ATV

Blog

  • Selatin Kaçaniku: Qytetarët po mbijetojnë me kredi dhe over-draft, gjendje varfërie

    Selatin Kaçaniku: Qytetarët po mbijetojnë me kredi dhe over-draft, gjendje varfërie

    Kryetari i Organizatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku ka kritikuar institucionet lidhur me dështimin disavjeçar në konsolidimin e tregut në Kosovë.

    Sipas Kaçanikut, ai ka kërkuar nga kryeministrat e vendit që të ndërmarrin hapa konkretë për rregullimin e tregut, por pa sukses.

    Ai shprehet se pasojat më të mëdha po i bartin qytetarët.

    Kaçaniku ngriti shqetësimin edhe për rritjen e varësisë nga kreditë dhe overdraftet.

    “Në 20 vite u kam bërë të fala kryeministrave të Kosovës që ta konsolidojnë tregun, po të ishte kjo tregu do ta dëshmonte si rregullator i çmimit dhe furnizimit pasi nuk kemi kjo i bien që nuk kemi treg. Qytetarët po dëmtohen me çmime të larta, pensionistët as për barna nuk ju mjafton ajo pagë e familjet me asistencë sociale e kanë gjendjen e rëndë qytetarët po jetojnë me kredi e over-draft po i hargjojnë pagat para se me i marr ato”, ka deklaruar Kaçaniku për “Front Online”.

  • Sigurimi i detyrueshëm shëndetësor, Vitia: Një nga reformat më të rëndësishme për sistemin tonë shëndetësor

    Sigurimi i detyrueshëm shëndetësor, Vitia: Një nga reformat më të rëndësishme për sistemin tonë shëndetësor

    Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Projektligji për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor.

    Pas miratimit në Qeveri, ka reaguar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, duke e quajtur si një nga reformat më të rëndësishme për sistemin tonë shëndetësor.

    “Miratohet në Qeveri projektligji për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor. Një nga reformat më të rëndësishme për sistemin tonë shëndetësor. Përkundër vonesës pas vendimit nga Gjykata Kushtetuese vetëm për shkaqe procedurale, sot nis sërish rrugëtimin për miratim të plotë”, shkruan ai.

  • Votohet në qeveri Projektligji për masat për produktet bazë në treg të destabilizuar

    Votohet në qeveri Projektligji për masat për produktet bazë në treg të destabilizuar

    Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, është votuar Projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

    Gjatë prezantimit të këtij projektligji, ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari, tha se për masa të përkohshme të rregullimit të çmimeve parashikohet themelimi i një bordi të pavarur, i cili do të emërohet nga Kuvendit dhe do t’i raportojë atij.

    Projektligji u votua në Qeveri.

  • Miratohet projektligji për Shtetësinë, Sveçla: Krijon lehtësira edhe për diasporën

    Miratohet projektligji për Shtetësinë, Sveçla: Krijon lehtësira edhe për diasporën

    Xhelal Sveçla, ministër i Brendshëm, prezantoi Projektligjin e ri për Shtetësinë e Kosovës.

    Në mbledhjen e Qeverisë, ai tha se me këtë nismë do të ketë lehtësime për diasporën për rikthimin e shtetësisë për ta.

    “Në esencë, kjo nismë është një iniciativë strategjike e Qeverisë për të afruar legjislacionin tonë me praktikat më të mira ndërkombëtare. Përmes këtij projektligji realizojmë premtimin e qeverisë për lehtësimin maksimal të procesit të rikthimit të shtetësisë për diasporën tonë, të cilëve për shkak të kufizimeve në shtetet e tyre, iu është dashur të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës”.

    Ky projektligj u miratua pa asnjë kundërshtim.

  • Fillon seanca gjyqësore ndaj Erion Veliajt

    Fillon seanca gjyqësore ndaj Erion Veliajt

    Ka nisur seanca në themel për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn dhe 29 të pandehurit e tjerë.

