që një vit pas takimit të tetorit të vitit të kaluar, në të cilin refuzohet oferta jonë për nënshkrimin e paketës, të nxjerrim draft statutin e BE-së nga paketa e ta hedhim paketën e njohjes se paku de facto reciproke. Rikujtojmë se draft statuti i BE-së nuk e ka nënshkrimin as të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Borrell e as të emisarit të tij, Lajçak, aq më pak të Kryeministri Kurti. Statusi i draft statutit është ai i një non-paper, njëri ndër disa propozimet që janë bërë në vitet e kaluara”, thuhet në njoftim.

    Reagimi i plotë i ZKM-së:

    Në takimin e 26 tetorit 2023 në Bruksel me kancelarin gjerman Scholz, presidentin francez Macron, kryeministren italiane Meloni, presidentin e Këshillit Evropian, Michel, përfaqësuesin e lartë të BE-së, Borrell dhe emisarin e BE-së, Lajcak, Kryeministri Kurti kishte ofruar që të nënshkruhet paketa e Marrëveshjes Bazike, përfshirë draftin e ofruar nga BE-ja dhe ShBA-ja për zbatimin e nenit 7 në ndërlidhje të nenit 10 të Marrëveshjes Bazike. Një gjë e tillë u refuzua nga Serbia. Krahas refuzimit për të nënshkruan pakon, Serbia kishte kërkuar që t’i pranohet një letër anësore me të cilën praktikisht i zhbën tri parime të Marrëveshjes Bazë, të Aneksit të Zbatimit si dhe të draftit të propozuar nga pesë emisarët me 21 tetor 2023. Në fund të atij takimi Kryeministri kishte thënë: “Pranimi nënkupton nënshkrim, vetëm nënshkrimi nënkupton pranimin dhe garanton zbatimin”, siç edhe potencohet në komunikatën zyrtare të Qeverisë së Republikës së Kosovës në lidhje me atë takim që mund ta gjeni në këtë link: https://kryeministri.rks-gov.net/blog/komunikate-per-media-pas-takimit-ne-bruksel-me-kreret-e-bashkimit-evropian/. Meqenëse nuk pati nënshkrim, andaj nuk ka as pranim.

    Kjo nuk është hera e parë që ofertat nga ana e Kryeministrit Kurti që kanë të bëjnë me zbatimin e nenit 7 në ndërlidhje të nenit 10 të Marrëveshjes Bazike, janë refuzuar. Një e tillë ishte refuzuar edhe në Ohër në mars 2023 kur Kryeministri Kurti kishte shprehur gatishmërinë për hartimin e draft statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015, Letrës së Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Mogherini të vitit 2015 dhe opinionin e publikuar të emisarit amerikan Escobar dhe këshilltarit të Departamentit amerikan të Shtetit, Chollet në vitin 2023.

    Kërkesat tona gjithmonë kanë për qëllim sigurimin dhe garantimin e zbatimit të plotë dhe të pakushtëzuar të marrëveshjeve të dakorduar. Andaj edhe ekziston insistimi ynë që të ketë nënshkrim të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj të zbatimit. Qëndrimet dhe propozimet tona gjithmonë respektojnë një rend të gjërave. Prandaj, nuk mundemi që një vit pas takimit të tetorit të vitit të kaluar, në të cilin refuzohet oferta jonë për nënshkrimin e paketës, të nxjerrim draft statutin e BE-së nga paketa e ta hedhim paketën e njohjes se paku de facto reciproke. Rikujtojmë se draft statuti i BE-së nuk e ka nënshkrimin as të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Borrell e as të emisarit të tij, Lajçak, aq më pak të Kryeministri Kurti. Statusi i draft statutit është ai i një non-paper, njëri ndër disa propozimet që janë bërë në vitet e kaluara.

