ATV

Blog

  • Murati thotë se se rritja ekonomike nën 4 % ndodhi për shkak të ngërçit politik, jo dështimeve të qeverisë

    Murati thotë se se rritja ekonomike nën 4 % ndodhi për shkak të ngërçit politik, jo dështimeve të qeverisë

    Ministri i Financave, Hekuran Murati i ka reaguar Bedri Hamzës, pasi ky i fundit ia përmendi raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

    Murati gjithashtu pati akuza ndaj Hamzës për udhëheqjen e ministrisë gjatë vitit 2018, raporton Ekonomia Online.

    Murati në foltoren e Kuvendit tha se rritja ekonomike ka qenë për shkak të ngërzit politik në vendin 2025.

    “Sa i përket raportit të FMN-së. I nderuar zotëri Hamza, po, është e vërtetë që vitin e kaluar rritja ekonomike është përllogaritur të jetë 3.6%.

    Por kjo, edhe sipas raportit të konfirmuar, është për shkak të mosfunksionimit të plotë të institucioneve. Siç e dini, pra vitin e kaluar, gjatë gjithë vitit, Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk ka qenë në funksion efektiv dhe ka pamundësuar shumë prej reformave, e madje edhe miratimin e shumë prej marrëveshjeve ndërkombëtare që do t’i jepnin impuls shtesë ekonomisë së vendit. Sa për krahasim, në vitin 2018 kur ju keni qenë ministër i Financave pa asnjë krizë, me parlament funksional, me qeveri funksionale rritja ekonomike ka qenë veç 3.4%. Pra, më e ulët sesa ne që e kemi pasur kur ka pasur kuvend jofunksional. Sa i përket pagave, u tha që nuk janë rritur. E pavërtetë gjithashtu. Pra, në sektorin publik pagat janë rritur 45%, duke mos llogaritur këtu edhe pagën e 13-të që sapo është dhënë. Ndërkaq paga minimale, nga niveli 170 euro që e kemi gjetur, aktualisht është 264 euro dhe në korrik të këtij viti bëhet 500 euro. Pra, trefishim gati i pagës minimale në sektorin privat“, tha Murati.

  • Vitia tregon pse profesionistëve shëndetësorë nuk u janë paguar kujdestaritë

    Vitia tregon pse profesionistëve shëndetësorë nuk u janë paguar kujdestaritë

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se mos pagesa e kujdestarive për profesionistët shëndetësorë ka ndodhur për shkak të mos votimit të buxhetit të këtij viti me kohë, megjithatë tha se në muajt në vijim në mënyrë retroaktive do të paguhen të gjitha ato mjete që u kanë mbetur borxh atyre.

    Këto komente i pari i Shëndetësisë i bëri në konferencën për medie pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovë ku u miratua projektligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

    “Në muajt në vijim në mënyrë retroaktive do të paguhen edhe të gjitha ato që iu kemi mbetur borxh por pa fajin tonë edhe gjatë këtyre muajve të fillimvitit”, tha ai.

    Për mos ekzekutimin e pagës së 13-të për specializantët të cilët kontratën e kanë pasur deri në janar të këtij viti, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se nuk ka informacione për momentin.

    Ndërsa, kur u pyet se kur mund të ketë sigurime shëndetësore të aplikueshme, Vitia deklaroi se nuk bëjnë premtime boshe, por që deri në korrik të këtij viti të gjitha institucionet shëndetësore do të pajisen me infrastrukturën e Sistemit Informativ Shëndetësor, si parakusht për funksionalizim të Fondit për Sigurime Shëndetësore.

    Mos i humb
    Një veturë e FSK-së përfshihet në një aksident trafiku në kryeqytet (Foto)
    “Ndryshoi jetën time”, ushtari i KFOR-it kujton momentin e hyrjes në Kosovë 25 vjet më parë
    “I ke 30 minuta… Koha po kalon, kanë mbetur dhe 28 minuta”/ Kush është komandanti gjerman, që i dëboi nga Prizreni ushtarët serbë?
    Shoferi i dehur gjobitet 2 herë, brenda pak minutash, për tejkalim shpejtësie
    Hajdari: Roli i Avokatit të Popullit të mos involvohet në procedura gjyqësore
    AKB: Rreth 40 për qind të bizneseve s’e përdorin arkën fiskale në mënyrën e duhur
    1
    2

    Të fundit nga Lajme
    13:02 / E Premte, 03 PrillBegolli thotë se është arritur një rekord i ri në Kadastrën e Prishtinës13:02 / E Premte, 03 PrillMurati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 për shkak të ngërçit politik, jo dështimeve të qeverisë12:55 / E Premte, 03 PrillTahiri për rritjen e çmimeve të naftës: Qeveria me përgjegjësi joserioze, qytetarët po mbajnë barrën e krizës12:52 / E Premte, 03 PrillHoti: Qeveria po vonon me masat për çmimet e larta të derivateve12:50 / E Premte, 03 Prill​Rritja e çmimeve, Kusari-Lila: Do të caktohet marzha e fitimit mbi të cilat nuk guxon të tregtohet12:39 / E Premte, 03 PrillLDK prezanton Rezolutën për uljen e çmimeve të karburanteve

  • Rikthehet Albi Mall Superliga në fundjavë pas pauzës ndërkombëtare

    Rikthehet Albi Mall Superliga në fundjavë pas pauzës ndërkombëtare

    Këtë fundjavë pritet të rikthehet Albi Mall Superliga e Kosovës në futboll,ku në program pritet të sjellë xhiron e 27-të.

    Të shtunën pritet të zhvillohen tre takime interesante,ku Llapi e pret Ferizaj në derbin e skuadrave që janë duke luftuar për mbetje në elitën e futbollit vendor,dhe fitorja e njërës apo skuadrës tjetër do ta largonte nga zona e barazhit.

    Nënkampioni Ballkani në anën tjetër e pret në stadiumin e qytetit e pret skuadrën e Dukagjinit ku 3 pikët janë të rëndësishme për suharekasit në luftën për titull,teksa për klinasit pikët e plota për t’u larguar nga zona e barazhit.

    Prishtina e Re në anën tjetër e pret Gjilanin në shtëpi ku kryeqytetasit synojnë pikë për mbetje në Albi Mall Superligë,kurse në anën tjetër gjilanasit për një vend në garat evropiane.

    Të dielën pritet të zhvillohen dy takime të tjera,ku kampioni aktual Drita e pret skuadrën e Malishevës ku me 3 pikë synon ta përforcojë pozitën e liderit,teksa Prishtina i shkon në udhëtim Drenicës për 3 pikë.

    Kujtojmë që të gjitha ndeshjet pritet të zhvillohen nga ora 15:00.

  • Hoti: Kjo krizë do të rezultojë me çmime më të larta të naftës, dje e pardje u rrit për 14%

    Hoti: Kjo krizë do të rezultojë me çmime më të larta të naftës, dje e pardje u rrit për 14%

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, në seancën e Kuvendit të Kosovës, e thirrur sot për të diskutuar mbi çështjen e çmimit të derivateve, ka paralajmëruar se nga analizat deri më tani, del se kjo krizë do të rezultojë me çmime më të larta.

    Pasojat do të shihen më tutje, prandaj Hoti bëri thirrje që rezoluta e propozuar nga kjo parti për uljen e çmimit të naftës, të votohet, raporton Klankosova.tv

    “Pa asnjë dyshim, presim dhe janë analizat e bazuara, që kjo krizë do të rezultojë me çmime më të larta që do stabilizohen në nivele më të larta dhe normalisht me rritje ekonomike më të ulët. Si rezultat të gjitha ekonomitë po i bëjnë përgatitjet e duhura me masat më emergjente qe duhet të ndërmerren në situata të tilla. Pasojat po i shohim gjerësisht.”

    Sipas Hotit, vetëm dje dhe pardje, çmimi është rritur për 14%, raporton Klankosova.tv

    “Mes datës 2 dhe 3 prill, çmimi i naftës është rritë me 14%, çmimi i furnizimit në burim, me 14%.”.

  • “Vendim populist”, Vetëvendosje kundërshton uljen e akcizës për naftën

    “Vendim populist”, Vetëvendosje kundërshton uljen e akcizës për naftën

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) përmes një rezolute në Kuvend ka kërkuar uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, si dhe subvencionim të naftës për sektorët më të ndjeshëm, duke paralajmëruar se rritja e vazhdueshme e çmimit të naftës po rrezikon të thellojë krizën ekonomike dhe sociale në vend.

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Rozeta Hajdari, ka kundërshtuar kërkesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës për uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, duke e cilësuar këtë propozim si ekonomikisht të papërgjegjshëm dhe politikisht populist.

    “Po propozohet pra ulja e përkohshme e TVSH-së ose akcizës, subvencionimi i sektorëve më të ndjeshëm përfshirë bujqësinë dhe prodhimin, si dhe mbështetje për transportin publik dhe më shumë, por pa asnjë plan se si do të kompensohen ato. Le ta themi qartë: kjo mund të tingëllojë mirë për ju në aspektin partiak, ju deputetë të opozitës, por është ekonomikisht e papërgjegjshme dhe politikisht populiste. Këto të hyra publike nuk janë abstrakte. Këto të hyra nga buxheti i shtetit janë paga për mësuesit, për mjekët, investime në infrastrukturë, mbështetje për familjet dhe për bizneset.

    Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit është duke vazhduar.

  • ShKShMK thirrje urgjente për kujdes pas reshjeve të borës në bjeshkë

    ShKShMK thirrje urgjente për kujdes pas reshjeve të borës në bjeshkë

    Pas reshjeve të fundit të borës, të shoqëruara me erëra të forta, është rritur ndjeshëm rreziku për ortekë në zonat malore të vendit.

    Shoqata e Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës (ShKShMK) u ka bërë thirrje qytetarëve, skitarëve dhe bjeshkatarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë planifikimit dhe zhvillimit të aktiviteteve në natyrë.

    Sipas njoftimit, rekomandohet që të shmangen aktivitetet e skijimit jashtë pistave të rregulluara, pasi rreziku për rrëshqitje të borës është i lartë në terrene të pa kontrolluara.

    Po ashtu, bjeshkatarët këshillohen të mos lëvizin në faqe malore me pjerrësi 30° deri në 45°, zona këto që konsiderohen më të rrezikuara për formimin e ortekëve.

    Apeli përfshin edhe shmangien e ecjeve pranë kreshtave ku krijohen strehë bore, si dhe evitimin e lëvizjes nëpër lugina që mund të jenë në trajektoren e ortekëve.

    Autoritetet bëjnë thirrje që për çdo situatë emergjente qytetarët të kontaktojnë numrin kujdestar të ShKShMK: +383 49 840 228.

  • LDK prezanton Rezolutën për uljen e çmimeve të karburanteve

    LDK prezanton Rezolutën për uljen e çmimeve të karburanteve

    Kryetarja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu në seancën e jashtëzakonshme për naftën, tha se rritja e vazhdueshme e çmimit të këtij produkti, nuk është vetëm një lëvizje në treg, por baza e një krize ekonomike dhe sociale me ndikim në familjet kosovare.

    “Duke pasur parasysh se edhe para rritjes se çmimit të naftës, vendi përballej me një numër të lartë të inflacionit prej 6%, mbi këtë rritja e çmimit të naftës përkthehet automatikisht në rritje e tutje të të gjitha produkteve bazike”, ka thënë Lushaku-Sadriu.

    Deputetja e LDK-së tha se institucionet e Republikës së Kosovës deri më tani nuk kanë ndërmarr asnjë masë për të mbrojtur qytetarët.

    Ajo prezantoi edhe Rezolutën e propozuar nga LDK-ja, dhe e përkrahur nga partitë e tjera opozitare, e cila përmban këto pika:

    Kuvendi kërkon nga Qeveria uljen e përkohshme të akcizës. Qeveria duhet të aplikojë menjëherë ulje të akcizës nga 36 cent në litër në 20 cent në litër, me afat të përkohshëm deri në stabilizimin e çmimeve në bursa ndërkombëtareKuvendi kërkon nga Qeveria ulje të përkohshme të TVSH në karburante, duke qenë se v18% është ad volarem, dmth rritet bashkë me çmimin, qytetarët paguajnë më shumë taksë sesa rritet çmimi. Qeveria duhet të ulë TVSh për naftë nga 18% në 8% deri në stabilizimin e çmimeveKuvendi kërkon nga Qeveria subvencionim të çmimit të naftës për sektorët më të ndjeshëm. Qeveria urgjentisht të gjeje forma për të subvencionuar çmimin e naftës për bujqit, bujqësinë, transportin publik dhe prodhuesit vendorë.

    “Kjo Rezolutë hyn në fuqi menjëherë pas miratimit në Kuvend”, tha Sadriu-Lushaku.

  • Celine Dion thyen rekorde: Miliona njerëz duan bileta për në Paris

    Celine Dion thyen rekorde: Miliona njerëz duan bileta për në Paris

    Kthimi i Celine Dion në skenën e Parisit gjeneroi një interes të paparë nga publiku dhe kërkesa për bileta përshkruhet si historike. Të hënën në mbrëmje, në ditëlindjen e saj të 58-të, diva kanadeze e muzikës njoftoi dhjetë shfaqje ekskluzive në La Défense Arena të Parisit, të cilat do të zhvillohen nga 12 shtatori deri më 14 tetor.

    Në selinë qendrore të prodhuesit të saj AEG në Paris, nuk mund ta fsheh kënaqësinë time.

    “Kjo është çmenduri, një tërbim i vërtetë, një moment historik!”, komentuan ata një ditë pas njoftimit. AXS, shërbimi i biletave i AEG, tha se sistemi i tyre “i rezistoi në mënyrë të përkryer këtij presioni të jashtëzakonshëm”, shkruan Le Parisien.

    Një gazetë franceze raportoi se kishte deri në “9 milionë regjistrime për të provuar të blinin bileta”. Nëse ky informacion është i saktë, mund të jetë një rekord botëror.

    Jackie Lombard, e cila ka prodhuar shfaqjet e Celine Dion në Francë që nga viti 2016 dhe është gjithashtu përgjegjëse për mbërritjet e Madonna-s dhe Michael Jackson, është gjithashtu e habitur.

    “Nuk kam përjetuar kurrë diçka të tillë më parë,” tha ajo. “Kërkesa është aq e madhe sa Celine mundi të bënte njëqind koncerte! Nuk fjeta gjithë natën. Mora dhjetëra mesazhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Anglia. Jam e habitur nga tërbimi që ka shkaktuar kjo.”

    Shifra të papara dhe sulme robotësh

    Dhe shifrat i konfirmojnë fjalët e saj. Vetëm një orë pas videomesazhit të Celine Dion të hënën në mbrëmje, 500,000 njerëz ishin tashmë duke pritur në faqen e saj zyrtare celinedion.com.

    Deri në mesditën e së martës, sipas informacionit të disponueshëm, më shumë se një milion përdorues nga e gjithë bota ishin regjistruar dhe u regjistruan më shumë se 10 milionë përpjekje për të lidhur të ashtuquajturit bot – robotë kompjuterikë që përpiqen të sigurojnë bileta gjatë natës me qëllim që më vonë t’i rishisin ato me çmime dukshëm më të larta në tregun e zi.

    Organizata thotë se pikërisht për këtë arsye është i nevojshëm ky sistem verifikimi.

    Regjistrimet tani janë mbyllur dhe është tepër vonë për të gjithë ata që donin të provonin fatin e tyre dhe të siguronin bileta për një nga dhjetë koncertet që do të mbajë Celine Dion. Janë në shitje gjithsej 330,000 bileta për dhjetë shfaqje, duke marrë parasysh që salla pret 33,000 vizitorë çdo natë. Çmimet variojnë nga 89.50 deri në 298.50 euro.

    Luftimi i Sindromës së Personit të Ngurtë

    Sindroma e Personit të Ngurtë, me të cilën përballet Dion, është një çrregullim i rrallë neurologjik që shkakton ngurtësi muskulore dhe spazma të dhimbshme që ndodhin me ndërprerje dhe mund të përkeqësohen me kalimin e kohës. Dion ka treguar më parë se si sëmundja ndikoi në zërin e saj karakteristik.

    Këngëtarja e “My Heart Will Go On” zbuloi për herë të parë në vitin 2022 se vuante nga sindroma, gjë që e detyroi të anulonte pjesën tjetër të turneut të saj. Në një postim emocionues në atë kohë, ajo shpjegoi: “Fatkeqësisht, këto spazma ndikojnë në çdo aspekt të jetës sime të përditshme. Ndonjëherë ato më vështirësojnë ecjen dhe nuk më lejojnë të përdor kordat vokale për të kënduar siç këndoja më parë.”

