ATV

Blog

  • E ardhmja e Arbeloa-s në Real Madrid në rrezik pas humbjes me Mallorcan

    E ardhmja e Arbeloa-s në Real Madrid në rrezik pas humbjes me Mallorcan

    Disfata përballë Mallorca-s, dhe goli i Muriqit, kanë ndezur sërish debatet në Madrid mbi të ardhmen e Alvaro Arbeloa-s. Pa titullin në Spanjë, i cili tani duket edhe më i vështirë për t’u fituar, e ardhmja e spanjollit është në “fije të perit”. Në fakt, duket se ka vetëm një rrugë për të qëndruar në krye të Real Madrid: triumfi në Champions League.

    E përditshmja spanjolle AS, një media shumë pranë klubit, raporton se e ardhmja e Arbeloa-s lidhet fillimisht me ndeshjen kundër Bayern Munich. Në rast eliminimi, fati i tij do të vendoset menjëherë. Megjithatë, Bayern përbën vetëm pengesën e parë, pasi rruga drejt finales është ende shumë e gjatë.

    Deri në këtë pikë të sezonit, presidenti Perez kishte një qëndrim pozitiv lidhur me të ardhmen e Arbeloa-s, por disfata ndaj Mallorca-s duket se nuk është pritur mirë. Shto këtu edhe shifrat: në 18 ndeshje në krye të Realit, Arbeloa ka regjistruar 5 humbje.

    Kjo nuk është hera e parë që stoli i Arbeloa-s vihet në dyshim. Stafi teknik po shqyrton tregun për të gjetur një trajner tjetër, një profil që mund t’i japë fund periudhës së tranzicionit pas largimit të Carlo Ancelotti-t.

  • La Gjermaninë dhe u kthye në luftë bashkë me familjen – Dafina Morina e rrëfen sakrificën e babait të saj, invalidit të luftës

    La Gjermaninë dhe u kthye në luftë bashkë me familjen – Dafina Morina e rrëfen sakrificën e babait të saj, invalidit të luftës

    Këngëtarja Dafina Morima ka realizuar një këngë kushtuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke zbuluar një histori personale të fuqishme që lidhet drejtpërdrejt me luftën.

    Në rrëfimin e saj në emisionin “LIBERO”, ajo tregoi se familja e saj jetonte në Gjermani, por gjithçka ndryshoi kur shpërthyen trazirat në Kosovë. Babai i saj mori një vendim të rëndësishëm – të linte jetën jashtë vendit dhe të kthehej për të luftuar për atdheun.

    “…Unë kam lindur në Gjermani, dhe dy vite pas u bën trazirat në Kosovë edhe babi vendosi komplet me na kthy në Kosovë për me ardhë ai me luftu… e ka marrë pushkën edhe ka dalë bashkë me shokët me luftu…”, potencoi Morina.

    Ajo zbuloi se në atë kohë nëna e saj ishte shtatzënë, duke e bërë situatën edhe më të rrezikshme për familjen.

    Sot, babai i saj është invalid i luftës, i plagosur gjatë betejave, por fatmirësisht i mbijetoi asaj periudhe të vështirë.

    “…Babi është invalid i luftës, është i plagosun në luftë, falë Zotit është gjallë… te na këngët patriotike, UÇK, lidhja me Kosovën është shumë e madhe…”, deklaroi këngëtarja.

    Me këtë këngë, Dafina jo vetëm që sjell art, por edhe një mesazh të fortë për sakrificën, identitetin dhe lidhjen e thellë me atdheun.

    Për ta dëgjuar intervistën e plotë të Dafina Morinës, klikoni linkun e mëposhtëm:

  • Scott Bamforth ylli i javës i xhiros së 27-të në Procredit Superligë

    Scott Bamforth ylli i javës i xhiros së 27-të në Procredit Superligë

    Scott Bamforth ishte ylli i javës së 27-të në ProCredit Superligë, duke u shpallur MVP i javës falë një paraqitjeje të jashtëzakonshme me fanellën e Golden Eagle Ylli.

    Basketbollisti në fjalë shkëlqeu në përballjen ndaj Borës, ku realizoi 38 pikë, katër kërcime dhe tetë asistime, duke arritur indeksin më të lartë të javës – 45.

    Edhe pse Peja u mposht nga Bashkimi, Cesare Edwards pati një paraqitje shumë të mirë me 29 pikë dhe 14 kërcime. Në anën tjetër, te “Portokallezinjtë” u dallua Jalen Riley me 27 pikë, shtatë kërcime dhe tri asistime.

    Fitore shumë të rëndësishme arriti Vëllaznimi ndaj Sigal Prishtina, ku më i miri ishte Jericole Hellems me 23 pikë, gjashtë kërcime dhe tetë asistime.

