ATV

Blog

  • Ramadani: Kurti është tu i ba gati videot e fushatës

    Ramadani: Kurti është tu i ba gati videot e fushatës

    Analisti Burim Ramadani tha se kryeministri Kurti “është duke i bë gati videot e fushatës”.

    “Nëse e shohim sidomos në këto ditët e fundit, mendoj që Kurti është duke i bërë gati videot e fushatës”, tha Ramadani në Pressing.

    Ai tha se në këtë periudhë i ka bërë “krejt kartat gati, së pari opozita kinse po e gjejmë një kandidat konsensual, pastaj byroja e konfiskimit – ajo është tema e zgjedhjeve, pako 200 milionëshe që me gjasë mundet me u shpërnda diku kah mesi i muajit maj”, shtoi Ramadani.

  • OKB: Mbi 840 mijë vdekje në vit nga stresi në punë

    OKB: Mbi 840 mijë vdekje në vit nga stresi në punë

    Më shumë se 840,000 njerëz humbasin jetën çdo vit në mbarë botën si pasojë e rreziqeve psikosociale në vendin e punës, sipas një raporti të publikuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës, (ILO), një agjenci e Kombeve të Bashkuara.

    Raporti thekson se faktorë si orët e gjata të punës, pasiguria në punë ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin fizik dhe mendor të punëtorëve, duke u lidhur kryesisht me sëmundjet kardiovaskulare dhe çrregullimet mendore, përfshirë vetëvrasjen. Puna, sipas ILO-s, nuk ndikon vetëm në sigurinë ekonomike, por edhe në identitetin dhe marrëdhëniet shoqërore, ndërsa mënyra e organizimit të saj është vendimtare për shëndetin.

    Shefja e Politikave për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë në ILO, Manal Azzi, e cilësoi këtë fenomen si një nga sfidat më të mëdha të kohës moderne, duke theksuar se përmirësimi i kushteve të punës është thelbësor për mirëqenien dhe produktivitetin. Sipas të dhënave, këto rreziqe përkthehen në rreth 45 milionë vite jete të humbura të rregulluara për aftësinë e kufizuar (DALY) çdo vit, ndërsa kostoja ekonomike globale arrin në 1.37% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

    Në Evropë, regjistrohen mbi 112,000 vdekje çdo vit dhe humbje ekonomike prej 1.43% të PBB-së. Ndërsa sëmundjet kardiovaskulare përbëjnë pjesën më të madhe të vdekjeve, çrregullimet mendore janë shkaktari kryesor i humbjes së viteve të jetës së shëndetshme.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) vlerëson se depresioni dhe ankthi shkaktojnë rreth 12 miliardë ditë pune të humbura çdo vit.

    Efektet më të zakonshme përfshijnë depresionin, ankthin, lodhjen kronike, çrregullimet e gjumit dhe rraskapitjen fizike. Në shumë raste, këto probleme lidhen edhe me sëmundje fizike për shkak të sjelljeve të pashëndetshme si pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit dhe mungesa e aktivitetit fizik.

    Raporti evidenton gjithashtu se rreth 35% e punëtorëve në botë punojnë më shumë se 48 orë në javë, ndërsa puna mbi 55 orë rrit ndjeshëm rrezikun për goditje në tru dhe sëmundje të zemrës. ILO paralajmëron se transformimi dixhital, puna në distancë dhe inteligjenca artificiale po ndryshojnë shpejt mjedisin e punës, duke e bërë të domosdoshëm ndërmarrjen e masave parandaluese.

    Organizata rekomandon organizim më të mirë të punës, qartësi në role, menaxhim të ngarkesës dhe mbështetje të drejtë dhe pa stigma për punëtorët.

  • Krerët e UÇK-së me telegram ngushëllimi nga Haga për familjen e Rexhep Qosjes

    Krerët e UÇK-së me telegram ngushëllimi nga Haga për familjen e Rexhep Qosjes

    Jakup Krasniqi ka përcjellë një telegram ngushëllimi për familjen e Rexhep Qosja, në emër të bashkëudhëtarëve të tij që po mbahen në paraburgim në Hagë.

    Njoftimin e ka publikuar Bilall Sherifi, i cili tha se mesazhi u dërgua përmes telefonit.

    “Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj. Kjo humbje e rëndë na ka prekur thellë edhe neve, prandaj ndajmë me ju pikëllimin në këto çaste të vështira! Jeta dhe vepra e tij do të mbeten dritë udhërrëfyese dhe kujtim i paharruar për të gjithë ata që e njohën dhe e çmuan. Ai do të jetojë përherë në kujtesën dhe respektin tonë dhe të kombit!

