ATV

Blog

  • ​Mbrojtja e Shalës fillon intervistimin e dëshmitarit të shtatë të prokurorisë

    ​Mbrojtja e Shalës fillon intervistimin e dëshmitarit të shtatë të prokurorisë

    Në Gjykatën Speciale në Hagë, mbrojtja e Pjetër Shalës ka filluar intervistimin e dëshmitarit të shtatë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS). Kundër-pyetjet e mbrojtjes po zhvillohen në seancë të mbyllur për publikun.

    Kjo është dita e tretë që dëshmitari i mbrojtur paraqitet në gjykatoren e Speciales.

    Pjetër Shala, ndaj të cilit rëndojnë akuza për krime të pretenduara të luftës, po merr pjesë në këtë seancë përmes video-lidhjes nga qendra e paraburgimit.

    Në fillim të seancës, kryetarja e trupi gjykues, Mappie Veldt-Foglia, ka dhënë një urdhër gojor përmes të cilit lejohet përdorimi i disa dokumenteve të nxjerra rishtazi si prova nga ana e mbrojtjes. Bëhet fjalë për një fotografi dhe tri harta.

    Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

    Për dëshmitarin e shtatë të ZPS-së, të mërkurën kanë përfunduar pyetjet nga mbrojtësi viktimave, ndërsa më herët ato të Prokurorisë.

    Pjesë ma e madhe e dëshmisë së tij ka qenë e mbyllur për publikun ndërsa trupi gjykues ka deklaruar se pas përfundimit të dëshmisë transkripti do të rishikohet dhe do të bëhet publik.

    Ndërsa Pjetër shala, i cili ndodhet në paraburgim prej marsit të vitit 2021, ka kërkuar që seancat të jenë publike meqë identiteti i dëshmitarëve nuk po bëhet i ditur.

    Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

    Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, n bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës./kp

  • Në Mal të Zi protestohet kundër Kosovës, Ministri Gjeka: Janë grupe pro-ruse, s’janë shqetësuese

    Në Mal të Zi protestohet kundër Kosovës, Ministri Gjeka: Janë grupe pro-ruse, s’janë shqetësuese

    Gjatë ditës të mërkurës dhe të enjtes, disa qytetarë në Mal të Zi protestuan në mbështetje të serbëve të veriut të Kosovës.

    Por, këto reagime, sipas Ministrit për të Drejtat e njeriut dhe pakica në Mal të Zi, Fatmir Gjeka, nuk janë shqetësuese, raporton Klankosova.tv.

    Ai në “Sytë 7” në Klan Kosova tha se ata që reagojnë kundër Kosovës janë nga komuniteti serb, që janë diku afër 30% në Mal të Zi.

    Megjithëse, Gjeka tha se nuk janë të gjithë serbët e tillë, por vetëm disa grupe të vogla që janë edhe pro-ruse.

    Ai përmendi edhe faktin që muaj më parë, Komuna e Zetës, e përbërë nga serbë, kërkoi nga Parlamenti i Malit të Zi ta tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës. Këto, Gjeka në “Sytë 7” në Klan Kosova tha se janë banale dhe vetëm politika për konsum ditor, e asgjë shqetësuese.

  • Gjendet pa shenja jete një person në Pejë

    Gjendet pa shenja jete një person në Pejë

    Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur pa shenja jete një person në një shtëpi në Pejë.

    Rasti ka ndodhur të enjten në ora 11:00.

    “Është raportuar për një person pa shenja jete në një shtëpi. Njësitet relevante policore dhe një ekipe e mjekëve kanë dal në vendin e ngjarjes, ku ekipi mjekësor ka konstatuar se trupi i viktimës mashkull kosovar është pa shenja jete”, thuhet në raport.

    Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

  • Tiktok po teston një chatbot të quajtur Tako, I cili do të përdoret si një motor kërkimi dhe për navigim

    Tiktok po teston një chatbot të quajtur Tako, I cili do të përdoret si një motor kërkimi dhe për navigim

    Pas përdorimit të suksesshëm të chatbotit në Snapchat, kompania kineze ka nisur shqyrtimin që edhe në platformën Tik- Tok të zhvillohet një chatbot I tillë ku përmes tij synohet rekomandimi i videove bazuar në kërkesat që ka përdoruesi dhe të njejtën kohë të ju përgjigjet pyetjeve.

    Përfaqësuesit e kompanisë kineze vlerësojnë se nga kjo risi do të ndryshoj rrënjësisht mënyrën se si mund të përdorët tash e tutje ky aplikacion duke ju mundësuar që për një kohe rekorde të marrin informacione të grumbulluara mbi temën e cila ju intereson apo shprehin pyetjet në këtë platformë.

    Përmbajtja e internetit mund të kërkohet duke përdorur komandat e shtypura në dritaren e bisedës.

    Tako do të quhet kjo platformë gjuha në të cilën bazohet ende nuk është përcaktuar, por të paktët përdorues që e përdorin tashmë thonë se mund t’u përgjigjet një sërë pyetjesh.

    Megjithate, Tako do të përfshijë gjithashtu sugjerime, instruksione që përdoruesit do të mund t’i përdorin pa pasur nevojë të shkruajnë manualisht pyetje.

    Shembull konkret, pranë një videoje të kurorëzimit të mbretit britanik Charles III, parashtrohet pyetja “Cila është rëndësia e kurorëzimit të mbretit?”.

    TikTok ka konfirmuar se chatbot është duke u testuar dhe aktualisht është i disponueshëm vetëm në Filipine.

