ATV

Blog

  • Kjo është xhamia më e madhe në Berat, dhe dallohet për këtë veti!

    Kjo është xhamia më e madhe në Berat, dhe dallohet për këtë veti!

    Emisioni “Rrugës për…” në ATV me autor Lindrit Zogaj, këtë javë qëndroi në qytetin e Beratit. Atje, Lendriti u mirëprit nga banorët vendës, të cilët e njohën atë më shumë me specifikat kulturore që ka qyteti i Beratit.

    Gjatë kësaj vizite, Lendrit vizitoi edhe Xhaminë Sulltan Bajaziti II, ose ndryshe siç njihet “Xhamia Mbret”, e cila është xhamia më e madhe në qytetin e Beratit, e shpallur monument kulture që në vitin 1948.

    Xhamia është pjesë e kompleksit të Qendrës Islamike dhe është ndërtuar nga Sulltan Bajaziti II në fund të shekullit të XV.

    Për të mësuar më shumë për historinë si dhe arkitekturën e kësaj xhamie, ndiqeni në videon e më poshtme shpjegimin e përgjegjësi i Muzeut Etnografik në Berat.

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Pas Kurtit, Lajçak shkon për ta takuar Vuçiqin në Serbi

    Pas Kurtit, Lajçak shkon për ta takuar Vuçiqin në Serbi

    Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian në dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, viziton sot Serbinë.

    Zyrtari do të takohet me presidentin, Aleksandër Vuçiç, me të cilin do të diskutojë lidhur me hapat e radhës në zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve dhe aneksin e saj.

    Megjithatë, draft-statuti për formimin e asociacionit i prezantuar nga ekipi menaxhues më 2 maj në Bruksel, pritet që të jetë në tryezë me Beogradin që kërkon me ngulm marrjen e tij për bazë.

    Pas takimit, Vuçiç do të mbajë dhe një konferencë për shtyp, ndërsa nuk dihet nëse Lajçak do të flasë apo jo.

    Në Beograd, ndërmjetësuesi i BE-së do të takohet edhe me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviç, si përgatitje për takimin me homologun nga Kosova, Besnik Bislimi, që është caktuar të mbahet më 15 maj në Bruksel.

  • Dhunë në familje, arrestohet një person në Ferizaj

    Dhunë në familje, arrestohet një person në Ferizaj

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për dhunë në familje. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur të enjten në Ferizaj.

    Sipas Policisë, i arrestuari kishte sulmuar fizikisht viktimën femër duke i shkaktuar lëndime trupore.

    “Ferizaj, 11.05.2023. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

    Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, me vendim të Prokurorit, është dërguar në mbajtje.

  • Arrestohet një grua në Mitrovicë për keqtrajtim të fëmijës

    Arrestohet një grua në Mitrovicë për keqtrajtim të fëmijës

    Një grua është arrestuar në Mitrovicë pasi që e njëjta dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.

    E njëjta dyshohet se ka kryer veprën penale ndaj dy viktimave femra kosovare, njofton policia.

    Pas intervistimit të palëve në prezencë të punëtorit të QPS-së me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

  • 5 mijë euro gjobë ndaj zyrtarit të Fushë-Kosovës i akuzuar për falsifikim të dokumentit zyrtar

    5 mijë euro gjobë ndaj zyrtarit të Fushë-Kosovës i akuzuar për falsifikim të dokumentit zyrtar

    Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Latif Ibrahimi, duke e dënuar me 5 mijë euro gjobë për veprën penale “falsifikimi i dokumentit zyrtar”.

    Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Ibrahimi, u shpall të premten, nga kryetari i trupit gjykues, Kushtrim Shyti, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Sipas aktgjykimit, i akuzuari Ibrahimi u dënua me 6 muaj burgim, por me pëlqimin e tij, dënimi me burgim iu zëvendësua me 5 mijë euro gjobë.

    Sipas aktgjykimit, i akuzuari obligohet që t’i paguajë edhe shpenzimet e procedurës penale në shumë prej 100 euro në emër të paushallit gjyqësor si dhe 50 euro për fondin e viktimave të krimit.

    Pala e pakënaqur, ndaj këtij vendimi ka të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh.

    Sipas aktakuzës së ngritur më 1 korrik 2020, Latif Ibrahimi akuzohet se më 3 dhjetor 2017, në zyrën e Gjendjes Civile në Fushë-Kosovë, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare në cilësinë e personit zyrtar të Gjendjes Civile, në regjistër ka shënuar të dhëna të rreme, me qëllim që të pandehurit Marjan Veljiçkoviq t’ia mundësojë marrjen e dokumenteve personale të Republikës së Kosovës.

    Tutje, sipas aktakuzës Ibrahimi ka bërë ndërhyrje në sistemin elektronik të Gjendjes Civile, duke përdorur të dhënat personale të Marjan Veliçkoviq, ashtu që ka bërë rishkrimin e lindjes respektivisht gjenerimin e numrit personal të dëshmitarit, kjo duke shtuar shkronjën “J” në mbiemrin e të njëjtit dhe të prindërve të tij – Veljiçkoviq.

    Në aktakuzë, thuhet se me ndryshmin e tillë në sistemin elektronik të gjendjes civile, automatikisht është gjeneruar numër i ri personal për të pandehurin Marjan Veljiçkoviq, por të dhënat e tjera kanë mbetur të njëjta me ato të dëshmitarit, me të cilin rast të pandehurit Marjan Veljiçkoviq i është mundësuar të pajiset me letërnjoftim dhe pasaportë të Republikës së Kosovës.

    Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar” nga neni 434, par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme deri në 5 vite burgim.

  • Dhoma e Tregtisë kërkon ekzekutimin e menjëhershëm të pagesave nga “Superpuna”

    Dhoma e Tregtisë kërkon ekzekutimin e menjëhershëm të pagesave nga “Superpuna”

    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë kërkon nga Qeveria e Kosovës që të bëhet ekzekutimi i menjëhershëm i pagesave për të gjitha bizneset të cilat tashmë kanë rekrutuar staf përmes platformës “Superpuna”.

    Përmes një komunikate për media, pas ankesave të vazhdueshme të pranuara nga bizneset, Dhoma e Tregtisë ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me vonesat e pagesave për punëtorët e rekrutuar përmes kësaj platforme, pagesa këto të cilat fillimisht duhet të kryhen nga bizneset në mënyrë vetanake për të gjithë të punësuarit e tek më pas të bëhet rimbursimi nga Qeveria e Kosovës.

    “Aktualisht, subvencionimi nga Qeveria bëhet me një muaj diferencë, ngase deklarimi i punëtorëve në ATK bëhet deri më datë 15 të muajit vijues të angazhimit. Pra, për punëtorët e angazhuar në muajin mars, deklarimi në ATK bëhet deri më 15 prill. Proces ky i cili po zvarritet, konkretisht tek në muajin Maj është bërë subvencionimi i kompanive për muajt Shkurt dhe Mars”, thuhet aty.

    Dhoma e Tregtisë thekson se bizneset nuk duhet të detyrohen të hyjnë në borxhe në banka për të kryer paga dhe më vonë të presin kompenzimin nga Qeveria me data të paqarta.

    “Duke pasur parasysh kostot rreth përgatitjes së kërkesës, aprovimit, pagesës e tek me vonë kompensimit, ne mendojmë se ky proces do të duhej të thjeshtësohet duke bërë që autoritetet të paguajnë praktikantët direkt në vend se të përllogaritet pensioni e taksa bashkë me shumën e subvencionuar e cila për nga natyra nuk do të duhet të ishte e tatueshme… Për më tepër të gjitha kompanitë për të punësuar staf përmes plaformës Superpuna, duhet të mos kenë obligime në Administratën Tatimore të Kosovës, sfidë që e kanë shumica e bizneseve në këtë situatë të jashtëzakonshme për të bërit biznes”, thuhet në komunikatë.

  • Kurti thotë se ka ardhur koha që BE-ja ta ndryshojë qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor

    Kurti thotë se ka ardhur koha që BE-ja ta ndryshojë qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se është koha që Bashkimi Evropian ta ndryshojë qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, raporton Ekonomia Online.

    Kurti në konferencën për ”Balkan Dialogues Initiative”, shtoi se sa i përket dialogut Kosova është konstruktive në këtë proces.

    Kurse sa i përket të drejtave të minoriteteve, Kurti shtoi se është Kushtetuta e Kosovës e cila i garanton të drejtat për pakicat.

    “Ka ardhur koha për Bashkimin Evropian që ta ndryshojë qasjen ndaj rajonit. Fondet e BE-së duhet të ndërlidhen me vlerat evropiane. Kur bëhet fjalë për bashkëpunim rajonal, ne kemi ratifikuar tri marrëveshjet nga procesi i Berlinit”.

    “Sa i përket dialogut me Serbinë, ne jemi konstruktiv dhe kreativ në këtë proces. Ne besojmë se marrëveshja bazë e arritur është një hap i rëndësishëm”.

  • Daily Mail publikon certifikatën e lindjes së djalit të Rihanna-s

    Daily Mail publikon certifikatën e lindjes së djalit të Rihanna-s

    Daily Mail ekskluzivisht ka bërë publike certifikatën e lindjes së djalit të Rihanna-s dhe ASAP Rocky.

    RZA Athelston Mayers është emri i djali të çiftit të famshëm dhe thuhet se mban emrin e producentit dhe reperit RZA, liderit të grupit hip hop Wu-Tang, për ta nderuar atë.

    Fansat ka kohë që spekulonin që djaloshi mund të kishte emrin Noah, por kishte pak indikacione për emrin e tij të vërtetë.

    Rihanna u bë nënë për herë të parë më 13 maj 2022.

    Në shkurt 2023, këngëtarja zbuloi gjatë performancës në Super Bowl se ajo dhe reperi janë në pritje të fëmijës së dytë./atvlive.tv/

  • The Weeknd zbulon ndryshimin që pritet ta bëjë

    The Weeknd zbulon ndryshimin që pritet ta bëjë

    Artisti Abel Tesfaye ka njoftuar se në albumin e tij të ardhshëm mund të jetë hera e fundit që do të prezantohet me emrin artistik ‘’The Weeknd’’.

    Ai ka thënë se gjasat janë të mëdha që ai ta largoj këtë emër duke treguar se ai do vazhdojë të bëj muzikë, por si Abel.

    Këngëtari u shpreh se: Po përgatitem ta mbylli kapitullin e Weeknd. Unë po përpiqem të rilindë.

    The Weeknd është artisti më i njohur dhe i dëgjuar në botë që grumbulloi 100 milionë trasnmetime në Spotify në mars të këtij viti sipas Librit të Rekordeve Botërore Guinness, duke u bërë artisti I parë që arriti këtë shifër.

    Ndryshe, ‘’The Idol’’ titullohet seriali i krijuar nga The Weeknd, që do të publikohet më 4 qershor 2023./atvlive.tv/

     

  • Martohet këngëtarja Sia

    Martohet këngëtarja Sia

    Edhe pse është një nga këngëtaret më të suksesshme dhe më e talentuar, shpesh ka preferuar privatësinë.

    Por Billboard zbuloi se këngëtarja Sia në fundjavë është martuar me Dan Bernad.

    Në ceremoni ishin pjesëmarrës vetëm katër mysafirë që çiftin kishin ftuar.

    Për Sian dhe Bernard, nuk ka informacione të sakta se sa kohë kanë që janë në lidhje.

    E veçanta e këngëtares është zgjedhja e saj ta mbulojë fytyrën që nga fillimi i karrierës.

    Në intervista ka shpjeguar se arsyeje janë të ndryshme si p.sh., fama e madhe e ka detyruar të mbrojë veten nga sulmet dhe vëmendja e panevojshme.

    Tjetër ka rrëfyer se ka kohë që vuante nga ankthi dhe depresioni dhe mbulimi i fytyrës ishte një mënyrë e mirë për t’i fshehur emocionet negative./atvlive.tv/