ATV

Blog

  • 24 vjet nga beteja e Shkëmbit të Gradinës

    24 vjet nga beteja e Shkëmbit të Gradinës

    Sot bëhen 24 vjet nga beteja e zhvilluar te Shkëmbi i Gradinës, për të mos lejuar depërtimin e forcave armike në rrafshnaltën e Berishës, ku ndodhej SHP i UÇK-së, Spitali Ushtarak, Qeveria e Përkohshme e Kosovës, Agjencia e lajmeve “KosovaPress”, radio “Kosova e lirë” dhe rreth 100 mijë banorë nëpër grykat e maleve.

    Në këtë betejë, pikërisht më 18 prill 1999, ranë heroikisht Islam Kastrati nga Kishnareka, Halim Bajraktari nga Drenasi, Mentor Morina nga Bushati, Ramadan Bytyqi nga Gjergjica dhe Mentor Gashi nga Llapushniku.

    Luftimet e prillit 1999 në këtë anë kanë qenë vendimtare jo vetëm për rrjedhat e luftës çlirimtare, por mbi të gjitha kanë qenë vendimtare për të shpëtuar jetën e njerëzve që kanë qenë në këto gryka.

    Po ashtu, luftëtarët që e bënë betejën e prillit 1999 kanë qenë muri i gjallë që nuk e ka lejuar ushtrinë dhe policinë serbe të depërtojë te popullata.

  • Konjufca bashkë me Osmanin shtrojnë iftar për BIK-un në Kuvendin e Kosovës

    Konjufca bashkë me Osmanin shtrojnë iftar për BIK-un në Kuvendin e Kosovës

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me Presidenten Vjosa Osmani, kanë pritur mbrëmë në iftar udhëheqësinë e BIK-ut.

    Pritja e tyre iu bë siç shkruan Konjufca në Shtëpinë e Popullit në Kuvendin e Kosovës.

    ”Me kënaqësi i kemi ftuar udhëheqësinë e BIK-ut për të marrë pjesë në iftarin tonë të posaçëm në Shtëpinë e Popullit, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, bashkë me Presidenten Vjosa Osmani.

    Është një mundësi e veçantë për të forcuar marrëdhëniet ndërmjet nesh dhe për të promovuar respektin dhe bashkëpunimin.

    Urojmë një mbrëmje të këndshme dhe të bekuar për të gjithë pjesëmarrësit e këtij iftari!”.

  • “Nuk mund të qëndroj shurdh ndaj zemërimit të francezëve”, Macron: Reforma hyn fuqi në vjeshtë, ishte e nevojshme

    “Nuk mund të qëndroj shurdh ndaj zemërimit të francezëve”, Macron: Reforma hyn fuqi në vjeshtë, ishte e nevojshme

    Reforma e pensioneve në Francë ishte e nevojshme për të siguruar pensionin e të gjithëve dhe për të prodhuar më shumë pasuri për kombin tonë.

    Këtë deklaroi presidenti francez Emmanuel Macron në fjalimin e tij televiziv para francezëve, duke konfirmuar se kishte shpallur ligjin që prej tre muajsh po shkakton protesta në vend.

    “Ndryshimet e planifikuara do të hyjnë në fuqi gradualisht duke filluar nga vjeshta”, shtoi presidenti francez, duke nënvizuar se “ndjen zemërimin e francezëve”.

    Pas miratimit të reformës së pensioneve, Macron ka propozuar hapjen e tre kantierëve, një për punën, një për drejtësinë dhe një për përparimin.

    Në të parën, ai përshëndeti krijimin e 1.7 milionë vendeve të punës në 6 vitet e fundit dhe deklaroi se dëshiron të inicojë reformën në shkollën e mesme profesionale në mënyrë që numri më i madh i adoleshentëve të kenë akses në trajnime kualifikuese dhe në punë.

    Macron shtoi se ai synon të nisë një pakt të ri jete mbi punën me partnerët socialë në javët e ardhshme.

    “Ne kemi 100 ditë paqe, unitet, ambicie dhe veprim në shërbim të Francës përpara nesh. Kjo është detyra jonë dhe unë ju besoj. Unë besoj që ne ta arrijmë atë. Këto tre kantiere formojnë udhërrëfyesin e qeverisë që kryeministrja Elisabeth Borne do të detajojë javën e ardhshme. Këto tre projekte duhet të na bashkojnë dhe të bashkojnë liderët më të lartë të vendit dhe unë do të marr pjesë në to. 14 korriku duhet të na lejojë të bëjmë një bilanc të situatës”, tha Macron.

    “Nuk mund të qëndroj i shurdhër ndaj zemërimit të francezëve”, thekoi kreu i Elizesë në fjalimine tij teksa shtoi se në lidhje me reformën e pensioneve, “është shprehur zemërimi, zemërimi për një punë që për shumë francezë nuk lejon më një jetë të mirë, me rritjen e çmimeve, me benzinën, shpenzimet, zemërimin sepse disa mendojnë se po bëjnë pjesën e tyre, por pa u shpërblyer për përpjekjet e tyre, qoftë në ndihmë apo në shërbime publike efektive, askush, dhe veçanërisht jo unë, nuk mund të qëndrojmë të shurdhër ndaj kësaj thirrjeje për drejtësi sociale dhe rinovim të jetës sonë demokratike”.

    Reagimet e opozitës dhe sindikatave ndaj fjalimit të presidentit Macron drejtuar kombit ishin të menjëhershme. Udhëheqësja e Kuvendit Kombëtar, Marine Le Pen, tha në Tëitter se kreu i shtetit kishte vendosur të “të injoronte vuajtjet e francezëve”. Gjithashtu në rrjetin social, lideri i France Insoumise, Jean-Luc Melenchon, argumentoi se “populli në Francë nuk lejon të vidhen dy vjet liri”, duke iu referuar reformës së pensioneve që parashikon rritjen e moshës së pensionit nga 62 vjeç deri në 64 vjeç.

  • Sot, vendimi i fundit për liberalizimin e vizave

    Sot, vendimi i fundit për liberalizimin e vizave

    Sot, për herë të fundit, Parlamenti Evropian pritet të votojë liberalizimin e vizave për Kosovën.

    Kjo vjen pas vendimit të 9 marsit kur Këshilli Evropian mekanizëm-vendim marrës i Bashkimit Evropian, për herë të parë votoi heqjen e regjimit të vizave për kosovarët.

    Zëdhënësi i Parlamentit Evropian, Ojamo Janne tha dje se në seancën e së martës plenare të PE-së do të jetë miratimi përfundimtar për liberalizimin e vizave të Kosovës.

    Ojamo Janne shtoi se ceremonia e nënshkrimit do të vijojë të mërkurën pasdite në orën 14:45.

    “Miratimi përfundimtar i Kuvendit do të shpallet të martën më 18 prill, në seancën plenare (duke filluar rreth orës 12:00 CEST). Votimi nuk është i nevojshëm në këtë fazë dhe ceremonia e nënshkrimit do të vijojë të mërkurën pasdite në orën 14.45”, tha ai.

    Shtetet anëtare që hezitonin më shumë për të hequr izolimin u bindën që Kosova s’duhet të jetë shteti i vetëm në Ballkanin Perëndimor që përballet me një regjim të tillë. Procesi u zhbllokua nga Këshilli i Ministrave të BE-së, e cila pasoi me hartimin e një teksti për të cilën ranë dakord shtetet anëtare.

    Qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë lirshëm drejt BE-së nga 1 janari i vitit 2024. Në fillim, në marrëveshje si afat u caktua nëntori i 2023-ës, por kjo u kushtëzua nga Franca me funksionimin e sistemit ETIAS. Sidoqoftë, ky shans humbi meqë ETIAS do të vonohet.

    Për çështjen e vizave të Kosovës, Parlamenti Europian pati edhe më parë në vitin 2018.

    Pas votës në PE, janë edhe pesë hapa para se përfundimisht të hyjë në fuqi vendimi:

    – Ambasdorët e BE-së votojnë me shumicë të thjeshtë për liberalizimin e vizave

    – Këshilli i Ministrave të BE-së miraton me shumicë të thjeshtë liberalizimin e vizave

    – Akti ligjor nënshkruhet nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së, Komisioni Europian, Këshilli Europian dhe Parlamenti Europian

    – Vendimi publikohet në Gazetën Zyrtare, duke përfshirë datën e hyrjes në fuqi

    – Liberalizimi i vizave hyn në fuqi

    Që nga viti 2018, Komisioni Europian pati deklaruar se Kosova ka përmbushur kushtet për liberalizimin e vizave, megjithatë procesi nuk u çua më tej në hallkat tjera të BE-së. Për këtë arsye, ndër vitesh ka pasë zhgënjim te qytetarët, por me hapat aktualë të ndërmarrë nga institucionet e BE-së tashmë dhënia e fund e kësaj sage është reale.

    Eurodeputeti holandez, Thjis Reuten, vendi i të cilit ishte ndër më skeptikët, u caktua raportues për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Europian. Në një prononcim për Express më herët, Reuten kishte thënë se më nuk do të ketë më ndryshime në përmbajtjen e marrëveshjes dhe se kjo nënkupton që liberalizimi i vizave do të hyjë në fuqi ose në të njëjtën kohë me ETIAS ose më së largu më 1 janar 2024.

    “Kjo do të thotë që jo më larg se vitin e ardhshëm, Kosova përfundimisht do ta ketë udhëtimin e merituar dhe të vonuar pa viza në BE”.

    Për këto zhvillime në BE, qeveritarët në Kosovë morën meritat. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se përmirësimi i sundimit të ligjit nga Qeveria Kurti është arsyeja.

    “Tashmë jemi drejt përfundimit të suksesshëm të këtij procesi të tejzgjatur për qytetarët e Republikës së Kosovës. Sukseset e arritura nga Qeveria veçanërisht në sundim të ligjit, puna jonë e vazhdueshme me shtetet anëtare dhe mbështetja e partnerëve tanë strategjikë, ishin faktorë kryesorë në avancimin e këtij procesi që ishte bllokuar për vite me radhë”, kishte thënë ai pasi ambasadorët e BE-së e miratuan tekstin për vizat.

    Për vonesën e BE-së kishte ironizuar edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, që pas miratimit nga ambasdorët e uroi edhe BE-në për këtë.

    “Një hap i vonuar padrejtësisht me vite u hodh sot nga BE-ja, e cila më në fund po e heq nga vetja njollën e turpit të trajtimit të Kosovës si të ishte një vend jashtë Europës! Urime jo vetëm Kosovës, po edhe Bashkimit Europian”.

  • Zv/ministri Ahmeti në Lituani, nis konsultimet për anëtarësimin e Kosovës në KiE

    Zv/ministri Ahmeti në Lituani, nis konsultimet për anëtarësimin e Kosovës në KiE

    Në kuadër të vizitës në Lituani, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, takoi kryesuesin e delegacionit të Lituanisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Emanuelis Zingeris dhe anëtarin e delegacionit Lukas Savickas.

    Takimi u përqendrua në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe rëndësinë që ka kjo për qytetarët e saj, thuhet në njoftimin e ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

    Gjatë takimit u theksua se kalimi i aplikimit të Kosovës nga Komiteti i Ministrave tek Asambleja Parlamentare është i domosdoshëm, veçanërisht pas opinionit të Departamentit Ligjor të KE-së, i cili thekson se nuk ka asnjë pengesë ligjore që e pengon anëtarësimin e Kosovës në KE.

    “Zëvendësministri Ahmeti, e falenderoi z.Zingeris dhe z.Lukas Savickas për mbështetjen e vazhdueshme të Lituanisë”, thuhet në njoftimin e MPJD-së, dërguar mediave.

  • Bill Clintoni i kishte dhënë post të rëndësishëm – Kush është avokati i ri i Thaçit?

    Bill Clintoni i kishte dhënë post të rëndësishëm – Kush është avokati i ri i Thaçit?

    Ekipit të avokatëve mbrojtës të ish-presidentit Thaçi i është bashkuar një emër i madh i lidhur po ashtu me lirinë e Kosovës.

    Bëhet fjalë për Joe R. Reederin. Kush është ai? Njoftimi për aprovimin e kërkesës që Reederi të ishte pjesë e ekipit mbrojtës ishte dhënë qysh më datën 13 prill.

    Sidoqoftë, ajo që lë përshtypje është karriera e bujshme – madje edhe larg avokatisë – e amerikanit 75-vjeçar.Kush është Xhoja?

    Reederi është i lindur më 28 nëntor të vitit 1947 në Tacoma të Washingtonit.

    Ai ishte bërë pjesë e ushtrisë amerikane qysh në vitin 1970, duke marrë edhe rangun e majorit.

    Por, pjesa e rëndësishme ka të bëjë me punën e tij nën administratën e Bill Clintonit.

    Në vitin 1993, presidenti i asokohshëm amerikan Clinton kishte nominuar Reederin Nënsekretar të Ushtrisë. Këtë detyrë, ai do ta ushtronte nga 24 nëntori 1993 e deri më 12 nëntor të vitit 1997.

    Si Nënsekretar, ai ishte përgjegjës për planifikimet e veprimeve me rreze të gjatë, kërkesave materiale, gatishmërisë, pakësimit të infrastrukturës dhe menaxhimit financiar në Ushtrinë e ShBA-ve.

    Ai po ashtu mbikëqyri çështjet ndërkombëtare të Ushtrisë, veçanërisht ato që lidheshin me NATO-n, Panamanë dhe Amerikën latine.

    Pas punës së tij në administratën e Bill Clinton, që më pas do të ndihmonte në çlirimin e Kosovës, Reederi u rikthye që të punonte në firmat e avokatisë ku kishte punuar dikur.

    Kujtojmë se gjykimi ndaj ish-presidentit Thaçi dhe tre ish-krerëve tjerë të UÇK-së ka nisur në Hagë prej datës 4 prill.

    Një seancë ku ka dëshmuar një ish-anëtar i UÇK-së dhe LDK-së është mbajtur edhe dje.

    Ekipi mbrojtës i Thaçit kryesohet nga Gregory Keohe dhe Luka Mishetiq

  • Haxhiu propozon që anëtarët e KPK-së të japin dorëheqje “për të mirën e vendit”

    Haxhiu propozon që anëtarët e KPK-së të japin dorëheqje “për të mirën e vendit”

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë mbrëmë se anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), për të mirën e vendit, do duhej të dorëhiqeshin vullnetarisht.

    Për Haxhiun, kjo di të ishte më e mira e mundshme. Por, u shpreh se nuk ka përditshmëri për diçka të tillë, ndonëse “ka parë se tek disa ekziston ky vullnet, por jo në tërësinë e tij”.

    “Ndoshta, qytetarët me këtë do ta kishin vlerësu ndryshe sistemin prokurorial, që po ka vullnet me pas reformë në sistemin e drejtësisë”, tha ajo në një intervistë për KTV-në.

    Haxhiu po ashtu tha se një nga zotimet e Qeverisë Kurti ka qenë vettingu dhe reformat në drejtësi, e të cilat siç tha ajo, po jetësohen.

  • Prishtina do të bëhet me biçikleta inteligjente

    Prishtina do të bëhet me biçikleta inteligjente

    Komuna e Prishtinës ka vendosur t’i largojë veturat nga kryeqyteti.

    Në vend të tyre, po inkurajon përdorimin e biçikletave.

    Madje, ka ndarë gjysmë milioni euro për blerjen e 100 biçikleta inteligjente, të cilat do të jenë në shërbim të qytetarëve nga muaji ardhshëm.

    Me një pjesë të këtyre parave do të ndërtohen edhe 10 vendstacione për biçikleta.

    “Pjesa e rrugës B, rrugës C, është një pjesë e cila është mbi populluar, është një pjesë më e shkyçur nga zona urbane, andaj mendojmë që ta kemi si mundësi mikromobilitetin, aty kemi edhe shtegun e biçikletave, rruga B, rruga C, Vëllezërit Dehari”, tha drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Ilirik Musliu.

    Musliu thotë se këto biçikleta do të kenë GPS dhe do të ofrohen në shërbim 3 muaj pa pagesë për qytetarët e kryeqytetit.

    “Nuk është caktuar çmimi për arsye se kjo ka qenë pika e fundit në të cilën pra kemi qenë të fokusuar, për faktin që si projekt, nuk është projekt që është i dedikuar për profitabilitet, asnjëherë, projekti në fjalë ka të bëjë si vetëdijësim për qytetarët për shfrytëzim të biçikletës”, tha Musliu.

    Ekspertët e komunikacionit e mirëpresin këtë projekt.

    “Komuna e Prishtinës veprimin që po e bën, është në aspektin pozitiv, përfshirë aspektin ambiental, ekologjik dhe ekonomik, ndërkaq sa I përket elementeve të tjera të biçikletës është mirë të harmonizohen rregulloret në fuqi komunale”, tha Menduh Halili, ekspert i komunikacionit.

    Tenderi i biçikletave inteligjente, pritet të jetë i hapur deri më 23 prill të këtij viti. /atvlive.tv

  • Çdo person me sy blu në planet është pasardhës i një personi të vetëm

    Çdo person me sy blu në planet është pasardhës i një personi të vetëm

    Sipas shkencëtarëve, çdo person me sy blu e ka prejardhjen nga një evropian i vetëm që ka jetuar rreth 6000 deri në 10000 vjet më parë.

    Fillimisht, të gjithë njerëzit kishin sy kafe në nuanca të ndryshme derisa pati një mutacion specifik që bëri ndryshimin.

    Mutacioni është një gjen i quajtur HERC2 dhe ai çaktivizon OCA2, gjenin që përcakton sasinë e pigmentit kaf, kjo është arsyeja pse sytë bëhen blu.

    Sa i përket prejardhjes nga i njëjti person, dëshmia për këtë është sepse çdo person me sy blu që jeton sot ka të njëjtin mutacion.

    Shkencëtarët mendojnë se vetëm 8 deri në 10 për qind e popullsisë kanë sy blu dhe sytë nuk zhvillohen plotësisht në fëmijëri që do të thotë se pigmenti kaf mund të fillojë më vonë, duke bërë që fëmijët me sy blu të përfundojnë me sy kafe në moshë madhore. /rtsh.al/

  • Iftari i imamit nga Prishtina, bën bashkë Kurtin, ambasadorët dhe figura të njohura

    Iftari i imamit nga Prishtina, bën bashkë Kurtin, ambasadorët dhe figura të njohura

    Imami i njohur, Labinot Maliqi ka shtruar sonte iftar për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadorët e akredituar në Kosovë.

    Poashtu të ftuar në këtë iftar janë edhe figura të njohjura të politikes kosovare.

    Deri më tash asnjë nga pjesmarrësit nuk ka publikuar ndonjë mesazh nga iftari.