ATV

Blog

  • Nis testimi i Instagram Plus, një plan me pagesë që ofron veçori për menaxhimin e Stories

    Nis testimi i Instagram Plus, një plan me pagesë që ofron veçori për menaxhimin e Stories

    Meta ka filluar testimin e Instagram Plus, një plan me pagesë që ofron veçori për menaxhimin e Stories dhe, në përgjithësi, për ndërveprimin social.

    Kompania që prodhon Facebook, WhatsApp dhe Threads e konfirmoi lajmin për TechCrunch, pa zbuluar nëse ky testim do të vazhdojë apo cilat vende të tjera do të përfshijë.

    Instagram Plus sjell disa veçori të reja. Abonentët mund të shikojnë postimet në Story të përdoruesve të tjerë nën modalitetin Incognito dhe të shohin se sa herë është parë postimi i tyre duke kërkuar emrin e një përdoruesi specifik pa pasur nevojë të shfletojnë të gjithë listën.

    Gjithashtu mund të krijohen lista të pakufizuara “miqsh të ngushtë”, një veçori që lejon zgjedhjen e një grupi përdoruesish që lejon shikimin e postimeve në Story. Po ashtu një tjetër element i Instagram Plus është shikimi paraprak i postimit në Story para se të publikohet si dhe zgjatja e periudhës së dukshmërisë së tyre nga 24 orë në 48 orë.

    Për më tepër, abonentët do të jenë në gjendje ta vendosin postimin e tyre në Story në mënyrë që të shfaqet e para në faqen e ndjekësve dhe të dërgojnë zemra super të animuara në postimet e përdoruesve të tjerë.

    Abonimi, i cili aktualisht po testohet vetëm në Meksikë, Japoni dhe Filipine, sipas disa përdoruesve, nuk përjashton reklamat.

    Me këtë test, Meta konfirmon njoftimin e saj të janarit të kaluar, në të cilin deklaroi qëllimin e saj për të eksperimentuar me futjen e abonimeve premium për tre rrjetet sociale: rozë (Instagram), blu (Facebook) dhe jeshile (WhatsApp).

    Kjo strategji është zbatuar tashmë nga Snapchat me planin e saj Snapchat+, si dhe nga X, YouTube dhe Telegram. Prandaj, rrjetet sociale po kërkojnë një mënyrë alternative për të fituar para nga përmbajtja e tyre.

    Instagram po teston një plan me pagesë, nga mundësia për të parë ‘Stories’ në mënyrë të fshehtë te kohëzgjatja e postimeve
    Read more
    Advertis

  • Prokuroria në Pejë jep detaje për rastin ku një burrë sulmoi një 11-vjeçar në mes të oborrit të shkollës

    Prokuroria në Pejë jep detaje për rastin ku një burrë sulmoi një 11-vjeçar në mes të oborrit të shkollës

    Një rast i rëndë ka ndodhur sot në një shkollë në Deçan ku një 11-vjeçar është sulmuar nga një burrë i rritur.

    Lidhur me këtë, Shkodran Nikçi, nga Prokuroria në Pejë, për Kosova Live, ka njoftuar se burri është arrestuar, dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Ai ka njoftuar edhe se i mituri ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa ndaj të dyshuarit është iniciuar vepër penale.

    ‘’Një rast në oborrin e shkollës, me ç’rast dyshohet se një prind ka sulmuar fizikisht një nxënës, ku për fat të mirë më vonë kanë intervenu mësimdhënësit e kësaj shkolle dhe kanë shmang prind. Më pas është njoftuar policia e Kosovës, të cilët e kanë arrestuar personin e dyshuar, i cili më pas është ndaluar për 48 orë, dhe ndaj tij është iniciuar rast penal ndaj tij për veprën penale ‘’lëndim i lehtë trupor’’, ndërkaq i mituri ka pranuar tretman mjekësor.

    Sa i përket motiveve për këtë, ai ka thënë se: Nga informatat që kemi ne, nuk ka pasur konflikt fizik vetëm ka pasur konflikt verbal para disa kohësh.

  • “Kamarja e Turpit” rikthehet në skenë në Teatrin Kombëtar të Kosovës më 1 prill

    “Kamarja e Turpit” rikthehet në skenë në Teatrin Kombëtar të Kosovës më 1 prill

    Teatri Kombëtar i Kosovës ka njoftuar për rikthimin në skenë të shfaqjes “Kamarja e Turpit”, e cila do të jepet në reprizë sot, më 1 prill 2026, në orën 20:00.

