ATV

Blog

  • Sot vazhdon gjykimi ndaj Pjetër Shalës

    Sot vazhdon gjykimi ndaj Pjetër Shalës

    Gjatë ditës së sotme Dhomat e Specializuara të Kosovës vazhdojnë gjykimin ndaj Pjetër Shalës.

    Seanca ndaj Pjetër Shalës pritet të nis nga ora 9:30 sipas kalendarit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

    Gjatë ditës, tre dëshmitarë pritet të japin dëshmitë e tyre përmes video-lidhjes.

    Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës, që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

    Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

  • Ed Sheeran mes albumit të ri dhe gjyqit

    Ed Sheeran mes albumit të ri dhe gjyqit

    Ed Sheeran pavarësisht se këto kohët e fundit po mbronë vetën në gjykatë, ai është në prag të lansimit të albumit ‘’Substract’’.

    Producenti i këtij albumi, Aron Dessner, shpjegoi se albumi është i frymëzuar nga dhimbjet e këngëtarit.

    ‘’Substract’’ është albumi I pestë për Ed Sheeran dhe ka gjasa se mund të publikohet më 5 maj.

    Albumi rrëfen një seri ngjarjesh në pranverën e kaluar që Sheeran i ka konsideruar si periudha të vështira në jetën e tij.

    Bashkëshortja e tij ishte diagnostikuar me një tumor që nuk mund të operohej deri pas lindjes së fëmijës së dytë dhe mikja e tij më e mirë, , vdiq në moshën 31-vjeçare.

    Tutje, këngëtarit iu desht të paraqitej në gjyq për tu përballur me akuza se kishte kopjuar hitin e tij të vitit 2017, ‘’Shape of You’’.

    Ai e fitoi këtë rast, por këtë javë ai gjendet në gjykatën amerikane duke u mbrojtur për akuzën se kënga e tij e vitit 2014, “Thinking Out Loud”, shkel të drejtën e autorit të hitit të vitit 1973 të Marvin Gaye, “Let’s Get It On”, vendimi i të cilit mund të vijë në datën e lëshimit të albumit të tij të pestë, Subtract, të premten (5 maj). /atvlive.tv

  • Khloe Kardashian, në sezonin e tretë të ‘’The Kardashians’’ jep detaje për sëmundjen e saj

    Khloe Kardashian, në sezonin e tretë të ‘’The Kardashians’’ jep detaje për sëmundjen e saj

    Në sezonin e tretë të ‘’The Kardashians’’, Khloe Kardashian ka zbuluar të pathëna rreth kancerit të lëkurës.

    Ajo tha se është shumë më serioze nga se e ka parashikuar dhe se melanoma është vdekjeprurëse.

    Në trailer familjarët dhe miqtë e saj shprehin shqetësimin gjatë trajtimit të saj për melanomën në faqe.

    Në tetor të vitit të kaluar ajo kishte zbuluar për herë të parë diagnozën e saj të melanomës.

    “Pasi vura re një gungë të vogël në fytyrën time dhe supozova se ishte diçka e vogël sa një zgavër, vendosa ta bëja atë me biopsi 7 muaj pasi kuptova se nuk po lëvizte”, tha Kardashian në Instagram në atë kohë.

    Kardashian shtoi se ajo bëri biopsi të gungës pasi dy dermatologë i thanë se mund të ishte një gjendje “tepër e rrallë” për dikë në moshën e saj.

    “Disa ditë më vonë më thanë se duhet të bëja një operacion të menjëhershëm për të hequr një tumor nga fytyra ime,” tha ajo. /atvlive.tv

  • Standardet e dobëta të sigurisë, rrjedhja e gazit mbyt 11 persona në Indi

    Standardet e dobëta të sigurisë, rrjedhja e gazit mbyt 11 persona në Indi

    Një rrjedhje gazi vrau 11 njerëz në Indi të dielën, në aksidentin më të fundit vdekjeprurës industrial.

    Rrjedhja e gazit ndodhi në Giaspura, një zonë industriale në Punjab.

    Sipas policisë në atë zonë, shkaku i rrjedhjes ende nuk u konstatua, ndërsa mësohet se pesë gra ishin në mesin e atyre që vdiqën, raportoi transmetuesi publik. Ndërkaq, gjashtë viktimat e tjera janë dy djem të moshës 10 dhe 13 vjeç, sipas autoriteteve.

    Rrjedhjet e gazit industrial për shkak të standardeve të dobëta të sigurisë dhe kontrolleve të pamjaftueshme janë të zakonshme në Indi. Gushtin e kaluar, të paktën 112 gra u shtruan në spital pas një rrjedhje gazi në një fabrikë të prodhimit të veshjeve në shtetin jugor të Andhra Pradesh.

    Kjo pasoi një aksident të ngjashëm në qershor, kur rreth 200 gra humbën vetëdijen pas një rrjedhje gazi në të njëjtën zonë. /atvlive.tv

  • Intensifikohen sulmet ajrore në kryeqytetin Khartoum

    Intensifikohen sulmet ajrore në kryeqytetin Khartoum

    Sulmet ajrore janë intensifikuar në kryeqytetin e Sudanit, Khartoum, pavarësisht një armëpushimi që synon të lejojë civilët të largohen. Ushtria tha se po sulmonte qytetin për të larguar rivalët e saj paraushtarakë, Forcat e Reagimit të Shpejtë.

    Sipas BBC, miliona njerëz mbeten të bllokuar në kryeqytet, ku ushqimi është në mungesë. Fluturimi i parë i madh i ndihmës, i ngarkuar me pajisje mjekësore, ka mbërritur në vend. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq thotë se një aeroplan u ul në Port Sudan me 8 tonë ndihma, duke përfshirë pajisje shëndetësore për spitalet.

    Më shumë se 70% e objekteve shëndetësore në kryeqytet janë detyruar të mbyllen si pasojë e luftimeve që shpërthyen më 15 prill. Ndërkohë deri tash më shumë se 500 njerëz janë raportuar të vrarë.

    Palët ndërluftuese ranë dakord për një armëpushim humanitar pas përpjekjeve intensive diplomatike nga vendet fqinje, SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe OKB. Megjithatë ka pak shenja se ushtria do të respektojë zgjatjen e mëtejshme të armëpushimit.

  • Grabitje si në filma në Paris, vidhen bizhuteri në vlerë mbi 1 milion euro

    Grabitje si në filma në Paris, vidhen bizhuteri në vlerë mbi 1 milion euro

    Një nga argjendaritë luksoze në qendër të Parisit është vënë në shënjestër të grabitësve derisa zyrtarët thonë se grabitësit janë larguar që andej me bizhuteri me vlerë mbi 1 milionë euro.

    Bëhet fjalë për një dyqan Bvlgari, në sheshin Vandom, ku pas mesdite hynë tre grabitës, që kishin mbërritur në vendngjarje me motoçikleta. Dy prej tyre ishin të armatosur dhe lënduan gjatë grabitjes edhe punonjësin e sigurimit.

    Në videot e publikuara në mediat sociale, shiheshin dy motoçikleta të zeza të ndalura para argjendarisë ndërsa një person i veshur me të zeza dhe me kasketë në kokë, bënte roje. Pas grabitjes, të tre autorët janë larguar me shpejtësi ndërkohë që policia u vendos në kërkim të autorëve.

    Nuk janë bërë ende të ditura shumë detaje, por mediat franceze shkruajnë se një nga autorët e grabitjes ishte plagosur në këmbë nga policia, në largim e sipër, ndërsa dy të tjerët ishin arrestuar më vonë.

    I njëjti dyqan, është grabitur edhe në vitin 2021, me dëmet që në atë kohë u përllogaritën në vlerë rreth 10 milionë euro. /atvlive.tv

  • Sulmoi fizikisht bashkëshorten dhe fëmijët e tij, arrestohet një burrë në Istog

    Sulmoi fizikisht bashkëshorten dhe fëmijët e tij, arrestohet një burrë në Istog

    Një person është arrestuar në Istog, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë thuhet se i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij.

    “Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport./atvlive.tv/

     

  • Sekuestrohen dy armë zjarri në Prishtinë

    Sekuestrohen dy armë zjarri në Prishtinë

    Policia ka bërë të ditur dy personave u janë sekuestruar dy armë zjarri në Prishtinë, pesë karikatorë dhe 271 fishekë.

    Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se ndaj dy personave të dyshuar, janë inicuar raste për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

    “Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, dy personave u janë sekuestruar dy armë zjarri me municion”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Nisin hetimet për vdekjen e 28 vjeçarit nga Skenderaj

    Nisin hetimet për vdekjen e 28 vjeçarit nga Skenderaj

    Mesditën e së dielës një 28-vjeçar nga Skenderaji është dërguar në Spitalin e Mitrovicës, por që ai ka rezultuar të jetë pa shenja jete. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë se prokurori i rastit ka urdhëruar hetime për zbardhjen e rrethanave të rastit.

    “Rreth 14:30 Policia ka pranuar informatën se në Spitalin Rajonal të Mitrovicës është sjellë pa shenja jete një 28-vjeçar nga Skenderaj. Hetuesit policorë me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës.

    Zahiti po ashtu njoftoi se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkaq ende nuk janë publikuar informacionet për shkakun e vdekjes së të riut.

  • Spahiu: Rusia përmes Serbisë do të vazhdojë ta destabilizojë Kosovën

    Spahiu: Rusia përmes Serbisë do të vazhdojë ta destabilizojë Kosovën

    Rusia përmes Serbisë do të vazhdojë që të krijojë destabilizim në Kosovë, thekson diplomati Avni Spahiu. Në një intervistë për “The Geopost”, Spahiu shton se nocioni i luftës hibride ka lindur dhe është përhapur nga Kremlini.

    Ish-ambasadori i parë i Kosovës në Washington D.C., pohon se Rusia vazhdon të bëjë përpjekje për të shkaktuar jo-stabilitet në vendet e Ballkanit. Sipas Spahiut, Shtëpia e Bardhë po bën përpjekje që ta riorientojë Serbinë drejt Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Diplomati kosovar në këtë intervistë, ka folur edhe për atë se si SHBA-ja dhe BE-ja duhet të kenë një fokus më të madh në Ballkan. /atvlive.tv