ATV

Blog

  • Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës

    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka bërë të ditur se të premten, më 24.04.2026, do të realizohen punime të planifikuara në funksion të rritjes së sigurisë dhe mirëmbajtjes së sistemit energjetik.

    Për shkak të këtyre ndërhyrjeve, në disa zona pritet të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me energji elektrike.

    Më poshtë mund të gjeni orarin e ndërprerjeve sipas rajoneve:

    Prishtinë

    Punime në projekte investive

    Nga NS 110/10 [kV] Prishtina 5 do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] J05 Bardhosh (kodi: 13000001) nga ora 09:00 deri 18:00

    Vendet: një pjesë e fshatit Bardhosh, Siçevë, një pjesë e Bërrnicës, Trudë, Sharban

    Arsyeja: Punime në rrjet

    Punime nga palët e treta

    NS 110/35/10[kV] Fushë Kosova

    Nga Dalja 10[kV] Vragolia do të ndërpritet:

    TS 10/04kV Shkupjanët (te Vera Petrol) (kodi: 5100007112) nga ora 13:00 deri në ora 15:00

    Vendet: Bresje, rr. e Pejës

    Arsyeja: Punët që duhet të kryhen sipas Z.T.

    Pejë

    Punime nga palët e treta

    Nga TS 35/10kV Peja II do të ndërprehet:

    Dalja 10kV J09 Shaban Spahija (kodi: 50051001) nga ora 09:00 deri 17:00.

    Vendet: rrugët Ali Pashë Tepelena (një pjesë), Avdyl Frashëri (një pjesë), Dr. Nuredin Çeku (një pjesë), Eqrem Çabej, Gjergj Fishta, Halil Turku (një pjesë), Isa Boletini, Maria Shllaku, Rifat Burxheviq dhe Shaban Spahija.

    Arsyeja: Punimi i lidhëseve dhe demontimi i rrjetit të vjetër sipas Zgjidhjes Teknike me numër 5269

    Nga TS 35/10kV Peja II do të ndërprehet:

    Dalja 10kV J10 Asllan Qeshmja (kodi: 50051002) nga ora 09:00 deri 17:00.

    Vendet: rrugët Agim Radoniqi (një pjesë), Asllan Çeshma, Azem Bejta, Bege Maliqi, Beteja e Albulenës (një pjesë), Dëshmorët e Peklenës (një pjesë), Çamëria, Gjergj Fishta, Jusuf Kelmendi (një pjesë), Kapetan Rudi, Mbreti Bardhyl, Rifat Burxheviq (një pjesë), Sylë Tabaku dhe Tahir Coli.

    Arsyeja: Punimi i lidhëseve dhe demontimi i rrjetit të vjetër sipas Zgjidhjes Teknike me numër 5269

    Prizren

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Nga NS 110/10[kV] Theranda do të ndërprehet:

    Dalja 10kV Budakova (kodi: 32000008) nga ora 10:00 deri në ora 15:00

    Vendet: Fshatrat: Budakovë, Çardak, Dardhishtë e Epërme, Dardhishtë e Ulët, Dragaqinë, Greiçec, Mohlan, Papaz, Reqan, Staravuçinë dhe Vërshec.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive: pastrim traseje.

    Ferizaj

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Nga NS 35/10 kV Magure do të ndërpritet:

    Dalja 10kV J07 Drenica (kodi: 41048001) nga ora 10:00 deri në ora 15:00

    Vendet: Pjesë e Rrezes (Leletiqit), Mirenë, Fushticë e Epërme, Fushticë e Ulët, Resinoc, Baincë, Shalë dhe Krojmirë.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrim traseje

    Mitrovica

    Punime nga palët e treta

    1.

    NS 110/10[kV] Vushtrria 2

    Nga Dalja 10[kV] Qyteti në NS 10/04kV TS Riki te Flamurat do të ndërpritet

    TS Riki & City Construction (kodi: 73000016005) nga ora 10:00 deri në ora 12:00

    Vendet: TS Riki dhe City Construction

    Arsyeja: Punime sipas PEE.

    Gjakova

    Punime në projekte investive

    ​​​​​Nga NS 110/35/10 kV Rahoveci do të ndërprehet:

    Dalja 10kV J17 Opterusha (kodi: 82000010) nga ora 09:00 deri në ora 17:00

    Vendet: Fshatrat: Bellacërkë, Brestoc, Celinë, Hoçë e Vogël, Hoçë e Madhe, Nagavc, Opterushë, Velika Hoça, Zoçishtë.

    Arsyeja: Projekte investive, demontimi i TSSH metalike të vjetër ekzistuese.

    Punime nga palët e treta

    1.

    Nga NS 110/10[kV] Gjakova 2 do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] J43 Bistazhini (kodi: 81000051) nga ora 09:00 deri në ora 15:00

    Vendet: Fshatrat: Bistrazhin, Damjan (një pjesë), Dol, Fshaj (një pjesë), Gërqinë, Kusar, Kushavec (një pjesë), Lipovec, Marmull, Marash, Pjetërshan, Raç (një pjesë), Ramamat, Rrezinë, Smaq (një pjesë).

