ATV

Tag: Ballina

  • Abdixhiku propozon Jehona Lushaku-Sadriun për Kryetare të Grupit Parlamentar të LDK-së

    Abdixhiku propozon Jehona Lushaku-Sadriun për Kryetare të Grupit Parlamentar të LDK-së

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka propozuar deputeten Jehona Lushaku-Sadriu për Kryetare të Grupit Parlamentar të LDK-së në legjislaturën e dhjetë të Kuvendit të Kosovës.

    Përmes një njoftimi publik në rrjetin social “Facebook”, Abdixhiku ka vlerësuar lart figurën dhe angazhimin e Lushaku-Sadriut, duke e cilësuar atë si një deputete me integritet, përgatitje të lartë akademike dhe përvojë politike.

    Ai theksoi se ajo është një bashkëpunëtore e afërt, e ndershme dhe e përkushtuar ndaj demokracisë parlamentare, shtetit ligjor dhe orientimit euroatlantik të Kosovës – vlera që, sipas tij, përbëjnë themelin e LDK-së.

    “Jam i bindur se në këtë përgjegjësi të re do ta udhëheqë Grupin Parlamentar me përkushtim, korrektësi politike dhe respekt për njerëzit me të cilët punon,” ka deklaruar Abdixhiku, duke shtuar se Lushaku-Sadriu do ta përfaqësojë LDK-në me dinjitet dhe do të bëjë krenarë mbështetësit e partisë dhe qytetarët e Kosovës.

    Propozimi i saj për këtë pozitë vjen në kuadër të organizimit të brendshëm të LDK-së për legjislaturën e re, ndërsa pritet që organet përkatëse të partisë të formalizojnë këtë emërim./atvlive.tv/

     

  • Donika Gërvalla e nis punën si ministre e Drejtësisë, takon disa diplomatë gjermanë

    Donika Gërvalla e nis punën si ministre e Drejtësisë, takon disa diplomatë gjermanë

    Zëvendëskryeministrja e dytë dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka nisur sot takimet me Frank Schwabe, Sekretar Shteti Parlamentar në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit të Gjermanisë, deputet i Bundestagut nga radhët e SPD-së dhe një zë i fuqishëm në mbrojtje të të drejtave të njeriut në nivel ndërkombëtar.

    Gërvalla përmes një postimi në facebook është bërë e ditur se takimi me z. Schëabe ishte i pari, me mua si Ministre e Drejtësisë dhe pati në fokus bashkëpunimin konkret në fushën e drejtësisë, shkruan IndeksOnline.

    “Në një mëngjes pune në Prishtinë, e prita Frank Schëabe, Sekretar Shteti Parlamentar në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit të Gjermanisë, deputet i Bundestagut gjerman nga radhët e SPD-së dhe një zë i fuqishëm në mbrojtje të të drejtave të njeriut në nivel ndërkombëtar. Takimi me z. Schëabe ishte i pari, me mua si Ministre e Drejtësisë dhe pati në fokus bashkëpunimin konkret në fushën e drejtësisë”, ka shkruar Gërvalla.

    Gërvalla ka shtuar se anëtarësimi ynë në Këshillin e Evropës është pasqyrim i këtij realiteti institucional ndërsa ka shtuar se angazhimi personal i z. Schëabe ka kontribuar dhe vazhdon të kontribuojë drejtpërdrejt në forcimin e bashkëpunimit në drejtësi dhe në avancimin e stabilitetit në rajon.

  • Rritja e kabinetit qeverisës, këto janë katër ministritë e reja

    Rritja e kabinetit qeverisës, këto janë katër ministritë e reja

    Mbrëmë është votuar Qeveria “Kurti 3”, e cila do të ketë gjithsej 19 ministri, katër më shumë se në mandatin e kaluar, transmeton IndeksOnline.

    Rritja e numrit të ministrive vjen pavarësisht se në të kaluarën zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kishin kritikuar qeveritë e mëparshme për kabinetet e zgjeruara, ndërsa tani edhe ekzekutivi i ri ka ndjekur të njëjtën praktikë.

    Katër ministritë e reja që i janë shtuar strukturës qeveritare janë: Ministria për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim Ekonomik, Ministria për Familje dhe Mirëqenie Sociale, Ministria e Sportit dhe Rinisë (e ndarë nga Ministria e Kulturës) dhe Ministria për Zhvillim Rajonal.

    Sipas kryeministrit Albin Kurti, drejtuesit e këtyre ministrive do të jenë: Fikrim Damka, Ministër për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim Ekonomik, Andin Hoti, Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale, Blerim Gashani, Ministër i Sportit dhe Rinisë dhe Rasim Demiri, Ministër për Zhvillim Rajonal.

    Me këtë përbërje, kabineti i ri qeveritar synon të zgjerojë fushat e veprimit në politika sociale, zhvillim rajonal, përfshirje të komuniteteve dhe mbështetje për rininë dhe sportin.

  • Çfarë premtoi Kurti për mandatin e ri qeverisës

    Çfarë premtoi Kurti për mandatin e ri qeverisës

    Kryeministri Albin Kurti në ekspozenë e tij para deputetëve, ka paraqitur një sërë premtimesh për mandatin e ardhshëm qeverisës, duke vënë theks të veçantë në forcimin e mbrojtjes, zhvillimin ekonomik dhe avancimin e rolit të Kosovës në rajon.

    Një nga zotimet kryesore është investimi prej 1 miliard eurosh në mbrojtje gjatë katër viteve të ardhshme. Sipas tij, këto mjete do të shërbejnë për forcimin e aleancave strategjike, rekrutimin e ushtarëve të rinj dhe shumëfishimin e numrit të oficerëve. Po ashtu, ai ka premtuar funksionalizimin e fabrikës së municionit, zhvillimin e industrisë ushtarake vendore dhe prodhimin e dronëve luftarakë “Made in Kosova”, duke synuar rritjen e kapaciteteve mbrojtëse dhe vetëqëndrueshmërisë së vendit në fushën e sigurisë.

    Në planin e politikës së jashtme, Kurti ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë do të vazhdojë përmes dialogut konstruktiv dhe kreativ, mbi bazën e Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të zbatimit të Ohrit. Ai ka nënvizuar se ky proces shihet si rregullim i marrëdhënieve mes dy shteteve sovrane, pa ndërhyrje në çështjet e brendshme, duke premtuar se qeveria do të mbrojë dhe zbatojë Kushtetutën dhe ligjet në çdo pjesë të territorit të Kosovës.

    Kurti ka konfirmuar gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme për Procesin e Berlinit dhe për tregun e përbashkët rajonal, mbi parimet e barazisë dhe përfaqësimit të barabartë. Sipas tij, fqinjësia e mirë dhe bashkëpunimi rajonal janë thelbësore për paqen dhe sigurinë, ndërsa qeveria do të jetë e hapur për bashkëpunim me të gjithë ata që veprojnë mbi bazën e respektit të ndërsjellë.

    Kurti ka thënë se në mandatin e ardhëm për herë të parë, Bruto Produkti Vendor për kokë banori në Kosovë do ta tejkalojë vlerën prej 10,000 eurosh.

    Në aspektin social, ai ka premtuar vazhdimin e politikave për zvogëlimin e pabarazisë, duke përmendur mbështetjen për lehonat dhe nisjen e projektit “Superpuna për gratë”. Ky projekt parasheh që për çdo grua të punësuar, qeveria të subvencionojë pagën minimale prej 500 eurosh për gjashtë muaj. Gjithashtu, është premtuar mbështetje shtesë për gjyshërit që kujdesen për fëmijët, me nga 100 euro shtesë mujore mbi pensionin bazë, me synim forcimin e familjes dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik.

    Të mërkurën pas konstituimit të Kuvendit është mbajtur edhe seanca për formimin e Qeverisë.

