ATV

Blog

  • Pronari i Facebook-ut do t’i largojë nga puna 10,000 punonjës

    Pronari i Facebook-ut do t’i largojë nga puna 10,000 punonjës

    Meta, e cila zotëron Facebook, Instagram dhe WhatsApp, ka njoftuar se do t’i largojë nga puna 10,000 punëtorë.

    Kjo do të jetë vala e dytë e largimeve masive nga puna nga gjiganti i teknologjisë, i cili i shkarkoi 11,000 punonjës në nëntor 2022.

    Shefi ekzekutiv i Meta-s, Mark Zuckerberg, tha se largimet ishin “të vështira” dhe ishin pjesë e një “viti të efikasitetit”.

    Përveç humbjes së 10,000 punëtorëve, 5,000 vende të hapura në kompani do të mbeten të paplotësuara.

    “Unë mendoj se duhet të përgatitemi për mundësinë që ky realitet i ri ekonomik të vazhdojë për shumë vite”, tha ai, shkruan BBC.

    Këto largime vijnë pasi kompanitë e tjera, përfshirë Google dhe Amazon, janë përballur me mënyrën se si të balancojnë masat e uljes së kostove me nevojën për të mbetur konkurrues.

    Në fillim të këtij viti, Amazon njoftoi se planifikonte të mbyllte më shumë se 18,000 vende pune për shkak të “ekonomisë së pasigurt” dhe punësimeve të shpejta gjatë pandemisë, ndërsa kompania mëmë e Google, Alphabet, bëri 12,000 shkarkime nga puna.

  • Krijuesit e ChatGPT lëshojnë një version edhe më të fuqishëm

    Krijuesit e ChatGPT lëshojnë një version edhe më të fuqishëm

    Krijuesit e ChatGPT kanë zbuluar një model të ri që ata thonë se është edhe më i fuqishëm se ai sistem tashmë që është bërë viral.

    Mjeti i ri, GPT-4, është i disponueshëm në disa versione të ChatGPT dhe për klientët me pagesë të OpenAI, kompania që krijoi të dy sistemet.

    OpenAI thotë se mjeti i ri përfshin një sërë përmirësimesh në atë sistem ekzistues: ai është në gjendje të pranojë imazhe si një hyrje, është më kreativ, “halucinon” shumë më pak dhe është më pak i njëanshëm, tha shefi ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman. Sistemi i ri është në gjendje të kalojë një provim jurisprudencë dhe të shënojë notat më të larta në provimet e AP.

    Por është gjithashtu “ende me të meta, ende i kufizuar dhe duket akoma më mbresëlënës në përdorimin e parë sesa pasi kaloni më shumë kohë me të”, tha Altman, raporton e përditshmja britanike The Independent, transmeton Paparaci.

    Versioni me tekst i GPT-4 do të lançohet fillimisht brenda ChatGPT+, versioni premium i sapolançuar i sistemit. Ai gjithashtu do të jetë i disponueshëm përmes API-së që OpenAI u ofron zhvilluesve dhe kompani të tilla si Duolingo kanë njoftuar tashmë se do ta integrojnë atë në aplikacionet e tyre.

    OpenAI thotë se GPT-4 është dukshëm më i mirë se sistemet që dolën përpara. Ai është edhe më i qëndrueshëm dhe më i aftë, tha ai: sistemi i mëparshëm shënoi në 10 përqindëshin e poshtëm të një provimi të simuluar të jurisprudencës, për shembull, ndërsa i riu hyri në 10 përqindëshin e parë.

    Por ndryshimi midis dy mjeteve “mund të jetë delikate” në një bisedë të rastësishme, tha ai. “Dallimi del kur kompleksiteti i detyrës arrin një prag të mjaftueshëm – GPT-4 është më i besueshëm, kreativ dhe i aftë për të trajtuar udhëzime shumë më të nuancuara sesa GPT-3.5” që doli përpara, tha ai.

    Si e tillë, kompania paralajmëroi se njerëzit duhet të kenë ende “kujdes të madh” kur përdorin sisteme të tilla, “veçanërisht në kontekste me aksione të larta”.

  • Elon Musk po planifikon të ndërtojë një qytet për stafin e kompanive të tij

    Elon Musk po planifikon të ndërtojë një qytet për stafin e kompanive të tij

    Elon Musk po planifikon të ndërtojë qytetin e tij për stafin e SpaceX dhe The Boring Company për të jetuar dhe punuar, sipas një raporti të fundit nga The Wall Street Journal.

    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Musk dhe bashkëpunëtorët e tij kanë blerë të paktën 3,500 hektarë tokë rreth 55 kilometra jashtë Austin, Teksas gjatë viteve të fundit.

    Musk dhe punonjësit e tij e kanë përshkruar vizionin për qytetin si një “lloj utopie të Teksasit përgjatë lumit Kolorado”, shkruajnë mediat, duke cituar njerëz të njohur me projektin.

    Vendndodhja do të jetë pranë objekteve të SpaceX dhe The Boring Company.

    Qyteti thuhet se do të jetë i pajisur me një pishinë, një zonë sportive në natyrë dhe një palestër përveç shtëpive të parafabrikuara.

