ATV

Tag: Ballina

  • KQZ: Deri në orën 11:00 votuan 7.84 për qind të votuesve

    KQZ: Deri në orën 11:00 votuan 7.84 për qind të votuesve

    Deri në orën 11:00 të drejtën e tyre për të votuar e kanë shfrytëzuar 7.84 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

    Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga 2 milionë e 25 mijë e 105 persona që janë në Listën e votuesve, deri në orën 11:00 kanë votuar 157 mijë 374 qytetarë.

    Këto të dhëna janë nxjerrë nga procesimi i 93,27 për qind të vendvotimeve.

    Në këtë link, mund t’i ndiqni LIVE zhvillimet e fundit të zgjedhjeve lokale:

  • KQZ nis publikimin e statistikave për pjesëmarrje në votime, ja cilat komuna prijnë

    KQZ nis publikimin e statistikave për pjesëmarrje në votime, ja cilat komuna prijnë

    Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar platformën elektronike për publikimin e rezultateve preliminare dhe statistikave për pjesëmarrjen në votime për çdo komunë, qendër votimi dhe vendvotim.

    Linku për të shikuar online këto statistika është: https://resultslocal2025.kqz-ks.org.

    Deri në ora 9 prijnë Zveçani me 9.37 për qind dhe Mitrovica e Veriut me 9.21 për qind.

    Në këtë link, mund t’i ndiqni LIVE zhvillimet e fundit të zgjedhjeve lokale:

  • Rreth 100 prokurorë të shtetit po qëndrojnë kujdestarë për të mbrojtur votën e lirë të qytetarëve

    Rreth 100 prokurorë të shtetit po qëndrojnë kujdestarë për të mbrojtur votën e lirë të qytetarëve

    Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se rreth 100 prokurorë të shtetit dhe staf mbështetës të sistemit prokurorial po qëndrojnë kujdestarë për të mbrojtur votën e lirë të qytetarëve.

    “Për zgjedhjet lokale, që po mbahen sot në vendin tonë, Prokurori i Shtetit ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të realizuar mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve, duke garantuar integritetin e procesit zgjedhor. Në këto zgjedhje janë angazhuar rreth 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, të cilët po qëndrojnë kujdestarë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, deri në përfundim të procesit zgjedhor, me qëllim të procedimit të çdo parregullsie që mund të ndodhë në zgjedhjet e sivjetme lokale.”

    Në njoftim thuhet se koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokuroja Laura Pula po e mbikëqyrë gjithë mbarëvajtjen e zbatimit të detyrave të koordinatorëve rajonal, prokurorëve të angazhuar dhe prokurorit me detyrë në KQZ.

    ZKPSH i ka ftuar qytetarët që të denoncojnë çdo rast dyshimi për keqpërdorim.

    Në këtë link, mund t’i ndiqni LIVE zhvillimet e fundit të zgjedhjeve lokale:

  • Ja sa është numri i qytetarëve të cilët kanë të drejtë vote

    Ja sa është numri i qytetarëve të cilët kanë të drejtë vote

    Sot 2,025,105 qytetarë do të kenë të drejtë vote për të zgjedhur kryetarët e 38 komunave, si dhe për anëtarët e Kuvendeve Komunale.

    E derisa në zgjedhjet nacionale të shkurtit të këtij viti, të drejtë vote kishin 2,075,868 qytetarë. Në zgjedhjet lokale të vitit 2021, këtë të drejtë e kishin 1,851,927 qytetarë.

    Numri i subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në këto zgjedhje është 93, prej të cilave: 32 parti politike, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur.

    Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar dhe që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 5.624 kandidatë, prej të cilëve 205 kandidatë për zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe 5.419 kandidatë për zgjedhjet për Kuvende Komunale.

    Në këtë link, mund t’i ndiqni LIVE zhvillimet e fundit të zgjedhjeve lokale:

  • Agjencia për Informim bën thirrje për mbrojtjen e të dhënave gjatë zgjedhjeve lokale

    Agjencia për Informim bën thirrje për mbrojtjen e të dhënave gjatë zgjedhjeve lokale

    Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) i bën thirrje partive dhe subjekteve politike që të respektojnë privatësinë dhe të dhënat personale të qytetarëve gjatë Zgjedhjeve Lokale sot.

    AIP, përmes një postimi në Facebook, kërkon që të dhënat të përpunohen vetëm me bazë ligjore, të mos përdoren për marketing politik pa pëlqim, dhe të shmanget ekspozimi apo profilizimi i të dhënave personale.

    Agjencia thotë se ofron bashkëpunim dhe thekson rëndësinë e transparencës dhe respektimit të të drejtave të qytetarëve për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor.

    Në këtë link, mund t’i ndiqni LIVE zhvillimet e fundit të zgjedhjeve lokale:

  • KQZ: Ka nisur me kohë procesi i votimit

    KQZ: Ka nisur me kohë procesi i votimit

    Procesi i votimit për zgjedhjet lokale ka nisur me kohë në të gjitha qendrat e votimit në Kosovë, tha zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi.

    Në konferencën e parë për media të KQZ-së, Elezi tha se materiali zgjedhor, përfshirë edhe fletëvotimet, janë shpërndarë me kohë në të gjitha qendrat e votimit.

    “Në orët e hershme të mëngjesit, materiali zgjedhor, përfshirë edhe fletëvotimet, është shpërndarë me kohë në të gjitha qendrat e votimit. Gjithashtu njoftojmë se, duke u mbështetur në informacionet e pranuara nga ana e KQZ-së, procesi i votimit për kryetar të komunave dhe kuvendeve komunale ka nisur në të gjitha qendrat e votimit në Republikën e Kosovës, me përjashtim të ndonjë vonese në ndonjë vendvotim të caktuar”, tha ai.

    Krahas kësaj, Elezi tha se KQZ-ja, në përgjigje të sfidave që janë përballuar në zgjedhjet e kaluara, këtë herë janë përgatitur në procesin e transmetimit të rezultateve preliminare.

    “Në përgjigje të sfidave që janë paraqitur në zgjedhjet e fundit, të cilat kanë të bëjnë me procesin e transmetimit të rezultateve preliminare dhe evidentimit të tyre, KQZ-ja gjatë periudhës katërmujore përgatitore e ka trajtuar me seriozitet dhe janë bërë të gjitha përgatitjet që, pasi të përfundojë procesi i votimit, do të arrijmë t’i transmetojmë rezultatet preliminare”, theksoi Elezi.

    Në këtë link, mund t’i ndiqni LIVE zhvillimet e fundit të zgjedhjeve lokale:

  • Lista Serbe mbledh qytetarët kundërligjshëm për të votuar në mënyrë të organizuar

    Lista Serbe mbledh qytetarët kundërligjshëm për të votuar në mënyrë të organizuar

    Një numër i qytetarëve serbë janë grumbulluar në sheshin kryesore në Komunën e Mitrovicës së Veriut “Korzo” afër “Car Lazarit”.

    Ata janë organizuar nga Lista Serbe dhe në mënyrë të organizuar dhe kundërligjshëm pritet të votojnë në mënyrë të organizuar.

    Në këtë link, mund t’i ndiqni LIVE zhvillimet e fundit të zgjedhjeve lokale:

  • Ekskluzive: ATV prezanton analistin virtual të krijuar përmes IA

    Ekskluzive: ATV prezanton analistin virtual të krijuar përmes IA

    Televizioni ATV ka bërë sot një hap ndryshe në median shqiptare, duke prezantuar analistin e parë virtual të krijuar me inteligjencë artificiale (IA).

    Analisti virtual, ishte i ftuari i parë sot në studio dhe diskutoi për ngjarjet politike (zgjedhjet lokale) në kohë reale.

    ATV po sjell mënyra të reja të informimit dhe analizës, duke përdorur inteligjencën artificiale për t’u afruar më shumë me publikun… Ky inovacion shënon një hap të rëndësishëm drejt digitalizimit të mediave në Kosovë dhe hap rrugën për përdorime të reja të inteligjencës artificiale në fushën e komunikimit dhe gazetarisë.

    Në këtë link, mund t’i ndiqni LIVE zhvillimet e fundit të zgjedhjeve lokale:

  • Rikujtesë, ja se si duhet të votoni sot

    Rikujtesë, ja se si duhet të votoni sot

    Mënyra e votimit dhe zgjedhjes së kryetarit të Komunës është e njëjtë, si në zgjedhjet e mëhershme. Secili kryetar i Komunës zgjidhet drejtpërdrejt nga votuesit e komunës, ku janë të regjistruar. Kandidati zgjidhet kryetar i komunës nëse fiton 50% plus 1 votë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme në atë komunë. E, nëse kjo nuk arrihet, atëherë pas katër javësh organizohet raundi i dytë mes dy kandidatëve, të cilët kanë fituar më së shumti vota të vlefshme.

    Kandidati, i cili fiton shumicën e votave në rrethin e dytë, zgjidhet kryetar i komunës. Edhe mënyra e votimit në zgjedhjet për Kuvendet Komunale ka mbetur e njëjtë, si në zgjedhjet e kaluara lokale. Pra, në anën e majtë të fletëvotimit votohet vetëm një subjekt politik dhe në anën e djathtë të fletëvotimit, votuesi mund të votojë vetëm për një kandidat nga lista e kandidatëve të atij subjekti politik. Sipas Ligjit për Zgjedhjet Lokale, vota për subjektin e politik konsiderohet si votë për kandidatin e parë apo bartësin e listës të atij subjekti politik.

    Votuesi ka të drejtë të votojë në mënyrë të pavarur për secilën garë. Kjo do të thotë që një votues mund të votojë një kandidat për Kryetar Komune nga një subjekt politik dhe një subjekt tjetër politik në zgjedhjet për Kuvend Komune. Zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunale janë procese të ndara dhe kanë fletëvotime të veçanta. Pra, votuesi nuk është i detyruar të votojë për të njëjtin subjekt në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe në zgjedhjet për Kuvend Komunale.

    Zgjedhjet lokale kanë një kosto tjetër nga ato parlamentare, në zgjedhje lokale parashihet mbajtja e raundit të dytë nëse kandidatët nuk arrijnë të marrin votat e mjaftueshme, sa do të jetë numri i komunave që do jetë i domosdoshëm raundi i dytë nuk mund ta dimë ende në këtë fazë, por kosto në zgjedhje lokale është më e lartë, në këtë proces zgjedhor KQZ është kujdesur që votuesit jashtë vendit të ua dërgoj përmes postës pakon e votimeve në adresat ku janë të regjistruar votuesit dhe ajo kosto përfshihet në KQZ.

    Në këtë link, mund t’i ndiqni LIVE zhvillimet e fundit të zgjedhjeve lokale:

     

  • Voton kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi

    Voton kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi

    Në qendrën e votimit para pak minutash ka votuar kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.

    Ai ka votuar në qendrën e votimit në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit”, në Pejë!

    Vlen të ceket se në zgjedhjet e rregullta lokale të 12 tetorit në qytetin e Pejës të drejtë vote kanë 122 mijë e 99 votues, prej tyre 120 mijë e 204 janë votues brenda Kosovës dhe 1897 votues jashtë Kosovës.