    Kryeministri Albin Kurti ka paraqitur edhe kabinetin e tij qeverisës. Ndryshe prej mandatit të kaluar, ky kabinet do t’i ketë 19 ministri, katër më shumë se kabineti i kaluar.

  • Sot fjala përfundimtare e mbrojtjes së Kadri Veselit

    Sot fjala përfundimtare e mbrojtjes së Kadri Veselit

    Sot në Dhomat e Specializuara në Hagë do të vazhdojë seanca gjyqësore, ku do të paraqiten deklaratat e mbrojtjes për Kadri Veselin, të pasuara nga mbrojtja e Rexhep Selimit.

    Dje përfundoi dita e tretë e deklaratave përmbyllëse në procesin gjyqësor ndaj liderëve të UÇK-së.

    Gjatë kësaj dite, deklaratat i paraqitën mbrojtja e Hashim Thaçit, përmes avokatëve Luka Mishetiq, Nina Tavakoli dhe Pierre-Richard Prosper, si dhe mbrojtja e Kadri Veselit, e përfaqësuar nga avokati Rodney Dixon.

    Dixon do të vazhdojë edhe sot paraqitjen e mbrojtjes për ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, e cila nisi dje para trupit gjykues, por nuk përfundoi.

    Gjatë fjalës së tij, Dixon theksoi se Zyra e Prokurorit të Specializuar, nuk ka paraqitur prova që dëshmojnë se ish-kryetari i Kuvendit ka qenë i përfshirë në aktivitete kriminale.

  • Kamberi uron Kurtin: Qeveria e re ta vendosë çështjen e Luginës së Preshevës lart në agjendën e saj

    Kamberi uron Kurtin: Qeveria e re ta vendosë çështjen e Luginës së Preshevës lart në agjendën e saj

    Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka uruar kryeministrin e sapozgjedhur të Kosovës, Albin Kurti, për mandatin e ri, si dhe për përbërjen e re qeveritare.

    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka shprehur mbështetjen e tij, duke uruar që ky mandat të jetë i suksesshëm dhe i qëndrueshëm, me arritje konkrete për qytetarët e Kosovës.

    Kamberi ka theksuar rëndësinë e forcimit të drejtësisë, zhvillimit ekonomik, rritjes së sigurisë dhe përshpejtimit të integrimit euro-atlantik, i cili tutje ka nënvizuar gjithashtu pritshmërinë që Qeveria e re ta vendosë çështjen e Luginës së Preshevës në krye të agjendës së saj, përmes dialogut me Serbinë, bashkëpunimit rajonal dhe angazhimit ndërkombëtar për reciprocitet dhe simetri në respektimin e të drejtave të minoriteteve.

    Në përfundim, ai i ka uruar suksese ekzekutivit të ri, duke theksuar se pret që qeveria të punojë me vendosmëri për të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë kufijve të Republikës së Kosovës.

    “Suksese qeverisë së re. Le të punojë me vendosmëri për të gjithë shqiptarët, brenda e jashtë kufijve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar në fund Kamberi.

  • Albin Kurti votohet për kryeministër, merr mandatin e tretë

    Albin Kurti votohet për kryeministër, merr mandatin e tretë

    Albin Kurti dhe kabineti i tij ka marrë votat e nevojshme për qeverinë e re të Kosovës.

    Deputetët dhanë 66 vota pro qeverisë së re të Albin Kurtit.

    Ndërsa kjo do të jetë përbërja e kabinetit të Kurtit:

