ATV

Blog

  • Arrestohen disa protestues “anti-kapitalistë” në sheshin e Prishtinës

    Arrestohen disa protestues “anti-kapitalistë” në sheshin e Prishtinës

    Tre përfaqësues të të ashtuquajturës “Asamblesë Anti – Kapitaliste” janë arrestuar nga Policia afër Kuvendit të Kuvendit të Kosovës.

    Disa prej tyre kanë deklaruar se arrestimi ndodhi në fund të protestës.

    Mësohet se arsyeja e arrestimit të tyre ka ndodhur pasi që të njëjtit nuk kanë dashur të tregojnë se cilës organizatë i përkasin, madje nuk kanë njoftuar as që do të mbajnë protestë./EO/

  • KB Peja me ankesa për sjelljet e Drilon Hajrizit gjatë ndeshjes

    KB Peja me ankesa për sjelljet e Drilon Hajrizit gjatë ndeshjes

    KB Trepça arriti një fitore të madhe të enjten në gjysmëfinalen e tretë ndaj Pejës, duke rikthyer epërsinë 2-1 në serinë e play-off-it.

    Drilon Hajrizi spikati me një paraqitje fantastike në fushë, por nuk munguan polemikat. Peja ka publikuar një video ku akuzon Hajrizin se nxiti publikun në Mitrovicë të shfaqë urrejtje ndaj lojtarëve të tyre dhe ofendoi disa basketbollistë në palestër.

    Në komunikatën e plotë, klubi i Pejës thekson:

    Çfarë po na mëson Driloni me këto sjellje? Çfarë po na mëson ai me këto të shara?

    Në sport gjithmonë do jetë ekipi që fiton dhe ai që humb, por në sport rrallë ka këso lojtar që nuk i kontrollojnë emocionet dhe ofrojnë shembuj katastrofal. Ishte pikërisht Driloni, ai që pas ndeshjes në Pejë – ekzagjeroi situata duke nxitur publikun në Mitrovicë për urrejtje.

    Ndeshjet kalojnë, sezonet kalojnë, fjala e thënë nuk kthehet prapa. KB Peja shpreson që profesionaliteti i treguar nga kryesia e KB Trepça, basketbollistët e tjerë në fushë dhe stafi i trajnerëve – të përqohet edhe nga lojtari me sjellje katastrofale që po shfaqet në video.

    Ju mirëpresim të dielën edhe për një ndeshje tjetër spektakolare në Pejë

    KB Peja falënderon kryesinë e Trepçës për organizimin dhe mirëpritjen, duke shpresuar që sjellja e Hajrizit të përmirësohet në të ardhmen.

    Ndeshja e ardhshme zhvillohet në Pejë, dhe nëse Trepça fiton, ajo do të kualifikohet në finale.

  • New York Knicks dhe Minnesotta Timberwolves siguruan gjysmëfinalet e play-off-it në NBA

    New York Knicks dhe Minnesotta Timberwolves siguruan gjysmëfinalet e play-off-it në NBA

    New York Knicks janë ekipi i parë gjysmëfinalist në Konferencën e Lindjes. Në ndeshjen e gjashtë të cerekfinales, ata fituan 140-89 në fushën e Atlanta Hawks, duke triumfuar në serinë 4-2. Të gjithë titullarët e Knicks realizuan mbi 12 pikë, ndërsa të gjithë 15 lojtarët e Atlanta-s që zbritën në fushë kontribuan në rezultat.

    Në serinë tjetër të Lindjes, Boston Celtics dhe Philadelphia 76ers janë 3-3, duke shtyrë vendosjen e gjysmëfinalistit për ndeshjen e shtatë. Philadelphia fitoi ndeshjen e fundit 106-93, duke komanduar shumicën e kohës së lojës. Tyrese Maxey ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes me 30 pikë.

    Në Konferencën e Perëndimit, Minnesota Timberwolves surprizuan duke shkuar në gjysmëfinale pas fitores 110-98 ndaj Denver Nuggets në ndeshjen e gjashtë, duke fituar serinë 4-2. Lojtarët kryesorë të Minnesota-s ishin McDaniels me 32 pikë dhe Shannon me 24 pikë, duke udhëhequr ekipin drejt një suksesi të madh para tifozëve të tyre.

  • Vuçiq kërcënon hapur: Do të luftojmë kundër anëtarësimit të Kosovës në NATO

    Vuçiq kërcënon hapur: Do të luftojmë kundër anëtarësimit të Kosovës në NATO

    Kongresisti amerikan, Keith Self, së bashku me dy kolegë tjerë, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve në ShBA për të shprehur mbështetje të fortë për integrimin e Kosovës në NATO.