    Në telegram ata vlerësojnë lart jetën dhe veprën e Qosjes, duke e cilësuar atë si një figurë që do të mbetet përherë në kujtesën dhe respektin e kombit shqiptar.

    “Edhe pse larg jush dhe të privuar nga liria prej vitesh, dhimbja juaj është edhe dhimbja jonë. Nga muret e heshtura të Hagës, ju dërgojmë përqafimet tona më të sinqerta dhe qëndrojmë pranë jush me zemër e shpirt! Urojmë që të gjeni forcë në kujtimet dhe në dashurinë që ai la pas! I përjetshëm qoftë kujtimi i tij. Bashkudhëtarët e z. Rexhep Qosja në rrugëtimin për realizimin e aspiratave tona të ligjshme kombëtare”, thuhet aty.

  • “Kisha shumë mospajtime e kundërshtime me të”, Sali Berisha me mesazh për vdekjen e Qosjes

    “Kisha shumë mospajtime e kundërshtime me të”, Sali Berisha me mesazh për vdekjen e Qosjes

    Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka kujtuar Rexhep Qosjen me rastin e vdekjes së tij.

    Sipas Berishës, Kultura, mendimi letrar dhe shoqëror e politik shqiptar, polemika dhe letrat shqipe humbën një kollos të tyre, autor të një seri veprash në këto fusha.

    Më tutje Berisha thotë se përkundër mospajtimeve që kishte me të, do ta respektojë gjithmonë.

    Reagimi i plotë:

    Akademiku Rexhep Qosja mbyll sytë përgjithmonë.

    Të dashur miq, dielli perëndoi përgjithmonë për akademikun Rexhep Qosja.

    Kultura, mendimi letrar dhe shoqëror e politik shqiptar, polemika dhe letrat shqipe humbën një kollos të tyre, autor të një seri veprash në këto fusha.

    Pavarësisht nga kundërshti, mospajtime dhe vlerësime të ndryshme që kam patur me Prof. Rexhep Qosen kam ruajtur dhe do ruaj gjithmonë respektin dhe mirënjohjen time ndaj tij veçanërisht për kohën kur ai ishte zëri publik i vetëm i fuqishëm i shqiptarëve pa zë e të shtypur të Kosovës nga pushtuesi serb dhe më vonë për mbështetjen e palëkundur që i dha UÇK por edhe qëndrimet e tij kritike ndaj zhvillimeve në Kosovë dhe në Shqipëri. Me këtë rast shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera, familjes miqëve të afërmëve dhe autoriteteve të Kosovës. I qoft dheu i lehtë i tokës amë.

  • Detaje nga vdekja tragjike e punëtorit në Gjakovë

    Detaje nga vdekja tragjike e punëtorit në Gjakovë

    Një 29 vjeçar e ka humbur jetën në vendin e punës.

    Ai ra nga një lartësi prej katit të 4-5 derisa po punonte në një objekt që është në ndërtim e sipër në rrugën “Pjetër Bogdani” në Gjakovë.

    Si ndodhi ngjarja tragjike?

    Aktualisht në stacionin policor në Gjakovë është duke u intervistuar një person në cilësinë e të dyshuarit, i cili kishte qenë duke e drejtuar Kranin dhe nga pakujdesia e ka goditur viktimën L.F, duke e rrëzuar nga skelet.

    Tragjedi në Gjakovë, punëtori vdes pasi dyshohet se ra nga ndërtesa

  • Tragjedi në Gjakovë, punëtori vdes pasi dyshohet se ra nga ndërtesa

    Tragjedi në Gjakovë, punëtori vdes pasi dyshohet se ra nga ndërtesa

    Një punëtor ka vdekur të enjten pasdite derisa ishte duke punuar në një objekt në rrugën “Pjetër Bogdani” në Gjakovë.

    Sipas Policisë, rreth orës 17:00 janë njoftuar se një mashkull i moshës madhore ka rënë nga një ndërtesë e lartë gjatë kohës sa ishte në punë

    Njësitet policore dhe ekipi emergjent mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar se viktima ishte pa shenja jete.

    Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin Vlera Krasniqi nga Zyra për Informim e Policisë në Gjakovë, e cila bëri të ditur se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit, ndërsa lidhur me rastin një person po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit.

    “Rreth orës 17:00, Policia është njoftuar se një person mashkull, i moshës madhore ka rënë nga një ndërtesë e lartë gjatë kohës sa ishte duke punuar në rrugën “Pjetër Bogdani” në Gjakovë. Njësitet përkatëse policore dhe ekipi emergjent mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit. Lidhur me rastin, një person është duke u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, përderisa janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, ka thënë Krasniqi.

