Ka shkuar në dy numri i viktimave nga shpërthimi në një pallat pesëkatësh në Elbasan të Shqipërisë.
Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë gjetur nën rrënoja trupin e pajetë të 69-vjeçarit Hamit Ibro, i cili rezultonte i zhdukur që nga shpërthimi i së mërkurës.
Nga ngjarja ka humbur jetën edhe një grua 82-vjeçare, ndërsa dhjetë persona të tjerë kanë marrë ndihmë mjekësore si pasojë e asfiksisë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Shpërthimi ka shkaktuar shembjen e një pjese të ndërtesës, e cila është shpallur e pabanueshme, ndërsa banorët janë evakuuar.
Autoritetet po hetojnë shkaqet e ngjarjes, ndërsa dyshimet e para janë se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një bombol gazi.
