ATV

Blog

  • Rukiqi kritikon Qeverinë: Është shkëputur me realitetin, po preket direkt xhepi i qytetarëve

    Rukiqi kritikon Qeverinë: Është shkëputur me realitetin, po preket direkt xhepi i qytetarëve

    Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, e ka vlerësuar si të rëndë gjendjen ekonomike në vend. Sipas tij, me mosveprimet e Qeverisë, po vazhdon të rëndohet xhepi i qytetarëve.

    Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) konsideron se qytetarët janë në gjendje më të vështirë se sa para dy vitesh.

    Goditje të madhe, sipas Rukiqit po i jep edhe inflacioni i lartë dhe ngritja e çmimeve. Për këto të dyja, sipas Rukiqit do të duhej të ishte alarm për Qeverinë e Kosovës.

    “Për të reaguar duhet me pranuar që ke një krizë. Nëse sot e pyet një qytetar se a qëndron më mirë sa i përket mirëqenies sa i përket përballimit të kostos së jetës në raport me para dy viteve, secili sigurisht se ka me u përgjigj që është në gjendje shumë më të vështirë dhe shumë më të rëndë ekonomike edhe normalisht se do duhej të ishte një lloj alarmi për Qeverinë për të vepruar”, u shpreh Rukiqi, teksa thotë se ekzekutivi nuk po e pranon që ka krizë ekonomike.

    “Kur një Qeveri e merr pushtetin, e ka për detyrë të kujdeset që jetesa e qytetarëve të jetë më e mirë, që qytetarët të kenë mundësi të përballojnë kostot e jetesës dhe fatkeqësisht Qeveria nuk e pranon që ka një krizë ekonomike në vendin tonë e cila nuk është në tërë dimensionin e krizës ekonomike mirëpo është e pjesshme dhe është në një pikë të ndjeshme, për shkak se preket drejtpërdrejt xhepi i qytetarëve dhe që është kjo rritja e vazhdueshme e rritjes së çmimeve në dy vitet e fundit, një inflacion që nuk e ka parë vendi dhe në të njëjtën kohë një mosveprim që nuk e ka parë vendi”, thotë Rukiqi.

    Teksa ka folur për platformën “Superpuna”, Rukiqi e vlerëson si joreale, pasi thotë se krijimi i vendeve të punës mund të bëhet edhe pa subvencione në periudha të caktuara.

    Rukiqi thotë se Qeveria Kurti është “shkëputur me realitetin”.

    “Në rrethana normale për një periudhë të caktuar edhe pa subvencione mund të hapen një numër i tillë i vendeve të punës, pra kur na flet Qeveria, unë kam përshtypjen se janë shkëputur me realitetin dhe ishte dëshmia e raportit të Bankës Botërore për dekadën e fundit që vlerësoi çdo element sa i përket avancimit ekonomik të Kosovës në pikat kyçe, përfshirë edhe GDP për kokë banori”.

    “Pra shihet se sot Kosova ka bërë atë progres në dekadën e fundit dhe kur na vijnë këto paraqitje të Qeverisë me platforma si ‘Superpuna’, përshtypja ime është që kjo Qeveri ka një shkëputje me realitetin, edhe në të kaluarën edhe në të tashmen”, thotë Rukiqi.

  • Kryetarët e veriut – shqiptarët i mirëpresin, serbët nuk i njohin

    Kryetarët e veriut – shqiptarët i mirëpresin, serbët nuk i njohin

    Qytetarë shqiptarë e serbë të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, patën pritje krejt të ndryshme nga kryetarët e sapozgjedhur atje. Pas bojkotimit të zgjedhjeve nga serbët lokalë, liderë të komunave janë zgjedhur politikanë nga partitë shqiptare, të cilët nuk dihet se si do ta ushtrojnë detyrën.

    Të banuara kryesisht nga serbët, katër komuna në veri të Kosovës kanë zgjedhur kryetarë joserbë.

    Zgjedhjet lokale të 23 prillit në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveqan e Zubin Potok u bojkotuan nga serbët.

    Deri më 28 maj, kryetarët e zgjedhur duhet të marrin detyrën përmes betimit.

    Qytetatarët serbë të asaj zone thonë se nuk i pranojnë këta udhëheqës. Ndërsa, komuniteti shqiptar në atë pjesë e sheh si pozitiv këtë ndryshim.