    Në seancë sot janë paraqitur avokati i Veliajt, Plarent Ndreca, avokati i Ajola Xoxës, Maks Haxhia, si dhe biznesmeni Elman Abule, raporton A2CNN.

    Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në “arrest me burg” që prej 10 shkurtit 2025, ndaj tij SPAK ka renditur 13 akuza, si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.

    Shumica e akuzave është ajo e korrupsionit pasiv e kryer në 9 raste, në raport me disa kompani për të cilat SPAK thotë se ka marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia e Tiranës.

    Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv në 9 raste në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse, njëjtë si Erion Veliaj.

  • Kurti e propozon projektligjin për çmimet tavan, thotë se po e mbrojnë lirinë e tregut nga abuzimi

    Kurti e propozon projektligjin për çmimet tavan, thotë se po e mbrojnë lirinë e tregut nga abuzimi

    Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë tha se po i risjellin për miratim projektligjet për çmimet tavan dhe atë për sigurime shëndetësore.

    Kjo, pasi Gjykata Kushtetuese i kishte shfuqizuar, raporton Ekonomia Online.

    “Po e risjellim për miratim këtë projektligj që vjen si përgjigje e domosdoshme ndaj një realiteti e përvoje që qytetarët tonë e kanë përjetuar. Rritje të papritura të çmimeve, paqartësi në treg dhe mungesë e mekanizmave për mbrojtje e ruajtje. Me këtë ligj ne nuk po hyjmë në tregun e lirë, por përkundrazi po e mbrojmë lirinë e tregut nga abuzimi. Ky projektligj vendos një balancë të domosdoshme ndërmjet funksionimit të lirë të tregut dhe përgjegjësisë së shtetit për të mbrojtur interesin publik në situata të jashtëzakonshme”, tha ai.

    Kurti po ashtu tha se me “qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës do të konkretizohet me miratimin e projektligjit për sigurim shëndetësor”.

    “Po e risjellim edhe një ligj jetik për shëndetin e qytetarëve dhe shëndetësinë publike. Edhe ky ligj po ashtu ka qenë i sfiduar nga opozita në Kushtetuese. Sot në rend dite e kemi edhe projektligjin për sigurime shëndetësore”.

    Gjykata Kushtetuese e kishte shpallë antikushtetues ligjin për çmimet tavan për produktet bazë, i cili ishte dërguar në gjykatë nga deputetë të opozitës.

  • Qeveria miraton projektligjin për Shtetësinë e Kosovës

    Qeveria miraton projektligjin për Shtetësinë e Kosovës

    Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e  sotme ka miratuar projektligjin për Shtetësinë e Kosovës.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, prezantoi këtë projektligj duke thënë se me këtë nismë do të ketë lehtësime për diasporën, për rikthimin e shtetësisë për ta.

    “Në esencë, kjo nismë është një iniciativë strategjike e Qeverisë për të afruar legjislacionin tonë me praktikat më të mira ndërkombëtare. Përmes këtij projektligji realizojmë premtimin e qeverisë për lehtësimin maksimal të procesit të rikthimit të shtetësisë për diasporën tonë, të cilëve për shkak të kufizimeve në shtetet e tyre, iu është dashur të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës”, tha Sveçla.

    Ky projektligj u miratua pa asnjë kundërshtim.

  • Barcelona e hapur për të shitur njërin nga yjet për një ofertë të konsiderueshme

    Barcelona e hapur për të shitur njërin nga yjet për një ofertë të konsiderueshme

    Barcelona do të shqyrtojë shitjen e sulmuesit Ferran Torres vetëm në rast se mbërrijnë oferta të konsiderueshme, sipas rapotimeve të gazetarit Fabrizio Romano.

    Megjithatë, klubi katalanas nuk po e shtyn aktivisht lojtarin drejt largimit dhe as nuk po kërkon blerës potencialë në këtë fazë.

