ATV

Blog

  • Basha: LDK është marre që ekziston si parti politike, nuk kanë qëndrim për asgjë – Janë as mish as peshk

    Basha: LDK është marre që ekziston si parti politike, nuk kanë qëndrim për asgjë – Janë as mish as peshk

    Deputeti i VV-së, Dimal Basha, në një intervistë në emisionin DIREKT në ATV, akuzoi LDK-në se kjo e fundit nuk ka qëndrim të vetin, por sipas tij, pret çfarë thotë ambasada amerikane.

    “Del LDK-ja thotë “shumë, shumë keq, çka është duke ndodhur. Strukturat kriminale i dënojmë, amo lëreni kështu si është”. Nuk bën ta lëmë kështu siç është. Është marre që ekziston si parti politike ku e pret çka po folë ambasada për me dalë me dhanë qëndrim, se s’është as mish as peshk, nuk kanë qëndrim për kurgjo hiq. Për LDK-në jam tu fole”, tha Basha.

    Ai tha se SHBA-të matin raportin mbi vlerat që i kemi, jo mbi atë se duhet ta dëgjojmë në çdo gjë.

    “Nuk lodhen ata prej neve sepse ne jemi tu e menaxhu Kosovën. Populli duhet të mësohet me u sillë si shtet, shtet jena na, kryeministër është Albin Kurti. Amerika është shumë e dashur te shqiptarët, shumë i duam amerikanët edhe ata na duan neve. Ata e matin raportin tonë në vlerat që i ke, si në secilin send që të thotë me e dëgju. Sikur që thonin e kemi dëgju Amerikën në 2015-të, doli marrëveshja anti-kushtetuese”, tha Basha. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Basha: SHBA dhe BE duhet të dalin në mbrojtje të policisë tonë, Vuçiqi po na sulmon!

    Basha: SHBA dhe BE duhet të dalin në mbrojtje të policisë tonë, Vuçiqi po na sulmon!

    Deputeti i VV-së, Dimal Basha, në një intervistë në emisionin DIREKT në ATV, tha se SHBA-ja dhe BE-ja duhet t’u dalin në mbrojtje Policisë së Kosovës, pasi që këta të fundit po sulmohen nga strukturat kriminale të Vuçiqit.

    “SHBA-të dhe BE-ja, duhet me dalë në mbrojtje të policisë tonë që po del në mbrojtje të institucioneve edhe këtu ka vetëm një palë që duhet me u dënu e që janë strukturat kriminale të Vuçiqit që po e sulmojnë KFOR-in dhe institucionet tona”, tha Basha.

    Ai tha se sikur SHBA-ja të vazhdonte t’i mbronte institucionet ashtu siç e ka mbrojtur procesin zgjedhor si dhe rezultatin e zgjedhjeve, Qeveria do të kishin dëshmu që të bëjnë projekte të ndryshme që e ndihmojnë komunitetin në veri. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • ​Situata në veri, Kurti në Bratisllavë: Kemi bashkëpunim me aleatët, por s’pajtohemi gjithmonë

    ​Situata në veri, Kurti në Bratisllavë: Kemi bashkëpunim me aleatët, por s’pajtohemi gjithmonë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar së njësitet speciale të Policisë së Kosovës do të vazhdojnë të qëndrojnë në komunat në veri, derisa para tyre të ketë struktura kriminale, raporton KosovaPress.

    Në Forumim “Globsec 2023” në Bratisllavë të Sllovakisë, kreu qeveritar e mbrojti punën e Policisë së Kosovës, ndërkaq nënvizoi se nuk mund të qëndrojë vet në zyrë të kryeministrit dhe t’iu thotë kryetarëve të zgjedhur në katër komunat veriore të mos shkojnë në zyrat e tyre.

    “Ka koordinim me aleatët por jo çdo herë pajtohemi për çdo gjë. P.sh, për sa i përket ndërtesave komunale, ato i përkasin Republikës së Kosovës. Mund të kuptoj se nuk mund të ketë shumë policë brenda apo para saj. Por para kësaj nuk duhet të ketë turmë të dhunshme jashtë dhe kemi parë se këta njerëz të dhunshëm që godasin me armë ndaj gazetarëve, KFOR-it dhe policisë… Por sa i përket këtyre komunave nuk mund të qëndroj në zyrën time si kryeministër dhe t’iu them kryetarëve në veri që nuk duhet të hyni në zyrat e juaja”, tha ai.

  • Rama: Ushtria serbe në kufi të Kosovës si ajo meksikane pranë SHBA’së, zero fuqi

    Rama: Ushtria serbe në kufi të Kosovës si ajo meksikane pranë SHBA’së, zero fuqi

    Në Forumin e Sigurisë në Sllovaki, kryeministri Edi Rama është pyetur për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

    Rama theksoi se ushtria serbe në kufi të Kosovës e ka fuqinë të barabartë me 0. Ai bëri krahasim duke thënë se është njësoj “si ushtria e Meksikës të afrohet në kufirin e SHBA-ve.

    Pyetje: Mendoj se është pak e fortë, por pyetje e mirë sepse përmend tensionet aktuale në Kosovë. Cilat janë pritshmëritë tuaja?

    Edi Rama: Jo jo po përqendrohesha te ajo që shkruhej “ushtria serbe në kufi”. Kjo është shfaqja më e pabesueshme e politikës së brendshme sepse ushtria serbe në kufi të Kosovës ka një fuqi të barabartë me 0! Është njësoj si ushtria meksikane të shfaqej në kufi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, çfarë do të bëhej?! Me gjithë respektin e mundshëm sepse e dua Meksikën! Po çfarë mund të bëjë? Asgjë, absolutisht asgjë. Ka të bëjë vetëm me politikën e brendshme. Bini dakord zoti Kovaçevski me këtë qëndrim?

    Kovaçevski: Gjej ndonjë vend tjetër, jo Meksikën! (Të qeshura) Është njësoj si ushtria kubane të shkojë në Florida. Dalja e vetme nga kjo situatë është zbatimi i marrëveshjes mes shteteve në mënyrë që të ketë normalizim.

  • Opozita kërkon raportimin e Kurtit për veriun – Tahiri: S’do të rrimë duarkryq

    Opozita kërkon raportimin e Kurtit për veriun – Tahiri: S’do të rrimë duarkryq

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri, tha se kanë të gjitha grupet parlamentare kanë kërkuar që të mbahet një seancë ku do të raportojë kryeministri Kurti për gjendjen në veri, raporton EO.

    Ai pas mbledhjes së Kryesisë, tha se si parti nuk do të rrimë duar kryq, duke shtuar se duhet të sanohet dëmi i shkaktuar nga Qeveria pas sanksioneve nga Amerika.

    Sipas tij, agjenda ndërkombëtare e Kosovës është dëmtuar shumë dhe se vendi po kthen hapa mbrapa.

    “Kosovën e gjendet në një pozicion të pa lakmueshëm. Sot 31 maj e gjen në ballinat me të mëdha botërore si një vend që është sanksionuar nga ShBA. Në nuk duhet të rrimë duar kryq duhet ta sanojmë dëmin që ka shkaktuar kjo Qeveri. Agjenda jonë ndërkombëtare është dëmtuar shumë, janë shqetësues dhe të dëmshëm me kosto shumë të madhe dhe do të na duhet vite e vite që të arrijmë aty ku kemi qenë”.

    “Kemi kërkuar që të kemi një raportim nga Kryeministri për situatën e krijuar në veri. Nuk ka kurrfarë kuptimi që të mbahen seanca të rregullat pa pasur një raportim nga kryeministri për gjendje e shkaktuar. Këtë ja kemi lënë kryetarit të Kuvendit që të vendos më kryeministrin se kur do të mbahet seanca. Është shqetësues nga ajo që ka thënë Kurti për sekretarin amerikanë. Sot ne po e vuajmë të bërit politik nga Albin Kurti, veprimet që është duke i bërë po i shkaktojnë dëme Kosovës”, tha ai.

  • AAK-ja kërkon mocion mosbesimi për Qeverinë

    AAK-ja kërkon mocion mosbesimi për Qeverinë

    Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, tha se është e rëndësishme që për këtë Qeveri të nis një mocion i mosbesimit si përgjigje për veprimet e saj, raporton EO.

    Ai ka shtuar se sanksionet e ShBA-së e kanë goditur në themel shtetin.

    “Ne nuk mund të sillem kishe nuk është duke ndodhur asgjë në këtë vend, gjendja është e jashtëzakonshëm dhe nuk mund të sillem zakonshëm. Për AAK është me rëndësi që të nis një mocion i mosbesimit për këtë Qeveri”.

    “Sanksionet e kanë goditur në themel shtetin. Për AAK institucionet janë të shenjta. Nuk mund t’i japim mbështetje një kryeministri që i merr sanksione nga Amerika siç marrin armiqtë e saj. Një mocion i mos besimit është përgjigjja për këtë. Për t’u integruar veriu së pari është dashtë të integrohet politika e Kosovë”, tha ai.

  • Osmani pranon ftesën për ceremoninë e inaugurimit të Erdoganit

    Osmani pranon ftesën për ceremoninë e inaugurimit të Erdoganit

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar ftesën e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

    Osmani është ftuar të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të tij më 3 qershor.

    Erdogan fitoi zgjedhjet të dielën që shkojë përballë rivalit Kemal Kılıçdaroğlu.

    Erdogan, kandidati presidencial i Aleancës Popullore fitoi zgjedhjet, duke marrë 52 % të votave. Deri më tani janë numëruar mbi 98 % e votave, ndërsa mbështetësit e liderit turk kanë nisur festën.

  • Kurti: Policia jonë po bën punë profesionale

    Kurti: Policia jonë po bën punë profesionale

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i mbrojti veprimet e Policisë së Kosovës, e cila ndihmoi instalimin e kryetarëve të rinj shqiptarë në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.

    “Policia jonë po bën punë profesionale, janë të trajnuar, i dinë të drejtat e njeriut dhe nuk ka shkelje nga ana e Policisë sonë”, tha Kurti në një adresim nga Bratisllava.

    Ai e përsëriti këtë qëndrim përkundër reagimit të ashpër të bashkësisë ndërkombëtare se instalimi me forcë i kryetarëve shqiptarë “është i papranueshëm”.

    “Nëse duan protesta paqësore, me kërkesë për zgjedhje të parakohshme, ata e kanë një kryeministër që ka qenë gjithë jetën aktivist politik dhe është më shumë se i gatshëm t’i dëgjojë dhe ndoshta të pajtohet me ta”, tha po ashtu Kurti.

    Kryetarët e rinj shqiptarë të komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq kanë dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit, të cilat janë bojkotuar nga komuniteti serb.

    Që nga 26 maji, në veri të Kosovës janë rritur tensionet, pasi po atë ditë, krerët e rinj të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut – të gjithë shqiptarë – u futën në ndërtesat komunale nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

    Po këtë ditë, sekretari Blinken, ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës, për të hyrë me forcat në ndërtesat komunale në veri, është marrë “kundër këshillës” së Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë, dhe “i ka përshkallëzuar tensionet pa nevojë”.

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë të martën, në një bashkëbisedim me gazetarë se, Qeveria e Kosovës nuk është koordinuar me Shtetet e Bashkuara për veprimet e ndërmarra në veri dhe, për këtë arsye, ka pësuar pasojën e parë: “stërvitjet ‘Defender Europe 2023’ kanë marrë fund, për të”.

    Edhe më herët, Qeveria e Kosovës ka mbrojtur vendimin e saj për të çuar kryetarët e rinj në ndërtesat komunale, teksa për dhunën në Zveçan ka fajësuar Beogradin për “dirigjim të turmës ekstremiste”.

    Më 29 maj, 30 pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, u lënduan gjatë përleshjeve me protestuesit serbë në Zveçan. /rel

  • ​Mediat pengohen vazhdimisht nga protestuesit serbë në Zveçan

    ​Mediat pengohen vazhdimisht nga protestuesit serbë në Zveçan

    Numër më i madh i protestuesve sesa dje janë tubuar afër ndërtesës së Komunës në Zveçan.

    Mediat janë duke u penguar vazhdimisht nga grupe të caktuara në protestë ndërsa edhe automjetet e disa mediave janë thyer dhe u janë shpuar gomat, raporton KosovaPress.

    Ndryshe nga ditët e tjera, përfaqësues të Listës Serbe nuk vërehen deri më tani në mesin e protestuesve.

    KosovaPress ka raportuar më herët se edhe në Zubin Potok sot ka numër më të madh të protestuesve që kanë dalë për të kundërshtuar, sipas tyre, kryetarët shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit.

    Ndryshe, serbët në veri kanë filluar protestën të premten (26 maj). Protestuesit me maska e edhe ata pa maska kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve.

    Ata kanë hedhur gjësende të ndryshme në drejtim të paqeruajtësve, derisa kanë dëmtuar vetura të mediave, duke e djegur tërësisht veturën e një televizioni.

    Si pasojë e protestave të dhunshme, janë plagosur 30 ushtarë të KFOR-it, ndërkohë që serbët kanë sulmuar edhe Policinë e Kosovës dhe gazetarët.

  • Protestuesit serbë provokojnë me këngë nacionaliste në Zubin Potok

    Protestuesit serbë provokojnë me këngë nacionaliste në Zubin Potok

    Në Komunën e Zubin Potokut ka një numër më të madh të protestuesve krahasuar me ditën e djeshme.

    Megjithatë, ndryshe nga ditët e kaluara, sot nuk ka protestues të maskuar. Në afërsi të objektit ndodhen pjesëtarë të Policisë së Kosovës, ndërsa pak më tutje edhe pjesëtarët e KFOR-it.

    Protestuesit vazhdojnë të provokojnë me këngë nacionaliste. /atvlive.tv