    Vepra është e bazuar në krijimtarinë e Ismail Kadare, me dramatizim nga Doruntina Basha dhe regji të Kushtrim Koliqit. Në këtë produksion marrin pjesë aktorë të njohur të skenës teatrore vendore, duke përfshirë Adrian Morinën, Armend Smajlin, Ylber Bardhin, Gresa Pallaskën dhe të tjerë.

    Sipas njoftimit, publiku i interesuar mund të rezervojë biletat duke dërguar një SMS me të dhënat përkatëse në numrin e bërë publik nga teatri.

    Shfaqja pritet të sjellë një tjetër mbrëmje artistike për dashamirët e teatrit, duke rikthyer në vëmendje një nga veprat e njohura të repertorit kombëtar.

  • Afati kushtetues po afrohet, deputeti i VV-së: S’i kemi votat për presidentin

    Afati kushtetues po afrohet, deputeti i VV-së: S’i kemi votat për presidentin

    Pavarësisht se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka përcaktuar afatin për zgjedhjen e presidentit të vendit, partitë politike nuk kanë arritur ende një marrëveshje konkrete për këtë çështje.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka deklaruar se subjekti i tij nuk i ka numrat për ta zgjedhur si të vetëm presidentin e Kosovës, duke theksuar se zgjidhja e kësaj çështjeje kërkon marrëveshje me partitë opozitare.

    Abrashi, u shpreh se LVV nuk ka mundësi për ta zgjedhur vet presidentin, duke shtuar se vullneti i tyre për të gjetur një kompromis ekziston.

    “Po, tashmë edhe me anulimin e dekretit, të cilin pati tentativë për me e shpërnda në kundërshtim me Kushtetutën Kuvendin e Republikës së Kosovës, është kthyer tashmë rrjedha normale e funksionimit të Kuvendit. Kryesia e Kuvendit tashmë ka caktuar seancën e rregullt, e cila do të mbahet të enjten, do të thotë pasnesër. Në kuadër të asaj seance janë paraparë pikat e rregullta, në këtë rast janë disa marrëveshje ndërkombëtare, të cilat tashmë ne duhet t’i votojmë si Kuvend i Kosovës. Sa i përket çështjes së Presidentit, natyrisht kjo çështje mbetet ende e hapur. Si Vetëvendosje, po e them edhe njëherë, ne kemi vullnetin dhe gatishmërinë që të gjejmë një kompromis sa i përket kësaj çështjeje, sepse rezultati nga zgjedhjet e fundit neve na ka dhënë mundësinë që me e kryer konstituimin e Kuvendit dhe Qeverisë, mirëpo jo për ta zgjedhur vet”, tha ai.

    Abrashi thotë se opozita po e mban peng çështjen e zgjedhjes së presidentit.

    “Pra, çka po dua të them është se ne jemi të detyruar të ulemi të diskutojmë me partitë opozitare, të cilat fatkeqësisht për arsye të tyre po e mbajnë peng çështjen e zgjedhjes së Presidentit të Kosovës. Prandaj, krejt kjo do të varet gjatë takimeve që do t’i kemi në ditët në vijim me përfaqësuesit e partive opozitare dhe uroj që do të reflektojnë pozitivisht dhe Kosova ta tejkalojë këtë krizë të panevojshme, e cila ka rrezik që të na çojë në zgjedhje, prapë po them të panevojshme”, u shpreh Abrashi.

    Kurse, sa i përket paralajmërimeve të kryeministrit Albin Kurti për ftesa ndaj partive opozitare, Abrashi tha se janë të hapur për emra të kandidatëve të rinj për president.

    “Janë tema të hapura, gjithçka është e mundur. Ne nuk është se kemi ndonjë pozicion kështu këmbëngulës. Natyrisht, do të donim që propozimet tona të merreshin parasysh, por se duhet t’i dëgjojmë edhe ata se çka thonë njëherë. Deri më tani nuk kemi parë vullnet konstruktiv, fatkeqësisht, për me e tejkalua këtë krizë nga ana e partive opozitare, por urojmë që kjo çështje do të ndryshojë në këto ditë dhe se do të reflektojnë pozitivisht”, theksoi ai.

    Ai shtoi se është herët për të folur për qëndrime konkrete lidhur me emrat e mundshëm për president që PDK pati thënë se kandidati duhet të jetë nga ky subjekt.

    “Po, është herët të flasim për këtë çështje, meqenëse nuk kanë ndodhur takimet. Këto diskutime do të bëhen në momentin kur përfaqësuesit e të dy subjekteve do të takohen dhe se pastaj, konform këtyre takimeve, do ta shohim se si do të reflektojë kjo në grupet respektive parlamentare që i kemi, pra si deputetë. Por, çka mund të them është se jemi të gatshëm të ulemi, të diskutojmë dhe të gjejmë një zgjidhje. Kjo është ajo çka i përket anës tonë si Vetëvendosje”, potencon ai.

    Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka propozuar emra konkretë, por mungon përkrahja nga partitë e tjera.

    “Tashmë ne kemi emrat, i kemi propozuar. Pra, janë emra të cilët kanë kredibilitet dhe mbështetjen e fuqishme të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Pra, zotëri Konjufca dhe zonja Mulhaxha kanë përkrahjen tonë, por krejt çka duhet është edhe përkrahja e subjekteve të tjera, të cilën fatkeqësisht për momentin nuk e kemi. Por, prapë po them, është herët të paragjykojmë se si do të shkojë rrjedha, sepse krejt kjo varet nga qëndrimet e partive opozitare”, thotë tutje ai.

    Gjykata Kushtetuese u ka dhënë kohë ligjvënësve të Kosovës mbi një muaj kohë për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit, pasi e rrëzoi një dekret të presidentes së tanishme, Vjosa Osmani, më 25 mars për shpërndarjen e Kuvendit pas moszgjedhjes së presidentit në një seancë më 5 mars.

    Dekreti, sipas Gjykatës Kushtetuese, nuk ka efekt juridik. Nga Presidenca e Kosovës e mirëpritën vendimin dhe thanë se është konstatuar se Osmani nuk ka bërë shkelje kushtetuese.

    Gjykata Kushtetuese e publikoi aktgjykimin e plotë lidhur me dekretin e Osmanit të nxjerrë më 6 mars, duke vendosur se në rast se brenda 34 ditësh, nga kur ka hyrë në fuqi aktgjykimi, deputetët nuk zgjedhin presidentin, Kuvendi shpërndahet.

    Sipas vendimit, pas shpërndarjes ‘ex constitutione’ (shpërndahet në mënyrë automatike në bazë të Kushtetutës) së organit ligjvënës, Kosova duhet të mbajë zgjedhje të reja brenda 45 ditësh. /Ekonomiaonline

  • Arrestohen dy femra në Graçanicë, dyshohet se rrahën një person

    Arrestohen dy femra në Graçanicë, dyshohet se rrahën një person

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 31 mars 2026 janë intervistuar dy të dyshuara femra kosovare në Graçanicë, lidhur me një rast të raportuar më 30 janar 2026, rreth orës 16:00.

    Sipas raportit, të dyshuarat kanë kryer veprën penale ‘dhunë në familje’ ndaj një viktime mashkull.

    Me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me këtë çështje vazhdojnë.

  • “Diçka nuk ishte në rregull” – Klinikat IVF në Qipron Veriore u dhanë familjeve spermën e gabuar

    “Diçka nuk ishte në rregull” – Klinikat IVF në Qipron Veriore u dhanë familjeve spermën e gabuar

    Rasti i çiftit britanik, Beth dhe Laura, ka nxjerrë në pah gabime serioze në klinikat e fertilitetit në Qipron Veriore, ku testet e ADN-së treguan se fëmijët e tyre nuk janë të donatorit të zgjedhur dhe nuk kanë lidhje biologjike mes vete. Ky rast ka ngritur shqetësime për mungesë transparence dhe kontrolli në trajtimet IVF jashtë vendit.

    “Ishte pak kohë pasi lindi James që e kuptova se diçka nuk ishte në rregull”, thotë Laura.

    Beth dhe Laura kanë dy fëmijë – Kate dhe James – të dy të konceptuar përmes trajtimit IVF në Dogus IVF Centre në Qipron Veriore. Të dyja gratë përdorën vezët e tyre dhe zgjodhën me kujdes një donator anonim dhe të shëndetshëm të spermës, duke kërkuar që të përdorej i njëjti donator për fëmijët e tyre.