    Qyteti mund të përfshijë gjithashtu një shkollë të vogël si dhe kompleks privat për Musk që ka të ngjarë të vendoset jashtë qytetit.

    Kjo mund të jetë pjesë e planeve të Musk për të siguruar strehim të përballueshëm për punonjësit e tij.

  • Sabri Fejzullahu për serialin “Tre Vllaznit”: Është një ekipë e paparë, njerëzit po e pëlqejnë shumë

    Sabri Fejzullahu për serialin “Tre Vllaznit”: Është një ekipë e paparë, njerëzit po e pëlqejnë shumë

    Këngëtari dhe aktori i njohur, Sabri Fejzullahu, në emisionin “Alarm” në ATV, foli për projektin televiziv, serialin “Tre Vallaznit”, pjesë e së cilës është edhe ai vetë.

    Ai tha se ky serial ka një ekipë kolosale që punojnë me standardet më të mira që bëhen në botë.

    “Këtu është një ekipë kolosale që punojnë, është një ekpië e paparë. Këtu çdo gjë, aktori e ka të plotësuar, me kostumofafistë, me kameramanë të përkryer, me regjisor, asistent regjisorë, me çdo gjë. Është tamam ashtu si realizohet në botë”, tha Fejzullahu.

    Ai tregoi se fansa të shumtë vazhdimisht i dërgojnë foto të serialit “Tre Vallaznit” të shkrepura kur janë duke e shikuar në televizor.

    “Dje me ka ardhur një fotografi pahiri, s’po du me e çelë se është turp, tha “ ju duaaaaa prej Gjermanisë. Unë e Iliri, e kish fotografu në televizor. Edhe një vend ku kanë qenë Blini e këta tjerët, e kish fotografu e ma dërgoi. Njerëzit po flasin jo për mu, po për serialin, fjalë shumë të mira për aktorët edhe që po u pëlqen seriali”, tregoi Fejzullahu. /atvlive.tv

    Intervistën e plotë të Sabri Fejzullahut dhënë për emisionin “Alarm” në ATV, mund ta shikoni në videon më poshtë:

  • “Po cilës grua nuk i shkon mendja, po veç ishalla nuk e nxo”, shpërthejnë të qeshurat në studio

    “Po cilës grua nuk i shkon mendja, po veç ishalla nuk e nxo”, shpërthejnë të qeshurat në studio

    Këngëtarja e mirënjohur Remzie Osmani, e ftuar në emisionin “LIBERO” në ATV, pasi u pyet se a i ka shkaur mendja se bashkëshorti i saj mundet të ketë dashnore, ajo me shaka tha se, cilës grua nuk i ka shkuar mendja.

    “Cilës grua nuk i shkon mendja, po ishalla nuk e nxo”, tha me shaka ajo, duke bërë që të shpërthejnë të qeshurat në studio. /atvlive.tv

  • Cameron Diaz largohet nga aktrimi

    Cameron Diaz largohet nga aktrimi

    Cameron Diaz, aktorja e njohur për rolet e saj në filma si “Charlie’s Angels” dhe “The Mask”, do të tërhiqet nga aktrimi pasi të përfundoj xhirimet në filmit të saj të ardhshëm në Netflix “Back in Action” me Jamie Foxx.

    Diaz dëshiron të përqendrohet për vajzën e saj 3-vjeçare, Raddix, dhe sipas saj, orët e gjata të xhirimeve janë shumë të vështira për t’u balancuar me jetën familjare.

    Një burim ka thënë se 10 orë pune çdo ditë, ishin mjaft të rënda për aktoren sepse ajo e urrente të ishte larg vajzës.

    Vendimi i Cameron Diaz për t’u larguar nga aktrimi nuk është krejtësisht befasues, pasi ajo kishte konfirmuar se ishte tërhequr nga aktrimi një vit para se të mirëpriste Raddix në 2019, shkruan atvlive.tv.

    Megjithatë, filmi “Back in Action” është një komedi aksion me regji të Seth Gordon, që do të publikohet në vitin 2024 dhe sipas aktores, ky është filmi fundit që do të shfaqet./atvlive.tv/

  • Aktorja e njohur shqiptare rrëfen historinë e jetës së saj dhe sukseseve në botë

    Aktorja e njohur shqiptare rrëfen historinë e jetës së saj dhe sukseseve në botë

    Shumë rrallë e shohim nëpër intervista, e aq më pak duke diskutuar për jetën e saj personale… Aktorja e mirënjohur Ilire Vinca, ishte e ftuar të premten në emisionin “LIBERO” dhe krahas jetës së saj artistike, nuk u kursye për të rrëfyer edhe për jetën e saj personale.

    Vinca kur kujtoi fillimin e karrierës së saj, përmendi nënën e saj e cila nuk kishte dashur që ajo të bëhej aktore, ndërkohë që babai kishte qenë përkrahja e saj më e madhe.

    “…Nëna nuk ka dashur që unë të bëhem aktore, e kishte një lloj frike që kjo punë nuk do të më sjelli stabilitet jetësor. Ndërsa babi si poet, studiues, njeri i librave, poezive e shkrimeve e ka përkrahur që nga fillimi këtë gjë, për të cilën e falënderoj shumë sepse është e rëndësishme që prindërit t’i ushqejnë ëndrrat e fëmijëve…”, deklaroi Vinca.

    Kujtojmë se Ilire Vinca, aktorja e shfaqjeve teatrale, filmave dhe serialeve televizive, u bë e njohur edhe si aktorja e parë që mori pjesë në Berlinale me filmin “Falja e Gjakut” në vitin 2011, pastaj edhe me filmin “Burrneshat” në vitin 2015.

    Në linkun e mëposhtëm mund ta ndiqni intervistën e plotë nga Ilire Vinca:

  • Befason Ilire Vinca, kjo ishte kërkesa jo konvencionale që e kishte për studentët e saj

    Befason Ilire Vinca, kjo ishte kërkesa jo konvencionale që e kishte për studentët e saj

    Aktorja e mirënjohur dhe shumë e dashur për publikun e gjerë mbarëshqiptarë, ishte e ftuar të premten në emisionin “LIBERO” ku diskutoi shumë momente interesante për sa i takon jetës së saj personale, krahas asaj personale.

    Përveç aktrimit, ajo që disa vite është edhe profesoreshë në Universitetin e Prishtinës dhe sa i përket raportit që e ka me studentët, Vinca befasoi kur tregoi për nofkën me të cilin i drejtohen studentët e saj.

    “…Studentët i kam mësuar të më thërrasin mësuese, më duket një nofkë e ëmbël që e thyen autoritetin e të qenit profesor…”, deklaroi Vinca.

    Ndërkohë, bilancin në mes të aktrimit dhe të qenit profesoreshë, megjithëse e konsideroi shumë të vështirë për t’u menaxhuar, e cilësoi si të domosdoshme.

    “…Nuk është e lehtë, por është e domosdoshme që të jesh profesionalisht në skenë me vepra dhe të jesh afër studentëve. Ata kanë nevojë që ta shohin profesorin e tyre duke aktruar…”, theksoi ajo.

    Kujtojmë se Ilire Vinca ka qenë studente në gjeneratën e parë në degën e Arteve Dramatike, meqenëse kjo degë në Universitetin e Prishtinës është hapur si drejtim në vitin 1989, pikërisht në kohën kur ajo e ka përfunduar maturën.

    Në linkun e mëposhtëm mund ta ndiqni intervistën e plotë nga Ilire Vinca:

  • Kjo është historia e trishtë e jetës së këngëtarit Mentor Mripa

    Kjo është historia e trishtë e jetës së këngëtarit Mentor Mripa

    Këngëtari dhe zëri i mrekullueshëm i radios, Mentor Mripa, të premten në emisionin “LIBERO” ndau rrëfimin e tij jetësor, përmes të cilit theksoi se pati shumë sfida dhe paragjykime.

    Mes tjerash, Mentori ndau historinë emocionuese që i ndodhi në vitin 2000 pas luftës (ku në Mitrovicë akoma vazhdonin masakrat e shumta), dhe një fëmijë e thirri në radio, pak qaste para se ta vranin.

    “…Masakra ka pasur edhe pas luftës në Mitrovicë… Më thirri në radio një vogëlushe shumë e vogël, në privatësi… Më tha ata janë në katin e katërt, ne jemi në katin e gjashtë, po vijnë të na vrajnë, çka të them, qaja bashkë me të”, rrëfeu Mripa.

    Mes tjerash, ai foli dhe për paragjykimet dhe sfidat e tij, duke thënë se në fillimet e tij ishte një enigmë e madhe edhe që fliste shqip, e nuk e njihnin, por me punë i kaloi të gjitha.

    ‘’…Unë isha një enigmë që flisja shqip, më thoshin mirë që po flet shqip dhe kur më panë në festivalin “Zambaku i Prizrenit” thoshin “paska syze, nuk po shikojka” deklaroi ai.

    Ndryshe, Mentori së shpejti do të publikojë këngën e tij më të re të titulluar “Po ju rrëfehem”, këngë të cilën po e realizon pas 4 vjetësh.

    Për ta dëgjuar intervistën e plotë të Mentor Mripës, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • ​Kosovë-Andorrë, formacionet e mundshme

    ​Kosovë-Andorrë, formacionet e mundshme

    Pas barazimit me Izraelin, Kosova e zhvillon sonte ndeshjen e dytë në kuadër të grupit I të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian Euro 2024 ku do të ballafaqohet me Andorran në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Synimi i vetëm i “Dardanëve” është fitorja dhe këtë e kanë thënë me zë të lartë edhe trajneri Alain Giresse dhe sulmuesi Vedat Muriqi, raporton KosovaPress.

    Këto janë formacionet e mundshme:

    Kosova: Muric; Vojvoda, Rrahmani, Kryeziu, Paqarada; Celina, Dresevic, Muslija; Zhegrova, Muriqi, Rashica

    Andorra: Alvarez; Rubio, Llovera, Alavedra, Garcia; Palau, Vales, Pujol, Cervos; Vieira, Rosa