  • MPJ e Serbisë: Projektligjet për serbët në Kosovë s’i shkelin zotimet e dialogut

    MPJ e Serbisë: Projektligjet për serbët në Kosovë s’i shkelin zotimet e dialogut

    Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë tha se projektligjet e miratuara së voni për juridiksionin gjyqësor në Kosovë dhe për ta shpallur Kosovën “zonë të mbrojtjes së veçantë sociale” nuk shkelin detyrimet nga dialogu për normalizimin e raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

    “Legjislacioni në fjalë synon të mbrojë të drejtat dhe sigurinë shoqërore të popullit serb në Kosovë, në linjë me përkushtimin tonë më të gjera për stabilitet në rajon”, u tha në deklaratën e MJP-së serbe, të publikuar në X.

    “Edhe me rezolutën e Kombeve të Bashkuara, të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme, përmes së cilës BE-ja mori rolin si ndërmjetësuese e dialogut, thuhet se dialogu duhet të synojë përmirësimin e jetës së njerëzve. Me masat e propozuara, Beogradi synon të arrijë pikërisht këtë synim: të përmirësojë kushtet e jetesës dhe kualitetin e jetës së serbëve në Kosovë”, u shtua në deklaratë.

    Qeveria e Serbisë njoftoi në fillim të javës se e aprovoi një projektligj për, siç e quajti ajo, organizimin dhe kompetencën e autoriteteve gjyqësore serbe në ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës, si dhe një projektligj tjetër për shpalljen e Kosovës si “zonë e mbrojtjes së veçantë sociale”.

    Këto projektligje janë kritikuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian gjatë javës, të cilat thanë se ato shkelin qartazi detyrimet e Serbisë nga dialogu me Kosovën për normalizimin e raporteve.

    MPJ e Serbisë tha se është e përkushtuar për dialog të hapur me të gjithë partnerë e tij ndërkombëtarë, përfshirë SHBA-në dhe BE-në. Ministria e Jashtme serbe, që udhëhiqet nga Marko Gjuriq, u bëri thirrje të gjitha palëve për dialog konstruktiv për të adresuar të gjitha shqetësimet lidhur me legjislacionin e miratuar nga autoritetet serbe.

    “Serbia mbetet e angazhuar plotësisht në procesin e dialogut dhe është e zotuar në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, përfshirë atë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ne besojmë se të gjitha palët, përfshirë partnerët ndërkombëtarë, duhet të mbështesin një qasje të hapur dhe bashkëpunuese për t’u siguruar që dialogu të mbetet efektiv dhe me respekt të ndërsjellë”, tha Ministria e Jashtme e Serbisë./rel/

  • Kërkohet më shumë barazi gjinore, Rexhepi: Të brengosur me numrin e madh të vrasjeve të grave

    Kërkohet më shumë barazi gjinore, Rexhepi: Të brengosur me numrin e madh të vrasjeve të grave

    Vështirësitë në fushën e arritjes për barazi gjinore dhe zëri i grave në zgjedhjet e ardhshme, janë disa nga çështjet që u diskutuan në takimin e rregullt konsultativ, në prag të 30-të vjetorit të Platformës së Pekinit, 24-vjetorit të Rezolutës 1325, Gratë Paqja dhe Siguria

    Qëllimi i këtij takimi konsultativ ishte zhvillimi i një diskutimi të hapur dhe thelbësor mbi sfidat e avancimit të barazisë gjinore në vend.

    Gjatë diskutimit u theksua se është i domosdoshëm analizimi kritik i përpjekjeve të akterëve të institucioneve shtetërore, shoqërisë civile, partive politike, mediave dhe komunitetit ndërkombëtar, në kuadër të proceseve dhe reformave të rëndësishme nëpër të cilat po kalon Kosova.

    Në panelin me titull “Pjesëmarrja e grave në jetën publike dhe politike”, zëvendëskryeministrja e tretë për çështje të pakicave dhe drejtat e njeriut, Emilija Rexhepi ka theksuar se janë brengosëse statistikat e vrasjeve të grave.