    Arsyeja: Ngritja e shtyllës 12/1600 sipas projektit të aprovuar.

    Gjilan

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Nga TS 110/10 kV Gjilani 5 do të ndërpritet:

    Dalja 10kV J10 Bresalci (kodi: 63000010) nga ora 10:00 deri në ora 14:30

    Vendet: Bresalci, Koretishta, Poneshi, Parallova, Vërbica e Zhegovcit, Kishna Polja, Sllakovci, Zhegovci

    Arsyeja: Ndërprerje për shkaqe sigurie, ndërrimi i tri shtyllave të TM, pastrim traseje në rrjetin e TM, ndërrimi i bazave të siguresave TS-233 Zhegoc i Ulët.

  • Braktisën tre fëmijë gjatë tre muajve

    Braktisën tre fëmijë gjatë tre muajve

    Gjatë tre muajve të fundit nga janari deri në mars, janë regjistruar tri raste të braktisjes së fëmijëve në vend.

    Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), dy nga rastet janë raportuar gjatë muajit shkurt.

    Një fëmijë është braktisur në Gjilan, ndërsa rasti tjetër është shënuar në Klinë. Ndërkaq, gjatë muajit mars, është regjistruar edhe një rast tjetër i braktisjes së një fëmije në Gjakovë.

  • “Nuk pres mbështetje nga ata që lobojnë për pavarësinë e Kosovës”, thotë Vuçiq – reagon eurodeputeti italian

    “Nuk pres mbështetje nga ata që lobojnë për pavarësinë e Kosovës”, thotë Vuçiq – reagon eurodeputeti italian

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një tubimi të fundit, ka ofenduar eurodeputetin italian, Sandro Gozi, duke e quajtur lobist dhe duke thënë se “nuk di as cilës kombësi i përket”.

    Ai deklaroi se Serbia nuk mund të ketë mbështetje nga ata që, sipas tij, lobojnë për pavarësinë e Kosovës dhe e quajnë Serbinë shtet gjenocidal, duke përmendur në këtë kontekst edhe Gozin.

    Nuk vonoi përgjigjja e Sandro Gozi, i cili tha se javën e kaluar e kishte ftuar Vuçiqin në një debat publik televiziv, qoftë në Bruksel apo në Beograd, shkruan klix.ba.

    “Së pari e pranove, pastaj u zhduke duke u fshehur pas makinerisë tënde propagandistike”, u shpreh ai.

    Politikani italian u ndal edhe te çështja e Kosovës, duke theksuar se “negociatat nuk janë përgjegjësia ime, por e Vuçiçit sipas rezolutave të OKB-së dhe detyrimeve ndërkombëtare që Serbia ka marrë tashmë”.

    Gozi reagoi edhe ndaj komentit për kombësinë, duke theksuar se çdo qytetar i Bashkimit Evropian ka të drejtë të zgjidhet në vendin ku jeton, si një parim bazë demokratik i BE-së.

    Në fund, ai theksoi se fyerjet janë shenjë dobësie: sipas tij, liderët që sulmojnë të tjerët për të fshehur politikat e tyre tregojnë se janë në vështirësi dhe frikë nga llogaridhënia.

  • Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më lirë se dje

    Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më lirë se dje

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e derivateve për sot.

    Ka rënë për një cent çmimi i naftës, krahasuar me të enjten.

    Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, çmimi i naftës sot është 1.63 euro për litër, i benzinës 1.40 ndërsa i gazit 0.87 euro për litër.

  • Gjendet pa shenja jete një burrë në Mitrovicë të Veriut, hetohet rasti

    Gjendet pa shenja jete një burrë në Mitrovicë të Veriut, hetohet rasti

    Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Mitrovicë të Veriut.

    Detaje për rastin janë dhënë në raportin 24-orësh policor.

    “18-23.04.2026/22:38. Është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar. Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës”.

    Me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion trupi i pajetë. Rasti duke u hetuar.

  • Rama ndan pamje nga stërvitja e Forcave Speciale të Ushtrisë

    Rama ndan pamje nga stërvitja e Forcave Speciale të Ushtrisë

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar pamje nga stërvitjet e Forcave Speciale të Ushtrisë Shqiptare, duke vënë në pah përgatitjen dhe profesionalizmin e kësaj njësie elite.

    Aktivitetet e tilla janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të ruajtur standarde të larta në ushtri.

    “Mirëmengjes dhe me këto momente nga stërvitja e Forcave Speciale, elita e Ushtrisë Shqiptare, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan ai.

  • Aksioni i jashtëzakonshëm i Inspektoratit të punës – 31 inspektime, 13 ndalime dhe 28 masa për eliminim parregullsish për 48 orë

    Aksioni i jashtëzakonshëm i Inspektoratit të punës – 31 inspektime, 13 ndalime dhe 28 masa për eliminim parregullsish për 48 orë

    Inspektorati Qendror i Punës, në zbatim të vendimit të Ministrit të MPFVLÇ-së ka paraqitur të dhënat e fundit lidhur me aksionin e jashtëzakonshëm inspektues në sektorët me rrezikshmëri të lartë, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

    Ky raport 48-orësh nga Inspektorati Qendror i Punës paraqet rezultatet e inspektimeve të ditës së tetë të realizuara në kuadër të këtij aksioni, ndërkaq fokus i inspektimit ka qenë sektori i ndërtimtarisë.

    Sipas raportit 48-orësh janë realizuar gjithsej 31 inspektime dhe 44 riinspektime, duke rezultuar me një numër të konsiderueshëm masash ndëshkuese dhe parandaluese ndaj subjekteve që nuk kanë respektuar legjislacionin në fuqi.

    Të dhënat tregojnë se gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 13 masa ndalimi të punimeve, ndërsa në 12 raste është dhënë leje për vazhdimin e aktivitetit, pas përmbushjes së kushteve ligjore nga ana e subjekteve të inspektuara.

    Po ashtu, inspektorët kanë dhënë 10 vërejtje dhe në 12 raste nuk janë konstatuar shkelje, duke reflektuar një nivel të ndryshëm të përputhshmërisë në sektorë të ndryshëm.

    Një nga treguesit kryesorë të aksionit është numri i masave për eliminimin e parregullsive, që arrin në 28 raste, duke dëshmuar për nevojën e ndërhyrjeve konkrete në përmirësimin e kushteve të punës dhe respektimin e standardeve të sigurisë.

    Sa i përket shpërndarjes sipas komunave, Gjakova kryeson me 10 inspektime dhe 7 riinspektime, ndërsa Mitrovica shënon numër të lartë të ndërhyrjeve me 7 inspektime dhe 9 riinspektime, si dhe 4 ndalime punimesh.

    Gjilani ka regjistruar 2 inspektime dhe 9 riinspektime, me 4 leje për punim dhe 4 masa për eliminim të parregullsive. Ndërkohë, në Lipjan janë evidentuar 5 masa për eliminim parregullsish, ndërsa në Drenas ky numër arrin në 8 – më i larti ndër komunat e përfshira në raport.

    Autoritetet kanë paralajmëruar se aksionet e tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim të rritjes së disiplinës ligjore dhe parandalimit të shkeljeve në tregun e punës në Kosovë.

  • Afati po skadon, ende s`ka marrëveshje për president

    Afati po skadon, ende s`ka marrëveshje për president

    Kosova po hyn në ditët e fundit të vendimeve politike për çështjen e kreut të shtetit.

    Ende nuk ka marrëveshje dhe as njoftim për një seancë për këtë çështje.

    Ndonëse kanë mbetur pesë ditë deri në përmbylljen e afatit kushtetues, një marrëveshje mes partive politike duket e largët, bazuar në qëndrimet e tyre aktuale.

    Vetëvendosje ende pret një konsensus. Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, nënvizoi se është e gatshme të heqë dorë nga pozita që ushtron, siç tha, që vendi të mos shkojë në zgjedhje.

    Ndërsa shefja e deputetëve të Vetëvendosjes insiston që partitë opozitare të japin emrat ose kërkesat e tyre për këtë proces, i cili mund ta çojë vendin në zgjedhje të reja.

    Ndërkohë, opozita vazhdon të këmbëngulë në qëndrimet e ditëve të fundit.

    Me gjithë deklarimet nga të gjitha palët se ka vullnet për zgjedhjen e presidentit të ri, një javë para skadimit të afatit të përcaktuar nga Kushtetuta, dy partitë opozitare, PDK dhe LDK, janë deklaruar se i kanë mbyllur bisedimet dhe kontributin e tyre partiak për t’i dhënë vendit kreun e ri të shtetit. Ndërsa Vetëvendosje vazhdon të insistojë se ka ende kohë për një marrëveshje.

  • Vdekje e dyshimtë në Prizren, nisin hetimet

    Vdekje e dyshimtë në Prizren, nisin hetimet

    Një rast i hetimit të vdekjes është raportuar më 23 prill në Prizren.

    Sipas informacioneve zyrtare, një mashkull kosovar ka ndërruar jetë.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, si dhe ekipi mjekësor, ku është konstatuar vdekja e viktimës.

    Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    “Prizren / 23.04.2026-NN. Është raportuar se një mashkull kosovar ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, njofton PK.

  • Nisin homazhet në nderim të akademik Rexhep Qosja

    Nisin homazhet në nderim të akademik Rexhep Qosja

    Kanë nisur homazhet përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja.

    Nën përkujdesjen e ushtrueses së detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, po mbahet homazh përkujtimor, ndërsa është hapur edhe Libri i Zisë për të gjithë qytetarët që duan të shprehin respektin dhe ngushëllimet e tyre.

    Akademiku Rexhep Qosja vdiq të enjten në moshën 89-vjeçare.