ATV

Tag: Ballina

  • BE-ja po ndjek nga trajtimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Costa: Serbia duhet të harmonizojë kornizën ligjore me standardet evropiane

    BE-ja po ndjek nga trajtimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Costa: Serbia duhet të harmonizojë kornizën ligjore me standardet evropiane

    Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka deklaruar se Bashkimi Evropian po e ndjek me kujdes trajtimin e pakicave kombëtare nga autoritetet serbe, veçanërisht atë të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

    Në një letër dërguar deputetit Shaip Kamberi, Costa thekson se të drejtat e pakicave do të jenë pjesë e rëndësishme e angazhimeve që Serbia duhet të përmbushë në kuadër të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

    Ai ka kërkuar që Serbia të harmonizojë kornizën ligjore për pakicat me standardet ndërkombëtare dhe evropiane.

    Këto deklarata, Kamberi i ka cilësuar si një hap drejt ndërkombëtarizimit të çështjes së shqiptarëve në Serbi.

  • Vizita në Turqi, Maqedonci paralajmëron blerje të reja të dronëve “Bayraktar”

    Vizita në Turqi, Maqedonci paralajmëron blerje të reja të dronëve “Bayraktar”

    Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka paralajmëruar blerje të reja nga kompania turke “Baykar”, e njohur për dronët “Bayraktar” që Kosova i bleu në vitin 2023.

    Gjatë vizitës në Turqi, Maqedonci u takua me udhëheqësin e Sekretariatit të Industrisë së Mbrojtjes Kombëtare, Haluk Görgün, me të cilin diskutoi për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

    Në këtë vizitë, Maqedoni ishte edhe në Panairin e Industrisë së Mbrojtjes, të cilin e cilësoi si një mundësi për të parë risitë që ndihmojnë në rritjen e kapaciteteve ushtarake të FSK-së.

  • Bizneset rrezikojnë të mbesin pa rrymë pas 30 korrikut, ZRrE-ja u bën thirrje që të lidhin kontratat me furnizues të licencuar

    Bizneset rrezikojnë të mbesin pa rrymë pas 30 korrikut, ZRrE-ja u bën thirrje që të lidhin kontratat me furnizues të licencuar

    Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka paralajmëruar bizneset që po furnizohen përkohësisht nga Korporata Energjetike e Kosovës si Furnizues i Mundësisë së Fundit, se pas 30 korrikut do të mbesin pa rrymë nëse nuk lidhin kontratë me furnizues të licencuar.

    Ky institucion ka bërë thirrje që të gjithë konsumatorët e prekur të veprojnë pa vonesë, duke theksuar se mosveprimi brenda afatit do të sjellë ndërprerje automatike të furnizimit me energji elektrike.

    ZRrE-ja ka sqaruar se ky proces është në përputhje me ligjin dhe se edhe vendimet gjyqësore e kanë konfirmuar ligjshmërinë e këtij tranzicioni në tregun e liberalizuar të energjisë.

  • Mundësia e fundit për konstituim para afatit të Kushtetueses, ambasadorët nesër përcjellin seancën nga Kuvendi

    Mundësia e fundit për konstituim para afatit të Kushtetueses, ambasadorët nesër përcjellin seancën nga Kuvendi

    Në përpjekjen e 52-të dhe të fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës para skadimit të afatit kushtetues, pritet që ambasadorë të vendeve të huaja në Kosovë të jenë të pranishëm.

    Ambasada Gjermane ka njoftuar se ambasadori Jorn Rohde, bashkë me përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë, do të marrin pjesë në seancën e Kuvendit që do të mbahet nesër,

    “Duke qenë se nesër është mundësia e fundit për të konstituuar Kuvendin para afatit të Gjykatës Kushtetuese, ambasadori Rohde, së bashku me kolegë të tjerë ndërkombëtarë, planifikon të marrë pjesë në seancën në parlament,” thuhet në njoftimin e ambasadës.

    Më 26 korrik skadon afati 30-ditor i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit. Presidentja Vjosa Osmani ka dorëzuar një kërkesë për të sqaruar pasojat juridike në rast se Kuvendi nuk konstituohet deri në këtë afat, duke theksuar se “kompromisi nuk po shihet askund”.

