ATV

Blog

  • Arrestohen tri femra në Gjilan, dyshohet se zhvillonin prostitucion në një sallon masazhi

    Arrestohen tri femra në Gjilan, dyshohet se zhvillonin prostitucion në një sallon masazhi

    Policia e Kosovës njoftoi se mbrëmë janë arrestuar tri femra, nën dyshimin se të njëjtat kishin pranuar para, për shërbime seksuale.

    E gjithë ngjarja dyshohet të këtë ndodhur në një sallon masazhi, ku më këtë rast është arrestuar edhe pronarja e lokalit.

    “Gjilan 08.05.2023 – 19:30. Pas implementimit të masave të veçanta është arritur te dyshimi se në një sallon masazhi është duke u zhvilluar prostitucion. Njësitë policore kanë kapur në flagrancë dy të dyshuara kosovare të cilat kishin pranuar para për shërbime seksuale”, njoftoi Policia.

    Tutje, bëhet e ditur se në konsultim me prokurorin tri të dyshuarat pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

     

  • Ministrja Gërvalla takon homologun kroat

    Ministrja Gërvalla takon homologun kroat

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur në takim homologun e saj nga Kroacia, Gordan Grlic Radman.

    Pas takimit, dy ministrat e jashtëm po mbajnë konferencë të përbashkët për medie.

    Gjithashtu, kryediplomati kroat gjatë vizitës së tij në Kosovë do të takojë edhe kryeministrin Albin Kurti.

  • Në 24 orët e fundit raportohen pesë raste të dhunës në familje

    Në 24 orët e fundit raportohen pesë raste të dhunës në familje

    Policia e Kosovës njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar pesë raste të dhunës në familje.

    Sipas raportit të Policisë, nga rastet e dhunës kryesisht kanë pësuar gratë, viktimat kanë pranuar tretmanin e duhur mjekësor ndërsa të dyshuarit për shkaktimin e dhunës janë intervistuar.

    Gjeni më poshtë rastet e dhunës që janë raportuar brenda 24 orëve:

    Partesh, 08.05.2023 – 12:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Viti, 08.05.2023 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën kosovare. Pas inicimit të rastit viktimës i është lëshuar urdhër mbrojtjeje e përkohshme emergjente nga ana e policisë, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

    Pejë 08.05.2023 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikologjike ndaj prindërve të tij. I dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Malishevë 08.05.2023 – 10:00. Ankuesi kosovar deklaron se djali dhe bashkëshortja e tij i kanë shkaktuar dhunë psikike. Palët e involvuara në rast janë intervistuar dhe është njoftuar mbrojtësi i viktimave. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.

    Vushtrri 08.05.2023 – 12:00. Ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se në vazhdimësi ka pasur dhunë fizike dhe psikike nga bashkëshorti i saj i dyshuari kosovar. pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit palët janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt. 

  • AUV me aksion për ndalimin e therjeve të kafshëve e shpezëve në “Kodrën e Trimave”- Peci: S’do të lejojmë të rrezikohet jeta e qytetarëve

    AUV me aksion për ndalimin e therjeve të kafshëve e shpezëve në “Kodrën e Trimave”- Peci: S’do të lejojmë të rrezikohet jeta e qytetarëve

    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci i shoqëruar nga drejtori i Agjencisë dhe Veterinarisë (AUV), Flamur Kadriu mëngjesin e së martës e kanë inspektuar tregun ilegal të shpezëve në lagjen “Kodra e Trimave” në kryeqytet, raporton Ekonomia Online.

    Ministri Peci, tha se ky aksion ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, duke shtuar se nuk do të lejojnë operimin e tregjeve të tilla.

    Ai më tej ka shtuar se është përgjegjësi e komunës që të gjejë vendin adekuat për këtë aktivitet në mënyrë që e gjithë veprimtaria të kryhet në bazë të standardeve të kërkuar.

    Ndonëse tha se për tregtarët kjo është çështje e  mbijetesës, ai shtoi se veprimtaria bie ndesh me ligjet dhe rrezikon shëndetin e qytetarëve.

    “Tregtimin e kafshëve dhe shpezëve tregtarët e kanë çështje të mbijetesës, mirëpo çështja tjetër nuk është e panjohur për neve si institucione, ne e kemi detyrim që të implementojmë pakon e ligjve të miratuar në Kuvend. Në kuadër të kësaj nuk mund të lejohet operimi i tregjeve ilegale qoftë për kafshët qoftë për shpezët, aq më tepër që qytetarët paraqesin një mënyrë jo të lakmueshme te shpezëve dhe kafshëve. Ne jemi të përkushtuar që të parandalojmë këto aktivitet që bien në kundërshtim me ligjin e shëndetin e qytetarëve”.

    “Në një video që e kom pa tregon se shpezët në këtë hapësirë theren në mënyrë të shëmtuar. Kjo veprimtari duhet të shkojë në mënyrë legale dhe në kushte higjienike dhe sanitare që është në përputhje me standardet aq më tepër kur sot është dita e Evropës. Edhe shitja është në kundërshtim e leje më therja”.

    “Këta persona duhet t’i drejtohen Komunës që të përcaktojë lokacionin dhe të ndërtojë tregun, ndërsa AUV e shikon gjendje, e therja duhet të bëhet në thertore, duhet të vije fundit kësaj veprimtarie ilegale e rrezikshme për shëndetin e njeriut. Thirrje për institucionet në nivel komunal, ta kem udhërrëfyes interesin publik që të krijojmë kushtet në përputhej me standardet evropiane”.

    Shitësit u ankuan se Komuna e Prishtinës nuk ka caktuar ose ndërtuar ndonjë lokacion ku do të mund të bëhej therja e kafshëve dhe shpezëve sipas rregullave dhe në mënyrë legale. Pas inspektimit 3 kamionë u larguan nga vendi ku po shisnin pula.

    Të dielën Peci ka inspektuar edhe tregun në Zonën Industriale, prej nga ka kërkuar që në këtë hapësirë të plotësohet kushtet elementare të tregtimit.

  • Arrestohen dy persona që po tentonin të bllokonin objektin e Komunës në Zveçan

    Arrestohen dy persona që po tentonin të bllokonin objektin e Komunës në Zveçan

    Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Zveçan, pasi të njëjtit mbrëmë pas mesnatës po saldonin hekura në objektin e Komunës.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka bërë të ditur për KosovaPress se me këtë rast kanë sekuestruar edhe një veturë.

    “Kemi marrë informacionin që diku pas orës 1 pas mesnatës, dy persona kanë nisur të saldonin hekura në objektin e Komunës në Zveçan. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, i ka arrestuar dy persona dhe ka sekuestruar një automjet”, ka thënë ai.

    Ndryshe, ditë më parë strukturat paralele ilegale kanë rrethuar hyrjen kryesore në objektin e Komunës në Zubin Potok, duke vendosur rrethoja prej hekuri.

  • Ky është boksieri boshnjak nga Mitrovica, që u bë kampion për herë të pestë në Kosovë

    Ky është boksieri boshnjak nga Mitrovica, që u bë kampion për herë të pestë në Kosovë

    Remzo Mustafić, boksier i nacionalitetit boshnjak i cili jeton dhe vepron në Kosovë, i ftuar në emisionin “Libero” në ATV, ka folur rreth jetës që ai e bën.

    Mustafić tregoi se ai është bërë kampion për pesë herë duke e përfaqësuar Kosovën.

    “I kam zhvilluar shumë gara, ndër to edhe kampionatin evropian kur kam fituar vendin e tretë për Kosovë por edhe kështu jam 5 herë kampion, në kategorinë e rëndë. Për herë të parë kur jam shpallur kampion në vitin 2018, kam qenë 16-vjeçar dhe e kam mbrojtur titullin deri në vitin 2022”, tha Mustafić.

    Tutje, Mustafić, përmendi edhe një match kur ai e ka pasur të vështirë që ta fitoj atë.

    “Lufta më e vështirë që kam pasur, ka qenë në kampionatin evropian, për vendin e dytë ose të tretë kundër një boksieri ukrainas, normal kam humbur me pikë por lufta ka qenë e barabartë”, tha ai.

    Mustafić, derisa foli për synimet që i ka për të ardhmen, ai tha se për një kohë dëshiron që të qëndroj në Kosovë.

    “Qëllimi i çdo sportisti normal, është që të bëhet kampion evrope apo bote por edhe kampion olimpiade. Unë besoj që njëherë për një kohë të vazhdojë me boks amator pastaj pse jo edhe boks profesionist si dhe dëshiroj të qëndroj në Kosovë, që të bëjë më shumë përvojë e suksese”, u shpreh ai./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • 12 të vrarë në sulmet e fundit ajrore në Gaza

    12 të vrarë në sulmet e fundit ajrore në Gaza

    Izraeli ka vazhduar sulmet ajrore në Gaza, duke vrarë 12 persona dhe plagosur rreth 20 të tjerë, ndër ta edhe fëmijë.

    Zyrtarët e ministrisë palestineze të shëndetësisë thanë se nëntë prej të vrarëve ishin civilë. Xhihadi Islamik Palestinez ka thënë se sulmi izraelit “nuk do të kalojë pa u ndëshkuar”.

    Sulmi i natës së djeshme shënjestroi një ndërtesë banimi në mes të qytetit të Gazës dhe në Rafah në pjesën jugore të rripit.

    Forcat izraelite kanë vrarë tre anëtarë të lëvizjes së Xhihadit Islamik Palestinez në sulmet ajrore gjatë natës në Gaza.

    Zyrtarët e ushtrisë izraelite kanë këshilluar banorët izraelitë të komuniteteve brenda 40 km nga Gaza që të qëndrojnë pranë strehimoreve të përcaktuara për bomba në pritje të raketave palestineze.

  • Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev

    Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur sot në Kiev për të shënuar Ditën e Evropës.

    Këtë ajo e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter.

    “Mirë që u ktheva në Kiev. Aty ku vlerat tona të çmueshme mbrohen çdo ditë, kështu që është një vend kaq i përshtatshëm për të festuar ditën e Evropës,” shkroi Von der Leyen.

    “Unë mirëpres vendimin e Presidentit Zelenskyy për të bërë 9 majin Ditën e Evropës edhe këtu në Ukrainë.”

  • PSD-ja mban aksion simbolik në Prishtinë

    PSD-ja mban aksion simbolik në Prishtinë

    PSD-ja ka njoftuar se sot në ora 11:00 do të mbajë një aksion simbolik para ambasadës gjermane në Prishtinë.

    Në njoftimin e tyre nuk jepet ndonjë detaj se pse do të zhvillohet ky aksion, përveç orës dhe vendit.

    “Sot, me datën 9 maj (e martë), nga ora 11:00, PSD do të mbajë aksion simbolik afër ambasadës së Gjermanisë (Rr. Azem Jashanica, lagjia Arbëri).  Ju ftojmë ta ndiqni!”, thuhet në njoftimin e tyre.

  • Maloku: Anëtarësimi në BE në pesë vjetët e ardhshme, këto janë pengesat

    Maloku: Anëtarësimi në BE në pesë vjetët e ardhshme, këto janë pengesat

    Analisti politik, Albinot Maloku, nuk e sheh Kosovën pjesë anëtare e Bashkimit Evropian në pesë vjetët e ardhshme, për këtë, ai për Ekonomia Online ka renditur edhe arsyet. Si më të rëndësishme, Maloku e sheh mungesën e njohjes nga pesë vendet anëtare të BE-së.

    Krahas kësaj, Maloku tha se ka edhe çështje tjera siç ishte edhe vota e Hungarisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

    “Faktikisht synimi gjeopolitik i Kosovës është anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Fazat janë kaluar deri te momenti kur pati edhe aplikimin zyrtar për anëtarësim në Bashkim Evropian”.

    “Qeveria e Kosovës edhe qytetarët e dinë që rrugëtimi i Kosovës drejt anëtarësimit në BE do të marr mjaftë kohë, për faktin e shumë arsye, e ndër to edhe për numrin prej pesë njohje të Bashkimit Evropian që nuk e njohin Kosovën, shto pjesën që ka raste të tilla siç ishte rasti me Hungarinë ku ajo votoi kundër në Këshillin e Evropës, kur Kosova e pati aplikimin e saj”, u shpreh Maloku, teksa shpreh skepticizmin se kjo gjë mund të bëhet brenda pesë viteve të ardhshme.

    “Në këtë rrafsh unë nuk jam optimist sidomos në këtë pesë vjeçarin e ardhshëm që do të mund të bëhet diçka në lidhje me anëtarësimin përfundimtar të Kosovës në Bashkimin Evropian. Mirëpo aplikimi është vetëm një vullnet i shprehur në aspektin gjeopolitik, Kosova e ka interes BE-në”.

    Maloku këtë çështje e ndërlidh edhe me procesin e dialogut. Ai thotë se dëm mund t’i japin edhe shtetet që janë kundërshtuese në raport me anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme.

    “Është faza që në asnjë mënyrë nuk shoh që mund të ndodh për faktin e që arsyet i thamë, që ndërlidhet me kushtet, me procesin e dialogut por para se gjithash me pesë vendet mosnjohse që janë në kuadër të Bashkimit Evropian që ende nuk e njohin Kosovën, që përkundër disa kanë edhe qasje jashtëzakonisht kundërshtuese siç është rasti i Spanjës që vazhdon të jetë kokëfortë në raport me çdo tentativë të Kosovës drejt BE-së”, u shpreh ai për EO.