ATV

Tag: Ballina

  • OSBE lavdëron zhvillimin e procesit zgjedhor në Kosovë: U menaxhuan me profesionalizëm e përkushtim

    OSBE lavdëron zhvillimin e procesit zgjedhor në Kosovë: U menaxhuan me profesionalizëm e përkushtim

    Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Gerard McGurk, ka vlerësuar punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të gjithë atyre që kanë qenë të përfshirë në organizimin e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.

    Në një deklaratë publike, McGurk ka përgëzuar kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, për menaxhimin e suksesshëm të procesit zgjedhor të tetorit dhe nëntorit.

    “Ndërsa mbyllen qendrat e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, unë përgëzoj kryetarin Kreshnik Radoniqi, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe të gjithë ata që u përfshinë në menaxhimin dhe organizimin e procesit zgjedhor,” ka deklaruar McGurk.

    Ai ka theksuar se përkushtimi dhe profesionalizmi i institucioneve zgjedhore kanë forcuar demokracinë në vend.

    “Profesionalizmi dhe përkushtimi juaj kanë forcuar proceset demokratike në Kosovë. Urime të gjithë kryetarëve të rinj dhe të rizgjedhur — puna juaj me dhe për komunitetet tuaja fillon nesër. Me padurim pres t’ju takoj së shpejti”, tha McGruk.

  • Vetëm në një nga 18 komunat u përmbys rezultati në balotazh, ja për kë bëhet fjalë

    Vetëm në një nga 18 komunat u përmbys rezultati në balotazh, ja për kë bëhet fjalë

    Vetëm në një nga 18 komunat u përmbys rezultati në balotazh në krahasim me rundin e parë. Bëhet fjalë për Obiliqin.

    Në rund të parë, Xhafer Gashi i LDK-së ishte i pari me 5859 vota apo 46.20% krahasuar me Halil Thaçin e LVV-së që kishte 5626 vota apo 44.37%.

    Por në balotazh, Thaçi mori 6441 vota apo 51.09%. E Gashi pati 6167 vota apo 48.91%.

    https://resultslocal2025r2.kqz-ks.org/results?electionType=1&municipality=15&votingStation=0&pollingClass=0

  • Cila parti do të udhëheqë në cilën komunë?

    Cila parti do të udhëheqë në cilën komunë?

    Sot është përmbyllur edhe raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, i cili u zhvillua një muaj pas raundit të parë që u mbajt me 12 tetor.

    Tashmë, qytetarët e vendit kanë vendosur për udhëheqësit komunalë që do t’i kenë për katër vitet e ardhshme.

    Përderisa me 12 tetor gara përfundoi në disa komuna, rasti i njëjti s’ishte edhe në disa të tjera. Në fakt, për në raundin e dytë mbetën 18 komuna, qytetarët e të cilave iu drejtuan kutive të votimit edhe një herë.

    Vetëvendosja ka shtatë komuna të cilat do t’i udhëheqë, përfshirë këtu: Mitrovicën e Jugut, Obiliqin, Gjilanin, Fushë Kosovën, Podujevën, Shtimen e Kamenicën.

    Numër të njëjtë të komunave ka edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila do të udhëheqë në komuna si: Prishtina, Peja, Istogu, Vitia, Juniku, Dragash, Lipjan.

    Gjashtë komuna nën udhëheqjen e saj do t’i ketë Partia Demokratike e Kosovës: Vushtrria, Prizreni, Ferizaj, Hani i Elezit, Kaçaniku dhe Skenderaj.

    Në anën tjetër, më pak komuna ka Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila do të udhëheq në komunat: Klinë, Gjakovë, Rahovec, Suharekë dhe Deçan.

    Në hartën komunale, ka edhe raste të tilla si NISMA ku do të udhëheqë vetëm në Malishevë.  KDTP në Mamushë.

    Kurse Drenasi, do të udhëhiqet nga Ramiz Lladrovci.

    Përveç këtyre, Lista Srpska nën udhëheqjen e saj do të ketë plotë 10 komuna.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet lokale në 18 komunat e Kosovës, klikoni në linkun e mëposhtëm:

    https://www.youtube.com/@ATVofficialchannel

  • Rama po fiton në kryeqytet –  85% e votave të numëruara

    Rama po fiton në kryeqytet – 85% e votave të numëruara

    Kandidati i LDK-së, Pëparim Rama vazhdon ta ruajë vendin e parë në rezultate kur janë nukëruar 85.82% e votave në kryeqytet.

    Ai ka 51,43% të votave aktualisht.

    Hajrulla Çeku, kandidati i LVV-së deri më tani ka 48,57%.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet lokale në 18 komunat e Kosovës, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Numërohen shumica e votave, kështu qëndrojnë Faton Peci e Arian Tahiri në Mitrovicë

    Numërohen shumica e votave, kështu qëndrojnë Faton Peci e Arian Tahiri në Mitrovicë

    Faton Peci i Vetëvendosjes është duke prirë në garën me Arian Tahirin në Mitrovicën e Jugut.

    Nga 84,76% të votave të numëruara, Peci ka 53,27% apo 14,760 vota, ndërsa Tahiri ka 46,73% apo 12,949 vota.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet lokale në 18 komunat e Kosovës, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Këto janë komunat me daljen më të madhe në zgjedhje deri në orën 13:00

    Këto janë komunat me daljen më të madhe në zgjedhje deri në orën 13:00

    Komunat me daljen më të madhe në zgjedhje deri në orën 13:00 janë Mamusha, Juniku, Obiliqi, dhe Mitrovica e Jugut bashkë me Prishtinën.

    Kurse komunat me daljen më të vogël janë: Gjakova, Prizreni, Dragashi dhe Rahoveci.

    Për ta ndjekur numrin e pjesëmarrësve në votime, në kohë reale, ky është linku nga KQZ: https://resultslocal2025r2.kqz-ks.org/turnout?

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet lokale në 18 komunat e Kosovës, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Sipas KQZ: 13,41% votuan deri në orën 13:00

    Sipas KQZ: 13,41% votuan deri në orën 13:00

    Sipas të dhënave më të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), deri në orën 13:00 kanë votuar 176,563 qytetarë, që përbën 13.41% të numrit të përgjithshëm të votuesve në listën zgjedhore.

    Numri total i votuesve të regjistruar është 1,316,672, ndërsa në përllogaritje deri në këtë orë janë procesuar 1,572 nga 1,628 vendvotime, ose 96,56% e tyre.

    Këto të dhëna u përditësuan në 13:43. Ato përfshijnë vetëm votimet e rregullta dhe nuk përfshijnë votimet me kusht apo me postë.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet lokale në 18 komunat e Kosovës, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • KQZ: Deri në orën 11:00 votuan 6.13 për qind të qytetarëve

    KQZ: Deri në orën 11:00 votuan 6.13 për qind të qytetarëve

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka mbajtur konferencën e dytë dhe gjithashtu ka publikuar të dhënat (e orës 11:00) për pjesëmarrjen e votuesve në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Sipas raportimit zyrtar, deri në orën 11:00 në 18 komunat ku po zhvillohet balotazhi, kanë dalë në votim 6.13% e qytetarëve.

    Për ta ndjekur numrin e pjesëmarrësve në votime, në kohë reale, ky është linku nga KQZ: https://resultslocal2025r2.kqz-ks.org/turnout?

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet lokale në 18 komunat e Kosovës, klikoni në linkun e mëposhtëm:

     

  • Prokurorja Pula për ATV-në: Nuk kemi asnjë incident deri tash

    Prokurorja Pula për ATV-në: Nuk kemi asnjë incident deri tash

    Për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, që po mbahen sot në vendin tonë, janë angazhuar rreth 80 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, të cilët po qëndrojnë kujdestarë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, deri në përfundim të procesit zgjedhor, me qëllim të procedimit të çdo parregullsie që mund të ndodhë në zgjedhjet e sivjetme lokale.

    Koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokurorja Laura Pula për ATV-në, tha se deri tash nuk ka asnjë incident.

    “…Nuk kemi asnjë incident për momentin…Mbarëvajtja është shumë e mirë, nuk ka incidente me të cilat duhet të merret prokuroria…Edhe nëse kemi ne jemi në dispozicion…”, deklaroi Pula për ATV-në.

    Vlen ta theksojmë se prokurorët janë duke qëndruar në zyrat e tyre në qytetet ku ekzistojnë prokuroritë themelore, ndërsa në ato vende ku prokuroria nuk ka objekt, prokurorët do të qëndrojnë në stacione policore, ku në bashkëpunim me hetuesit e Policisë së Kosovës do të jenë në mbrojtje të votës së lirë të qytetarëve.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet lokale në 18 komunat e Kosovës, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Në këtë link mund t’i ndiqni statistikat për pjesëmarrje në votime

    Në këtë link mund t’i ndiqni statistikat për pjesëmarrje në votime

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar linkun ku mund të ndiqen statistikat për pjesëmarrjen e qytetarëve në balotazh e pas orës 19:00 edhe rezultatet.

    Linku: https://resultslocal2025r2.kqz-ks.org/

    “Në këtë platformë do të publikohen të dhëna për pjesëmarrjen e votuesve në votime nga 507 Qendra të Votimit me gjithsej 1,628 vendvotime si dhe rezultatet preliminare të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave pas përfundimit të numërimit të fletëvotimeve në vendvotime.”

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet lokale në 18 komunat e Kosovës, klikoni në linkun e mëposhtëm: