ATV

Tag: Ballina

  • Osmani: Viti 2024 ishte sfidues në aspektin e sigurisë, por institucionet e përballuan me sukses

    Osmani: Viti 2024 ishte sfidues në aspektin e sigurisë, por institucionet e përballuan me sukses

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në intervistën e saj për fundvit në emisionin STUDIO A në ATV, tha se viti 2024 ishte i mbushur me sfida të sigurisë, por se institucionet arritën t’i menaxhojnë me sukses.

    Ajo potencoi se, veç problemeve ekonomike, shteti u përball edhe me sulme nga Serbia, por forcat e sigurisë arritën t’i parandalonin pasojat e mundshme.

    “Ka qenë vërtet një vit me sfida të shumta, do të thoja edhe në aspektin ekonomik, shkak të problemeve të mëdha ekonomike globale, me të cilat bota po përballet në këto vitet e fundit. Mirëpo, në Kosovë në veçanti kemi pasur sfida të sigurisë, që e dini që kryesisht kanë filluar në fund të vitit 2023 dhe vazhduan gjatë tërë vitit 2024, sfidat të cilat institucionet tona të sigurisë i kanë përballuar suksesshëm dhe i kanë parandaluar pasojat e mëdha të cilat dëshironte Serbia t’i arrinte nëpërmjet këtyre sulmeve ndaj vendit tonë”, tha Osmani.

    Ajo tha se sukses i madh ishte mbrojtja e çdo pjese të Kosovës, falë përkushtimit të ushtarëve dhe policëve që rrezikojnë jetën për atdheun.

    “Pra, mbrojtja e shtetit, mbrojtja e çdo cepi, çdo pëllëmbe të shtetit tonë nga këto forca të errëta të së kaluarës është suksesi më i madh i shtetit tonë, që tregon qëndrueshmërinë e institucioneve, por mbi të gjitha edhe dashurinë e madhe ndaj vendit që e kanë djemtë dhe vajzat tona në uniformë, të cilët janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka edhe jetën, në mënyrë që ta mbrojnë çdo pjesë të Kosovës”, shtoi ajo.

    Intervistën e plotë të Presidentes Osmani në STUDIO A në ATV, e gjeni në videon më poshtë:

  • Hamza: Në vitin 2025 po hyjmë me shpresë, besim dhe optimizëm për një të ardhme më të mirë

    Hamza: Në vitin 2025 po hyjmë me shpresë, besim dhe optimizëm për një të ardhme më të mirë

    Kandidati për kryeministër, njëherësh kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza ka uruar qytetarët për festat e fundvitit.

    Hamza përmes një video mesazhi nën atmosferën e tij familjare ka shkruar se viti 2024 po i numëron orët e fundit, por rrugëtimi i tyre sapo ka filluar.

    “Përgatitjet janë po aq të veçanta sa vetë festa e Vitit të Ri. Dekorimet e bredhit, pjekja e ëmbëlsirave, mbështjellja e dhuratave dhe ngrohtësia familjare i mbushin zemrat dhe shtëpitë tona plot me gëzim.

    Viti 2024 po i numëron orët e fundit, por rrugëtimi ynë sapo ka filluar. Në vitin 2025 po hyjmë me shpresë, besim dhe optimizëm se do ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë, sepse Kosova mundet ma mirë.

    Nga familja jonë, gëzuar Vitin e Ri juve dhe familjeve tuaja”, ka shkruar Hamza.

  • Sallahu: Sistemi gjyqësor dhe opozita po përkrahin Listën Serbe

    Sallahu: Sistemi gjyqësor dhe opozita po përkrahin Listën Serbe

    Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme që hodhi poshtë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për vendimin e PAZP-së lidhur me vendimin certifikimit të Listës Serbe.

    Ai ka theksuar se, pavarësisht pengesave ligjore, mbrojtja e sigurisë kombëtare dhe parandalimi i akteve terroriste duhet të kishin përparësi, duke kërkuar që ankesa të shqyrtohej në meritë.

    “Ne kemi qenë të vetëdijshëm për pengesat procedurale, por për shkak të veprimeve të vazhdueshme antikushtetuese dhe antiligjore, në mbrojtje të akteve terroriste, me të cilin është cenuar seriozisht siguria e shtetit ishte dashur që mbrojtja e sigurisë nacionale shtetërore t’i mbivendoset pengesave procedurale dhe kësisoj ankesa jonë të ishte shqyrtuar në mënyrë meritore dhe kështu t’i ndalohej Listës Serbe të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare 2025”, ka shkruar ai në Facebook.