    Albin Kurti, Kryeministër

    Glauk Konjufca, Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Jashtëm

    Donika Gërvalla, Zëvendëskryeministër i dytë dhe Ministre e Drejtësisë

    Fikrim Damka, Zëvendësministër i tretë për çështje të pakicave dhe bashkëpunim

    Hekuran Murati, Ministër i Financave

    Andin Hoti, Ministër për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare

    Ejup Maqedonci, Ministër i Mbrojtjes

    Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme

    Lulëzon Jagxhiu, Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit

    Arben Vitia, Ministër i Shëndetësisë

    Hajrulla Çeku, Ministër i Arsimit dhe Shkencës

    Saranda Bogujevci, Ministër i Kulturës

    Elbert Krasniqi, Ministër Administrimit të Pushtetit

    Blerim Gashani, Ministër i Sportit

    Fitore Pacolli, Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

    Armend Muja, Ministër i Bujqësisë

    Dimal Basha, Ministër i Infrastrukturës

    Mimoza Kusari, Ministre e Tregtisë

    Artane Rizvanolli, Ministre e Ekonomisë

    Nenad Rashiq, Ministër për Komunitete dhe Kthim

    Rasim Demiri, Ministër për Zhvillim Rajonal

  • Kurti paraqet para Kuvendit emrat e kabinetit të tij për qeverinë e re

    Kurti paraqet para Kuvendit emrat e kabinetit të tij për qeverinë e re

    Mandatari për formimin e qeverisë së re, Albin Kurti, ka paraqitur para Kuvendit emrat e kabinetit të tij për qeverinë e re.

    Ata janë:

    Glauk Konjufca, Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Jashtëm

    Donika Gërvalla, Zëvendëskryeministër i dytë dhe Ministre e Drejtësisë

    Fikrim Damka, Zëvendësministër i tretë për çështje të pakicave dhe bashkëpunim

    Hekuran Murati, Ministër i Financave

    Andin Hoti, Ministër për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare

    Ejup Maqedonci, Ministër i Mbrojtjes

    Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme

    Lulëzon Jagxhiu, Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit

    Arben Vitia, Ministër i Shëndetësisë

    Hajrulla Çeku, Ministër i Arsimit dhe Shkencës

    Saranda Bogujevci, Ministër i Kulturës

    Elbert Krasniqi, Ministër Administrimit të Pushtetit

    Blerim Gashani, Ministër i Sportit

    Fitore Pacolli, Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

    Armend Muja, Ministër i Bujqësisë

    Dimal Basha, Ministër i Infrastrukturës

    Mimoza Kusari, Ministre e Tregtisë

    Artane Rizvanolli, Ministre e Ekonomisë

    Nenad Rashiq, Ministër për Komunitete dhe Kthim

    Rasim Demiri, Ministër për Zhvillim Rajonal

  • PDK paralajmëron rezolutë për gjykimin në Hagë në seancën e parë të Kuvendit

    PDK paralajmëron rezolutë për gjykimin në Hagë në seancën e parë të Kuvendit

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka deklaruar se legjislatura e re e Kuvendit nis në një moment vendimtar për vendin, duke theksuar se mbrojtja e së vërtetës, drejtësisë dhe shtetësisë në Hagë është obligim shtetëror dhe kombëtar, e jo çështje partie.

    Përmes një postimi në facebook pas konstituimit të Kuvendit, ai bëri të ditur se në seancën e parë të punës do të procedohet për votim një rezolutë e hartuar nga ekspertë të pavarur.

    Sipas tij, rezoluta kërkon një gjykim të drejtë dhe të paanshëm, në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, si dhe me standardet më të larta ndërkombëtare.

    Ai u bëri thirrje të gjitha subjekteve politike që ta mbështesin këtë iniciativë, duke theksuar se pret përkrahjen e të gjithë atyre që besojnë në drejtësi, dinjitet dhe shtet.

  • Këshilli Evropian ia zgjatë mandatin emisarit për dialogun Kosovë-Serbi deri në vitin 2028

    Këshilli Evropian ia zgjatë mandatin emisarit për dialogun Kosovë-Serbi deri në vitin 2028

    Këshilli Evropian sot ka miratuar një rezolutë për zgjatjen e mandatit të dy përfaqësuesve specialë.

    Emisarit për dialogun Kosovë-Serbi, danezi Peter Sorensen, do të qëndrojë në këtë pozitë deri në vitin 2028.

    “Mandati i z. Peter Sørensen si EUSR për Dialogun Beograd-Prishtinë u zgjat për dy vjet, deri më 29 shkurt 2028. Z. Sørensen u emërua për herë të parë në janar 2025”, thuhet në njoftim.