    Por, këtë iniciativë po zotohet se do ta luftojë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    “Ne së shpejti do të kemi ushtrime të rëndësishme me ta (NATO). Po bisedojmë me ta, shpresojmë që kjo të mos ndodhë. Do të luftojmë që diçka e tillë të mos ndodhë. Mos harroni se ekzistojnë katër vende që janë anëtare të NATO-s, siç janë edhe pesë anëtare në BE, që nuk e kanë njohur Kosovën. Nuk e shoh se si kjo mund të kalojë lehtë, por të presim e të shohim”, tha Vuçiq për gazetarët, raporton agjencia serbe e lajmeve “Tanjug“, transmeton Klankosova.

    Në rezolutën e propozuar nga kongresistët amerikanë, përmenden disa prej arsyeve që Kosova meriton anëtarësimin në NATO.

    “Për më tepër, ndërsa forcat kundërshtare vazhdojnë të destabilizojnë rajonin, shtimi i Kosovës në aleancën e NATO do të shërbente si një kundërpeshë e domosdoshme për t’i dekurajuar përpjekje të tilla armiqësore dhe për të parandaluar një katastrofë tjetër globale në Ballkan”, thuhet në rezolutë.

    Katër shtete anëtare të NATO-s , Greqia, Rumania, Sllovakia e Spanja, ende nuk e kanë njohur Kosovën shtet.

    Rezoluta bën thirrje këtyre katër aleatëve t’i rishqyrtojnë qëndrimet e tyre, duke theksuar se njohja më e gjerë e Kosovës është thelbësore për ta zhbllokuar rrugën e saj drejt integrimit në NATO dhe për të mbyllur një boshllëk strategjik në Evropën Juglindore që kundërshtarët kërkojnë ta shfrytëzojnë.

    “Kosova ka demonstruar një përkushtim të qartë ndaj stabilitetit rajonal dhe përafrimit strategjik me vendet e NATO, por progresi i saj drejt anëtarësimit në aleancë po pengohet nga mungesa e njohjes nga një numër i vogël aleatësh”, ka thënë kongresisti Self.

    Ai ka shtuar se shtimi i Kosovës në aleancë është thelbësor për ta kundërshtuar ndikimin në rritje të kundërshtarëve në Evropë.

    “Shtetet e Bashkuara duhet t’i inkurajojnë Greqinë, Rumaninë, Sllovakinë dhe Spanjën t’i rishqyrtojnë qëndrimet e tyre dhe të sigurojnë që Kosova të ketë një rrugë të besueshme dhe të arritshme drejt anëtarësimit”, ka thënë Self.

    Në rezolutë thuhet se shtimi i Kosovës në aleancën e NATO është thelbësor për të mbrojtur interesat e sigurisë kombëtare të Shtetet e Bashkuara në Evropën Juglindore.

  • “Roeli po thotë ‘babi’”, Selvija kujton Shpat Kasapin në ditën e tij të lindjes

    “Roeli po thotë ‘babi’”, Selvija kujton Shpat Kasapin në ditën e tij të lindjes

    Selvije Jao ka ndarë një moment emocional në Instagram, duke kujtuar ish-bashkëshortin e saj të ndjerë, këngëtarin Shpat Kasapi, në ditën kur ai do të festonte 41-vjetorin e lindjes.

    Ajo ka publikuar një video ku Shpati shihet në momente të ëmbla me djalin e tyre, Roelin.

    Krahas saj, Selvija ka shkruar se dhimbja për mungesën e tij është ende e madhe, por beson se ai vazhdon të jetë pranë tyre në mënyrë shpirtërore.

    Në mesazhin e saj ajo tregon edhe për Roelin, duke thënë se fjalët e tij e prekin shumë. “Roeli po thotë ‘Daddy’… dhe unë e ndiej sikur ti je ende këtu me ne”, ka shkruar ajo, duke i uruar Shpatit ditëlindjen në qiell.

    Shpat Kasapi ndërroi jetë papritur në nëntor 2025 si pasojë e një ataku kardiak në Itali, duke lënë pas një dhimbje të madhe te familja, miqtë dhe publiku shqiptar.

  • Dasëm në Kullën e Haradinajve në Gllogjan, martohet Luani, djali i Shkëlzenit

    Dasëm në Kullën e Haradinajve në Gllogjan, martohet Luani, djali i Shkëlzenit

    Luan Haradinaj, djali i Shkëlzen Haradinajt, është martuar sot.

    Dasma është zhvilluar në Gllogjan në kullën e familjes Haradinaj.

    Disa nga të pranishmit kanë publikuar fotografi nga dasma, duke uruar Luan Haradinajn për martesën.

