Kryeqyteti, Prishtina, ka njoftuar se Drejtoria e Shëndetësisë ka nisur kontrollet sistematike mjekësore në 47 shkolla të kryeqytetit, ku do të përfshihen rreth 9,000 nxënës.
Sipas njoftimit, vizitat mjekësore po realizohen në bashkëpunim me ekipet e kujdesit parësor shëndetësor, me qëllim të përcjelljes së gjendjes shëndetësore të nxënësve dhe identifikimit me kohë të shqetësimeve të mundshme.
“Bashkë me ekipet e kujdesit parësor shëndetësor, po përcjellim gjendjen e nxënësve dhe po identifikojmë me kohë çdo shqetësim të mundshëm”, thuhet në njoftimin e Kryeqytetit.
Kontrollet sistematike synojnë të kontribuojnë në identifikimin e hershëm të problemeve të mundshme shëndetësore dhe në kujdesin për shëndetin e nxënësve. /Telegrafi/