    Hetimet për rrethanat e rastit janë duke vazhduar.

  • Gani Geci reagon ashpër, thotë se PDK e VV po bashkohen kunder familjes Geci

    Gani Geci reagon ashpër, thotë se PDK e VV po bashkohen kunder familjes Geci

    Gani Geci ka reaguar ashpër ndaj VV-së dhe PDK-së, duke thënë se u bashkuan kundër një familjeje.

    Ai tha se “të bëhen bashkë krejt komunistët nga Prishtina në Rusi”, duke thënë se mirë që po bëheni bashkë.

    “Reagim kundër të gjithë atyre që u bashkun kundër një familje .Bëhuni bashkë, kapuni dore për dore të gjithë: Albini, Hashimi, Glauku, Karcelli maca e kuca krejt LVV-ja e PDK-ja. Shkoni, birësohuni te Haxhi Polari, krejt një nga një; bëhuni bashkë krejt komunistët prej Prishtine deri në Rusi.se une kam thënë qysh para shumë vitësh dhe po e përsëris prapë se ju, LVV, jeni pjellë e PDK-së me emrin LVV”, tha Geci ndër tjerash.

    Kujtojmë se deputeti Fatos Geci shprehu dëshirë në Kuvendin e Kosovës për burgimin e përhershëm të Hashim Thaçit.

    Më pas Nehat dhe Gani Geci deklaruan se fjalimin ia kanë shkruar Fatos Gecit.

    Por deputeti Geci tha se këto janë spekulime, ndërsa babai i tij Halil Geci deklaroi se sulmet ndaj Fatos Gecit janë ndaj Albin Kurtit dhe Donika Gërvallës.

  • 62 vjeçari nga Klina i zhdukur ditë më parë gjendet shëndosh e mirë në Gjermani

    62 vjeçari nga Klina i zhdukur ditë më parë gjendet shëndosh e mirë në Gjermani

    Është mbyllur me fund të mirë rasti i zhdukjes së 62-vjeçarit Bajram Gashi, i cili ishte raportuar i humbur në Kroaci që nga 14 prilli.

    Sipas konfirmimit më të fundit nga familjarët, ai është gjetur shëndoshë e mirë në Gjermani, duke i dhënë fund shqetësimit disa ditor për fatin e tij. Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Alberim Gashi.

    62-vjeçari nga Sferkë e Klinë ishte raportuar i zhdukur në qytetin e Loshinj i Vogël, ndërsa rasti ishte duke u hetuar nga autoritetet kroate.

  • Kuvendi nesër mban dy seanca, ky është rendi i ditës

    Kuvendi nesër mban dy seanca, ky është rendi i ditës

    Gjatë ditës së nesërme Kuvendi i Kosovës do të mbajë dy seanca plenare.

    Fillimisht duke filluar nga ora 10:00 në ambientet e Kuvendit do të mbahet seancë në shenjë nderimi për kongresmenin amerikan, Eliot Engel.

    Ndërsa një orë më vonë po në të njejtën ditë do të mbahet seanca e dytë. Në këtë seancë janë paraparë dhjetë pika të rendit të ditës.

    Rendi i ditës

    1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
    2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
    3. Pyetjet parlamentare,
    4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-034 për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 2. të Marrëveshjes
    Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2020,
    5. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 1O/L-O35 për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 1. të Marrëveshjes
    Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2019, pjesa
    e dyte, objektivi 1,
    6. Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,
    7. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
    8. Zgjedhja e anëtarëve ne Komisionin e Pavarur të Mediave,
    9. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj komunitetit
    shqiptar në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, në përputhje me standardet evropiane,
    10. Propozimi i Grupit parlamentar “Multietnik” për zëvendësimin e deputetëve në komisione
    parlamentare.

  • Nderime shtetërore për Qosjen, Haxhiu hap nesër Librin e Zisë

    Nderime shtetërore për Qosjen, Haxhiu hap nesër Librin e Zisë

    Nën përkujdesjen e Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, nesër në Prishtinë organizohet homazh përkujtimor dhe hapet Libri i Zisë në nderim të jetës dhe veprës së akademikut Rexhep Qosja.

    Homazhi dhe shkrimi në librin e zisë do bëhet në Hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

    Në orën 08:45, U.D. Presidentja Haxhiu do të marrë pjesë në homazh përkujtimor dhe do të nënshkruajë në Librin e Zisë, në shenjë respekti për figurën dhe veprën e akademikut Qosja.

    Ky aktivitet organizohet për të nderuar kontributin e tij të gjerë në gjuhësi, letërsi, mendim kritik dhe jetën publike shqiptare, si një nga figurat më të rëndësishme të kulturës dhe dijes në hapësirën shqiptare.