ATV

Tag: Ballina

  • Osmani pret në takim Hargreaves: Të rritet bashkëpunimi strategjik, si hap drejt anëtarësimit të Kosovës në NATO

    Osmani pret në takim Hargreaves: Të rritet bashkëpunimi strategjik, si hap drejt anëtarësimit të Kosovës në NATO

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

    Gjatë takimit, Presidentja shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, si dhe për rolin thelbësor në procesin e shtetndërtimit.

    Diskutimet u fokusuan në bashkëpunimin e ngushtë dypalësh në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar në reformat institucionale dhe promovimin e sundimit të ligjit, ndaj Presidentja Osmani falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e deritashme në fushën e mbrojtjes.

    Më tej, Presidentja Osmani shtroi nevojën e ngritjes së nivelit të bashkëpunimit strategjik në këtë fushë, si hap drejt përgatitjes së Kosovës për anëtarësim në NATO.

    Presidentja Osmani, poashtu falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për programin e bursave Chevening dhe diskutoi mundësitë për zgjerimin e shkëmbimeve arsimore dhe kulturore, si dhe për forcimin e partneritetit në këto fusha.

    Në këtë kontekst, Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë për adresimin e sfidave dhe avancimin e aspiratave të përbashkëta, duke shfaqur gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve në të gjitha fushat.

  • Zgjedhjet e 9 shkurtit, sot përfundon afati për vëzhgues të subjekteve politike

    Zgjedhjet e 9 shkurtit, sot përfundon afati për vëzhgues të subjekteve politike

    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka njoftuar se sot përfundon afati shtesë për subjektet politike të certifikuara për zgjedhjet e 9 shkurtit, që të paraqesin vëzhguesit e tyre.

    Elezi ka theksuar se afatet për akreditimin e mediave, OJQ-ve, organizatave qeveritare, ndërqeveritare, përfaqësuesve të vendeve të huaja dhe organizatave ndërkombëtare, janë duke vazhduar.

    Elezi ka thënë se afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të OJQ-ve vendore do të përfundojë më 25 janar, kurse afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e mediave vendore dhe ndërkombëtare do të përfundojë më 4 shkurt.

  • Bastisje në Podujevë – Sekuestrohen substanca narkotike dhe armë, arrestohet një i dyshuar

    Bastisje në Podujevë – Sekuestrohen substanca narkotike dhe armë, arrestohet një i dyshuar

    Një person është arrestuar në Podujevë, pas një bastisjeje të realizuar në koordinim me prokurorin, në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të tij.

    Gjatë bastisjes, janë gjetur dhe sekuestruar afër 2 mijë kilogram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 75 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 7 peshore të ndryshme, mbështjellës për substanca narkotike dhe një radio-lidhje.

    Dy persona tjerë janë intervistuar si dëshmitarë lidhur me rastin.

    Ndërkaq, Policia ka njoftuar se po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

  • 18 vëzhgues të BE-së fillojnë angazhimin për zgjedhjet e 9 shkurtit

    18 vëzhgues të BE-së fillojnë angazhimin për zgjedhjet e 9 shkurtit

    Misioni për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EOM) sot ka vendosur në teren 18 vëzhgues afatgjatë për procesin e zgjedhjeve të Kuvendit të Kosovës të 9 shkurtit.

    Shefja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EOM) për Kosovën, Nathalie Loiseau, shefja e këtij misioni ishte bashkë më vëzhguesit, të cilëve u uroi mirëseardhje.

    “Mirëserdhët në Kosovë, u uroj fat të mbarë në misionin tuaj në Kosovë”, u tha Loiseau vëzhguesve.

    Vëzhguesit janë 18 shtetet anëtare të BE-së.

  • Licencimi i avancuar i mësimdhënësve: Sukses i ministrisë apo proces me mangësi?

    Licencimi i avancuar i mësimdhënësve: Sukses i ministrisë apo proces me mangësi?

    Provimi i licencimit të avancuar për mësimdhënës, i zhvilluar së fundmi nga Ministria e Arsimit, që për qëllim ka avancimin e performancës së mësimdhënësve, ka hasur në kritika nga ekspertët e arsimit, raporton Ekonomia Online.

    Ndërsa, procesi është vlerësuar si një hap pozitiv drejt përmirësimit të arsimit, rezultatet e ulëta dhe organizimi kanë ngritur pikëpyetje në lidhje me zbatimin e tij.

    Rinor Qehaja, drejtori i Institutit “EdGuard”, për Ekonomia Online e cilësoi licencimin si një mekanizëm të dobishëm për nxitjen e performancës dhe konkurrencës ndër mësimdhënës.

    “Lincensimi i mësimdhënësve paraqet një modalitet të mirë si reformë të mirë të prezantuar nga Qeveria për zhvillim të vazhdueshëm profesional të mësimdhënësve. Pra nxit për performacë më të mirë dhe konkurrencë dhe është një mekanizëm të mirëfilltë i një incetive të mirë për mësimdhënësit që dëshirojnë të kenë një rrugëtim brenda profesionit të mësimdhënies”, ka thënë ai.

    Megjithatë, ai theksoi se mungesa e informimit dhe vetëdijësimi i ulët kanë ndikuar në pjesëmarrjen dhe suksesin e kufizuar.

    “Lincesa e avancuar për të cilën e kemi këtë numër të vogël në secilin rast ka njw numër të kufizuar të mësimdhënësve, pra të gjithë mësimdhënësit që kanë përvojë më shumë se 10 vite në mësimdhënie kanë mbi 200 orë të trajnimeve dhe ata mësimdhënësve që kalojnë provimin me shkrim. E që në këtë vlerësimin e fundit vetëm një numër një shifror i tyre e ka kaluar, kush është arsyeja pse kaq pak kanë aplikuar është një mos informim i tyre, një vetëdijesim i munguar pasi që vlersoj jo të gjithë mësimdhënësit kanë qenë në dije i se çka është licencimi i avancuar, kanë qenë në dijeni për kritere e aplikimit dhe për përfitimet që i sjellë e njejta”, ka thënë Qehaja për Ekonomia Online.

    Argjend Osmani, njohës i çështjeve të arsimit, për Ekonomia Online ngriti shqetësime për mënyrën e organizimit të procesit, duke e cilësuar atë si të ngutshëm dhe jo në përputhje me standardet.

    “Ideja e dhënies së lincesave të avancuar është e kamotshme dhe si e tillë ajo e ka rolin dhe rëndësinë e vet në ngritjen e cilësisë në arsim. Ajo që më ra në sy ishte një testim shpejt e shpejtë sa për sy e faqe është bërë në ditët e fundit e kësaj qeverie. Kam dyshimet e mia se nuk është organizuar sipas standardeve dhe kritereve që duhet plotësuar”, ka thënë ai për Ekonomia Online.

    Ai shtoi se një proces i mirëfilltë i licencimit do të ndihmonte në përmirësimin e cilësisë në arsim dhe në përdorimin e metodave më efektive të mësimdhënies.

    “Kur përmenda që nuk janë plotësuar standardet mendova edhe në përgatitje informimin dhe në çështjen organizative dhe të gjitha këto nga pak secila ka ndikuar që të kemi një rezultat jo të kënaqshëm. Qeveria e ardhshme duhet ta marr seriozisht këtë çështje dhe të punojë seriozisht në mbajtjen e një testimi të mirëfilltë, dhe në organizimin e saj. Nga një testim i mirëfilltë do të mund të krijohej një mjedis më i favorshëm sepse në shumë raste mësimdhënësit e rijnë mendojnë se ato metoda që janë duke i shfrytëzuar janë të mjaftueshme dhe efektive sepse nuk kanë pasur mundësi të shohin metoda të tjera”, ka thënë ai.

    Sipas njoftimit të MASHTI-t nga 54 mësimdhënës që i janë nënshtruar provimit për pajisje me licencë të avancuar, vetëm shtatë e kanë kaluar.

    Ministrja Arbërie Nagavci këtë e quajti si një sukses të jashtëzakonshëm në fushën e arsimit.

    “E lumtur dhe krenare që përmbyllëm me sukses një proces tejet të rëndësishëm që çon në avancimin e performancës së mësimdhënësve në kuadër të reformave për zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe përmirësimit të rezultateve në arsim. Për herë të parë javën e kaluar e përmbyllëm me sukses provimin për licensën e avancuar të cilit iu nënshtruan gjithsej 54 kandidatë. Ky është një sukses i jashtëzakonshëm në fushën e arsimit. Qëllimi i sistemit të licencimit është zhvillimi i vazhdueshëm profesional dhe avancimi në karrierë i mësimdhënësve përmes vlerësimit të performancës së tyre”, ka njoftuar ajo.

  • Moti sot i vranët, temperaturat deri në -8 gradë Celsius

    Moti sot i vranët, temperaturat deri në -8 gradë Celsius

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së diel do të mbizotërojë mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale me diell.

