ATV

Blog

  • Peci: Respektimi i ligjit s’është proces me korrespondencë, nevojat me grurë i plotësojmë 80%

    Peci: Respektimi i ligjit s’është proces me korrespondencë, nevojat me grurë i plotësojmë 80%

    Ministri i Bujqërisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, tha se ligjshmëria duhet që të respektohen në çdo institucion.

    Ai pohoi se respektimi rendit e ligjit nuk duhet që të shihet si proces me korrespondencë, por duhet të jetë proces krejt normal.

    Duke komentuar aksionet e fundit bashkë më AUV-in, Peci tha se veprimet që i merr njëherë nuk i merr për të mosi përsëritur, por që janë pjesë e angazhimit të tij të përditshëm.

    “Gjitha veprimet që unë i ndërmarrë nuk i ndërmarrë njëherë për t’u mos u përsëritur më. E kam thënë shumë herë që procesi i respektimit të ligjshmërisë, nuk është proces që duhet parë me korrespodencë. Ligjshmëria duhet të implemtohet në çdo institucion dhe në këtë drejtim si AUV që funksion në Ministri i kemi ndërmarrë këto veprime, me iniciativën time për shkak edhe të alarmimit të qytetarëve për veprimtaritë ilegale që e rrezikojnë shëndetin publik. Kështuqë në funksion të kësaj do të vazhdojmë edhe më tutje”.

    Peci thotë se këtë vit Kosova ka shënuar rekord sa i përket të të mbjellave, duke shtuar se për herë të parë 66 mijë hektarë janë mbjella me grurë.

    Ai shprehet i bindur se bazuar në konsumin vjetor këtë vit Kosova do t’i përmbushë rreth 80% të nevojave me grurë.

    Peci thotë se gjithë këto rezultatet kanë ardhur për faktin se po vërehet efekti i politikave të mira, meritokracisë, luftimit të krimit dhe korrupsionit.

    “Efekti i politikave të mira, meritokracisë, luftimit të krimit dhe korrupsionit dhe rritja substanciale e përkrahjes në kategorinë e subvencioneve e granteve tashmë vetëm se ka dhënë rezultatet e saj, dhe viti 2023 është viti rekord i të mbjellave. Në bazë të parashikimeve preliminare që i kemi për herë të parë ne e kemi 66 mijë hektarë me grurë, dhe nëse e marrim konsumi vjetor del diku që mund ta tejkalojmë në masë 80% nevojëne tregut për furnim me grurë”.

    “Ne kemi bashkëpunim me Prokurorinë me Policinë e Kosovës edhe nuk ka një rast të vetëm qëështë evidentuar në mandati tim që keqpërdorim në kategorinë e subvencioneve, ka disa raste që disa fermerë nuk e kanë raportimin si duhet, raportohen e futen në listë të zezë, por nuk ka raste kur ka marrje e dhënie të ryshfetit për marrje të subvencioneve”.

  • Osmani sot merr pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Malit të Zi

    Osmani sot merr pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Malit të Zi

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do të merr pjesë sot në inaugurimin e presidentit të ri të Malit të Zi, Jakov Milatoviq.

    Osmani, me ftesë të autoriteteve malazeze, pas betimit që pritet ta japë Milatoviq, krahas homologëve të rajonit, do të marrë pjesë edhe në pritjen zyrtare të presidentit të sapozgjedhur.

    “Presidentja Osmani ka theksuar se pjesëmarrja në këtë ceremoni është riafirmim i përkushtimit të vazhdueshëm për miqësi dhe bashkëpunim në rrugën e përbashkët euroatlantike të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi”, thuhet në njoftimin e presidencës.

  • Arrestohen tre tifozë të Trepçës, e gjuajtën me molotov autobusin e Pejës

    Arrestohen tre tifozë të Trepçës, e gjuajtën me molotov autobusin e Pejës

    Policia ka arrestuar tre të dyshuar në Mitrovicë pasi që të njëjti kanë gjuajtur me koktej molotivi në drejtim të autobusit të KB Pejës.

    Sipas njoftimit në raportin 24 orësh, të njëjtit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

    Ngjarja ka ndodhur në orët e vona pasi Trepça pësoi humbje nga Peja në finale të Play-offit, duke u shpallur kampione e Kosovës në basketboll.

  • Chollet për Ballkanin Perëndimor: Një Evropë e lirë dhe në paqe, në interesin tonë të sigurisë kombëtare

    Chollet për Ballkanin Perëndimor: Një Evropë e lirë dhe në paqe, në interesin tonë të sigurisë kombëtare

    Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka folur për raportimin në senat për situatën në Ballkanin Perëndimor.

    Chollet, përmes një postimi në Twitter, tha se politika e ShBA-së në Ballkan bazohet në parimin për një Evropë të tërë, të lirë dhe në paqe.

    “Një nder të paraqitem para SFRC dje me përfaqësuesin special Gabriel Escobar mbi politikën e administratës për Ballkanin Perëndimor. Politika e ShBA-së në rajon bazohet në një parim të thjeshtë: Një Evropë e tërë, e lirë, e begatë dhe në paqe është në interesin tonë të sigurisë kombëtare”.

    Kujtojmë se të enjten Chollet dhe i dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, raportuan edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

    Escobar deklaroi se ShBA-ja nuk e përkrah një asociacion që e dëmton sovranitetin e Kosovës.

  • Dy iranianë tentojnë të futen në Kosovë duke mashtruar, mësohet qëllimi i tyre

    Dy iranianë tentojnë të futen në Kosovë duke mashtruar, mësohet qëllimi i tyre

    Dy iranianë kanë tentuar të hyjnë në Kosovë, njëri duke prezantuar pasaportë të Portugalisë e tjetri të Kanadasë, por që të dyja të keqpërdorura.

    Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se dy të dyshuarit kishin edhe pasaportat e tyre iraniane, por qëllimi i paraqitjes së pasaportave të huaja ishte marrja e azilit në Kosovë.

    Policia ua ka konfiskuar pasaportat të dyve dhe i ka gjobitur.

    “Aeroporti i Prishtinës Adem Jashari 19.05.2023-20:30. Gjatë kontrollit të dokumenteve në arritje i dyshuari mashkull Iranian, ka prezantuar një pasaportë të Portugalisë që dyshohet se është keqpërdorur. I njëjti ka kërkuar azil në Kosovë. Pasaporta është konfiskuar  dhe të dyshuarit i është shqiptuar gjobë. I dyshuari është identifikuar me pasaportën e Iranit.

    Aeroporti i Prishtinës Adem Jashari 19.05.2023-20:30. Gjatë kontrollit të dokumenteve në arritja i dyshuari mashkull Iranian, ka prezantuar një pasaportë të Kanadasë që dyshohet se është keqpërdorur.  I njëjti ka kërkuar azil në Kosovë. Pasaporta është konfiskuar  dhe të dyshuarit i është shqiptuar gjobë. I dyshuari është identifikuar me pasaportën e Iranit”, thuhet në raport.

  • Sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar ndalojnë metalet ruse, përfshirë diamantet

    Sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar ndalojnë metalet ruse, përfshirë diamantet

    Britania tha se do të ndalonte importet e diamanteve ruse, bakrit, aluminit dhe nikelit të premten dhe njoftoi një valë të re sanksionesh kundër Rusisë, duke vënë në shënjestër kompanitë e lidhura me vjedhjen e dyshuar të grurit ukrainas.

    Por ndalimi do të ketë një ndikim të vogël pasi eksportet ruse të këtyre mallrave në Mbretërinë e Bashkuar tashmë kanë rënë pas vendosjes së tarifave.

    Marsin e kaluar qeveria britanike vendosi një tarifë shtesë prej 35% mbi importet e bakrit rus, plumbit dhe aluminit.

    “Ne do të miratojmë një ligj gjatë këtë viti për të ndaluar importet e diamanteve ruse dhe do t’i japim fund të gjitha importeve të bakrit, aluminit dhe nikelit me origjinë ruse”, tha në një deklaratë kryeministri britanik Rishi Sunak.

    Mbretëria e Bashkuar tashmë ka sanksionuar 1,500 individë dhe subjekte, duke ngrirë më shumë se 22.7 miliardë dollarë asete në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka sanksionuar tregtinë e mallrave mes Britanisë dhe Rusisë në vlerë prej mbi 20 miliardë paund, thuhet në deklaratë.

    Të dhënat tregojnë se Britania ka importuar vetëm një pjesë të vogël të aluminit, nikelit dhe diamanteve të saj nga Rusia. Vitin e kaluar nuk importoi fare bakër nga Rusia.

    Rusia është një prodhues i madh i aluminit, nikelit dhe diamanteve. Planet e ndalimit të importit të Britanisë vijnë pasi udhëheqësit e vendeve të G7-ës po diskutojnë se si të gjurmojnë tregtinë e diamanteve të Rusisë me qëllimin e vendosjes së kufizimeve në një fazë të mëvonshme.

    “Tregu global nuk është statik, është i pasur me destinacione alternative”, u tha gazetarëve të premten zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, kur u pyet për kufizimet e mundshme të diamantit në Bashkimin Evropian.

    ‘ENTITETET E DYSHIMTA’

    Britania ka vendosur të sanksionojë edhe 86 individë dhe entitete si pjesë e një goditjeje të re ndaj atyre që i quajti “individë dhe subjekte të dyshimta” të lidhura me vjedhjen dhe rishitjen e grurit ukrainas, një akuzë që Rusia e ka mohuar.

    Si Rusia ashtu edhe Ukraina janë eksportuesit kryesorë të grurit në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

    “Ky drith dhe mallra të tjera bujqësore thuhet se janë vjedhur nga magazinat dhe fushat në territoret e pushtuara në Ukrainë”, tha në një deklaratë Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar.

    Britania e Madhe sanksionoi gjithashtu kompaninë “Sun Ship Management”, për të cilin tha se ishte një ent i lidhur me “Sovcomflot”, kompaninë më të madhe shtetërore ruse të transportit.

  • Milani pritet të largojë deri në shtatë futbollistë, Origi i pari në listë

    Milani pritet të largojë deri në shtatë futbollistë, Origi i pari në listë

    Milani pritet të largojë deri në shtatë lojtarë gjatë afatit kalimtar të verës, derisa klubi po punon për të përforcuar me të tjerë ekipin e drejtuar nga Stefano Pioli.

    Atmosfera ka filluar të përkeqësohet gjithnjë e më shumë te kuqezinjtë në javët e fundit, pas formës së dobët në Serie A dhe eliminimit nga Interi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

    Kësisoj, presioni po rritet mbi Piolin dhe lojtarët e tij, si dhe mbi drejtorët, Paolo Maldini dhe Frederic Massara.

    Tifozët shpresojnë të shohin ndryshime për sezonin e ardhshëm dhe Milani pritet të marrë një numër përforcimesh teksa synon të mbyllë diferencën me skuadrat rivale.

    Siç raportohet nga “Corriere dello Sport”, Milani mund të largojë deri në shtatë lojtarë në afatin e ardhshëm kalimtar të verës, duke filluar me sulmuesin e “dështuar”, Divock Origi, i cili shënoi vetëm dy gola në 35 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.

    Timoue Bakayoko do të rikthehet te Chelsea pas një huazimi dyvjeçar dhe Sergino Dest do të kthehet te Barcelona gjithashtu.

    Aster Vranckx pritet të kthehet gjithashtu te Wolfsburgu pasi “Rossonerët” nuk janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e tij për transferimin e përhershëm prej 12 milionë eurosh. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia të lidhet një marrëveshje e re huazimi njëvjeçar për belgun.

    Yacine Adli mund të largohet në formë huazimi, pasi po kërkon më shumë minuta.

    Ka gjithashtu dyshime për të ardhmen e Fode Ballo-Toure dhe Junior Messias në Milano, dhe të dy mund të shohin derën e largimit gjatë verës.

  • Koliqi, bashkëthemelues i tregimit modern shqiptar

    Koliqi, bashkëthemelues i tregimit modern shqiptar

    Ernest Koliqi është lindur në Shkodër më 20 maj të vitit 1903, në një familje të respektuar. Ai ka qenë mësues, poet, romancier, eseist, përkthyes, gazetar, dramaturg, ministër arsimi në qeverinë Vërlaci, botues dhe pedagog.

    Ai cilësohet bashkë me Mitrush Kutelin, si bashkëthemelues i tregimit modern shqiptar sa i përket krijimtarisë, ndërsa në punët politike e arsimore ka meritë për dërgimin e 200 arsimtarëve në trojet e Shqipërisë së Lirueme.

    Pas mësimeve të para në Kolegjin Saverian të Jezuitëve, i ati Koliqin e ka dërguar për të studiuar në Itali më 1918. Bashkë me nxënës të tjerë ai ka hapur gazetën “Noi giovani” (Ne të rinjtë), ku ka botuar poezitë e para në italisht. Ai është kthyer në Shqipëri pasi që gjendja ishte futur në hulli pas Kongresit të Lushnjës.

    Më 1921 është mbajtur një konkurs për himnin kombëtar, ku Ernesti ka marrë pjesë me një poezi, e cila ka fituar çmimin e parë, të dhënë nga juria e përbërë prej P. Gj. Fishtës, F. Nolit, M. Frashërit, L. Gurakuqit.

    Më 1937, Ernest Koliqi ka doktoruar në Padova me tezën “Epica popolare albanese” (“Epika popullore shqipe”) falë mbledhjeve që ka bërë P. B. Palaj, tezë doktorate, e cila është vlerësuar nga shumë albanologë si N. Jokli, M. Lambertz etj. Koliqi është transferuar nga Padova në Romë tetorin e 1937, si lektor i shqipes.

    Më 1939 është hapur në Universitetin Shtetëror të Romës Selia e Albanologjisë, ku Koliqi është emëruar ordinar dhe ka qëndruar i tillë derisa ka dalë në pension.

    Ai ka vdekur në Romë më 15 janar të vitit 1975.

  • Deri në 3 mijë euro gjobat ndaj shkelësve të Ligjit kundër Duhanit, përgjysmohet nëse paguhet me kohë

    Deri në 3 mijë euro gjobat ndaj shkelësve të Ligjit kundër Duhanit, përgjysmohet nëse paguhet me kohë

    Deri në 3 mijë euro e kapin vlerën gjobat ndaj atyre të cilët e shkelin Ligjin për kontrollin e Duhanit, ligj ky i cili ndalon pirjen e duhanit në ambientet e mbyllura, kështu ka deklaruar drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Flamur Kadriu.

    Ai tha se vetëm gjatë muajve të fundit janë shqiptuar afër 400 gjoba me vlera të ndryshme nga mbi 3500 inspektime.

    Kadriu sa i përket gjobitjes së personave apo bizneseve për shkelej të Ligjit të Duhanit tha se përveç gjobitjes shumë e rëndësishme për këtë çështje është edhe vetëdijesimi i qytetarëve se duhani nuk duhet që të pihet në ambientet e mbyllura.

    “Varësisht prej ligjeve aktuale gjobat arrijnë në vlera të ndryshme, për ligjin e duhanit vlerat shkojnë deri në 3 mijë euro për shkelësit që e përsërisin shkeljet e vazhdueshme, në bazë edhe të ligjit për kundërvajtje janë të përcaktuara shumë nga këto gjobat. Mundohemi që përveç gjobitjes ta kemi edhe vetëdijesimin, i cili është faktor jashtëzakonisht i rëndësishëm sidomos të themi për Ligjin e duhanit ku e shfrytëzoj rastin të jap një shtytje që vetëdijesimi do të thotë shumë. Ne jo më dëshirë i gjobitim bizneset duke e ditur që jemi në një kohë ku ekonomit familjarë, bizneset hasen në shtrenjtim të çmimeve me vështirësi të ndryshëm, mirëpo vetëdijesimi është ajo e para”, tha ai.

    Kadriu theksoi se gjatë dy muajve në vazhdën e kontrollit të Ligjit të Duhanit janë shqiptuar 400 gjoba të ndryshme, që sipas tij, sipas ligjit nëse pagesa realizohet sipas afatit të caktuar ato përgjysmohen.

    “Mund të them që diku gjatë kësaj periudhe më pak se dy muaj që jemi në vazhdën e kontrollit të ligjit të duhanit kemi shqiptuar diku afër 400 gjoba të ndryshme, do të thotë me vlera të ndryshme diku 3500 inspektime janë arritur dhe vazhdojnë që të jenë me kontrolle deri sa ta arrijmë të kënaqshëm një vetëdijesim edhe të bizneseve edhe të qytetarëve që duhani duhet që të ndalohet, pirja në hapësirat e mbyllura. Pagesat në bazë të ligjit për kundërvajtje nëse realizohen brenda afatit të përcaktuar ato përgjysmohen, presim që ta kemi një raport përfundimtar se sa gjoba janë paguar”, tha ai.

    Drejtori i AUV-it sa i përket sigurisë së produkteve në vend ka deklaruar se nuk janë të kënaqur 100 për qind me standarde të cilat janë duke arritur, por që sipas tij, çdo vit rishikohen planet e kontrolleve me qëllim të arritjes së nivelit sa më të lartë të sigurisë ushqimore.

    Ai tha se ata janë të kënaqur sa i përket higjienës kjo sipas tij, fal përmirësimit të vetëdijesimit të bizneseve të ndryshme te cilët merren me tregtimin e produkteve.

    “Asnjëherë nuk mund të themi që duhet që të jemi të kënaqur 100 për qind me standarde të cilat jemi duke arritur, prandaj edhe çdo vit rishikohen planet e kontrolleve zyrtare me qëllim të arritjes së nivelit sa më të lartë të sigurisë ushqimore. Kjo nuk është vetëm në Kosovë kjo është gjithandej, është parim ndërkombëtar që edhe vendet shumë të zhvilluar avancojnë me programe me plane të kontrollit. Ne kemi një standard të kënaqshëm të higjienës fal edhe përmirësimit të vetëdijesimit të bizneseve të ndryshme, tëcilët merren me tregtimin e produkteve”, tha ai.

    Kadriu tha se kjo pjesë është e kënaqshme edhe fal ndihmës që Ministria e Bujqësisë është duke i’u ofruar bizneseve me grande edhe me subvencione.

    “Ne vazhdojmë që t’i hartojmë planet të bazuar në rrezik që ato biznese të cilat i kemi të kategorizuar si më të rrezikshme ta keni një kontroll më të shpeshte nga ana e Inspekcionit, kurse bizneset që kanë arritur që t’i keni sistemet e menaxhimit të rrezikut të vendosura ne kompanitë e tyre t’i kontrollojmë më rrallë. Është e kënaqshme fal asaj që edhe Ministria e Bujqësisë është duke i ndihmuar bizneset edhe me grande edhe me subvencione e parapara, kështu që bizneseve të i’u ofrojmë edhe mundësit financiare t’i implementojnë standardet ushqimore”, tha ai

  • ATK-ja për katër muaj inkason mbi 300 milionë euro, deri në fund të vitit synon t’i grumbullojë rreth 900 milionë

    ATK-ja për katër muaj inkason mbi 300 milionë euro, deri në fund të vitit synon t’i grumbullojë rreth 900 milionë

    Zëvendësdrejtori ekzekutiv i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK)Ilir Murtezaj, tha se gjatë periudhës janar-prill kanë arritur që të inkasojnë mbi 317 milionë euro.

    Sipas tij, plani për inkasimin e të hyrave për vitin 2023 pritet që të jetë në vlerë mbi 895 milionë euro. Ai po ashtu shtoi se çështja e borxheve tatimore është një problem që vazhdimisht e ka preokupuar ATK-në.

    Murtezaj sa i përket trend të rritjes së të hyrave, tha se është si rezultat i punës që është duke u bërë në sistemin, i cili është duke shkuar në drejtim të automatozimit të shumë proceseve të punës brenda ATK-së.

    “Administrata Tatimore e Kosovës është duke vazhduar me një perfomancë të shkëlqyer në grumbullimi e të hyrave shtetërore. Gjatë periudhës janar-prill 2023 ka arritur që të inkasoj mbi 317 milionë euro, shumë kjo që është më e lartë se sa periudha e njëjta e vitit të kaluar në vlerë rreth 48 milionë euro apo kemi 17.7 për qind më tepër se sa periudha e njëjtë e viti të kaluar. Gjithsesi do të thotë ky trend i rritjes së të hyrave sigurisht se është si rezultat i punës që është duke u bërë, si rezultat i sistemit  të cilin e kemi ngritur duke shkuar në drejtim të automatozimit të shumë proceseve të punës brenda ATK-së”, tha ai.

    “Kemi një planë për inkasim të hyrave të përgjithshme për vitin 2023 në vlerë mbi 895 milionë euro, shumë kjo që është më e lartë në përqindje  se viti i kaluar rreth 35 për qind. Pra tash kur bëjmë një krahasim me në rritje ekonomike 4 deri 5 për qind ose edhe më pak, që parashihet për këtë vit dhe të kemi rritje kaq të lartë të hyrave tatimore, kjo nënkupton që është një sfidë në vetvete. Ne jemi duke punuar fuqishëm në drejtim të zvogëlimit të informalitetit, pra luftimit të ekonomisë joformale dhe krijimit të një tregu të barabartë për të gjithë tatim paguesit”, tha ai.

    Drejtori i ATK-së theksoi se këtë institucion është duke e preokupuar vazhdimisht çështja e borxheve tatimore.

    Sipas tij, nga viti 2020 ka pasur një menaxhim më të mirë të borxheve, e kjo thotë është rezultat i shumë faktorëve.

    “Çështja e borxheve tatimore është një çështje që vazhdimisht e ka preokupuar ATK-në dhe në këtë drejtim do të thotë falë reformës që e kemi bërë vitin e parë, nga fillimi i vitit 2020 kemi arritur që të kemi një menaxhim shumë më të mirë të borxheve, përkundër rritjes së inkasimit jashtëzakonisht të lartë do të thotë nëse shohim me vitet paraprake mbi 200 për qind rritje të efikasitetit të inkasimit, prapë se prapë është duke vazhduar trendi i rritjes së stokut të borxheve si rezultat i shumë faktorëve po një ndër ta është edhe çështja e likuiditetit të kompanive që kompani të caktuara po kanë vështirësi do të thotë në kryerje të detyrimeve tatimore por që në të përgjithshmen është një konstatim, një rezultat që konstatohet që nëse shohim stokun e borxheve të vitit të kaluar në raport me këtë vit do të thotë shihet që ka në raport me të hyrat e përgjithshme të ATK-së shihet që ka një rënie të nivelit të stokut të borxheve rreth 10 për qind në raport me të hyrën e përgjithshme të ATK-së”, tha ai.

    Murtezja tha se sa i përket borxheve të bizneseve, ATK-ja ka komunikim me bizneset me qëllim që të bëhen të njohura të gjitha ato detyrime që ata kanë dhe të njëjtën kohë t’i paguajnë ato.

    “Ne si institucione as një herë nuk kemi vrapuar pas aplikimit të gjobave ne jemi ithtarë dhe punojmë çdo ditë në drejtim të ngritjes së përmbushjes vullnetare. Kemi komunikime me komunitetin e bizneseve gjithherë me qëllim që të bëhen të njohura do të thotë të gjitha ato detyrime që ata kanë dhe të njëjtën kohë t’i paguajnë ato detyrime”.

    “Gjithherë që të mos bëhen pjesë e aplikimit të ndëshkimeve nga ana e zyrtarëve. Aplikohen ndëshkime aty ku konstatohen shkelje ligjore dhe në këtë rast nuk mund të konstatojmë do të thotë ndonjë shifër sepse nëse e shohim tatim shtesë që konstatohet nga kontrollet apo inspektimet e ATK-së atëherë kjo është një përqindje e vogël në raport me të hyrat e përgjithshme që ATK-ja i realizon”, tha ai.