    Sallahu e ka cilësuar vendimin si një hap përpara për një subjekt politik antikushtetues dhe ka akuzuar sistemin gjyqësor dhe opozitën për mbështetje të Listës Serbe, duke e cilësuar certifikimin e saj si një akt skandaloz.

    “Gjykata Supreme i ka hapur rrugë një subjekti politik antikushtetues dhe mbështetës i parezervë i veprimeve terroriste të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Pse po duan ta lejojnë certifikimin e Listës Serbe me patjetër? Dhe në këto momente tepër vendimtare për vendin përgjegjësinë e këtij certifikimi skandaloz për partinë e Radojçiqit do ta mbajë sistemi gjyqësor dhe opozita. Të dyja po shpalosen si pjesë përkrahëse të Listes serbe në një formë apo formën tjetër”, ka shkruar tutje ai.

    Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e LV-së, urdhëron KQZ-në ta certifikojë Listen Serbe

  • Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e LV-së, urdhëron KQZ-në ta certifikojë Listen Serbe

    Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e LV-së, urdhëron KQZ-në ta certifikojë Listen Serbe

    Gjykata Supreme e Kosovës doli me aktvendim duke hedhur poshtë si të palejuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, e paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me Listën Serbe.

    Me këtë, urdhërohet KQZ-ja që ta certifikojë subjektin politik Lista Serbe dhe kandidatët e këtij subjekti për zgjedhjet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 09.02.2025, thuhet në aktvendimin e gjykatës.

    Partia në pushtet në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka bërë ankesë të premten në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për ta urdhëruar Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ) ta certifikojë Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit.

  • Kurti tha se s’shkoi në Hagë për vizitë për shkak të plotësimit të formularëve, Çitaku: Tallje pa kripë

    Kurti tha se s’shkoi në Hagë për vizitë për shkak të plotësimit të formularëve, Çitaku: Tallje pa kripë

    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti për deklaratën që e dha mbrëmë se e ka menduar që të shkojë në Hagë për vizitë, por se “u ndal” për shkak të nënshkrimit e plotësimit të formularëve.

    “Unë e kam menduar vizitën në Hagë dhe kam qenë i interesuar të shkoj, por faktori kryesor që më ka ndalur të shkoj është që duhej plotësuar shumë dokumente, formularë ku t’i nënshkruaj në dokumentet e Gjykatës Speciale. Unë nuk kam dashur ta bëj atë gjë, unë kam konsideruar e edhe sot mendoj që është gabim ajo”, tha Kurti në mediumin publik.

    Por, këtë Çitaku e pa si “tallje pa kripë” me ata që sakrifikuan për lirinë e Kosovës.

    “Mes shumë “perlave” të shprehura mbrëmë, Kryeministri paska deklaruar se nuk i ka vizituar luftëtarët e UÇK-së në Hagë, sepse, sipas tij, “priton të mbushë formularët”. Zot na ruaj! Ndoshta kjo shpjegon edhe mungesën e vizitave të tij në SHBA – ndoshta edhe për vizë amerikane është po i njëjti problem, “formularët”. Çfarë tallje pa kripë, çfarë përbuzje dhe mungese e plotë empatie ndaj atyre që sakrifikuan për lirinë tonë. Turp”, ka shkruar sot Çitaku.

  • Seriali “Tre Vllaznit” rikthehet me episodet festive për Vitin e Ri

    Seriali “Tre Vllaznit” rikthehet me episodet festive për Vitin e Ri

    Drejtori i Televizionit ATV, Zija Rexhepi, në emisionin “STUDIO A”, njoftoi se seriali “Tre Vllaznit” do të vijë me tri episode të reja ekskluzive për festat e fundvitit.

    “Janë diku 14 emisione, që janë speciale për Vitin e Ri, përfshirë këtu edhe tri episodet e reja të serialit ‘Tre Vllaznit’, të cilat do të vijnë si ekskluzivitet në tri netët e para të festës, domethënë me datën 31 dhjetor, 1 dhe 2 janar”, tha Rexhepi.

    Seriali “Tre Vllaznit“, prodhim i televizionit ATV, tashmë ka fituar popullaritet të jashtëzakonshëm në mesin e publikut shqiptar, duke grumbulluar miliona shikime në YouTube dhe rrjetet e tjera sociale.

    Promon e serialit “Tre Vllaznit” për edicionin festiv të Vitit të Ri, e gjeni në videon më poshtë:

  • Drejtori i ATV-së, Zija Rexhepi, zbulon programin special për festat e fundvitit

    Drejtori i ATV-së, Zija Rexhepi, zbulon programin special për festat e fundvitit

    Drejtori i Televizionit ATV, Zija Rexhepi, në emisionin STUDIO A, tregoi detaje për programin special të përgatitur për Vitin e Ri 2025.

    “E kemi finalizu diku në datën 10 dhjetor programin qendror, ndërkaq ka pasë edhe para edhe pas 10 dhjetorit xhirime të emisioneve të ndryshme”, tregoi Rexhepi.

    Ai shtoi se programi përfshin 14 emisione speciale për Vitin e Ri, si dhe ekskluzivitet për këtë fundvitit do të jenë edhe tri episode të reja të serialit “Tre Vëllaznit.”

    “Janë diku, 14 emisione, që janë speciale për Vitin e Ri, përfshirë këtu edhe tri episodet e reja të serialit ‘Tre Vëllaznit,’ të cilat do të vijnë si ekskluzivitet në tri netët e para të festës”, shtoi Rexhepi.

    Për më shumë detaje mbi programin festiv të ATV-së, ndiqni intervistën e plotë të Zija Rexhepit në emisionin STUDIO A:

  • Isufaj për Kurtin: Ka përgjegjësi të paraqitet, sistemi prokurorial nuk bënë skenar por punon sipas Kushtetutës

    Isufaj për Kurtin: Ka përgjegjësi të paraqitet, sistemi prokurorial nuk bënë skenar por punon sipas Kushtetutës

    Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, i është përgjigjur kryeministrit Kurti, i cili i ka ftuar prokurorët ta intervistojnë në zyrën e tij në Qeveri.

    “Do luftojmë kundër gjithë atyre që bien ndesh me ligjin pa dallim pavarësisht pozitës që kanë”, tha Isufaj në konferencën për media.

    Isufaj tha se ligji është i njëjtë për të gjithë qytetarët e Kosovës përfshirë dhe zyrtarët e lartë.

    “Çdo person që ftohet ka përgjegjësi të paraqitet”, tha ai.

    “Sistemi prokurorial nuk bënë skenar, por punon sipas Kushtetutës”, tha Isufaj.

    Kurti nuk i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Prokurorisë Speciale për të dëshmuar në këtë organ të akuzës. Prokurorët, i ka ftuar ta intervistojnë në zyrën e tij në Qeveri.

    “Unë guxoj t’ju them s’po vij. Ta shohim tash a guxojnë ata të vijnë”, tha kryeministri mbrëmë në podcastin “Rrjedha”.

  • ​Kurti: Ky vit do të hyjë në historinë ekonomike të Kosovës, është arritur 10 miliardëshi

    ​Kurti: Ky vit do të hyjë në historinë ekonomike të Kosovës, është arritur 10 miliardëshi

    Viti 2024 do të hyjnë në historinë ekonomike të Kosovës, si viti në të cilin është arritur 10 miliardëshi. Kështu tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën vjetore të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ku u shpalosen mbështetja e bizneseve gjatë vitit 2024 dhe planet për vitin 2025.

    Kryeministri Kurti duke folur për rritjen ekonomike, tha se Kosova ka treguar një rritje mesatare prej 6.6.% përgjatë katër viteve.

    Sipas tij, këtë rritje ekonomike e kanë ndarë me fëmijët, nënat, pensionistët, studentët dhe bizneset.

    “Trendet e viteve të fundit të rritjes ekonomike na dëshmojnë se nga përpjekjet tona të përbashkëta vendi ynë ka treguar një rritje mesatare prej 6.6 për qind të Bruto Produktin Vendor në këto katër vite. Kemi dyfishim të eksporteve, përmirësim të ndjeshëm të raporteve eksport-import prej 1 me 9 para 4 viteve në rreth 1 me 6 tani. Kemi edhe dyfishim të investimeve të huaja, me ç’rast mesatarja e investimeve të huaja gjatë qeverisjes sonë 2021-2023 është 664.3 milionë euro, ose dy herë më e lartë se mesatarja vjetore e periudhës 2007-2020…Në përgjithësi ekonomia e Kosovës është rritur dhe ky vit do të hyjë në historinë ekonomike të Kosovës si vit në të cilën është arritur 10 miliardshi i ekonomisë sonë. Me ç’rast kjo i bien një rritje prej 46% afër 50%, krahasuar me vitin 2019 dhe mbi 50% krahasuar me vitin 2020. .. Sivjet 2-24 krahasuar me vitin 2021, kemi një rritje të ekonomisë së vendit tonë për rreth 30 për qind”, tha Kurti.

    Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari u shpreh se Kosova me treguesit ekonomik në rritje është më mira në rajon.

    Si sukses për vitin 2024, ajo e ndau edhe marrëveshjen me CEFTA-në dhe përfaqësimin e Kosovës pa UNMIK-un.

    “Kosova është veçse me treguesit ekonomik në rritje më e mira në rajon me shumë tregues që i përmendi kryeministri kemi edh enjë obligim të madh para nesh që janë integrimet evropiane që janë përmes masave që duhet t’i zbatojmë përmes planit të rritjes përmes BE ku Kosova së bashku me sektorin privat pritet të kontribuoj në industrinë e gjelbër, industrinë qarkore. Prandaj pres nga ju që të keni sa më shumë vëmendje të krijimit i simbiozave si biznese që krijoni sa më shumë ekosisteme që çka është mbetje për një sektor të jetë lëndë e parë në sektorin industrial. Për të lehtësuar eksportet unë sot iu njoftoj se në vendimet e fundit të qeverisë sonë ne morën vendimin për marrjen e autorizimit për nënshkrimin e marrëveshjes EFTA”, deklaroi ministrja, Hajdari.

    Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm në KIESA, Zef Dedaj thotë se përgjatë vitit 2024 si KIESA kanë mbështetur rreth 500 biznese në vlerë prej 7.3 milionë euro.

    “Këtë vit derisa buxheti i KIESA-së ishte 13.9 milionë, thuasje 14 milionë e kemi menaxhuar dhe ekzekutuar si në vijim: filluam me mbështetjen e 167 bizneseve prodhuese dhe përpunuese në kuadër të politikës sektoriale dhe mbështetëm 167 biznese në vlerë prej 4 milionë e 455 mijë euro. Pastaj vazhduam edhe me 23 biznese të tjera duke i mbështetur përmes grant skemës për certifikim duke iu mundësuar që t’i certifikojmë me markën CE që target kryesor ka rritjen e eksportit edhe këtë në vlerë prej 500 mijë euro. Pastaj, vazhduam me 62 biznese, ndërmarrje të vogla dhe të mesme në fushën e digjitalizimit dhe 7 në fushën e artizanaleve edhe këto në vlerë prej 500 mijë euro. Shumë e rëndësishme të theksohet për herë të parë zbatuam grant-skemën për inovacion…përfituan 34 ndërmarrje të vogla dhe të mesme prodhues dhe ndërtues dhe të sektorit të teknologjisë informative.. Gjithsej afër 500 biznese të mbështetura vetëm nga KIESA nga këto 308 me grante direkte financiare dhe rreth 150 me panaire”, thotë ai. /KP

  • Hovenier largohet nga Kosova, Prattipati e merr detyrën e të Ngarkuarës me Punë në ambasadën amerikane

    Hovenier largohet nga Kosova, Prattipati e merr detyrën e të Ngarkuarës me Punë në ambasadën amerikane

    Ambasadori i deritanishëm i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është larguar nga Kosova.

    Kështu thuhet në një postim të Hovenier në platformën “X”.

    Anu Prattipati ka marrë detyrën e të Ngarkuarit me Punë në ambasadën amerikane në Kosovë.

    Prattipati në fundit të korrikut ishte emëruar Zëvendës Shefe e Misionit në Ambasadën amerikane.

    “Kënaqësi ta mirëpres Anu Prattipatin në Kosovë si Zëvendës Shefe e re e Misionit në Ambasadën e SHBA-së. Mezi presim të punojmë së bashku për t’i avancuar marrëdhëniet e Kosovës dhe SHBA-së”, kishte shkruar Hovenier më 29 korrik në X.