    “Presim që do të ketë pak më shumë ndryshime këtej, sidomos që është një shqiptar që është zgjedhur, pak do t’i koordinojë punët ëm mirë, sepse do të punojë më shumë për shtetin e Kosovës dhe këtë pjesën këtej(veri)”, thotë Nehat Jusufi.

    “Unë nuk di asgjë për këtë (betim) dhe as nuk kam ndonjë qëndrim. Nëse kandidoi, sigurisht që do të bëjë betimin. Çfarë duhet të bëjmë këtu tani”, shprehet Gordana.

    “Kurrë ma mirë (nuk jemi ndier), kurrë ma mirë. Hera e parë edhe para luftës dhe pas luftës që zgjidhet një shqiptar kryetar i komunës (së Leposaviqit) është Luli, Lulzim Hasnani”, thotë Sami Rrahmani.

    “Këtu në Leposaviq? Nuk mendoj se do të ketë kryetar të ri këtu, e për më tutje nuk e di ende. Ne do ta kundërshtojmë e pastaj do të shohim”, deklaron Rade, banor i kësaj komune.

    “T’ju tregoj të drejtën, nuk kemi qenë të lumtur që ka ndodhur kjo në këtë mënyrë për arsye se shumë më mirë do të ishte që fqinjët tanë (serbët) të dalin në zgjedhje – meqenëse janë shumicë – dhe të fitojnë ata dhe ta udhëheqin komunën tonë”, shprehet Gjylazim Peci nga Boletini i Zveçanit.

    “Nuk pres asgjë, nuk besoj se do të realizohet. Nuk e besoj. Njerëzit këtu janë të bashkuar, nuk besoj se do të ketë( marrje të detyrave të kryetarit. Sipas mendimit tim, nuk di asgjë për momentin, do të shohim se si do të funksionojë”, thotë një serb nga Zveçani.

    Bajram Selimi nga Zubin Potoku thotë se “më mirë është (që është zgjedhur një kryetar shqiptar). Izmiri (Zeqiri) është i mirë”.

    “Çfarë mund të mendojmë, e di që nuk është mirë për ne, vetëm kaq mund të them, asgjë tjetër”, shprehet një tjetër qytetare e Zubin Potokut.

    Serbët e veriut të Kosovës kanë braktisur institucionet e Kosovës që nga nëntori i vitit 2022.

    Objektet e komunave në veri, në shumicë shfrytëzohen nga strukturat paralele serbe atje.

    Së fundmi, në disa prej këtyre objekteve janë vendosur dyer me shufura hekuri.

    Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është bërë thirrje që kryetarët të mos hyjnë me forcë në këto objekte.

    Në zgjedhjet lokale ne veri votuan vetëm 3.4 përqind e të gjithë votuesve.

  • Mosmarrëveshje mes disa personave në Pejë, gjuajnë edhe me armë

    Mosmarrëveshje mes disa personave në Pejë, gjuajnë edhe me armë

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Pejë, pasi që pas një mosmarrëveshje kanë shtënë me armë zjarri.

    Në njoftimin e bërë për media thuhet se, rasti ka ndodhur në rrugën “Mustaf Kelmendi”, rreth orës 15:50, dhe se nuk raportohet për të lënduar.

    “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje njëri nga ta ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë. Në venin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. Nuk raportohet për të lënduar”, theksohet në komunikatë.

    Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

  • Çka ndodh nëse kryetarët e veriut nuk betohen brenda afatit ligjor

    Çka ndodh nëse kryetarët e veriut nuk betohen brenda afatit ligjor

    Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, foli për rëndësinë e afatit ligjor dhe procedurën e betimit për kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës.

    Ajo shpjegoi se me aq sa ka informata afati ligjor për betimin është 30 ditë, dhe nëse kryetarët nuk japin betimin brenda këtij afati, atëherë shkohet në zgjedhje të reja.

    “Pak më parë e shikova Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale dhe në nenin 57 është përcaktuar se kjo duhet të ndodhë në afatin prej 30 ditëve. Pra, afati nuk ka përfunduar. Në momentin që kalon afati ligjor pavarësisht nëse është 15 apo 30 ditë, nëse kryetarët nuk e japin betimin në këtë afat atëherë shkohet në zgjedhje”, ka theksuar Daka.