    “Vet fakti që edhe më tutje, ballafaqohemi me gjuhën e urrejtjes ndaj grave, vet fakti që kemi një numër të madh të vrasjeve të grave tona, shpesh kemi përmendur këto, meqë zakonisht kryerësit e këtyre veprave janë bashkëshortit apo njerëzit me të cilët jetonin shumë vite… Tani kemi një pasqyrë krejt tjetër dhe këto statistika tregojnë një realitet tjetër që duhet të brengosemi. Është e rëndësishme që të gjithë së bashku të punojmë, dhe janë të rëndësishme këto takime, tha Rexhepi.

    Këshilltarja politike në Ministrinë e Drejtësisë, Nazlije Bala gjatë diskutimit për barazinë gjinore, ka thënë se ligjet në vend hasin sfidat e saja të përditshme, teksa ka kërkuar nga gjitha institucionet zbatimin e tyre.

    “Angazhimet tona nuk duhet të jenë të fokusuara vetëm në politikë, gjithandej e hasim pabarazinë, sepse kur të ndalemi dhe të analizojmë ligje të tëra, është një përshtypje se këto ligje janë bërë veç për burra, është një diskriminim aty për aty ndaj grave. Në momentin kur na thonë se gjuha ligjore nuk ka gjini, mendoj se duhet të fillojmë edhe gjenorizimin e dokumenteve tona të bëjmë. Ligjet në Kosovë hasin sfidat e saja të përditshme, nuk është e lehtë zbatimi i një ligji, dhe nuk varet zbatimi i ligjit vetëm prej një institucioni, prandaj, kërkohet angazhimi i përgjithshëm edhe institucional dhe shoqëror. Ka shumë për të bërë si gra”, tha Bala.

    Drejtoresha Ekzekutive e OJQ “Të drejtat e grave”, Ruzhica Simiq, ka folur për problemet që ballafaqohen gratë në Mitrovicën Veriore, për çfarë ka kërkuar nga institucionet të punojnë në ketë drejtim, për t’i ofruar sigurinë e nevojshme gjitha grave.

    “E kemi të qartë që kalojmë në një tranzicion, por të gjitha thuhen përmes grave. Siguria e grave në hapësira publike është e drejtë universale dhe është e rëndësishme që institucionet të punojnë në ketë drejtim. Pjesëmarrja e grave në jetën politike kanë kuptim vetëm kur janë të mbrojtura dhe tregojnë mendimin e vet pa frikë. Sot gratë në Mitrovicën Veriore ballafaqohen me problemin ngacmimi seksual nga disa individ dhe kjo sjellje degradon dhe krijoj mjedis armiqësor. Ngacmimi seksual është vepër penale dhe kërkon përgjigje, sepse shkel lëvizjen e lirë. Momentalisht gratë në veri e kanë këtë problem serioz”, tha ajo.

    Ndërsa, drejtoresha ekzekutive, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), Igo Rogova ka shprehur dëshirën e saj që edhe zgjedhjet e ardhshme të jenë përsëri të përfaqësuara me gra, me një numër më të madh të tyre.

    “Erdhi koha e dialogut që jemi tash, kuptoj se kemi gra në vendimmarrje, dhe jemi shumë krenare, por nuk është me rendësi veç të kemi gra në vendimmarrje, është me rendësi të dëgjohet zëri i popullatës edhe brenda dialogut. Këto mundemi duke pas bashkëpunim, duke u dëgjuar zëri ynë, dhe duke i përcjellë pastaj këto ekipet zyrtare, nuk kemi pas as nga ana e qeverisë tonë…Ne e kemi dëshirën që edhe zgjedhjet e ardhshme të jenë përsëri të përfaqësuara me gra, bile edhe më shumë. Por, mos harroni një gjë, më shumë se gjysma e popullatës që janë gratë votuese, kanë votuar këtë qeveri tash. Prandaj, ne presim edhe më shumë se sa kemi tash rezultate. Kemi shumë çështje për të përcjellë përpara”, tha ajo.

    Programi i Kosovës për Barazi Gjinore 2020-2024, i miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës e vendosë çështjen e pjesëmarrjes së grave në jetën politike dhe publike si një nga objektivat kryesore strategjike. /kp

  • PDK-ja nesër në 18:00 e mban Konventën për Bedri Hamzën kryeministër

    PDK-ja nesër në 18:00 e mban Konventën për Bedri Hamzën kryeministër

    Nesër pasdite Partia Demokratike e Kosovës do ta mbajë Konventën “për Bedri Hamzën kryeministër”.

    PDK-ja njoftoi se konventa do të mbahet në orën 18:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

    Konventa pritet të zgjasë deri në një orë.

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se kjo konventë “nuk është vetëm e PDK-së, por e secilit qytetar i cili dëshiron ta rikthejë Kosovën në drejtimin e duhur”.

  • Shefi i delegacionit të BE-së në Serbi: Presim përparim në themelimin e Asociacionit

    Shefi i delegacionit të BE-së në Serbi: Presim përparim në themelimin e Asociacionit

    Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Giaufret tha se BE-ja pret të shohë përparim në themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, duke shtuar se dialogu duhet të vazhdojë.

    Ai tha për TV Prva se shpejtësia me të cilën Serbia do të anëtarësohet në BE përcaktohet nga reformat në fushën e sundimit të ligjit, lufta kundër korrupsionit, si dhe marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit.

    “Tani jemi në një situatë ku kemi disa marrëveshje të arritura, nga viti 2013 dhe 2015 dhe marrëveshjen për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve nga viti i kaluar. Tani është fjala për zbatimin e shumë detyrimeve. Çështjet kryesore janë në tryezë, të dyja palët kanë detyrime që duhet t’i zbatojnë”, tha Giaufret, transmeton Klankosova.tv

    “Ne jemi duke diskutuar në kuadër të dialogut se si të vazhdohet. Dhe ky është mesazhi që u kemi përcjellë negociatorëve të të dyja palëve. Një nga aspektet kyçe është krijimi i Asociacionit. Evropianët kanë dhënë një draft të statutit dhe presim që të shih progres në themelimin e Asociacionit”, deklaroi ai.

  • Synimi i Serbisë për gjykimin e krimeve në Kosovë, avokati Bajraktari: Është më shumë për konsum të brendshëm

    Synimi i Serbisë për gjykimin e krimeve në Kosovë, avokati Bajraktari: Është më shumë për konsum të brendshëm

    SHBA-ja dhe BE-ja kanë kritikuar Serbinë për ligjin e miratuar më herët gjatë javës, që synon ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës.

    Ligji që Qeveria e Serbisë ia propozoi Kuvendit serb për miratim më 28 tetor, parasheh gjykime për të gjitha krimet e parapara me Kodin Penal të këtij vendi, të cilat janë kryer pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në shkurt të vitit 2008.

    Lidhur me këtë, avokati Ardian Bajraktari, në emisionin COMPAS në ATV, tha se ky veprim i Qeverisë së Serbisë është më shumë për konsum të brendshëm dhe për të forcuar pozicionin e saj raport me procesin e negociatave, pasi që sipas tij, edhe ashtu, Serbia vazhdimisht ka ndjekur ish pjesëtarët e UÇK-së.

    “Sa dyshim që është me motive politike, për konsum të brendshëm dhe mbase edhe tendencë për ta forcuar pozicionin e Serbisë në raport me procesin negociues që kur të vjen situata potencialisht edhe ndaj kësaj çështje, të lëshojnë pe apo e ngjashme, mirëpo unë jam optimisht se Bashkimi Evropian, SHBA-të që kanë investuar për kaq energji, mund e të gjitha këto, në procesin e përafrimit të këtyre dy vendeve, nuk do të duhej ta toleronin ecjen përpara të kësaj politike”, tha Bajraktaeri. /atvlive.tv

    Intervistën e plotë të avokatit Ardian Bajraktari, në emisionin COMPAS në ATV, e gjeni në videon më poshtë: