ATV

Tag: Ballina

  • Hoti: Kostoja e jetës është shtrenjtuar me rreth 60%, më 28 dhjetor mundësia për të ndaluar dështimet

    Hoti: Kostoja e jetës është shtrenjtuar me rreth 60%, më 28 dhjetor mundësia për të ndaluar dështimet

    Ish-deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka vazhduar kritikat ndaj Qeverisë në detyrë Kurti, duke thënë se 5 vitet e fundit kanë qenë vite të ngecjes, të cilat nuk duhet të lejohen të vazhdojnë më.

    Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se kostoja e jetës është shtrenjtuar me rreth 60%.

    “Pesë vitet e fundit kanë qenë vite të ngecjes e përplasjeve, të cilat nuk duhet të lejohen të vazhdojnë më tutje. Shumë projekte të nisura në qeveritë paraprake nuk janë përfunduar ende. Qindra miliona euro janë shpenzuar në tenderë njëburimorë. Kostoja e jetës është shtrenjtuar me rreth 60%. Në mungesë të sigurimeve shëndetësore, mijëra familjeve përballen me vështirësi të jashtëzakonshme për të mbuluar kostot shëndetësore nëpër spitale brenda dhe jashtë vendit. Prodhimi vendor ka ngecur, e importi i mallrave është dyfishuar. Mijëra të rinj e të reja profesionistë kanë emigruar. Qeveria ka zhvilluar një luftë shtypëse ndaj mediave, sindikatave dhe bizneseve. Llogaridhënia e qeverisë karshi publikut ka munguar. Mediumi publik vuan nga buxheti, pasi nuk i është bërë zgjidhja e premtuar për financim të pavarur. Premtimet e shumta, si rruga për Tetovë, hekurudha për Durrës, mbyllja e AKP-së, Banka Zhvillimore, Fondi Sovran dhe premtime të tjera, janë vërtetuar se kanë qenë mashtrime. Shumë vendime të qeverisë e kanë cenuar seriozisht partneritetin tonë me aleatët, në veçanti miqësinë e përhershme të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Hoti.

    Ai ka thënë se më 28 dhjetor është mundësia jonë për të ndalur dështimet.

    “Data 28 dhjetor është mundësia jonë për të ndalur dështimet, për të rikthyer besimin dhe për t’i dhënë vendit drejtim të qartë demokratik dhe zhvillimor, normalitet në qeverisje dhe perspektivë euroatlantike”, ka shkruar ai.

  • Një burrë vdes në QKUK, policia thotë se po e heton rastin

    Një burrë vdes në QKUK, policia thotë se po e heton rastin

    Një burrë ka vdekur dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, njoftoi sot policia pa dhënë shumë detaje, por tha se po e heton vdekjen.

    Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

    “Raportohet se në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar”.

    “Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, tha policia në raportin 24-orësh.

  • Zgjedhjet e 28 dhjetorit: Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora, sot dita e fundit për regjistrim

    Zgjedhjet e 28 dhjetorit: Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora, sot dita e fundit për regjistrim

    Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve nga diaspora, proces ky që prej javësh është shoqëruar me interesim të shtuar të qytetarëve jashtë vendit.

    Ky regjistrim është një hap i rëndësishëm për pjesëmarrjen e diasporës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, ku vota e tyre shpesh konsiderohet vendimtare.

    KQZ njoftoi dje se rreth 64 mijë votues nga diaspora kanë aplikuar deri tani për t’u regjistruar.

    “Deri tani kanë aplikuar për regjistrim 63,997 votues nga diaspora. Mos e humb mundësinë tënde që zëri yt të dëgjohet! Afati i fundit për regjistrim: 6 dhjetor 2025”, thuhet në njoftimin e KQZ-së në Facebook.

    KQZ ka apeluar që të gjithë të interesuarit të përfundojnë aplikimin brenda afatit, duke kujtuar se pas datës së sotme sistemi i regjistrimit do të mbyllet.

  • Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit

    Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se sot është afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit brenda komunës, me rastin e zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit

    “Deri më tani, 16.100 votues kanë aplikuar për të ndryshuar Qendrën e tyre të Votimit”, deklaron KQZ-ja.

    Qendrën tuaj të votimit mund ta ndërroni online ose në zyrën e komisionit komunal të zgjedhjeve, në komunën ku banoni.

    Ky është njoftimi i plotë i KQZ-së:

    Verifiko Qendrë tënde të Votimit!

    Kanë mbetur vetëm edhe 1 ditë për të ndërruar Qendrën e Votimit brenda komunës – afati mbyllet më 6 dhjetor 2025

    Deri më tani, 16.100 votues kanë aplikuar për të ndryshuar Qendrën e tyre të Votimit.

    Online: https://qv.kqz-ks.org/sq/

    Në Zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën tënde

    Për më shumë informata:

    WhatsApp / Viber: +383 46 13 00 13

    Telefono pa pagesë: 0800 55 555

  • Osmani takon ambasadorin francez – U diskutua për zgjedhjet në vend dhe heqjen e masave të BE-së

    Osmani takon ambasadorin francez – U diskutua për zgjedhjet në vend dhe heqjen e masave të BE-së

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

    Osmani e Guérot diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për procesin e përgatitjes së zgjedhjeve të parakohshme nacionale që do të mbahen më 28 dhjetor.

    “Presidentja theksoi rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe respektimit të standardeve më të larta demokratike, për çka Kosova tashmë është shembull. Në takim u diskutua edhe për marrjen e detyrës së kryetarëve të zgjedhur të komunave të Kosovës, përfshirë komunave në veri të vendit, proces ky që u realizua sot.” – thuhet në njoftim.

    Osmani ka theksuar urgjencën e heqjes së masave të BE-së të cilat padrejtësisht e pa asnjë arsye janë ende në fuqi dhe po dëmtojnë interesat e të gjithë qytetarëve, pa dallim.

  • PZAP-ja rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit

    PZAP-ja rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka rrëzuar sot vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për moscertifikimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

    Në vendimin e PZAP-së thuhet se aprovohet rekomandimi I Zyrës për Çertfikim dhe Kontroll Financiar në KQZ dhe Lista Serbe çertifikohet për të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

    “APROVOHET ankesa e subjektit politik Lista Serbe, me seli në Mitrovicën e Veriut, e paraqitur kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me nr. protokolli 01/3562/2025, datë 02.12.2025, NDRYSHOHET vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me nr. protokolli 01/3562/2025, datë 02.12.2025, ashtu që PRANOHET rekomandimi i Zyrës për Çertifikim dhe Kontroll Financiar në KQZ, i datës 02.12.2025, ÇERTIFIKOHEТ subjekti politik Lista Serbe, me seli në Mitrovicën e Veriut, për pjesëmarrje në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025”, thuhet në vendim.

  • Kurti shkon në Dragash, viziton një projekt që ka vlerën e 1 milion eurove

    Kurti shkon në Dragash, viziton një projekt që ka vlerën e 1 milion eurove

    Gjatë ditë së sotme kryeministri i Kosovës në detyrë Albin Kurti së bashku me ministrin në detyrë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kanë vizituar punimet që po zhvillohet për ndërtimin e Qendrës Multifunksionale në Sharr.

    Sipas njoftimit për media është bërë e ditur se ky projekt po realizohet në kuadër të Memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunës së Sharrit.

    ‘’Projekti është hartuar nga Komuna e Sharrit sipas përgjegjësive të dala nga ky memorandum, ndërkaq financimi, që kap vlerën prej 989,952 euro, bëhet nga qeveria, përkatësisht Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Objekti do të ketë bodrum, përdhes dhe dy kate me sipërfaqe prej rreth 3 mijë metra katrore gjithsej. Punimet kanë nisur në fund të muajit tetor edhe ato pritet të përfundojnë brenda dy vjetësh’’, thuhet në njoftim.

    Po ashtu është bërë e ditur se Kurti u njoftua me mbarëvajtjen e punimeve dhe me planin e punës.

  • Matoshi i reagon Lushtakut: O nuk e ka me mu Samiu, ju kanë ndal terminalet, tenderët

    Matoshi i reagon Lushtakut: O nuk e ka me mu Samiu, ju kanë ndal terminalet, tenderët

    Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi i ka reaguar kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku i cili ka përdorur një gjuhë seksiste karshi saj.

    Matoshi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Lushtaku është më mirë të shkoj në prokurori e të deklaroj tokën e padeklaruar që siç tha “se ke deklaru kurrë prej vitit 2001”.

    “Ju kanë ndalë terminalet, ju kanë ndal tenderat. E ka mujt Ramizi në Drenicë. E ka mujt Albini në Mitrovicë. E kanë mujt burrat, tash u kap me gra. Sami, nuk me tut mu e as nuk nuk lidhna për kërpeshi unë, qysh i sheh ti gratë. Ma mirë o mirë me shku në Prokurori me kallxu për qato 7 ari tokë që si kishe deklaru kurrë prej 2001, e tash i paske marrë 630 mijë euro banesa? Problemi i Kosovës janë qeto dallavere Sami, jo gratë”, ka shkruar Matoshi.

  • Tension në Mitrovicë të Veriut: Asamblistja shqiptare i kundërpërgjigjet kolegut serb për praninë e policisë

    Tension në Mitrovicë të Veriut: Asamblistja shqiptare i kundërpërgjigjet kolegut serb për praninë e policisë

    Seanca inauguruese në Mitrovicë të Veriut s’ka kaluar pa përplasje në mes të asamblistëve të kësaj komune.

    Asamblistja shqiptare, Aida Doli, i ka reaguar asamblistit serb, Marko Jakshiq, pasi ky i fundit ka marrë fjalën dhe është ankuar për prani të policisë.

    Doli ka thënë se s’ka nevojë për t’u frikësuar dhe se s’janë të vërteta pohimet e Jakshiq për prani policore.

    “S’po shoh unë në këtë sallë që ka policë dhe s’ka nevoje që parafolësi të ndjehet i frikësuar.”, ka thënë ajo.

    Jakshiq në fjalën e tij ka ka thënë se po ndihet i pasigurt për shkak të pranisë policore.

    Seanca në Mitrovicë të Veriut s’kalon pa përplasje, asamblistja shqiptare i reagon atij serb për ankesat rreth policisë
    Read more

  • Besim Kelmendit i refuzohet kërkesa për masën e sigurisë dhe rikthimin si U.D. Kryeprokuror i Shtetit

    Besim Kelmendit i refuzohet kërkesa për masën e sigurisë dhe rikthimin si U.D. Kryeprokuror i Shtetit

    Gjykata Themelore në Prishtinë, ka refuzuar kërkesën e Besim Kelmendit për caktimin e masës së përkohshme të sigurisë dhe për pezullimin e vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), me të cilin ai ishte shkarkuar nga pozita e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Vendimi është marrë më 4 dhjetor nga gjyqtarja Valbona Gjonbalaj, pasi Gjykata konstatoi se nuk janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së përkohshme, të parapara në nenet 99 dhe 100 të Ligjit për Konfliktet Administrative.

    Përmes përfaqësuesit të tij ligjor, avokatit Flakron Sylejmani, Besim Kelmendi kishte paraqitur padi ndaj KPK-së, duke kërkuar anulimin e vendimit të KPK-së, dhe njëkohësisht kishte kërkuar: Pezullimin e zbatimit të këtij vendimi, si masë të përkohshme sigurie dhe rikthimin e tij në detyrën e U.D. Kryeprokurorit të Shtetit, deri në vendosjen meritor dhe përfundimtare të gjykatës.

    Kelmendi pretendonte se vendimi i KPK-së ishte marrë pa kuorum dhe pa respektim të procedurave ligjore, gjatë një takimi të dytë të mbajtur më 20 nëntor. Sipas tij, shkarkimi i tillë i shkaktonte dëm të rëndë, të menjëhershëm dhe të pakthyeshëm, përfshirë dëm reputacional dhe profesional, dhe krijonte pasiguri institucionale në udhëheqjen e Prokurorisë së Shtetit. Ai argumentonte se pezullimi i vendimit nuk cenonte interesin publik, por përkundrazi e mbronte sundimin e ligjit.