    Në pyetjen nëse është e lejuar që në një komunë të bëhet betimi i kryetarit, siç ka ndodhur sot në komunën e Mitrovicës së Veriut, e në të tjera jo, ajo është shprehur: “Po, sepse secila komunë i ka specifikat e veta dhe me siguri se nga ministria përkatëse janë duke u bërë përgatitjet dhe në momentin që ata konsiderojnë se ka kushte për t’u bërë betimi i tillë e thërrasin seancën inauguruese”, ka shtuar ajo.

    Gjatë intervistës, ajo gjithashtu përmendi se nuk ka asnjë specifikë të veçantë në ligj rreth vendit se ku duhet dhënë betimi nga kryetarët e zgjedhur, megjithëse theksoi se nënkuptohet se ai duhet të bëhet në Kuvendin Komunal.

    “Ligji thjesht parashikon se betimi duhet të jepet para asamblistëve dhe kur duhet të mbahet dhe në çfarë kohe, por nuk përcakton mënyrën se a duhet të jetë në sallën e kuvendit. Ligji apo ligjdhënësi nuk ka menduar se mund të ketë situata kur një kryetar i komunës duhet ta jep betimin në shtëpi private, në rrugë apo kudo qoftë. Ajo nënkuptohet se kryetari i komunës e jep betimin në ndërtesë të Kuvendit Komunal dhe jo kudo. Por gjithsesi, ligji apo ligjdhënësi nuk ka paraparë detaje të tilla sepse nuk ka paraparë situata të tilla”, ka nënvizuar Daka.

    Daka nuk komentoi direkt çfarë kanë dashur të thonë ambasadorët e shteteve të QUINT-it me deklaratën e tyre të mbrëmshme, të cilët për kryetarët e zgjedhur në komunat veriore theksuan se do të kryejnë punë teknike. Megjithatë vuri në pah se ligji nuk njeh term të tillë si kryetar teknik

  • VV thotë se Komuna e Prishtinës realizoi vetëm 2% investime kapitale, për PDK-në ka dinamikë të projekteve

    VV thotë se Komuna e Prishtinës realizoi vetëm 2% investime kapitale, për PDK-në ka dinamikë të projekteve

    Pozita e opozita në komunën e Prishtinë kanë mendime të ndryshme sa i përket premtimeve dhe punës që është duke e bërë në këtë Komunë nga kryetari Përparim Rama.

    Nga Partia Demokratike e Kosovës kanë thënë se puna në kryeqytet është e një dinamike më të madhe sa i përket investimeve.

    Lëvizja Vetëvendosje e ka cilësuar si të dështuar qeverisjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës në komunën e Prishtinës, pasi sipas tyre kjo qeverisje sa i përket realizimit të projekteve është shumë e dobët.

    LeutrimRetkoceri, i cili është shef i Asamblistëve të Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, tha se si parti nuk e kanë bërë matjen e realizimit të premtimeve të kryetarit Rama.

    “Ne si Parti Demokratike e Kosovës nuk është që kemi bërë matjen e premtimeve të kryetarit tu e pas parasysh se zgjedhjet lokale që janë organizohen në dy nivele, në nivelin për Kuvend Komunal dhe në nivelin për kryetar komune. Rama ka fituar besimin që të udhëheq si kryetar komune. Po besoj janë organizatat tjera dhe monitorues të tjerë të pavarur që duhet ta shikojnë edhe ta bëjnë matjen e premtimeve dhe realizimit”, tha ai.

    Sipas tij, për të vlerësuar punën e bërë në komunën e Prishtinës duhet që të presim deri në përfundim të mandatit.

    Madje siç thotë ai në këtë qeverisje është ka dinamik të madhe të punës sa i pëkret investimeve në Prishtinë.

    “Çka mund të themi është se tani më po bëhen pothuaj se një vit e gjysmë prej që ka filluar qeverisja e  zotëri Rama, duhet të shohim dhe të presim në projekte dhe punët që janë përpara për tu realizuar. Nuk mund të themi që një vit është i mjaftueshëm për të realizuar punë të mëdha, një vit është vetëm nisja e fillimi të punëve”.