  • Vlorë: Vendosen tarifat e plazheve publike me pagesë

    Vlorë: Vendosen tarifat e plazheve publike me pagesë

    Këshilli bashkiak i Vlorës me votat e mazhorancës socialiste në këtë këshill ka miratuar tarifën për përdorimin e plazheve publike të tarifuar, një hapësirë e re plazhi që këtë sezon veror do të aplikohet dhe administrohet nga pushteti lokal.

    Kjo hapësirë plazhi do të ketë shezlongë dhe çadra, si dhe të gjitha kushtet e parashikuara për një plazh me pagesë, por që do të administrohet nga pushteti lokal.

    Miratimi i tarifës prej 700 lekësh për një çift shezlongësh me një çadër ka ngjallur reagimin e këshilltarëve të opozitës, të cilët e kanë cilësuar të padrejtë dhe në kundërshtim me projektvendimin e propozuar për një çmim më të ulët.

    Krahas plazhit publik të tarifuar do të ketë edhe plazh publik pa pagesë, si dhe hapësira të plazheve që janë vënë në dispozicion të subjekteve private dhe të ndara me ngjyrat përkatëse në hartën e miratuar nga këshilli bashkiak i Vlorës./A2CNN

  • AC Milan synon Gabriel Jesus për sezonin e ardhshëm

    AC Milan synon Gabriel Jesus për sezonin e ardhshëm

    AC Milan po planifikon të tentojë transferimin e sulmuesit të Arsenalit, Gabriel Jesus, për sezonin e ardhshëm, pasi e ka kërkuar disa herë edhe më parë.

    “Rossonerët” kanë nevojë urgjente për një qendërsulmues, pasi Santiago Gimenez dhe Niclas Fullkrug shpesh qëndrojnë në stol, ndërsa Rafael Leao luan në një rol që nuk i përshtatet. Trajneri Max Allegri zhvilloi një takim tre-orësh me drejtuesit e Milanit për të diskutuar strategjinë e merkatos, duke përfshirë gjetjen e një sulmuesi efikas.

    Sipas ekspertit të merkatos nga Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, emri më i fundit në listën e Milanit është Gabriel Jesus. Ky nuk është hera e parë që braziliani lidhet me klubin italian, pasi ka qenë objektiv edhe verën e kaluar dhe në janar.

    Gabriel Jesus, 29 vjeç, ka kontratë me Arsenal deri në qershor të vitit 2027. Duke marrë parasysh se u transferua nga Manchester City për 52 milionë euro në vitin 2022, ky konsiderohet momenti i fundit për londinezët për ta shitur.

    Këtë sezon, sulmuesi ka zhvilluar 25 ndeshje zyrtare, duke shënuar pesë gola dhe dhënë dy asistime. Dy nga golat i shënoi në Ligën e Kampionëve ndaj rivalëve të përbetuar të Milanit, Interit. Ai pati një mungesë të gjatë për shkak të dëmtimit të ligamentit kryesor të gjurit (ACL) në janar 2025, një dëmtim që e mbajti jashtë fushave për pjesën më të madhe të një viti.

  • Zgjedhjet e reja, Tahiri: Kosova po dëmtohet, por ata që po qeverisin po përfitojnë

    Zgjedhjet e reja, Tahiri: Kosova po dëmtohet, por ata që po qeverisin po përfitojnë

    Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiti, ka komentuar zhvillimet e fundit.

    Ajo ka vlerësuar se Kosova po qeveriset dy herë nga VV-ja në rrethana krize ku keqpërdorimet e ekzekutivit nuk po kontrollohen nga Kuvendit.

    Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se Kosova po dëmtohet, por ata që po qeverisin po përfitojnë.

    “Kosova perseri ne zgjedhje per partite politike eshte gare per te fituar besimin e qyetareve por mos te harrojme se Kosova po qeveriset dy here nga VV-ja ne rrethana krize ku keqperdorimet nuk kontrollohen nga parlamenti- pra Kosova po demtohet por ata qe po qeveresine po perfitojne..”, ka shkruar ajo.

  • “Jemi lodhë: Parlament-Qeveri, të kujt jeni?”, protestojnë punëtorët e sektorit privat

    “Jemi lodhë: Parlament-Qeveri, të kujt jeni?”, protestojnë punëtorët e sektorit privat

    Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, ka filluar protestën në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

    Protestuesit po mbajnë pankarta në duar me mbishkrimet, “Mos na shkelni, mjaft pritëm”, “Për pesë vite në punë vdiqën 97 punëtorë”, “Jemi lodh, parlament-qeveri të kujt jeni?”, e pankarta të tjera, raporton EkonomiaOnline.

    Protesta do të vazhdojë deri në hapësirën ndërmjet objektit të ish-Gërmisë dhe ndërtesës së Qeverisë.