    Torres, kontrata e të cilit skadon vitin e ardhshëm, është i vendosur të vazhdojë te Barcelona, edhe pse e ardhmja e tij do të varet nga disa faktorë.

    Me Barcelonën që synon të transferojë sulmuesin e Atletico Madrid, Julian Alvarez, si dhe të rinovojë kontratën e Robert Lewandowskit me kushte të reduktuara financiare, hapësirat për Torres mund të ngushtohen ndjeshëm.

    26-vjeçari ka pësuar një rënie të dukshme në aspektin e golave të shënuar, por trajneri i ekipit, Hansi Flick, vazhdon ta mbështesë atë, duke besuar se mund të rikthehet në formën e tij më të mirë.

    Sulmuesi spanjoll iu bashkua Barcelonës me pritshmëri të mëdha, pas një periudhe premtuese në Manchester City, por deri më tani nuk ka arritur të ruajë vazhdimësinë e kërkuar në performancë.

    Gjithsesi, brenda klubit ekziston bindja se Torres ka ende potencial për të dhënë kontribut të rëndësishëm, veçanërisht duke marrë parasysh moshën dhe përvojën e tij në nivele të larta të futbollit evropian. /Telegrafi/

     

  • Nis gjyqi ndaj serbes së akuzuar për spiunazh në Prishtinë, refuzon fajësinë

    Nis gjyqi ndaj serbes së akuzuar për spiunazh në Prishtinë, refuzon fajësinë

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur shqyrtimi gjyqësor ndaj Jelena Gjukanoviq, e akuzuar për spiunazh dhe bashkëpunim me inteligjencën serbe.

    E sjellë me pranga dhe nën masa sigurie, ajo deklaroi për gjykatën: “Jo, nuk e pranoj fajësinë.”

    Seanca e parë po udhëhiqet nga kryetari Rrahman Beqiri, me prokurorin Bekim Kodraliu nga Prokuroria Speciale.

  • Trump: SHBA-ja ende s’ka filluar mirë të shkatërrojë Iranin, regjimi duhet të veprojë shpejt

    Trump: SHBA-ja ende s’ka filluar mirë të shkatërrojë Iranin, regjimi duhet të veprojë shpejt

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se ushtria amerikane “ende nuk ka filluar” të shkatërrojë atë që ka mbetur prej Iranit pas një muaji bombardimesh së pareshtura shkatërruese, si dhe ka kërcënuar se do t’i godasë centralet elektrike dhe ura të tjera në paralajmërimin e tij më të fundit ndaj regjimit në Teheran.

    “Ushtria jonë, më e madhja dhe më e fuqishmja kudo në botë, ende nuk ka filluar ta shkatërrojë atë që ka mbetur në Iran. Tani është radha e urave, pastaj centraleve elektrike! Udhëheqja e re e regjimit e di se çfarë i duhet të bëjë dhe duhet ta bëjë, SHPEJT!” shkroi Trump në Truth Social mbrëmjen e së enjtes, transmeton Radio Evropa e Lirë.

    Trump i bëri këto paralajmërime, pa shpjegime të mëtejshme, disa orë pasi Irani nisi sulme të reja me raketa dhe dronë ndaj Izraelit dhe shteteve të Gjirit, pas një paralajmërimi të mëparshëm nga Trumpi drejtuar Teheranit se duhet “të bëjë një marrëveshje para se të mos mbetet asgjë” nga vendi.

    Trump vazhdoi të dërgojë mesazhe disi të përziera mbi luftën, pasi një ditë më parë tha në një fjalim televiziv se Bashkuara janë afër “përfundimit të punës” në Iran, por ka paralajmëruar njëkohësisht se ushtria amerikane do të vazhdojnë ta godasin vendin e Lindjes së Mesme “jashtëzakonisht fuqishëm” edhe për “dy deri në tre javë” të tjera.

    Në atë fjalim, Trump e mbrojti luftën si të nevojshme për ta parandaluar Iranin nga zhvillimi i armëve bërthamore./REL