ATV

Tag: Ballina

  • Hyn në fuqi: Paga minimale në Kosovë 425 euro në janar dhe 500 euro në korrik

    Hyn në fuqi: Paga minimale në Kosovë 425 euro në janar dhe 500 euro në korrik

    Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për rritjen e pagës minimale, duke përcaktuar dy faza të reja të rritjes gjatë vitit 2026.

    Sipas vendimit zyrtar me numër 10/273, të datës 31 tetor 2025, i nënshkruar nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, paga minimale do të jetë: 425 euro bruto duke filluar nga 1 janari 2026, për një punë të rregullt me orar të plotë dhe  500 euro bruto duke filluar nga 1 korriku 2026, po ashtu për punë të rregullt me orar të plotë.

    Me këtë vendim: Obligohen Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Administrata Tatimore e Kosovës dhe Inspektorati i Punës për zbatimin e tij.

    Ky vendim hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

  • Ndryshon numri i votave pas rinumërimit

    Ndryshon numri i votave pas rinumërimit

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

    Ndryshimeve të votave ka në të gjitha partitë, në Lëvizjen Vetëvendosje, Partinë Demokratike të Kosovës, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

    Te disa kandidatë vërehet rënie e numrit të votave, e te disa rritje.

    Në linkun e KQZ-së, nga të dhënat e orës 10:50, del se lideri i LVV-së ka rënie për 86 vota, Glauk Konjufca ka rënie për 56 vota, Donika Gërvalla minus 6 vota, Avni Dehari – 29 vota, Albulena Haxhiu -18 vota.

    Rritje të votave ka Hekuran Murati për 4 vota, Mimoza Kusari, Shqipe Selimi plus 36 vota.

    Nga PDK, rënie ka Bedri Hamza për 21 vota, Uran Ismaili – 20, Vlora Çitaku ka rënie për 11 vota, Enver Hoxhaj – 14.

    Rritje të votave ka Ganimete Musliu për 10 vota, Përparim Gruda për 31 vota, Elmi Reçica për 27 vota.

    Ndërkaq, te Lidhja Demokratike e Kosovës rënie të votave ka Lumir Abdixhiku për 20 vota, Kujtim Shala për 7 vota, Hykmete Bajrami minus 8 vota, Anton Quni – 16 vota.

    Rritje të votave në LDK ka Jehona Lushaku për 1 votë, Adelina Thaçi Meta +3 vota, Visar Azemi +3 vota.

  • Ka përfunduar seanca e sotme për rastin “Banjska”, ndërsa janë caktuar tri seanca të reja gjatë muajit shkurt

    Ka përfunduar seanca e sotme për rastin “Banjska”, ndërsa janë caktuar tri seanca të reja gjatë muajit shkurt

    Ka përfunduar seanca e sotme gjyqësore për rastin “Banjska” në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

    Gjykata ka caktuar seancat e radhës për 18, 19 dhe 20 shkurt 2026, të cilat do të mbahen duke filluar nga ora 09:30.

    Në këto seanca pritet të dëgjohet një dëshmitar, si edhe të vazhdohet me procedimin e provave materiale nga prokuroria, përfshirë edhe deklarimin e të akuzuarve.

  • Sulmi në Prekaz, “shumë shpejt” aktakuzë per vrasjen e Jasharëve

    Sulmi në Prekaz, “shumë shpejt” aktakuzë per vrasjen e Jasharëve

    Së shpejti do të ngritet aktakuzë në mungesë ndaj të dyshuarve për vrasjen e Adem Jasharit dhe familjes së tij.

    ATV ka mësuar se Prokuroria Speciale aktin akuzues do të ngrisë ndaj zinxhirit komandues, pikërisht në përvjetorin e 28 të ngjarjes.

    Pas ngritjes së aktakuzës, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pritet që së shpejti edhe tëfillojë gjykimi për këtë rast.

    Në ndërkohë, nga ky institucion, kanë folur edhe për aktakuzën tjetër me rëndësi, për masakrën e Reçakut.

    Për më shumë ndiqni kronikën e plotë të përgatitur nga gazetari i ATV-së, Arian Hajdaraj:

     

  • Caktohen datat për deklaratat përmbyllëse në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, Specialja del me njoftim

    Caktohen datat për deklaratat përmbyllëse në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, Specialja del me njoftim

    Gjykata Speciale në Hagë ka dalë me njoftim për gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Përmes një komunikatë bëhet e ditur se deklaratat përmbyllës ndaj këtij rasti do të jenë muajin e ardhshëm.