    Seanca pritet të nis në ora 11:00.

  • Mbyllet përkohësisht pishina e Gërmisë, pasi u vërtetua se uji nuk i plotëson standardet

    Mbyllet përkohësisht pishina e Gërmisë, pasi u vërtetua se uji nuk i plotëson standardet

    Inspektorati Sanitar i Ministrisë së Shëndetësisë e ka mbyllur përkohësisht pishinën publike të Gërmisë në Prishtinë, pasi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur të enjten se rezultatet e mostrave laboratorike që janë marrë prej aty, kanë treguar se nuk janë plotësuar standardet për ujin.

    Menaxhimin e kësaj pishine e ka ndërmarrja publike “Sport Marketing”, ndërsa IKSHPK-ja kryen kontrolle të cilësisë së ujit, në kuadër të mandatit që ka për mbrojtjen e shëndetit publik.

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë për mediat lokale në Kosovë se është në kontakt me kompaninë për menaxhimin e pishinës.

    “E di që po merren me këtë çështje dhe më kanë lajmëruar që brenda këtyre ditëve edhe kjo çështje do të zgjidhet”.

    I pyetur nëse do të merren masa ndaj kompanisë menaxhuese, Rama ka thënë se do të analizohet se “çfarë vendime janë marrë, dhe ku janë marrë”.

    “Do të ketë masa pas këtyre informatave që do t’i kemi”.

    Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ekzistojnë një mori sëmundjesh që mund të shpërthejnë si pasojë e mosplotësimit të standardeve nëpër pishina, përfshirë sëmundjet e frymëmarrjes dhe ato gastrointestinale, transmeton Radio Evropa e Lirë.

    Në mesin e shqetësimeve tjera përfshihen irritimi i syve dhe lëkurës, dhe infeksione të ndryshme që manifestohen me diarre.

    Ky lajm vjen teksa qytetarët e Prishtinës janë në kërkim të hapësirave për freskim, teksa temperaturat arrijnë deri në 38 gradë Celsius.

    IKSHPK-ja ka thënë se ka marrë mostra të reja më 23 korrik dhe se rezultatet e tyre do të dalin të premten.

    Pishina e Gërmisë është hapur këtë vit më 8 korrik.

    Uji i pishinës së Gërmisë nuk plotëson standardet – IKShPK konstaton devijime mikrobiologjike, të premten dalin rezultatet tjera

  • MD-ja tregon shumën e shpenzimeve financiare për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    MD-ja tregon shumën e shpenzimeve financiare për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se nga fillimi i procesit gjyqësor në Hagë e deri më sot, janë realizuar pagesa të rregullta për mbrojtjen juridike të të akuzuarve nga Dhomat e Specializuara.

    Sipas njoftimit, deri më tani janë paguar gjithsej 32.9 milionë euro, ndërsa mbi 5.3 milionë prej tyre janë shpenzuar për mbrojtjen e ish-presidentit Hashim Thaçi.

    Këto pagesa janë kryer në përputhje me ligjet në fuqi dhe marrëveshjet e miratuara paraprakisht nga institucionet përkatëse.

    Ministria thekson se përkrahja financiare do të vazhdojë në mënyrë transparente dhe të rregullt, sipas udhëzimeve ligjore.

    Mbështetja përfshin të gjitha shpenzimet që lidhen me punën e ekipeve mbrojtëse, bazuar në tarifat e përcaktuara nga Oda e Avokatëve të Kosovës, si dhe në praktikat e aplikueshme në vendet të tjera të përfshira në këtë proces.

  • Vazhdon gjykimi për rastin “Banjska”, tre të akuzuarit kryesor sillen në gjykatë

    Vazhdon gjykimi për rastin “Banjska”, tre të akuzuarit kryesor sillen në gjykatë

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po vazhdon gjykimi për rastin “Banjska”, në të cilin po gjykohen tre të akuzuarit kryesorë: Dushan Maksimoviq, Bllagoje Spasojeviq dhe Vlladimir Tolliq, të cilët ndodhen në paraburgim.

    Një ditë më parë, seanca është mbajtur e mbyllur për publikun, për shkak të dëshmisë së një dëshmitari të mbrojtur me kodin “F1”. Prokurori i çështjes, Naim Abazi, kërkoi përjashtimin e publikut dhe mediave, duke theksuar se identifikimi i dëshmitarit do të rrezikonte sigurinë e tij.

    Kjo kërkesë u miratua nga trupi gjykues, pavarësisht kundërshtimeve nga mbrojtja e të akuzuarve.

    Sipas Prokurorisë Speciale, grupi i armatosur që kreu sulmin më 24 shtator 2023 ka vepruar nën udhëheqjen e Millan Radojiçiqit, me qëllim shkëputjen e veriut të Kosovës. Aktakuza përfshin gjithsej 45 të dyshuar, prej të cilëve 42 janë në arrati.

  • “S’ka kushte për mbajtjen e saj” – Përplasja Musliu-Dehari ndërpret seancën e 51-të për konstituimin e Kuvendit

    “S’ka kushte për mbajtjen e saj” – Përplasja Musliu-Dehari ndërpret seancën e 51-të për konstituimin e Kuvendit

    Kriza politike në Kosovë po thellohet, pasi edhe për herën e 51-të deputetët nuk arritën të konstituojnë Kuvendin e Kosovës. Kësaj radhe nuk pati as votim, ndërsa tensionet mes pozitës dhe opozitës u shfaqën hapur gjatë seancës.

    Një situatë e pazakontë ndodhi kur deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, iu drejtua kryesuesit Avni Dehari duke kërkuar të marrë fjalën. Pasi iu ndërpre mikrofoni, Musliu iu afrua foltores dhe e pengoi Deharin të vazhdonte seancën. Në këtë rrethanë, kryesuesi deklaroi se “nuk ka kushte për vazhdimin e seancës” dhe e ndërpreu atë.

    Asnjëra palë nuk po lëshon pe nga qëndrimet e saj. Përfaqësuesit e opozitës kërkojnë votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, duke u mbështetur në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Por Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kundërshtojë këtë procedurë, pavarësisht edhe aktgjykimit të Gjykatës Supreme, që ka konfirmuar se deputetët që ushtrojnë funksione ekzekutive nuk mund të kryejnë dy funksione njëkohësisht.

    Pas ndërprerjes së seancës, Avni Dehari njoftoi se përpjekja e radhës do të bëhet të premten në orën 11:00 – vetëm tri ditë para skadimit të afatit 30-ditor të vendosur nga Gjykata Kushtetuese.

  • Ambasadori britanik: Ngërçi politik rrezikon të ardhmen e Kosovës, partitë politike ta kenë vendin mbi interesat partiake

    Ambasadori britanik: Ngërçi politik rrezikon të ardhmen e Kosovës, partitë politike ta kenë vendin mbi interesat partiake

    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë është takuar dje me Presidenten Vjosa Osmani, ku diskutuan për situatën politike në vend.

    Ai u shpreh mirënjohës për takimin dhe theksoi se një ngërç i vazhdueshëm politik do të kishte pasoja serioze për Kosovën dhe qytetarët e saj.

    Ambasadori përgëzoi Presidenten Osmani për përpjekjet e saj për zgjidhjen e situatës në përputhje me Kushtetutën dhe nënvizoi se të gjitha partitë politike kanë përgjegjësi të vënë interesin e vendit mbi atë partiak, për të gjetur një zgjidhje.

  • Sot përpjekja e 51-të për konstituimin e Kuvendit

    Sot përpjekja e 51-të për konstituimin e Kuvendit

    Sot do të mblidhen sërish deputetët e Kuvendit të Kosovës për të 51-në herë në tentativë për konstituimin e legjislativit.

    Po ashtu, kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari ka vënë në votim formimin e një Komisioni zgjedhor që do të mundësonte votim të fshehtë për kreun e Kuvendit, proces ky që po ashtu nuk po merr mbështetje nga partitë tjera.

    Ngërçi politik vazhdon tash e disa muaj, gjersa qytetarët për zgjedhjet parlamentare iu drejtuan kutive të votimit më 9 shkurt 2025. Që nga atëherë ende nuk ka institucione të reja të formuara nga ato zgjedhje.

    lg.php.gif