  • Hamza: Kategoritë sociale duhet të përkrahen me ligj e të nxirren nga ajo gjendje, jo t’iu blihet vota siç bëri Qeveria Kurti

    Hamza: Kategoritë sociale duhet të përkrahen me ligj e të nxirren nga ajo gjendje, jo t’iu blihet vota siç bëri Qeveria Kurti

    Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se inflacioni në Kosovë po vazhdon dhe rritja ekonomike është nën 4%.

    Hamza ka thënë se kërkohet më shumë targetim i skemave sociale, jo vetëm për t’iu dhënë para në kërkim të votës, por për t’i targetuar ato kategori për t’i nxjerrë nga gjendja.

    “Inflacioni vazhdon, norma e rritjes ekonomike nën 4 %. Ndryshimet në strukturën e shpenzimeve e kanë përkeqësuar strukturën, në dëm të parasë publike. Janë shpërnda para, ku kërkohet më shumë targetim i skemave sociale. Jo vetëm me dhënë para për me kërkuar votë, por me i targetu kategoritë që me i nxjerrë prej asaj gjendje”, ka thënë Hamza.

    Hamza ka thënë se Qeveria Kurti nuk është kujdesuar për zhvillim ekonomik e përmirësim të standardit të jetesës, por vetëm për blerje të votës përmes parasë publike.

    Kreu i PDK’së ka thënë e kategoritë sociale duhet të përkrahen, por me ligj.

    Hamza tha se Qeveria nuk është duke i lexuar as zhvillimet dhe indikatorët makroekonomikë dhe financiarë.

    “Kemi raportin e fundit të FMN-së, i cili nuk thotë diçka më tepër se ato që i kemi thënë ne. Rritja ekonomike, për vitin 2025, vlerësohet se është 3.6, që është më e ulëta me vitet e fundit. Për më keq, parashikimet janë edhe më të zbehta, ku për vitin 2026 parashihet rritje ekonomike prej 3.3 për qind”.

    “Inflacioni, për me thënë në gjuhën popullore, rritja e çmimeve dhe përkeqësimi i standardit të jetesës së qytetarëve të Kosovës, varfërimi i qytetarëve, në shkurt të këtij viti në krahasim me shkurtin e vitit paraprak, është 6%. Prandaj, ne e përkrahim çdo masë e cila shkon në drejtim të përmirësimit të standardeve të qytetarëve të Kosovës”, u shpreh deputeti i PDK-së.

  • Italia blen kryevepër të Rilindjes për 12.6 milionë euro për ta rikthyer në vend

    Italia blen kryevepër të Rilindjes për 12.6 milionë euro për ta rikthyer në vend

    Italia ka ndërmarrë një tjetër hap për mbrojtjen e trashëgimisë së saj kulturore, duke blerë një vepër të çmuar të periudhës së Rilindjes për 12.6 milionë euro.

    Bëhet fjalë për pikturën fetare “Ecce Uomo” të artistit Antonello da Messina, e cila ishte nxjerrë në ankand në New York. Vepra paraqet Jezusin me kurorë me gjemba dhe një litar në qafë, në momentin kur Pontius Pilate ia dorëzon turmës për kryqëzim.

    Piktura vlerësohet jo vetëm për rëndësinë artistike, por edhe për historinë e saj të veçantë. Ajo është përdorur për lutje private për vite me radhë dhe është ruajtur në një çantë lëkure, gjë që ka shkaktuar dëmtime në anën tjetër të panelit, ku paraqitet figura e Saint Jerome.

    Kjo blerje vjen pak kohë pasi Italia investoi rreth 30 milionë euro për një portret të rrallë nga Caravaggio, një nga shpenzimet më të mëdha shtetërore për një vepër arti.

    Ministri i Kulturës, Alessandro Giuli, ka theksuar se ky është vetëm fillimi i një strategjie për të rikthyer në Itali vepra me rëndësi të veçantë dhe për t’i bërë ato të aksesueshme për publikun.

    “Ecce Uomo” do të ekspozohet fillimisht në Muzeun Kombëtar të Abruzzos, përpara se të udhëtojë në institucione të tjera kulturore në të gjithë vendin.