    “Më 9 deri më 13 dhe më 16 dhe 18 shkurt, do të paraqiten para Dhomave të Specializuara në Hagë deklaratat përmbyllëse në gjykimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Seancat janë planifikuar të mbahen nga ora 09:00 deri në orën 16:30″, thuhet mes tjerash në njoftimin e Speciales.

    Fillimisht më 9 shkurt do të jetë deklarata përmbyllëse e Prokurorisë, për të vazhduar edhe më 10 shkurt bashkë me deklaratën përmbyllëse të Mbrojtjes së Viktimave.

    Më 11 shkurt do të jetë Deklarata përmbyllëse e Mbrojtjes së Thaçit dhe Veselit, për të vazhduar ky i fundit edhe më 12 shkurt. Në po të njëjtën ditë do të jetë edhe deklarata përmbyllëse e Mbrojtjes së Selimit e cila vazhdon edhe të premten e 13 shkurtit, ku vazhdon edhe ajo e Jakup Krasniqi. Poashtu ky i fundit do të vazhdojë edhe më 16 shkurt.

    Në po të njëjtën ditë do të ketë edhe pyetje nga Trupi Gjykues.

    Aktakuza fillestare kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020, dhe u ndryshua më 3 shtator 2021, 29 prill 2022, dhe 30 shtator 2022.

  • Walker shpallet “Qytetar i Përjetshëm i Shtimes”

    Walker shpallet “Qytetar i Përjetshëm i Shtimes”

    Kuvendi i Komunës së Shtimes, në mbledhjen përkujtimore të mbajtur sot për nder të përvjetorit të Masakrës së Reçakut, i ka dhënë Ambasadorit William Walker titullin nderues “Qytetar i Përjetshëm i Shtimes”.

    Sipas njoftimit të komunës, ky titull u dha për kontributin e jashtëzakonshëm të Walker në zbardhjen e të vërtetës mbi masakrën e 15 janarit 1999 dhe për lidhjen e tij të pandarë dhe të thellë me qytetin e Shtimes dhe banorët e tij.

    Gjatë ceremonisë, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Rrahman Jakupi, theksoi se ky nderim është akt mirënjohjeje institucional dhe një shenjë e respektit të përhershëm ndaj rolit të Ambasadorit Walker në faktorizimin e krimeve të kryera në Reçak dhe në informimin e opinionit ndërkombëtar.

    “Ambasadori Walker është pjesë e historisë sonë dhe e së vërtetës sonë. Sot, Komuna e Shtimes ia hap përjetësisht dyert dhe zemrën si qytetar i këtyre njerëzve, si dëshmitar i së vërtetës dhe si mik i pandarë i Reçakut”, u shpreh Jakupi.

    Titulli “Qytetar i Përjetshëm i Shtimes” përfaqëson nderimin më të lartë ceremonial që jepet nga niveli komunal dhe i dedikohet personaliteteve me ndikim historik, moral dhe njerëzor ndaj komunitetit.

  • Krerët e shtetit dhe Walker nderojnë viktimat e Reçakut

    Krerët e shtetit dhe Walker nderojnë viktimat e Reçakut

    Presidentja Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha dhe William Walker, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak.

    Ata kanë vënë kurora lulesh pranë lapidarit kryesor në këtë kompleks përkujtimor, aty ku dhe janë të vendosura të gjithë emrat dhe fotografitë e 45 civilëve të vrarë nga forcat serbe, më 15 janar të vitit 1999, në fshatin Reçak.

    Një ditë pas kryerjes së masakrës, William Walker, ambasadori i OSBE-së në Kosovë, vizitoi vendin e ngjarjes u tmerrua nga kufomat e masakruara.

    “Nga ajo që pashë nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit. Kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time.” Lajmi i masakrës senzibilizoi opinionin ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë dhe i hapi rrugën bombardimeve të NATO-së në Serbi”, pati deklaruar Walker.

  • Dëshmoi krimin e Masakrës së Reçakut: Walker nderon 45 shqiptarët e vrarë

    Dëshmoi krimin e Masakrës së Reçakut: Walker nderon 45 shqiptarët e vrarë

    Sot përkujtohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut, një nga krimet më të rënda të luftës në Kosovë, ku 45 civilë shqiptarë u vranë nga forcat serbe.

    Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së, William Walker, ka kryer homazhe në varrezat e dëshmorëve në Shtime.

    Pos tjerash, ai u përshëndet me përzemërsi edhe nga ambasadorët e QUINT-it.

    Kjo masakër u bë e njohur për botën pas reagimit të menjëhershëm të atëhershëm Walker, i cili, pasi pa nga afër trupat e pajetë të civilëve, ngriti alarmin për krime të rënda kundër njerëzimit që po kryheshin ndaj shqiptarëve në Kosovë.

  • Apeli i ul dënimin Tom Dodajt për shitjen e armës së përdorur në vrasjen e Liridona Ademajt

    Apeli i ul dënimin Tom Dodajt për shitjen e armës së përdorur në vrasjen e Liridona Ademajt

    Gjykata e Apelit ka marrë vendim për t’i ulur dënimin Tom Dodajt, i cili shiti armën me të cilën dyshohet se është vrarë Liridona Ademaj në nëntor të vitit 2023.

    Sipas vendimit të Apelit që është marrë më 30 dhjetor 2025, Dodaj është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 3 vjetësh dhe me një gjobë prej 3,000 euro, të cilat do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

    Ky ndryshim vjen pas ankesës së bërë nga mbrojtësi i tij, avokati Agron Kuqi.

    Në aktgjykimin e mëparshëm, Dodaj ishte dënuar me 5 vjet burgim dhe gjobë prej 5,000 euro për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, por ky dënim është reduktuar në vendimin e fundit.

    Nëse gjoba nuk paguhet në mënyrë vullnetare, ajo do të konvertohet në dënim me burg, ku për çdo 20 euro gjobë, shtohet një ditë burgim.

    Gjykata do ta marrë parasysh edhe kohën që Dodaj ka kaluar në paraburgim, nga data 9 dhjetor 2023 deri më 17 prill 2024, e cila do të llogaritet në dënimin e tij.

    Dodaj ia shiti armën Naim Murselit e Granit Plavës për 280 euro, dhe e cila armë dyshohet se u përdor më pas për vrasjen e Ademajt.

    Ai e kishte pranuar fajësinë dhe pati kërkuar falje për rastin, duke thënë se nuk ka qenë në dijeni se arma do të përdorej për vrasje.

    Për vrasjen e Liridona Ademajt akuzohen bashkëshorti i saj, Naim Murseli, si dhe Granit Plava si ekzekutor e Kushtrim Kokalla. /Telegrafi/

  • Kurti pas takimit me Sorensen: Kosova e gatshme për dialog konstruktiv në Bruksel

    Kurti pas takimit me Sorensen: Kosova e gatshme për dialog konstruktiv në Bruksel

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot me emisarin e Bashkimit Evropian për dialog, Peter Sørensen.

    Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, në këtë takim të parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, Kurti ka theksuar rëndësinë e legjitimitetit të ri demokratik që kanë sjellë votimet.

    “Në takimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, kryeministri Kurti theksoi se rezultati zgjedhor ka prodhuar një legjitimitet të ri demokratik, i cili garanton parashikueshmëri politike dhe stabilitet institucional, duke forcuar më tej funksionimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës,” thuhet në njoftim.

    Ai shtoi se ky legjitimitet i dalë drejtpërdrejt nga vullneti i qytetarëve siguron përfaqësim të drejtë, kredibil dhe parimor të Kosovës në dialog, duke vënë në dukje se “sa i përket palës tjetër në dialog, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për lidershipin në Serbi.”

    Mes tjerash, Kryeministri Kurti shprehu gatishmërinë e Kosovës për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe për një dialog konstruktiv në Bruksel.

    Ai theksoi edhe “rëndësinë thelbësore të tërheqjes së letrës së ish-kryeministres Bërnabiq, të deponuar në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), dorëzimit të kryeterroristit Millan Radoiçiq, për të cilin tashmë ka aktakuzë 160 faqëshe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës, dhe nënshkrimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Zbatimit si garanci juridike dhe mirëbesim për rrugën përpara. Ai nënvizoi se me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të Zbatimit të Ohrit, dialogu prodhon rezultate të qëndrueshme”.