ATV

Blog

  • Familjet e të pagjeturve, të pakënaqura me deklaratën

    Familjet e të pagjeturve, të pakënaqura me deklaratën

    Dhjetëra familjarë që nuk dinë për fatin e familjarëve të tyre, iu drejtuan Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur, për të shprehur pakënaqësitë rreth deklaratës për të cilën u dakorduan mbrëmë Kosova e Serbia.

    “Nuk jemi aspak të kënaqur. Deklarata nuk i detyron palët që ta zbatojnë. Ata janë marrë vesh se do ti’ ndërrojnë dokumentacionet, bile-bile kanë thënë dokumentet e ndërkombëtarëve, por krejt
    çka ka të shkruar, nuk është asgjë e re”, kryetar i Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur, Bajram Qerkini.

    Që familjeve t’u jepej shpresë, nevojitej diçka më konkrete.

    “Është dashur të jetë një plan-program që grupet punuese të garantuara me konventa ndërkombëtare, e Kryqi i Kuq ta nisë punën menjëherë”, tha Qerkini.

    Deklarata si e tillë po konsiderohet si hap pozitiv nga Fondi për të Drejtën Humanitare, posaçërisht njëra pikë e saj.

    “Pika tre obligon palët që t’ia vendosin njëra-tjetrës në dispozicion dokumentacionet që i posedojnë”, tha Bajram Qerkini nga Fondi për të Drejtën Humanitare.

    Megjithatë, shpresat për zbatimin e deklaratës janë te faktorët ndërkombëtarë.

    “Është pak e besueshme të presim që Serbia me vullnetin e saj, do ti’ bëjë të qasshme këto dokumente. Andaj është e rëndësishme të krijohet trupi mbikëqyrës nga Bashkimi Evropian”, tha Blakaj.

    Përmes Komitetit të Përbashkët të Monitorimit BE-ja synon ta shqyrtojë rregullisht progresin e arritur në të gjitha pikat e Marrëveshjes së Ohrit. /atvlive.tv

    Edicionin Qendror të lajmeve në ATV e gjeni në videon më poshtë:

  • Nëntë të vrarë në një shkollë në Beograd, policia arreston një nxënës 14 vjeç për sulmin

    Nëntë të vrarë në një shkollë në Beograd, policia arreston një nxënës 14 vjeç për sulmin

    Të paktën tetë nxënës dhe një roje sigurie janë vrarë të mërkurën në një shkollë fillore në Beograd, pas një sulmi me armë zjarri të kryer nga një prej nxënësve të shkollës.

    Policia njoftoi se ka arrestuar një djalë 14 vjeç lidhur me këtë sulm, që u krye rreth orës 8 të mëngjesit në shkollën “Vladislav Ribnikar”, në distriktin Vracar në qendër të Beogradit.

    Autoritetet bënë të ditur se prej tetë nxënësve të vrarë, shtatë prej tyre ishin vajza, derisa viktimat më të reja ishin të moshës 14-vjeçare.

    Të paktën gjashtë nxënës të tjerë dhe një mësuese janë plagosur në këtë sulm, të cilët janë dërguar në spital, bëri të ditur qeveria nëpërmjet një deklarate.

    Shokët e klasës të sulmuesit thanë se ai hyri në klasë në orën e lëndës së historisë, fillimisht duke qëlluar mësuesen dhe më pas ktheu armën në drejtim nxënësve.

    Sipas zyrtarëve, nxënësi ishte bërë së fundmi pjesë e kësaj shkolle dhe dyshohet se ka përdorur armën e babait të tij, për ta kryer sulmin.

    Policia tha se arma që ishte gjetur në vendin e ngjarjes ishte një revole e kalibrit 9 milimetra, derisa është gjetur edhe një çantë me katër kokteje molotovi.

    Zëdhënësi i policisë tha se sulmuesi planifikoi sulmin një muaj më herët, dhe se ai kishte një listë të nxënësve dhe kishte planifikuar çdo lëvizje në detaje.

    Të shtënat masive janë të rralla në Serbi, megjithatë, pas SHBA-së dhe Malit të Zi, Serbia renditet e treta në botë me përqindje të posedimit të armëve për kokë banori, me një mesatare prej 39 armëve të zjarrit për 100 njerëz. /atvlive.tv

  • SHBA ja pret progres në themelimin e asociacionit, përshëndet deklaratën për të zhdukurit

    SHBA ja pret progres në themelimin e asociacionit, përshëndet deklaratën për të zhdukurit

    Një ditë pas takimit në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vucic, emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pret që palët të kenë progres të shpejtë në normalizimin e marrëdhënieve.

    Sipas diplomatit amerikan, zbatimi i marrëveshjes së Ohrit fillon me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    “Elementet e rëndësishme u diskutuan dhe tani u përket kryenegociatorëve që të lëvizin para dhe të fillojnë të krijojnë një statut të zbatueshëm. Pritjet tona janë që brenda dy javëve të ardhshme, kryenegociatorët të takohen për të diskutuar përsëri për këtë proces. Ky proces është shumë i rëndësishëm, është shumë e rëndësishme që të dyja palët, posaçërisht Kosova, ta trajtojë seriozisht dhe që në mënyrë të përshpejtuar ta kryejë këtë proces”, tha Escobar.

    Teksa propozimet për Asociacion të shpalosura në Bruksel nga Ekipi Menaxhues në njërën anë dhe kryeministri Albin Kurti në anën tjetër, i vlerësoi propozime serioze, Escobar dha se nuk ka presion mbi palët.

    “Nuk ka presion në njërën palë që në mënyrë të njëanshme ta pranojë tjetrën. Ky duhet të jetë një statut i negociuar, duhet të jetë një që mbron të drejtat e minoriteteve, veçanërisht të pakicës serbe në Kosovë, ky është synimi ynë. Objektivi ynë është që ta përdorim asociacionin si platformë për serbët etnikë, që të kenë jetë qytetare dhe demokratike në Kosovë”, theksoi Escobar.

    Në një takim virtual me gazetarë, përfaqësuesi amerikan u shpreh i lumtur që palët arritën ta miratojnë deklaratën për personat e zhdukur, derisa pret avancim në sfera të tjera, përfshirë edhe energjinë. /atvlive.tv

    Edicionin Qendror të lajmeve në ATV e gjeni në videon më poshtë:

  • Situatë jostabile në veri të Kosovës, Borell ekziston rreziku që të ketë përshkallëzim të situatës

    Situatë jostabile në veri të Kosovës, Borell ekziston rreziku që të ketë përshkallëzim të situatës

    Situata në veri të Kosovës mund të përkeqësohet.

    Sidomos, pas zgjedhjeve në katër komunat në këtë pjesë të vendit dhe pas vendimit të Kuvendit komunal të Mitrovicës së veriut për hapjen e urës së Ibrit.

    Këtë thotë se e ka parasysh edhe përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme, Josep Borell, teksa pohon se po mundohen t’i bindin palët ta shmangin përshkallëzimin e situatës.

    “Zgjedhjet nuk ofrojnë një zgjidhje politike afatgjatë, përkundrazi kanë potencialin të çojnë në përshkallëzim dhe të minojnë zbatimin e marrëveshjes së Ohrit. Kjo nuk është ajo që ne duam të ndodhë, por ekziston një rrezik i madh, dhe për këtë arsye unë u kam kërkuar të dyja palëve që të gjejnë një zgjidhje që u mundëson serbëve të Kosovës të kthehen shpejt në institucionet, nga të cilat u larguan në nëntor të vitit të kaluar”, tha Borell.

    Zgjidhje nuk u gjet mbrëmë në takimin mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic.

    Në këtë takim, krahas kthimit të serbëve në institucione, sipas njohësve të sigurisë, kërkesë tjetër ka qenë edhe largimi i njësisë speciale nga veriu.

    “Çështja e kërkesës së Borellit është pika e tretë e kërkesës së listës serbe që nga pjesa veriore të minimizohen strukturat e sigurisë së shtetit të kosovës, pra njësitë speciale të largohen dhe pika e kontrollit mbi urën e bistricës, ajo të mënjanohet dhe kështu do t’i mundësohet aktivizimi i grupeve kriminale dhe vazhdimi i aktiviteteve të tyre”, tha Drizan Shala, ekspert i çështjeve të sigurisë.

    Megjithatë, sipas një deputeti opozitar, çdo lloj tensioni në veri është i orkestruar nga dy liderët, pasi ashtu fitojnë poenë politikë.

    “Mbijetesa në politikë, edhe e Vucicit edhe e Kurtit është përmes krizave që do të ketë vazhdimisht në politikë, sepse veriu është burimi i qëndrimeve të tyre pseudo-patriotike dhe patetizimi patriotik për t’u mbajtur në pushtet. Serbisë dhe Vucicit nuk i konvenon themelimi i asociacionit të cilin ata e pretendojnë, atë të 2015-tës”, tha deputeti i PDK-së, Hisen Berisha.

    Për tejkalimin e situatës së krijuar pas vendimit të Kuvendit Komunal të Mitrovicës, për hapjen e urës mbi lumin Ibër, Aleksandër Vucic ka përmendur se janë dhënë propozime të cilat, sipas tij, nuk janë pranuar nga kryeministri Kurti. /atvlive.tv

    Edicionin Qendror të lajmeve në ATV e gjeni në videon më poshtë:

  • Vetëm 33 inspektorë të punës në tërë vendin, s’ka interesim për t’u bërë inspektor

    Vetëm 33 inspektorë të punës në tërë vendin, s’ka interesim për t’u bërë inspektor

    Përkundër se Qeveria kishte premtuar rritje të numrit të inspektorëve të punës, numri i tyre vetëm është ulur.

    Nga 39 inspektorë sa ishin në vitin 2022, në gjithë vendin, aktualisht janë 33 inspektorë të punës.

    Sipas gjetjeve të prezantuara sot nga Instituti Demokratik i Kosovës, arsyeja kryesore po del të jetë mosinteresimi i qytetarëve për të aplikuar për këtë pozitë.

    Kryeinspektori i inspektoratit të punës, Hekuran Nikçi, thotë se me kaq numër të vogël të inspektorëve e kanë të pamundur të operojnë. Për këtë arsye kanë hapur konkurs për 19 inspektorë të rinj.

    Në mungesë të inspektorëve, sipas sindikalistëve, punëtorët e sektorit privat e pësojnë më së shumti.

    Jusuf Azemi vlerëson se mosshtimi i numrit të tyre mund të ketë edhe arsye politike.

    Në këtë tryezë diskutimi të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës me temën “Ku janë inspektorët e ‘premtuar’ të punës”, u tha se në tre muajt e parë të këtij viti, janë bërë mbi 1 mijë inspektime në tërë territorin e vendit. /atvlive.tv

    Edicionin Qendror të lajmeve në ATV e gjeni në videon më poshtë:

  • Limaj: Kurti mashtroi qytetarët, votuesit ia dhanë besimin për bashkimin kombëtar

    Limaj: Kurti mashtroi qytetarët, votuesit ia dhanë besimin për bashkimin kombëtar

    Kryetari i NISMA’s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në emisionin DIREKT në ATV, duke folur për zhvillimet e djeshme në Bruksel, tha se kjo Qeveri nuk e ka marrë besimin e votuesve për veprimet që është duke i bërë, por për bashkim kombëtar.

    “Qytetarët e këtij vendi kur ua kanë dhënë votën, u kanë dhënë për Shqipërinë e bashkuar. Qytetarët e këtij vendi kanë thënë se ky është një patriot i panjohur deri më tani në tokat tona, i cili nuk bisedon me Serbinë pa kërkuar falje, i cili nuk bënë kompromise për të pagjeturit, se nuk ka me ba kurrë “Zajednicë” as Asociacion”, tha Limaj.

    Ai tha se skandaloze po ndodhin sepse në krye te shtetit është një qeveri mashtruese.

    “Veprimet skandaloze po ndodhin sepse kemi në krye të shtetit një Qeveri mashtruese, një Qeveri që nuk ka lidhje me shtetin, e që në fakt kanë qenë anti-shtet, dhe janë duke e rrënuar atë që është krijuar”, tha Limaj. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • OKB: Jetët e 258 milionë njerëz u rrezikuan shkaku i ushqimit joadekuat

    OKB: Jetët e 258 milionë njerëz u rrezikuan shkaku i ushqimit joadekuat

    Mbi çerek miliard njerëz në 58 vende të botës u përballën me pasiguri akute ushqimore vitin e kaluar shkaku i konflikteve, ndryshimeve klimatike, efekteve të pandemisë COVID-19 dhe luftës së Rusisë në Ukrainë, sipas një raporti të publikuar të mërkurën.

    Pasiguria akute ushqimore përshkruan situatën kur jeta e një personi vihet në rrezik shkaku i pamundësisë së tyrë për të konsumuar ushqim adekuat.

    Raporti Global për Krizat e Ushqimit, një aleancë e organizatave humanitare e themeluar nga OKB-ja dhe Bashkimi Evropian, tha se njerëzit u përballën më vdekje nga uria në shtatë vende: Somali, Afganistan, Burkina Faso, Haiti, Nigeri, Sudan të Jugut dhe Jemen.

    Në raport thuhet se numri i njerëzve që përballen me pasiguri akute ushqimore dhe që kërkojnë ndihmë urgjente ushqimore – gjithsej 258 milionë – është rritur për të katërtin vit radhazi, transmeton Alsat-M.

    Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, e cilësoi këtë si dëshmi për “dështimin e njerëzimit” në qëllimin për t’i dhënë fund urisë në botë.

    Edhe pse në raport thuhet se rritja e numrit të personave që përballen me këto probleme mund të jetë pjesërisht shkaku i rritjes së numrit të popullsive që u analizuan, ata thanë se gjithashtu u vërejt “një tendencë shqetësuese e përkeqësimit”.

    Rein Paulsen, drejtor i emergjencave për Organizatën e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë, tha se një numër i madh i arsyeve po ndikonin që të përkeqësohej situata. Arsyet, sipas tij, përfshijnë konfliktet, ndryshimet klimatike, ndikimin e pandemisë COVID-19 dhe pasojat e luftës së Rusisë në Ukrainë që ka pasur ndikim në tregtinë globale të plehrave, grurit, misrit dhe vajit të lulediellit.

    Ndikimi ka qenë më i ndjeshëm në vendet më të varfra që varen nga importi i ushqimit. “Çmimet janë rritur (dhe) ato vende janë ndikuar negativisht”, tha Paulsen.

    Komisionerja e BE-së për partneritetin ndërkombëtar, Jutta Urpilainen, tha se strategjia e bllokut për ta luftuar urinë përfshin mbështetjen e nismave që synojnë “të rrisin prodhimin vendas dhe të reduktojnë varësinë nga importet e paqëndrueshme”.

  • ​Vrasja në Beograd, Policia: 14-vjeçari e kishte planifikuar që një kohë të gjatë

    ​Vrasja në Beograd, Policia: 14-vjeçari e kishte planifikuar që një kohë të gjatë

    Tetë nxënës dhe një roje sigurie janë vrarë sot nga të shtënat me armë zjarri në shkollën fillore “Vlladisllav Ribnikar” në Beograd.

    Në oborrin e shkollës është arrestuar nxënësi i kësaj shkolle, K. K. 14-vjeçar, i cili ka plagosur edhe gjashtë nxënës dhe një mësues.

    Shefi i Policisë së Beogradit, Veselin Miliq ka deklaruar se janë duke u bërë hetime për ndriçimin e rastit.

    Sipas njohurive, siç ka treguar Miliq, 14-vjeçari veprën penale e kishte planifikuar që një kohë të gjatë.

    “Për momenti janë duke u bërë hetimet dhe konstatimit i të gjitha fakteve relevante, të zbardhjes së kësaj ngjarje. Sipas njohurive të deritanishme, fëmija K.K. ka planifikuar prej një kohe të gjatë ekzekutimin e kësaj vepre penale, motivi ende nuk është përcaktuar dhe as që na e ka komunikuar. Më 03.05 të vitit 2023, ka zgjedhur nga arsyet sepse paralelja e historisë ka qenë afër hyrjes në shkollë dhe orën e parë e kishte klasa e tij 7/2, armën e zjarrit, pistoleta që është gjetur tani për tani e kalibrit 9. mm me tre karikator si dhe pistoletën e kalibrit të vogël, i ka marrë nga banesa e babait të tij, i ka futur në çantë ku ka përgatitur dhe ka marrë katër kokteje molotovi dhe me të mbërritur në shkollë i ka nxjerrë menjëherë pistoletën nga çanta dhe ka qëlluar në rojën e sigurisë D.V. pastaj është drejtuar drejt fëmijëve A.B, e cila ishte kujdestare dhe ishte ulur në tavolinën, B.A gjithashtu e cila qëndronte pranë tavolinës si dhe S.N. që ishte pranë pianos qëlloi mbi ta dhe i privoi nga jeta. Më pas vazhdoi korridorit drejt klasës së histories, ku përgjatë rrugës ndërroi karikatorin, hyri në klasë dhe menjëherë nga dera shtiu në drejtim të mësueses dhe nxënëseve tjerë, pastaj del nga klasa del deri në oborrin e shkollës, ku nxjerrë karikatorin e hedh në shkallë, thërret policinë dhe pas kësaj e privojmë nga lira. Se i njëjti si edhe vetë deklaroi se e kishte planifikuar për të kryer. kjo ishte lista e fëmijëve që kishte planifikuar t’i likuidonte.”, është shprehur ai.

    Miliq ka potencuar se 14-vjeçari e ka bërë një plan se si të kryente vrasjet.

    “Vetë e kishte punuar një plan të hyrjes në shkollë dhe daljes nga shkolla që u gjend në tavolinën e tij dhe siç tha këtu vet, ka përcaktuar caqet prioritare, skica duket pak si diçka nga një video-lojë ose ndonjë film horror, që tregon që në detaje për parelet e shkollës, kishte planifikuar si të hynte në cilën klasë dhe cilët fëmij t’i likvidojë dhe me çfarë numri nga 7/2 8/46/4 8/2 7/4 7/3 dhe atë sipas numrave 1 4 2 3 6 dhe 5.”, ka shtuar ai.

  • Limaj: Ajo që ndodhi mbrëmë në Bruksel është skandaloze

    Limaj: Ajo që ndodhi mbrëmë në Bruksel është skandaloze

    Kryetari i NISMA’s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në emisionin DIREKT në ATV, tha se ajo që ka ndodhur mbrëmë në Bruksel është skandaloze, pasi që sipas tij, Kurti ka treguar mos respekt ndaj vuajtjeve të plagëve për të pagjeturit, poshtu edhe mos njohuri se si mbrohem interesat shtetërore.

    “Së pari po flas për çështjen në parim të pagjeturit, një temë shumë e ndjeshme, barrë edhe plagë e hapur e lirisë së Kosovës që ne e gëzojmë sot. Mënyra se si iu ka qasur mbrëmë zotri Kurti tregon mos respekt ndaj krejt asaj vuajtje e dhimbje të asaj plage, tregon mos njohuri se si mbrohet shteti dhe interesat shtetërore, tregon mos vizion se në çka ngarkohet në të ardhmen vendi i tij”, tha Limaj.

    Ai tha se në miratimin e deklaratës së djeshme, Kurti ka amnistuar shtetin serb nga krejt ato çka ka bërë në Kosovë gjatë viteve 98-99.

    “Mbrëmë zotri Kurti, fatkeqësisht, në emër të Kosovës si kryeministër, ka amnistuar shtetin serb nga krejt ato çka ka bërë në Kosovë gjatë viteve 98-99, duke e bërë njëfarë barasvlere, fatkeqësisht të atyre krimeve që kanë ndodh individuale të mbas 99-tës me atë që ka bërë shteti serb. Kjo sepse obligimet që i ka marrë zotri Kurti nuk është dashur që në asnjë variant me i marrë Kosova. Tash e sa vite, Kosova nuk ka pranuar me i marrë ato obligime çfarë i ka marrë mbrëmë zotri Kurti. Pika 3 e thotë më së miri, kur marrëveshja i obligon të dyja vendet edhe i baraspeshon, i obligon në letra e dokumente, për të dhënë informacione të atyre njerëzve që janë të zhdukur. Të jemi të çartë, ne këtu nuk jemi duke folur për të ngritur viktimat e pjesës shqiptare mbi ato serbe, viktima është viktimë, por shumë më mirë me e pa shkakun si kanë ardhur këto viktima”, tha Limaj. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Limaj: Kosova po korrë rezultate katastrofale nga ky proces i dialogut

    Limaj: Kosova po korrë rezultate katastrofale nga ky proces i dialogut

    Kryetari i NISMA’s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në emisionin DIREKT në ATV, duke folur për zhvillimet e djeshme në Bruksel, tha se Kosova po korrë rezultate katastrofale nga ky proces i dialogut me Serbinë.

    “Ajo që ka ndodhur dje dhe sot dëshmon që Kosova, fatkeqësisht, atë që e kemi thënë se është në dorën e njerëzve të cilët nuk kanë lidhje me funksionimin e shtetit, nuk kanë lidhje me mënyrën e sjelljes shtetërore qoftë brenda e sidomos atje jashtë. Krejt çka po vjen, zotri Kurti po e vjel produktin e sjelljes së tij delitanteske, të papërvojë, arrogante dhe këto janë frutat e kësaj politike të mbrapsht e cila tani e dy vjet, fatkeqësisht, sidomos në raport me dialogun sjellja e tyre, Kosova po korrë rezultate katastrofale nga ky proces i dialogut”, tha Limaj.

    Ai madje tha se nuk ka besuar që qeverisja do të shkojë në këtë nivel të joseriozitetit dhe veprimeve skandaloze.

    “Kam filluar kohëve të fundit me u befasua edhe më shumë për të keq. Nuk është se kam pritur asgjë nga kjo Qeveri. Në fakt, unë jam munduar me i bë publike qëndrimet e mendimet e mia rreth qeverisjes me kohë, por nuk kam besuar edhe vet që ka me shku deri në këtë nivel ku jemi të joseriozitetit të veprimeve skandalozë të kësaj Qeverie”, tha Limaj. /atvlive.tv