    “Mirëpo çka mund të themi se është një dinamik tjetër, është një punë tjetër që shihet në relacion me investimet në kryeqytet, shërbimet dhe punët tjera. Mirëpo nuk duhet të dalim paragjykues deri sa të shohim se i afrohemi mesit apo përfundim të mandati që të shohim se cilat janë rezultatet e prekshme që janë arritur nga qeverisja”, tha ai.

    Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, tha se për mosrealizimin e premtimeve flasin raportet e organizatave joqeveritare.

    Ai shtuar se realizimi i projekteve qëndron shumë dobët, ku sipas tij, shkalla e realizimit është 2.18 përqind.

    “Se sa janë plotësuar premtimet e zotëri Rama më së miri tregojnë raportet e organizatave jo qeveritare të cilat merren me mbikëqyrjen e projekteve dhe realizimit të projekteve, ku fatkeqësisht komuna e Prishtinës qëndron shumë poshtë, shumë dobët, po flasim për vitin 2022. Ndërkohë që tashmë jemi në vitin 2023, kemi të bëjmë më një buxhet i cili është tërësisht i projektuar nga Rama dhe mbete të shihet se cili do të jetë realizimi”.

    “Ky tremujori i parë nuk jep shpresa të mëdha, në raportin financiar të cilin ne e kemi diskutuar në seancën e kaluar investimet kapitale kanë pasur shkallë të realizimit vetëm 2.18 për qind, është ndër komunat me realizimin më të ulët të investimeve kapitale. Ne si Lëvizje Vetëvendosje, si opozitë në Kuvendin Komunal, shpresat në këtë drejtim i kemi minimale, për shkak se edhe viti i kaluar edhe ky fillim vit na e ka dëshmuar të kundërtën”, tha ai.

    Sveçla po ashtu tha se ka keqpërdorime nëpër ndërmarrjet publike duke e përmendur këtë ndërmarrjen “Prishtina Parking”, mirëpo sipas tij, ka edhe lëvizja në disa drejtori që janë duke punuar.

    “Ndërkohë që kemi skandale, e kemi keqpërdorime nëpër ndërmarrje publike të cilat po raportohen edhe nëpër media e informimit. Vazhdon saga me ‘Prishtina Parkingun’, vazhdojnë pakënaqësitë e qytetarëve në çdo lagje dhe këtu duhet që të thuhet një gjë që ‘Prishtina Parking’ po vazhdon me shkel rregulloren e vetë dhe po vazhdon me e shkel ligjin sidomos nëpër lagjet ku kemi të bëjmë me bashkëpronësi”.

    “Kemi një spektër të tërë dështimesh të cilat nuk po e lehtësojnë jetën e qytetarëve, në këtë drejtim nuk dua që çdo gjë të duket zi, ka disa lëvizje nëpër drejtori të caktuara, disa punë të përditshme. Ndriçimi kemi parë që po bëhet diçka me ndriçimin që është kompetencë e drejtorisë së shërbimeve publike, mirëpo në anën tjetër e njëjta drejtori tash e 15 muaj nuk po arrin t’i rregullojëpriroret për autobusë, qytetarët po presin në shi, në erë, në diell autobusin edhe nuk kanë pritore”, tha ai

  • I biri i viktimës në masakrën e Izbicës dëshmon kundër Alidemës

    I biri i viktimës në masakrën e Izbicës dëshmon kundër Alidemës

    “28 mars 1999, ditë e diel. Në mëngjesin e hershëm fshati është rrethuar nga forcat serbe. i kanë grumbulluar banorët. Gratë me fëmijë janë urdhëruar të nisen për Shqipëri, ndërsa burrat janë ndalu.”

    Kështu i kujton Samir Haliti momentet para se të niste Masakra e Izbicës, ku i vritet edhe babai, bashkë me 147 persona të tjerë.

    “Kur erdhi urdhri, fëmijët e gratë u çuan në këmbë, burrat mbetën ulur…”, tha Haliti.

    Në momentin kur u ndanë burrat nga gratë, Samiri atë kohë 11 vjeç, shpëtoi për fare pak, falë nënës së tij.

    “Kam qenë 11 vjeç, gati 12, por goxha i zhvilluar fizikisht. Nana ma ka vendosë një shami në kokë, që të mos vërehem se jam mashkull…”, tregoi Haliti.

    Haliti ishte ftuar të dëshmonte në gjykimin ndaj të dyshuarit për masakrën e Izbicës, Muhamet Alidemës, për të cilin tha se nuk kishte dëgjuar gjatë luftës.

    “Nuk e njoh Muhamet Alidemën. Emrin e tij e kam dëgjuar në media, vetëm pasi është arrestuar…”, tha Haliti.

    Autopsia e eshtrave të babait të tij, që ishin gjetur diku në Serbi, sipas Halitit tregonin se ai ishte vrarë.

    “Eshtrat e babait tim janë gjetur në Batajnicë. Sipas raportit të autopsisë, babai është qëlluar në kokë me armë automatike…”, rrëfeu ai.

    Për Samirin i akuzuari Alidema e as avokatët e tij nuk e patën asnjë pyetje. Ndërsa, tre persona të tjerë, të thirrur të dëshmonin, nuk u paraqitën në gjykatë. Njëri dështoi në momentin e fundit.

    Muhamet Alidema, i cili akuzohet se ka marrë pjesë në masakrën e Izbicës, nga përfundimi i luftës kishte jetuar në Beograd. Ai u arrestua në vitin 2021, gjatë një vizite te familjarët në fshatin Kërrninë të Istogut. /atvlive.tv

    Edicionin Qendror të lajmeve e gjeni në videon më poshtë:

  • Promovohet libri për torturat e përjetuara në burgun e Dubravës

    Promovohet libri për torturat e përjetuara në burgun e Dubravës

    Në 24-vjetorin e Masakrës së Dubravës, Ish-i burgosuri politik, Asllan Selimi, në librin “Tmerri ka emër”, përshkruan në detaje periudhën kur ai dhe shumë persona të tjerë ishin pjesë e luftës, torturës e burgut të Dubravës.

    Në ditarin, siç e kanë quajtur historik, ka detaje nga Masakra e Dubravës, të padëgjuara më parë.

    “Në këtë libër me kujtime, Asllani e ka përshkruar që nga arrestimi i tij në Mitrovicë. Ai ishte i angazhuar me detyrat e tij të ndërlidhjes, përmes vëllait të tij Rexhep Selimit. UÇK-ja ishte e padukshme dhe ishte kudo, ishte bërë tmerr edhe i Serbisë. Rritja e UÇK-së binte në sy të popullatës që kërkonte liri. Arrestimi i Asllanit dhe torturat e përjetuara janë dëshmi e mjaftueshme e torturave që kemi përjetuar”, tha Hasani.

    Ndërsa, ish-gjenerali Kudusi Lame theksoi se është i befasuar me përshkrimin që ka bërë Selimi në këtë libër.

    “Ajo çfarë më befasoi, edhe kur don të flet te nëna madhështore; ai e përshkruan nënën e një luftëtari tjetër, janë madhështitë që na sjell. Edhe në burgjet e Serbisë, është zhvilluar luftë. Unë në procesin e leximit të librit, shumë herë e kam gjetur veten me rrahje të shpeshta të zemrës, është e jashtëzakonshme”, ka thënë ai.

    Ditari i Selimit u kërkua të ketë vend edhe në sirtarët e bibliotekave shkollore.

    “Ditari ka rrjedhën e ngjarjeve të burgjeve sllave. Të rrëqethë trupin me përshkrim real, të mbushë me lot për torturat që kanë përjetuar të burgosurit shqiptarë. Nuk e përshkruan ngjarjen në formën e pesimizmit. Ky ditar ka motivimin e qëndresës së atdhetarëve”, tha Asllan Qyqalla, redaktor i librit “Tmerri ka emër”.

    Masakra e Dubravës është kryer prej 19 deri më 24 maj të vitit 1999, ku në të u vranë mbi 100 persona dhe u plagosën qindra të tjerë. /atvlive.tv

    Edicionin Qendror të lajmeve e gjeni në videon më poshtë:

  • Nxënësit e “British School of Kosova” përmbyllin festën e Abetares

    Nxënësit e “British School of Kosova” përmbyllin festën e Abetares

    Nxënësit e klasës së parë në “British School of Kosova”, dëshmuan se kanë fituar të gjitha njohuritw për të kaluar në klasën e dytë.

    Përmes paraqitjes së tyre ata sot përmbyllën programin tre ditorë të festës së Abetares, ku përveç shkronjave treguan se tashmë janë të aftë edhe të numërojnë.

    Por, më meritorwt ishin ata që e organizuan një program të tillë, e që krenoheshin me nxënësit e tyre.

    ”The British School of Kosova” ndërton aftësitë themelore të të menduarit kritik dhe është i strukturuar për të ndihmuar nxënësit që të zbulojnë mënyra optimale për t’i shprehur potencialet e veta. /atvlive.tv

    Edicionin Qendror të lajmeve e gjeni në videon më poshtë:

  • Nis edicioni i dytë i Panairit të Karrierës dhe Punësimit në Kolegjin AAB

    Nis edicioni i dytë i Panairit të Karrierës dhe Punësimit në Kolegjin AAB

    Si asnjë institucion tjetër, Kolegji AAB sot ka nisur panairin dy ditor që u mundëson bizneseve më të mëdha në Kosovë, promovimin e punës së tyre nën hapësirat tejet moderne.

    Në edicionin e dytë të panairit të punës dhe karrierës, është parë interesim i jashtëzakonshëm i bizneseve vendore, duke kërkuar punëtorë profesionistë që dalin nga Kolegji AAB.

    Drejtues të Kolegjit, edicionin e parë e kanë quajtur mjaftë të suksesshëm duke siguruar studentet e Kolegjit AAB, për garanci në punë.

    “Është moment i përshtatshëm për rendësin e këtij organizimi edicioni i dyte pasi edicioni i parë ka qenë shumë i suksesshëm. Na gëzon fajti se panairi i punës ka bërë jehonë të madhe. Kjo tregon për besueshmërinë në vazhdimësi të komunitetit kjo është garancë që të diplomuarin tanë të kenë garanci në punsushmëri, tha Vehapi”

    Ndërsa Arian Zeka, nga bordi këshillues industrial në Kolegjin AAB, tha se numri i kompanive pjesëmarrëse është shtuar.

    “Ne emër te bordit me vjen mirë që numri i kompanive është shtuar.sa i përket rëndësisë se ndjekjes së mundësive praktike. Vehapi e tha por do e përsërisë kjo ka rendësi jo vetëm në zhvillimin profesional por edhe t’i japim shpirt të gjitha njohurive qe kemi mundësi ti kapin studentet”, tha Zeka.

    Falënderues për hapësirën e dhënë janë shprehur edhe bizneset.

    Kolegji AAB, në vazhdimësi ka qene institucion që ka mbështetur bizneset, si dhe ka krijuar mardhënie bashkëpunimi. /atvlive.tv

    Edicionin Qendror të lajmeve e gjeni në videon më poshtë:

  • “Erden Atiq më shumë është kryetar teknik”

    “Erden Atiq më shumë është kryetar teknik”

    Zyrtarisht të premten, Erden Atiq, u bë kryetar i Mitrovicës së Veriut.

    Por, këtë pozitë Atiqi sipas njohësve të çështjeve politike nuk do ta mbajë deri në fund të mandatit.

    Sipas Bakim Kabashit, në momentin që Kosova dhe Serbia do të kenë marrëveshje, Erden Atiq do ta lirojë pozitën e kryetarit.

    “Nuk mendoj që do t’i shkojnë mandatit në fund, sepse dihet që mandati i kryetarëve të komunave u ka mbetur edhe më pak se 3 vjet, kështu që pritet një marrëveshje politike dhe në momentin që do të ketë marrëveshje, do të shkohet në zgjedhje për kryetarët e komunave veriore”, tha Kabashi.

    Në mandatin e Atiqit mund të ndikojë edhe dalja e ulët e qytetarëve në votime.

    “Është vështirë ta dërgojë mandatin deri në fund, për shkak të legjitimitetit të cunguar, fakti që në zgjedhje kanë dalë për të votuar është rreth 3,5 për qind. Është vështirë në mungesë kaq të madhe të legjitimitetit ta dërgojë mandatin deri në fund”, tha Arton Demhasaj nga organizata “Çohu”.

    Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve, ambasadorët e shteteve të QUINT-it në Kosovë, thanë se dalja e ulët në zgjedhje nuk i kontribuon zgjidhjes politike.
    Më 23 prill, qytetarët në katër komunat në veri të Kosovës zgjodhën kryetarët e rinj. Dy partitë shqiptare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë fituar nga dy komuna. /atvlive.tv

    Edicionin Qendror të lajmeve e gjeni në videon më poshtë: