ATV

Blog

  • Modelja 81-vjeçare pozon për “Sports Illustrated”

    Modelja 81-vjeçare pozon për “Sports Illustrated”

    Martha Stewart bëhet modelja më e moshuar që pozon për kalendarin vjetor të revistës “Sports Illustrated”.

    81-vjeçarja tregoi se bën Pilates tre herë në javë dhe është e kujdesshme në ushqim dhe nuk preferon të pijë alkool.

    Tutje theksoi se komentet në rrjete sociale i ka mjaft pozitive, por shpesh e akuzojnë se përdor photoshop dhe sipas saj, nuk është fare e vërtetë.

    Martha Stewart është një personalitet i shquar amerikane në botën e dizajnit, gatimit, dekorimit të shtëpisë dhe artit e organizimit./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Pula: Serbia tentoi të ndërtojë një reaktor bërthamor

    Pula: Serbia tentoi të ndërtojë një reaktor bërthamor

    Njohësi i çështjeve politike, Shqiprim Pula, në emisionin A23 në ATV, tha se Serbia kishte shprehur dëshirën për të krijuar një rotor bërthamor me ndihmën e Rusisë duke pretenduar që të marrë uraniumin e varfëruar në Kazakistan.

    “Serbia në vazhdimësi është parë si një shtet problematik, si një shtet që në çdo kohë mund të prodhojë rreziqe potenciale për rajonin dhe shto faktin këtu se ka informacione të mjaftueshme nga studiues të sigurisë ndërkombëtare me të cilët jam në kontakt për shkak të hulumtimeve që bëjmë se Serbia ka shprehur dëshirën për të krijuar një rotor bërthamor në Serbi me ndihmën e Rusisë dhe duke pretenduar që të marrë uraniumin e varfëruar në Kazakistan”, tha Pula.

    Ai tha se ky është një shqetësim jo vetëm në gjeopolitikën rajonale dhe më gjerë, duke shtuar edhe faktin që Serbia është vendi i vetëm në Evropë që nuk ka përkrahë asnjë lloj të sanksioneve ndaj federatës ruse.

    “Një gjë e tillë natyrisht që paraqet një shqetësim jo vetëm në gjeopolitikën rajonale dhe më gjerë, shto faktin këtu që Serbia është i vetmi shtet në Evropë që nuk ka përkrahë asnjë lloj të sanksioneve ndaj federatës ruse dhe të gjitha këto tolerime që i janë bërë Serbisë i kanë dhënë mundësinë që të përkëdhelet dhe të tolerohet në të gjitha pretendimet e saj politike dhe territoriale karshi Kosovës”, u shpreh Pula. /atvlive.tv

  • Çfarë zbulon studimi i ri rreth zgjimit herët dhe depresionit?

    Çfarë zbulon studimi i ri rreth zgjimit herët dhe depresionit?

    Besimi popullor thotë se gjumi që bëhet para mesnatës është më i shëndetshmi.

    Por kjo duket që nuk është edhe aq e vërtet, transmeton atvlive.tv.

    Mjekët kanë ardhur në përfundimin se kjo besëtytni ka pasur një kuptim vetëm për kohët e kaluara.

    Zgjimi herët në mëngjes mund t’ju ndihmojë në stabilizimin e gjendjes së humorit përgjatë gjithë ditës dhe në parandalimin e depresionit.

    Studiuesit zbuluan se rreziku për depresion, mund të reduktohet nëse ju do të zgjoheni një orë para orarit tuaj të zakonshëm.

    Nëse prireni të keni luhatje të theksuara të humorit, periudha depresive, ose nëse ky çrregullim është i pranishëm në familje.

    Shumë studime të mëparshme vërtetojnë lidhjen mes gjumit dhe shëndeti mendor.

    Nëse zakonisht flini në orën 12 të mbrëmjes, ju mund të zvogëloni rrezikun nga depresioni me 23 %, nëse flini një orë më parë.

    Dhe nëse vendosni të flini edhe më herët, ky rrezik do të zvogëlohet edhe më tepër.

    Studiuesit analizuan të dhënat gjenetike mbi individëve, përmes testimit të ADN-së së tyre.

    Çdo një orë gjumë më pak, korrespondonte me një rrezik 23% më të ulët për tu prekur nga çrregullimet depresion.

    Është mirë të filloni me hapa të vegjël, pra të zgjoheni rreth 10 ose 15 minuta më herët, derisa të arrini kohën e rekomanduar nga studiuesit./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Kulla e Ilaz Kodrës, dikur një shtëpi banimi ndërsa më vonë pikë takimi i ish-luftëtarëve e atdhetarëve të kohës

    Kulla e Ilaz Kodrës, dikur një shtëpi banimi ndërsa më vonë pikë takimi i ish-luftëtarëve e atdhetarëve të kohës

    Në kuadër të rubrikës “Copëza jete”, në ATV, flitet për kullën e Ilaz Kodrës nga Prekazi, luftëtarin e orëve të para të luftës çlirimtare të Kosovë.

    Dikur kjo kulle ishte shtëpi banimi. Në periudhën e okupimit, ishte edhe pikë takimi i ish-luftëtarëve e atdhetarëve të kohës.

    Po në këtë kullë ishin bërë organizime e plane ushtarake të rezistencës kombëtare shqiptare.

    Kulla e Ilaz Kodrës është një monument i trashëgimisë kulturore në Prekaz të Epërm të Skënderajt.

    Ky monument është i kategorisë “Arkitekturor”.

    Ilaz Kodra ishte njëri prej bashkëluftëtarëve të orëve të para të Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, me të cilin kreu aksionet e para të suksesshme në asgjësimin e forcave armike në Drenas që nga viti 1992/93.

    Ilaz Kodra ofroi rreth vetes luftëtarë të përkushtuar. Gëzonte respektin e luftëtarëve për shkak të qëndrimit të tij të drejtë dhe parimor në raport me organizimin dhe luftën kundër forcave pushtuese. Ilazi ishte kudo ku luftohej./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Rusia nis valën e nëntë të sulmeve me raketa në Kiev këtë muaj

    Rusia nis valën e nëntë të sulmeve me raketa në Kiev këtë muaj

    Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, është sulmuar nga ajri nga Rusia për të nëntën herë këtë muaj.

    Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në një sulm me raketa në Odesa, një qytet port i Detit të Zi në jugperëndim, thonë zyrtarët.

    Shpërthime u dëgjuan gjithashtu në rajonet qendrore të Vinnytsia, Khmelnytsky dhe Zhytomyr.

    Administrata ushtarake e Kievit tha se informacionet paraprake treguan se të gjitha raketat në hyrje ishin shkatërruar.

    Kjo është hera e nëntë që Rusia ka nisur sulme ajrore në qytet këtë muaj.

    Të martën, Ukraina tha se kishte rrëzuar gjashtë raketa hipersonike Kinzhal si pjesë e një sulmi “jashtëzakonisht të dendur”.

    Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha se një zjarr kishte shpërthyer në një garazh në zonën Darnytsya të Kievit, por shtoi se askush nuk ishte lënduar.

    Kreu i administratës ushtarake civile të Kievit tha se një sulm i rëndë me raketa ishte nisur nga bombarduesit strategjikë rusë mbi detin Kaspik.

    Të paktën tetë persona raportohet se u vranë duke përfshirë një djalë pesëvjeçar pranë Khersonit dhe 17 u plagosën nga bombardimet të mërkurën, ndërsa të dyja palët shkëmbyen akuzat për goditjen e zonave civile.

  • Vazhdon edhe sot gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dëgjohet dëshmitari i pestë

    Vazhdon edhe sot gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dëgjohet dëshmitari i pestë

    Sot nga ora 9:00 do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi në Hagë.

    Gjatë ditës së djeshme, është bërë publike një pjesë nga dhënia e dëshmisë së dëshmitarit të pestë në gjykimin Thaçi dhe të tjerët.

    Me rastin hapjes së seancës publike, dëshmitari u përgjigj se kishte qenë 150 metra larg kur kishte parë për herë të parë disa burra me armë zjarri dhe më së afërti kishte qenë diku 3-4 metra, raporton ‘‘Betimi për Drejtësi’’.

    Ai tha se me t’i parë ata, kishte vazhduar nga një rrugë tjetër për t’iu dalë përpara, pasi sipas tij, ata kishin pasur një makinë të afërmit e tij.

  • Arrestohet një person në Malishevë, dyshohet se sulmoi fizikisht nënën dhe gjyshen e tij

    Arrestohet një person në Malishevë, dyshohet se sulmoi fizikisht nënën dhe gjyshen e tij

    Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar një person në Malishevë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”.

    Ai dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën dhe gjyshen e tij.

    “Malishevë 17.05.2023 – 13:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai ka sulmuar fizikisht nënën dhe gjyshen e tij pasi ato si kanë dhënë para“, thuhet në raportin e Policisë.

    Tutje, Policia njoftoi se viktimave u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./atvlive.tv/

  • Digjet një shtëpi në rrugën “Vasil Andoni” në Prishtinë

    Digjet një shtëpi në rrugën “Vasil Andoni” në Prishtinë

    Një shtëpi është djegur në rrugën “Vasil Andoni” në Prishtinë, raporton KosovaPress.

    Ekipet e zjarrfikësve tashmë ndodhen në vendin e ngjarjes, dhe zjarri është lokalizuar.

    Sipas dëshmitarëve okularë, nuk ka të lënduar.

    KosovaPress ka kontaktuar Policinë e Kosovës lidhur me shkakun e zjarrit, dhe do t;iu mbajë të informuar sapo të marrë informacione shtesë.

  • ​Sot mësohet kampioni i ri i Kosovës në basketboll

    ​Sot mësohet kampioni i ri i Kosovës në basketboll

    Edicioni 2022-23 në Prince Caffe Superligë do të përmbyllet me super derbin ndërmjet Trepçës dhe Pejës.

    Kjo është finalja e pestë e “Play-off”-it dhe do të vendosë se, kush do të shpallet kampion. 2:2 është seria finale, ndërsa të dy skuadrat e duan titullin pas një dekade.

    Edicioni po përmbyllet me super sfidë, ndërsa ka qenë njëri nga më interesantit në vitet e fundit, kurse interesimi ka qenë i jashtëzakonshëm, sidomos gjatë garave shtesë.

    Në katër takimet finale, mitrovicasit dhe pejanët kishin fituar si vendas. “Xehetarët” fituan 94:86 dhe 97:90, kurse verdhezinjtë fituan 107:79 dhe 87:83.

    Sot nga ora 20:00 palestra “Minatori” pritet të jetë e stërmbushur, ashtu si ka qenë në pjesën më të madhe të këtij edicioni, ndërsa përveç kampionit do të vendoset se, kush do të shpallet MVP.

    Mitrovicasit për herë të fundit ishin shpallur kampionë më 2012, kurse pejanët një vit më vonë, 2013. Në këtë edicion mitrovicasit fituan Kupën, kurse pejanët ishin finalistë të Ligës Ballkanike.

    Për të depërtuar deri në finale, Trepça kishte eliminuar Bashkimin dhe Sigal Prishtinën, ndërsa Peja eliminoi Golden Eagle Yllin.

  • ​Sondazhi nga IRI: FSK shënon rritje të besueshmërisë së qytetarëve

    ​Sondazhi nga IRI: FSK shënon rritje të besueshmërisë së qytetarëve

    Forca e Sigurisë së Kosovës mbetët institucioni më i besueshëm për qytetarët e vendit, siç tregon edhe një sondazh mbarëkombëtar nga Qendra për Perceptime në Hulumtime të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI).

    Sipas këtij sondazhi, 73% e kosovarëve besojnë shumë në institucionin e sigurisë, ndërsa 15% të tjerë kanë shfaqur disi mosbesim për të.

    Statistikat tregojnë se vetëm 11% e qytetarëve në Kosovë janë shprehur se nuk i besojnë këtij institucionit, derisa 1% e tyre kanë refuzuar të anketohen.

    Sondazhi ka bërë edhe një krahasim me matjen e vitit 2021, kur përqindja e qytetarëve që i besonin ushtrisë ishte 66%.

    Dy vjet më vonë është rritur besueshmëria për 7%.

    Nga matje të ndryshme e të përvjetshme, Forca e Sigurisë së Kosovës prinë sa i përket besueshmërisë së qytetarëve.