    Ndërkohë, Trepça vazhdoi formën e mirë duke regjistruar fitoren e 19-të radhazi. Në përballjen ndaj Rahoveci 029, u dallua Drilon Hajrizi me 18 pikë, dhjetë kërcime dhe pesë asistime.

    Java e 27-të solli paraqitje të nivelit të lartë dhe garë të fortë mes skuadrave në elitën e basketbollit kosovar.

  • “Profetët e rrejshëm janë bërë yje”, a e ka fjalën Valmir Aziri për hoxhallarët?

    “Profetët e rrejshëm janë bërë yje”, a e ka fjalën Valmir Aziri për hoxhallarët?

    Artisti nga Maqedonia e Veriut, Valmir Aziri, ka bërë së fundmi një reagim të fortë në rrjetet sociale, duke ngritur shqetësime serioze mbi ndikimin e personave të papërgatitur në opinionin publik.

    I pyetur në emisionin “LIBERO” rreth këtij reagimi, Aziri u shpreh se sot gjithnjë e më shumë po vërehet një fenomen shqetësues, ku njerëz të padijshëm dhe të paspecializuar marrin guximin të orientojnë të tjerët drejt ideve dhe praktikave që, sipas tij, mund të jenë të dëmshme.

    “…Shohim çdo ditë në rrjete sociale dhe në mediume njerëz të padijshëm që marrin të drejtën të ndikojnë te masa. Jo rrallëherë kjo ndodh edhe për shkak të tregut…”, deklaroi ai.

    Ai theksoi se termi “profetë të rrejshëm”, që përdori në reagimin e tij, i referohet pikërisht atyre individëve që pretendojnë se dinë gjithçka dhe tentojnë të imponojnë mënyrën e jetesës së tyre, duke promovuar luksin dhe duke lënë qytetarin e thjeshtë në periferi.

    Sipas Azirit, kjo dukuri nuk kufizohet vetëm në politikë apo ekonomi, por shtrihet edhe në çështje të ndjeshme si ato fetare. Ai e cilësoi si të dhimbshme faktin që në mesin e shqiptarëve po lindin debate të panevojshme dhe të kota, sidomos mes klerikëve.

    “…Shoqëria shqiptare ka kohë që e ka mbyllur diskursin fetar brenda vetes. Nuk e kuptoj kujt i shërbejnë këto…”, u shpreh ai.

    Për ta dëgjuar intervistën e plotë të Valmir Azirit, klikoni linkun e mëposhtëm:

  • Kurti për presidentin: Jam optimist se me takime arrihet marrëveshja, është sfidë gjigante që një parti ti ketë 81 deputetë

    Kurti për presidentin: Jam optimist se me takime arrihet marrëveshja, është sfidë gjigante që një parti ti ketë 81 deputetë

    Kryeministri i Kosoëvs, Albin Kurti është dekalruar për media pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, raporton Ekonomia Online.

    Edhe Kurti e konfirmoi që s’ka lëvizje të reja, por u shpreh optimist se do të arrihet një marrëveshje me opozitën, me takimet që do të zhvillohen në vijim

    “Ndërkohë që ne nuk e kemi sfidë numrin prej 61 deputeteve për formimin e qeverisë por është sfidë tejet gjigante që një parti ti ketë 81 deputetë dhe ta zgjedhë vetë presidentin. Ju e dini që jemi përpjekur edhe më herët dhe e dini që kandidati ynë është zyrtarizuar e po ashtu edhe kundërkandidati i saj Fatmir Mulhaxha-Kolçaku, dhe ndodhemi tani ku ndodhemi. Unë vazhdoj të jem optimist se me takime dhe biseda të tilla mund të arrijmë marrëveshje”, ka thënë Kurti

    “Tash ne jemi udhëheqës të subjekteve që janë demokratike dhe jemi tarsnparent sa i përket procesit dhe duhet ta ruajmë konfidencialitetin e takimeve. Përderisa jemi në këtë fazë gjithmonë do të ju njoftojmë për takimet por nuk do të iu tregojmë për emrat konkret që nuk është arritur ndonjë marrëveshje”, ka shtuar ai.

    Ai ka deklaruar se do të përpiqet që të ketë takim edhe me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën.

  • UEFA cakton Istvan Kovacs si gjyqtar për ndeshjen Barça–Atletico në Champions

    UEFA cakton Istvan Kovacs si gjyqtar për ndeshjen Barça–Atletico në Champions

    UEFA ka bërë të ditur se gjyqtari rumun, Istvan Kovacs, do të jetë përgjegjës për drejtësinë në ndeshjen e çerekfinales së Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Atletico Madridit.

    Takimi i parë midis dy skuadrave spanjolle zhvillohet të mërkurën në stadiumin “Camp Nou” nga ora 21:00.

    Kovacs do të shoqërohet nga një ekip gjyqtarësh anësorë dhe VAR, për të garantuar që ndeshja të zhvillohet sipas rregullave ndërkombëtare dhe në mënyrë të drejtë.

    Ky takim pritet të jetë vendimtar për kualifikimin në gjysmëfinale, duke e bërë rolin e gjyqtarit vendimtar për ekuilibrin e lojës.

  • Irani kërcënon të mbyllë Bab el-Mandeb pas Hormuzit

    Irani kërcënon të mbyllë Bab el-Mandeb pas Hormuzit

    Pas mbylljes së Ngushticës së Hormuzit, Irani paralajmëron bllokimin e Bab el-Mandeb, një rrugë kyçe për tregtinë globale të naftës.

    Ky veprim rrit shqetësimet për sulme të mundshme nga rebelët Huthi në Detin e Kuq, duke rrezikuar transportin detar dhe ekonominë globale.

  • Hoxha: Protesta e studentëve në RMV e drejtë, të mos politizohet

    Hoxha: Protesta e studentëve në RMV e drejtë, të mos politizohet

    Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka vlerësuar si të drejtë dhe legjitime protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut lidhur me provimin në gjuhën shqipe.

    Ai theksoi se përdorimi i gjuhës amtare është një e drejtë themelore e garantuar me kushtetutë dhe ligj, duke kërkuar që çështja të trajtohet me seriozitet institucional.

    Hoxha apeloi që kjo temë të mos politizohet, por të zgjidhet përmes dialogut konstruktiv dhe respektimit të plotë të të drejtave të studentëve.

  • Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Nuk kemi lëvizje të re, do të ketë takime tjera

    Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Nuk kemi lëvizje të re, do të ketë takime tjera

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka thënë të hënën se nuk është arritur ndonjë marrëveshje me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti lidhur me çështjen e presidentit të vendit, por që takimet po vazhdojnë dhe se palët po përpiqen të arrijnë deri te një zgjidhje.

    “Po provojmë të gjejmë zgjidhje të përbashkët, konsensuale, me takime. Kjo është rruga që duhet ndjekur përpara. Do ta ndjekim këtë rrugë sa herë që mundemi për t’i shmangur zgjedhjet”, ka thënë ai pas një takimi pothuajse dyorësh me Kurtin në ambientet e Kuvendit.

    Takimi është zhvilluar pas përfundimit të mandatit presidencial të Vjosa Osmanit më 4 prill. Të njëjtën ditë, pozitën e ushtrueses së detyrës e ka marrë Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit, ashtu siç parashihet me Kushtetutë.

    Ka muaj që partitë kryesore nuk arrijnë pajtueshmëri për këtë çështje.

    Partia e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) i ka fituar bindshëm zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit dhe gëzon 57 ulëse në Kuvend, por ato janë të pamjaftueshme për zgjedhjen e presidentit, meqë për të finalizuar këtë proces nevojiten të paktën 80 vota./REL

  • Bayern merr lajm pozitiv para sfidës me Real Madridin-Harry Kane rikthehet në stërvitje

    Bayern merr lajm pozitiv para sfidës me Real Madridin-Harry Kane rikthehet në stërvitje

    Bayern Munich ka marrë një lajm shumë pozitiv në prag të ndeshjes çerekfinale të UEFA Champions League kundër Real Madrid, pasi Harry Kane është rikthyer në stërvitje.

    Sulmuesi anglez kishte qenë në dyshim për përballjen e së martës në Spanjë, pasi mungoi në ndeshjen miqësore të Anglisë ndaj Japonisë për shkak të një dëmtimi të lehtë. Problemi fizik u konfirmua fillimisht nga stafi i kombëtares, ku u bë e ditur se Kane ndërpreu stërvitjen pas vetëm 15 minutash dhe nuk ishte në gjendje të luante.

    Më pas, trajneri i Bayern-it, Vincent Kompany, sqaroi se bëhej fjalë për një shqetësim në kyçin e këmbës, i cili e detyroi sulmuesin të mungonte edhe në ndeshjen e Bundesligës ndaj Freiburgut.

    Megjithatë, optimizmi në kampin bavarez nuk mungoi. Kompany kishte shprehur besimin se dëmtimi nuk ishte serioz dhe se rikthimi i lojtarit do të ishte i shpejtë.

    Ky optimizëm tashmë është konfirmuar, pasi Kane mori pjesë në seancën stërvitore të së hënës dhe pritet të jetë i gatshëm për t’u përfshirë në listën e ndeshjes ndaj Real Madridit.