    Gjatë mëngjesit dhe natës parashihet të ketë ngrica dhe mjegull.

    “Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -8°C dhe -°5, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet -2°C dhe 3°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-2m/s”, thuhet në njoftim.

  • “Premtime irracionale”, Sefaj kritikon politikanët për mungesë serioziteti

    “Premtime irracionale”, Sefaj kritikon politikanët për mungesë serioziteti

    Analisti Ali Sefaj, në emisionin CONTEXT në ATV, vlerësoi se premtimet elektorale shpesh janë të mëdha dhe tërheqëse, por të parealizueshme në afatin e një mandati të vetëm qeverisës.

    Sipas Sefajt, realizimi i projekteve madhore kërkon planifikim të mirë dhe zbatim afatgjatë.

    “Shumica e projekteve që premtohen në fushatë mund të realizohen vetëm nëse planifikohen dhe implementohen për një periudhë prej katër deri në tetë vjet. Premtimet e mëdha brenda një mandati janë irracionale”, tha Sefaj.

    Deklaratën e plotë të Ali Sefajt në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:

  • Misini: Nuk mund të ketë përfaqësim të drejtë pa reformë zgjedhore

    Misini: Nuk mund të ketë përfaqësim të drejtë pa reformë zgjedhore

    Profesori i Ekonomisë, Shkumbin Misini, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se reforma zgjedhore në Kosovë është një domosdoshmëri për të siguruar përfaqësim të drejtë dhe llogaridhënie nga deputetët.

    Misini argumentoi se ndarja e zonave zgjedhore do të krijonte një përfaqësim më të drejtë dhe do të eliminonte pabarazitë në shpërndarjen e mandateve.

    “Nuk është e drejtë që një qytet i vogël të ketë dhjetë deputetë, ndërsa një tjetër me më shumë banorë të ketë vetëm dy. Reforma zgjedhore është e nevojshme për të ndarë proporcionin dhe rritur llogaridhënien,” tha Misini.

    Deklaratën e plotë të Shkumbin Misinit në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:

  • Jashari: Kryeministri është i pakonkurrencë për argëtimin e masës

    Jashari: Kryeministri është i pakonkurrencë për argëtimin e masës

    Avokati Arbër Jashari, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se kryeministri ka spikatur në mënyrën e tij unike për të argëtuar masën, duke dominuar skenën politike me stilin e tij.

    Jashari vlerësoi se fushata politike është shndërruar në spektakël, ku kryeministri qëndron mbi të të tjerët me paraqitjet e tij.

    “Kryeministri është i pakonkurrencë në këtë aspekt. E kemi parë gjestikulacionin, qëndrimin dhe mënyrën se si artikulon – është unikal”, tha Jashari.

    Ai shtoi se deklaratat dhe premtimet e mëdha janë kthyer në element argëtimi për publikun, pa një bazë konkrete.

    “Premtimet jashtëzakonisht të mëdha dhe megalomane janë thjesht një mënyrë për t’i argëtuar masat. Edhe ata e dinë që ne e dimë se nuk janë qashtu qysh po thonë,” shtoi Jashari.

    Deklaratën e plotë të Arbër Jasharit në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:

  • Hamidi: Kryeministri po përdor fjalor të ulët kundër opozitës

    Hamidi: Kryeministri po përdor fjalor të ulët kundër opozitës

    Gazetari dhe analisti Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, vlerësoi se partitë opozitare kanë zhvilluar një fushatë të qetë dhe të kulturuar, ndërsa kryeministri po përdor një gjuhë ofenduese kundrejt tyre.

    Hamidi tha se fushata e opozitës nuk është fokusuar në akuza të Qeverisë.

    “Kemi pasur një fushatë të kulturuar kryesisht nga partitë opozitare, të cilat nuk po merren me akuza të pabaza. Në anën tjetër, kryeministri vazhdimisht po përdor një fjalor shumë të ulët kundrejt opozitës,” tha Hamidi.

    Ai shtoi se vështirësitë e kryeministrit për të mbushur sallat e takimeve dëshmojnë një krizë brenda partisë në pushtet.

    “Është e pakuptueshme që një subjekt politik, me më shumë se pesëdhjetë për qind të elektoratit, të mos arrijë të mbushë sallat në komunat e mëdha. Kjo është një krizë,” theksoi Hamidi.

    Deklaratën e plotë të Lavdim Hamidit në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë: