ATV

Blog

  • Nuk u fut në rend të ditës rezoluta për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave, PDK largohet nga seanca e Kuvendit

    Nuk u fut në rend të ditës rezoluta për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave, PDK largohet nga seanca e Kuvendit

    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës është larguar nga seanca e sotme e Kuvendit. Kjo pasi nuk u arrit pajtueshmëri që në rend të ditës të futet një draft-rezolutë për mbrojtjen e së vërtetës dhe viktimave.

    PDK ka kërkuar që ky propozim të futet si pikë e parë e rendit të ditës.

    Lëvizja Vetëvendosje nuk u pajtua që një rezolutë e propozuar nga PDK-ja për “mbrojtjen e së vërtetës dhe dinjitetit të viktimave të luftës”, të futet si pikë e parë e rendit të ditës.

    Shefja e grupit të Vetëvendosjes, Arberie Nagavci, tha se duhet krijohet një grup i përbashkët nga të gjitha partitë që të sillet një draft në fund për miratim.

    Rezoluta u përkrah nga LDK dhe AAK. Në shenjë pakënaqësie PDK lëshoi sallën.

    Seanca është duke vazhduar me deklarimet jashtë rendit të ditës.

  • Çitaku insiston që rezoluta të jetë pika e parë, i drejtohet Haxhiut: Nuk bëjmë kompromis

    Çitaku insiston që rezoluta të jetë pika e parë, i drejtohet Haxhiut: Nuk bëjmë kompromis

    Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, po insiston që draft-rezoltua për mbrojtjen e viktimave të luftës së fundit në vend, të renditet si pika e parë e rendit të ditës për seancën e sotme dhe të votohet.

    Duke iu drejtuar kryeparlamentares, Albulena Haxhiu, e cila i përmendi diskutimet mes grupeve parlamentare, Çitaku tha se janë të gatshëm të takohen, por jo të bëjnë kompromis.

    Sipas saj, kjo pikë është më e rëndësishme se çdo marrëveshjet ndërkombëtare.

    “Kryetare, grupet parlamentare, të gjithë deputetët, e kanë pranuar tekstin e rezolutës dje, ka pasur kohë të mjaftueshme që grupet të japin vërejtjet e tyre. Megjithatë, ne jemi të gatshëm që të ulemi bashkë sepse për ne, dhe për secilin deputet, nuk ka bash asnjë çështje tjetër më të rëndësishme se trajtimi i kësaj rezolute, votimi në unanimitet.

    Jemi të gatshëm të takohemi, por nuk jemi të gatshëm të bëjmë kompromis. Kryetare, ua dhamë votat për marrëveshjet ndërkombëtare, por kjo rezolutë në mbrojtje të vërtetës historike, në mbrojtje të viktimave, është më e rëndësishme se çdo marrëveshje ndërkombëtare. Ju lutem kryetare, tjetër punë na nuk kemi, rrimë këtu edhe 5 orë, ta kryejmë sot dhe ta kryejmë si pikë të parë të rendit të ditë. Kjo është kërkesa jonë.”

  • Ekspozita me gabime, Arianit Koci njofton se është bërë avokat i Shkëlzen Gashit, ankohet për bastisjen e banesës

    Ekspozita me gabime, Arianit Koci njofton se është bërë avokat i Shkëlzen Gashit, ankohet për bastisjen e banesës

    Avokati kosovar, Arianit Koci, ka njoftuar se që nga dita e djeshme ka marrë përsipër mbrojtjen e Shkëlzen Gashit i cili tashmë është nën hetime nga Prokuroria për ekspozitën me të dhëna të pasakta për masakrat e ndodhura në Kosovë.

    Koci në njoftimin e tij ka thënë se bastisja e banesës së Shkëlzen Gashit është kryer pa urdhër të gjykatës, derisa gjatë kontrollit thotë se Gashit i është prezantuar një autorizim i prokurorit për mbledhje të provave.

    “Ky autorizim nuk e zëvendëson vendimin gjyqësor për bastisje. Për më tepër, ky dokument është komunikimi intern i Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës.

    Sipas nenit 36 të Kushtetutës, bastisja e banesës, konfiskimi i pajisjeve dhe ndërhyrja në komunikime lejohen vetëm me vendim gjyqësor, përveç rasteve urgjente. Një urgjencë e tillë nuk ekziston, sidomos kur kemi të bëjmë me veprimtari publike – ekspozitë në qendër të kryeqytetit”, shkruan Koci.

    Sipas avokatit mbrojtës “vet mënyra se si është realizuar bastisja, ngutia e paarsyeshme e organeve shtetërore, e kontaminon çështjen e pretenduar penale që në fillim”.

    Në fund Koci thotë se rasti në fjalë përbën edhe precedent të rrezikshëm për lirinë e shprehjes dhe veprimtarinë publike.

  • Pse NASA po kthehet në Hënë?

    Pse NASA po kthehet në Hënë?

    Mund të pyesni veten pse NASA ka vendosur të dërgojë një ekuipazh me pilot rreth Hënës tani, pas më shumë se 50 vitesh pa misione në trupin qiellor.

    Thomas Moore thotë se misionet Apollo në vitet e 70-ta u ndalën sepse “ata e kuptuan se po bëhej shumë e kushtueshme të çojë njerëz në Hënë”, transmeton Telegrafi.

    “Kishte gjithashtu ndryshime në prioritetet politike; ishte një kohë e luftës së Vietnamit, dhe qartë ata i devijuan shumë fonde federale për këtë në vend të programit hapësinor”, tha ai.

    “Pati edhe një humbje të interesit nga publiku, pasi Apollo 11 u ul në Hënë, ata menduan ‘kam qenë këtu, e kam bërë këtë’, kështu që megjithëse u bënë më të mëdhenj dhe më të mirë, nuk e tërhoqi kurrë më vëmendjen e publikut përveç Apollo 13”, shtoi ai.

    Duke iu referuar arsyes pse po kthehen tani, Moore tha se kjo është pjesërisht sepse “ne e kuptojmë hënën shumë më tepër”.

    “Kur mendon për ditët e Apollos, dukej shumë e thatë, në fakt, nuk është, ata gjetën ujë në Hënë dhe mendojnë se në Polin e Jugut ndoshta ka akull”, tha ai.

    “Kjo është arsyeja pse ata janë vërtet të interesuar të kthehen, sepse nëse ke ujë, atëherë mund të mbash jetën njerëzore në hënë”, shtoi për fund Moore.

  • Tahiri kërkon që draft-rezoluta për viktimat e luftës të jetë pika e parë e rendit të ditës

    Tahiri kërkon që draft-rezoluta për viktimat e luftës të jetë pika e parë e rendit të ditës

    Në seancën plenare të Kuvendit është propozuar një draft-rezolutë nga Partia Demokratike e Kosovës për mbrojtjen e viktimave të luftës së fundit në vend.

    Lidhur me këtë, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar që kjo pikë të trajtohet si e para në rendin e ditës së seancës.

    “Propozimi jem është që po ashtu të jetë në rend të ditës si pikë e parë”, tha ai në Kuvend.

  • LDK përkrah rezolutën e PDK-së: E kemi obligim ta mbrojmë sakrificën e popullit për liri

    LDK përkrah rezolutën e PDK-së: E kemi obligim ta mbrojmë sakrificën e popullit për liri

    LDK e përkrah në parim rezolutën e propozuar nga PDK për të trajtuar çështjen e ekspozitës së Shkëlzen Gashit.

    Kështu deklaroi shefja e GP Jehona Lushaku.

    “Lidhja Demokratike e Kosovës e ka shqytuar tekstin e rezolutës dhe në parim pajtohem për të sepse është obligim i yni që ta mbrojmë sakrificën e popullit tonë për liri. Gjithsesi jemi të gatshëm të kontribojmë në komision të përbashkët, nëse ka një iniciativë për ta modifikuar dhe plotësuar tekstin e kësaj rezolute”, deklaroi ajo.

  • Ambasadori gjerman takohet me Maqedoncin, përmend ndihmë 3 milionëshe nga Gjermania për 5 projekte për FSK-në

    Ambasadori gjerman takohet me Maqedoncin, përmend ndihmë 3 milionëshe nga Gjermania për 5 projekte për FSK-në

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph është takuar me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

    “Gjermania vazhdon të qëndrojë krah për krah me Kosovën në forcimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë”, shkroi Ambasada Gjermane në një postim në Facebook.

    Gjatë takimit, u tha se ambasadori “theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në kuadër të iniciativës Enable and Enhance — me 3 milionë euro në vitin 2026 për pesë projekte kyçe”.

    “Këto projekte fokusohen në forcimin e shërbimeve mjekësore, logjistikës dhe kapaciteteve të zjarrfikjes brenda Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) — kontribute konkrete që rrisin gatishmërinë operacionale dhe zhvillimin institucional. Takimi përfshiu gjithashtu asistencën e vazhdueshme të Gjermanisë për trajnimin ushtarak: kadetët kosovarë që aktualisht po ndjekin trajnim gjuhësor në Gjermani do të vazhdojnë me arsimimin për oficerë në përputhje me standardet e NATO-s — një investim në gjeneratën e ardhshme të lidershipit brenda FSK-së”, thuhet në njoftimin e Ambasadës,

    “Përveç kësaj, programi bilateral për vitin 2026 parasheh një gamë të gjerë aktivitetesh të përbashkëta, duke përfshirë shkëmbime ekspertësh dhe trajnime në logjistikë, polici ushtarake dhe arsimim për oficerë. Gjermania ka qenë një partner i besueshëm për FSK-në që nga fillimi — dhe mbetet e përkushtuar për thellimin e këtij bashkëpunimi dhe për mbështetjen e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit euro-atlantik”, thuhet tutje në njoftim.

  • Nagavci: Jemi të gatshëm të kontribuojmë në një rezolutë për mbrojtjen e viktimave të luftës

    Nagavci: Jemi të gatshëm të kontribuojmë në një rezolutë për mbrojtjen e viktimave të luftës

    Shefja e GP të LVV, Arbërie Nagaci, ka thënë se partia që ajo përfaqëson është e gatshme të kontribuojë në një rezolutë për mbrojtjen e viktimave të luftës së fundit në vend.

    Kjo vjen pas gabimeve të shumta që u shfaqën në ekspozitën e hapur më 24 mars në sheshin e Prishtinës, por që u mbyll pak ditë më pas.

    “Sikurse e diskutuam edhe në takimin e Kryesisë, LVV është e gatshme të kontribuojë në një rezolutë që do të paraqiste përmbajtësisht në aspekt shumëdimensional çështje që trajtojnë luftën e fundit. Në lidhje me këtë, ne jemi të gatshëm të delegojmë deputetët tanë, që bashkë me deputetët e GP-ve tjera që të vijnë me një rezolutë e cila i adreson këto çështje në mënyrën më të mirë të mundshme”, deklaroi Nagavci, teksa shtoi se pret që deri në fund të ditës të sillet një draft për miratim në Kuvend.

  • PDK kërkon të futet në rend dite draft-rezoluta për mbrojtje të viktimave të luftës

    PDK kërkon të futet në rend dite draft-rezoluta për mbrojtje të viktimave të luftës

    Vlora Çitaku, deputete e Partisë Demokratike e Kosovës, në fjalën e saj në Kuvend, ka bërë të ditur se kjo parti ka përgatitur një drafte rezolutë për ‘’mbrojtjen e së vërtetës dhe dinjitetit të viktimave të luftës’’.

    Ajo ka kërkuar që ajo të vendoset si pikë e parë e rendit të ditës, dhe se për të, PDK është e hapur për diskutime.

    ‘’PDK ka përgatitu drafte rezolutë në mbrojtje të së vërtetës dhe dinjitet të viktimave të luftës. Sot s’kemi vetëm sfida politike e institucionale, por kemi një më të rrezikshme: Përpjekjen për ta shtrembëruar historinë tonë. Kujtesa është themeli mbi të cilin qëndrojmë si shoqëri. Kemi dhënë një draft propozim, jemi të gatshëm ta diskutojmë, kërkojmë ta fusim në rend dite si pikë e parë, menjëherë pas pyetjeve. Nuk ka kuptim që Kuvendi të sillet sot normalisht, dhe të mos ta miratojë këtë rezolutë si hap i parë, jemi të hapur për diskutim, për plotësime, për PDK është e domosdoshme që kjo rezolutë të hyjë në rend të ditës, dhe të jetë pika e parë’’, ka thënë ajo.

  • Horoskopi ditor, shenjat me fat për këtë ditë

    Horoskopi ditor, shenjat me fat për këtë ditë

    Dashi

    Do e shijoni ne pafundësi sot ëmbëlsinë e jetës suaj ne çift dhe do përjetoni emocione dhe kënaqësi pa fund. Do ndiheni me te vërtetë për mrekulli. Beqaret ka mundësi te fillojnë histori dashurie pasionante dhe afatgjata. Edhe financat do kenë disa përmirësime te vogla, por te mjaftueshme për t’iu nxjerre nga gjendja ne te cilën keni rene.

    Demi

    Do diskutoni gjere e gjate sot ju te dashuruarit dhe do i zgjidhni shpejt problemet qe keni pasur prej kohesh. Te dy do jeni me largpamës dhe me tolerante. Beqaret do ndihen mire me statusin qe kane dhe nuk do kërkojnë ndryshime te statusit. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Po u treguar te pamatur mund te keni edhe vështirësi.

    Binjaket

    Jetën ne çift do e vini ne plan te pare gjate kësaj dite. Asgjë nuk do jete me e rëndësishme sesa mirëqenia me partnerin. Te gjithë do ju kenë zili. Beqaret nuk duhet te kërkojnë asgjë me ngulm sepse mund te bëjnë disa gabime qe do ju ndikojnë tek e ardhmja. Sektori i financave do jete me i qëndrueshëm për femrat sesa për meshkujt.

    Gaforrja

    Do kaloni me tepër kohe sot me personin qe keni ne krah dhe marrëdhënia ne çift do ketë goxha përmirësime. Ne krahët e partnerit do përjetoni kënaqësi te mëdha dhe te paprovuara me herët. Beqaret do kenë mundësi vetëm për aventura kalimtare, asgjë me shume sesa aq. Financat mbajini ne vëmendje sepse situata nuk do jete fort e mire.

    Luani

    Ata qe janë ne një lidhje do surprizohen here pas here nga partneri i tyre. Do ju duket një mrekulli qe e keni atë pranë dhe do shfrytëzoni çdo sekonde. Beqaret do kenë takime pa fund gjate gjithë kësaj dite, por nuk do kenë aspak dëshirë te fiksohen diku. Financat nuk do jene aspak te mira për shkak te shpenzimeve te konsiderueshme qe do kryeni.

    Virgjeresha

    Respektojeni mendimin e njeri-tjetrit sot ju qe jeni ne një lidhje nëse doni te ruani një klime sa me te ngrohte. Gjithçka do varet nga sjellja juaj. Beqaret ka rrezik te fillojnë histori dashurie te ndërlikuara te cilat nuk kane për t’iu sjelle gëzimin e shumëpritur. Me financat bëni shume kujdes. Gabimi me i vogël mund te jete shkatërrues.

    Peshorja

    Do ndiheni shume te vetmuar gjate kësaj dite sepse partneri nuk do ketë shume kohe për te kaluar me ju. Flisni hapur me te. Beqaret do ndikohen nga Merkuri dhe shume gjera kane për te marre rrjedhën e duhur. Lërjani çdo gjë kohës. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Jo vetëm qe do kryeni investimet e menduara, por do hiqni edhe disa para mënjanë.

    Akrepi

    Do kaloni plot çaste te lumtura gjate kësaj dite dhe do ndiheni për mrekulli. Partneri do mendoje vetëm t’iu kënaqë pa i menduar sakrificat qe shpesh duhet te beje. Beqaret nuk do kërkojnë me ngulm një person për ta pasur ne krah, por zemra ne fakt do ju rrahe fort pas një takime surprize. Ne planin financiar do ju duhet te luftoni fort me veten qe te ruani qëndrueshmërinë.

    Shigjetari

    Jeta sentimentale e çifteve do lere për te dëshiruar sot. Asgjë nuk ka për t’iu ecur si duhet, madje nuk do mundojnë as debatet. Do jeni te parrezisueshem sot ju beqaret dhe do merrni propozime pa fund. Shfrytëzojeni sa te mundni. Tek sektori i financave nuk do ndikoje asnjë planet dhe gjendja do varet nga mënyra sesi ju do i menaxhoni te ardhurat. Beni kujdes!

    Bricjapi

    Kujdes me xhelozinë sot ju te dashuruarit sepse situata mund te dale tërësisht jashtë kontrollit. Mos mendoni gjera te paqena. Beqaret duhet te bëjnë atë qe ndiejnë pa menduar se çfarë thonë ata qe i rrethojnë. Gjendja e financave do mbetet e mire. Nuk do keni për çfarë te shqetësoheni sepse edhe investimet e menduara do i kryeni.

    Ujori

    Dite shume zakonshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Duhet t’i merrni gjerat si t’iu vijnë pa kërkuar asgjë me ngulm. Beqaret do dashurohen me një mik, por nuk do guxojnë dot t’ia shprehin mendimet. Buxhetin sado ta mbani ne vëmendje gjendja nuk do jete shume e mire. Do ju duhet patjetër te kryeni investime dhe transaksione.

    Peshqit

    Do jeni me humor shume te mira gjate gjithë kësaj dite dhe gati për te bere çmenduri vetëm për t’ia kaluar mire me partnerin. Do jeni te pandashëm. Beqaret do marrin propozime, por jo shume te përshtatshme. Kujdes, mos hidhni hapa te nxituara sepse do vuani. Ne planin financiar do ju duhet shume këmbëngulje për te arritur atje ku keni dashur.