    Pas lindjes së James, ndryshimet në tiparet e tij fizike – sytë kafe dhe lëkura e errët – ndezën dyshime te prindërit: “A kishte bërë gabim klinika?” thotë Laura. Testet e ADN-së konfirmuan dyshimet: asnjëri prej fëmijëve nuk kishte lidhje me donatorin e zgjedhur dhe nuk kishin lidhje biologjike mes vete.

    “Ndjenja e ankthit ishte nga ideja se diçka kishte shkuar shumë keq dhe çfarë do të thoshte kjo për fëmijët?” thotë Beth.

    BBC ka kontaktuar gjithsej shtatë familje që dyshojnë për gabime gjatë trajtimit IVF në klinikat e Qipros Veriore. Shumica e tyre kanë kryer teste ADN-je, të cilat konfirmojnë dyshimet. Ky territor nuk zbatohet nga ligjet e Bashkimit Evropian dhe njihet ligjërisht vetëm nga Turqia, gjë që e bën mbikëqyrjen e klinikave të dobët.

    Beth dhe Laura kishin zgjedhur donatorin “Finn” nga Cryos International në Danimarkë. Sipas tyre, klinika Dogus u zotua se sperma e tij do të përdorej për të dy fëmijët. Megjithatë, rezultatet e testit ADN treguan të kundërtën. “Kaluan nga ideja se kishim një profil të bukur të donatorit Finn dhe ndiheshim sikur njihnim historinë e tij familjare dhe shëndetësore, në asgjë”, thotë Beth.

    Klinika dhe stafi që morën pjesë në trajtimet e Beth dhe Laura nuk kanë dhënë përgjigje për pyetjet e BBC-së, ndërsa Firdevs, e cila kishte kryer trajtimet, mohon përgjegjësinë për porosinë e spermës dhe përfundimin e gabuar. Testet ADN të certifikuara konfirmojnë se James dhe Kate nuk kanë lidhje me donatorin Finn dhe as me njëri-tjetrin.

    Ekspertët e fertilitetit thonë se gabimet e tilla janë të rralla, por fakti që mund të jenë ndodhur më shumë se një herë tregon neglizhencë ose madje mashtrim. “Është një situatë absolutisht e tmerrshme për pacientët”, thotë Dr. Ippokratis Sarris nga Shoqata Britanike e Fertilitetit.

    Qiproja Veriore nuk ka një rregullator të pavarur për mbikëqyrjen e klinikave, ndërsa trajtimet jashtë vendit janë tërheqëse për çmimet më të ulëta dhe mundësitë për komunitetin LGBT dhe individët beqarë. Aktivistja Mine Atli thotë se “klinikat që zbatojnë ligjin e bëjnë këtë sepse pronarët kanë ndërgjegje të mirë. Nuk është diçka që u imponohet nga shteti”.

    Megjithatë, familja vazhdon të jetë e bashkuar. “Ne jemi ende një familje, edhe nëse nuk na lidh gjaku”, thotë Kate. Beth dhe Laura shtojnë: “Kemi dy fëmijë të mrekullueshëm. Në fund të fundit, gjithçka do të jetë mirë”.

  • Hiqet nafta falas për fermerët në Shqipëri

    Hiqet nafta falas për fermerët në Shqipëri

    Qeveria e Shqipërisë nuk do të japë më naftë falas për fermerët.

    Në skemën e re kombëtare, siç raporton Euronews.al, heqja e naftës për traktorët është zëvendësuar me një tjetër masë mbështetëse, pasi për herë të parë bujqit shqiptarë do të marrin lekë për sipërfaqe toke të mbjellë

    Konkretisht, fermerët do të marrin 100 euro për çdo hektar të mbjellë dhe me këtë masë ata do të stimulohen të punojnë tokën.

    Ndërkohë, sipas vendimit, janë 52 milionë eurot e skemës kombëtare 2026, qe do të ndahen në disa kategori, ku vëmendje të veçantë kësaj here ka marrë bletaria dhe kontrolli biologjik.

  • “Nuk munda t’i tregoj që i erdhi kufoma e djalit”, dëshmitarja e Masakrës së Lybeniqit rrëfen tmerret

    “Nuk munda t’i tregoj që i erdhi kufoma e djalit”, dëshmitarja e Masakrës së Lybeniqit rrëfen tmerret

    Sot shënohet 27-vjetori i Masakrës së Lybeniqit, ndërsa dëshmitarja e këtij tmerri, Elhame Kurtaj-Haradinaj, rrëfeu të pathënat e aktit kriminal.

    Në një lidhje të drejtpërdrejt në Klan Kosova, aktivistja tha se Serbia ka kryer krime shumë të rënda ndaj popullit të Kosovës.

    “Ata përveç që kanë kryer krimin, i kanë bartë me vete kufomat, kanë dashur ta fshehin krimin, kanë shpallë edhe një luftë tjetër psikologjike me familjarë”, u shpreh Kurtaj-Haradinaj.

    Ajo ndau edhe një rrëfim tejet prekës nga koha e luftës, kur ushtronte edhe profesionin e mësueses në Lybeniq.

    “Unë kam qenë ajo që ua kam dhënë lajmin kur i kanë sjell kufomat prej Serbisë. Nuk kam mundur të shkojë te nëna e vet [nxënësit të saj] me ia dhanë lajmin që të ka ardh kufoma e djalit të vetëm”, tha mes emocioneve ajo.

    Ndër të tjera, Kurtaj-Haradinaj tha se liria që dikur u derdh gjak për të, sipas saj, ajo sot nuk po mbrohet si duhet.

  • I zhdukur nga tetori i vitit të kaluar, ende asnjë gjurmë nga Florjan Tabaku

    I zhdukur nga tetori i vitit të kaluar, ende asnjë gjurmë nga Florjan Tabaku

    Florjan Tabaku, një qytetar nga Shqipëria, i cili u raportua i zhdukur nga familja më 20 tetor, ende nuk është gjetur.

    Sipas familjarëve, Tabaku është zhdukur gjatë një mbledhjeje gështenjash në zonën kufitare “Qafë Morinë-Gjakovë”, dhe ende nuk ka asnjë informacion rreth vendndodhjes së tij, megjithatë shpresat e tyre janë që më i dashuri i tyre është akoma gjallë.

    Fabjon Tabaku, vëllai i të zhdukurit ka bërë thirrje për ndihmë në kërkimin e Florjanit.

    “Ju lutemi, na ndihmoni, ende nuk kemi asnjë lajm për vëllain tonë, Florjan Tabaku, i zhdukur që nga 20 tetor 2025 në Qafë Morinë – Tropojë. Çdo ndihmë dhe publikim nga ana juaj është jetik për ne”, tha ai.

    Familjarët e Florjanit kanë lënë një numër kontaktues për çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij: 0693829918.

  • Pasojat e luftës në Iran, Starmer paralajmëron britanikët: Kostoja e jetesës nuk do të jetë e lehtë

    Pasojat e luftës në Iran, Starmer paralajmëron britanikët: Kostoja e jetesës nuk do të jetë e lehtë

    Kryeministri britanik, Keir Starmer ka paralajmëruar britanikët se ndikimi i konfliktit në Lindjen e Mesme do të ndikojë në të ardhmen e vendit.

    Duke folur në një konferencë për shtyp në Downing Street këtë mëngjes, mes frikës për një krizë të re të kostos së jetesës në Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri tha: “Më duhet të jem i sinqertë me njerëzit. Kjo nuk do të jetë e lehtë”, tha ai.

    Starmer gjithashtu u tha gazetarëve: “Si do të dalim nga kjo krizë do të na përcaktojë për një brez.”

    Adresimi i tij vjen ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump tha se po shqyrton tërheqjen nga NATO pasi aleatët nuk iu bashkuan luftës së tij me Iranin.

    Presidenti amerikan gjithashtu pretendoi se Mbretëria e Bashkuar ishte ndër disa vende që “nuk mund të sigurojnë karburant për avionë”.

    Presidenti amerikan pretendoi në platformën e tij Truth Social se Britania dhe vendet e tjera që nuk morën pjesë në sulmet kundër Iranit duhet të sigurojnë vetë Ngushticën e Hormuzit. Që nga fillimi i luftimeve, çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm si reagim ndaj bllokimit nga Teherani të cisternave që kalojnë përmes kësaj ngushtice.