    Një test tjetër do të pasojë në vende të tjera përpara nisjes zyrtare. /atvlive.tv

  • Për herë të parë, Rita dhe Taika pozojnë për Vouge

    Për herë të parë, Rita dhe Taika pozojnë për Vouge

    Taika Waititi dhe Rita Ora, kanë pozuar për ballinën e “Vogue” për herë të parë.

    Taika tregoi se sinqeriteti i Ritës e ka ndihmuar që ai të jetë më i sinqertë, veçanërisht në lidhje me presionet me të cilat përballet.

    “Ajo është shumë e çiltër dhe e sinqertë për gjërat që ajo ka kaluar në rrugëtimin e saj si artiste. Më ka ndihmuar që është unë të jem më I hapur për këtë, sepse isha mësuar të tregohem i pathyeshëm. Kjo është gjëja më e madhe që e kam mësuar duke qenë në praninë e Ritës’’, tha mes tjerash ai.

    Fotosesioni i dyshës së famshme zuri vend në Sydney – qyteti ku ata e nisën lidhjen romantike – dhe në intervistë, Rita dhe Taika, folën për vendimin e tyre për t’u rikthyer në këtë qytet: “Është një mënyrë vërtet romantike për të bërë diçka për herë të parë së bashku dhe në një mjedis ku ndihemi të sigurt për të qenë vetvetja”, deklaroi Ora.

    Rita Ora ka treguar se më 14 korrik do ta publikoj albumin e saj që është dedikim për Taika-n. /atvlive.tv

  • Pas koncertit, këngëtarja ndiqet nga një grup i fansave

    Pas koncertit, këngëtarja ndiqet nga një grup i fansave

    Anna Oxa pas koncertit të fundit që pati në Romë, u ndoq nga një numër i madh I fansave në qendër të kryeqytetit.

    Këngëtarja derisa ishte nisur për të ngrënë darkë në një restorant njerëzit ishin duke vrapuar pas saj.

    Për këtë, një nga anëtarët e stafit të saj bënë një postim në Instagram duke shpjeguar ngjarjen dhe duke shtuar se personat kishin pritur Anna Oxa-n të dilte nga restoranti dhe kishin vazhduar ta ndjekin në hotel, duke shkruajtur: “Më pas një tip mu afrua dhe më kërkoi që të vinte edhe në mëngjes sepse kishte paguar biletën për të parë koncertin. Sipas tij, artistja duhet të ishte në dispozicion të tij për të bërë foto. Arrita ta largoj, por nuk do ta besoni. Mëngjesin e sotëm kur dola nga hoteli për të bërë gati automjetin, jashtë ishte ende ky grupi që thonin se ishin fansa”.

  • Kim Cattrall rikthehet në rolin ikonik të Samantha Jones

    Kim Cattrall rikthehet në rolin ikonik të Samantha Jones

    Kim Cattrall e cila ka pasur një mosmarrëveshje me aktoren Sarah Jessica Parker që nga roli i saj si Samantha Jones në “Sex and the City”, tani ka konfirmuar se do rikthehet për të luajtur pjesën tjetër të serialit.

    Episodet e vazhdimit të këtij seriali ishin pa Kim apo ndryshe Samantha Jones.

    Por, tani është konfirmuar prezenca e saj nga HBO Max.

    Një burim për New York Post tha : Ajo kishte thënë se kurrë nuk do ta bënte! Ajo kishte thënë se kurrë nuk do të kthehej!”

    Sezoni i dytë do të lansohet 11 episode më 22 qershor .

    Marrëdhënia shoqërore e dy aktorëve fillimisht ishte mjaft e mirë gjatë prodhimit të serialit dhe deri në përfundimin e tij në vitin 2004.

    Sipas Kim Cattrall , Sarah Jessica Parker ishte “hipokrite” dhe krijonte një ambient të keq në vendin e punës. /atvlive.tv

  • Osmani takoi Sunak: Mirënjohje për mbështetjen e qëndrueshme të Mbretërisë së Bashkuar

    Osmani takoi Sunak: Mirënjohje për mbështetjen e qëndrueshme të Mbretërisë së Bashkuar

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur sot se ka takuar kryeministrin e Britanisë së Madhe, Rishi Sunak në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, në Moldavi.

    Osmani ka potencuar se me Sunakun ka biseduar për zhvillimet e fundit në rajon dhe bashkëpunimin e fortë të Kosovës me Britaninë e Madhe.

    “Shprehim mirënjohjen tonë për mbështetjen e qëndrueshme të Mbretërisë së Bashkuar dhe përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të vazhduar përpjekjet tona të përbashkëta për paqen dhe sigurinë afatgjatë.”, ka shkruar Osmani në Twitter.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Moldavi ka takuar edhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme të BE-së, Josep Borrell e po ashtu edhe presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyn./KP

  • ​Vazhdojnë protestat në veri

    ​Vazhdojnë protestat në veri

    Protestuesit serbë tashmë janë mbledhur para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.

    Pjesëtarë të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës të cilët po kujdesen për ruajtjen e rendit, po vazhdojnë të qëndrojnë pranë dhe brenda ndërtesës së kësaj komune.

    Aktualisht situata në Zveçan, por edhe në komunat tjera veriore në përgjithësi është e qetë, ndërsa numri i protestuesve është simbolik.

    Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar u detyruan të futën në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës.

    Si pasojë e protestave të dhunshme, janë plagosur gjashtë policë të Kosovës dhe 30 ushtarë të KFOR-it, ndërkohë që serbët kanë sulmuar edhe Policinë e Kosovës dhe gazetarët.

    Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar Kosovën për përshkallëzimin e tensioneve me Serbinë, derisa anuluan edhe pjesëmarrjen e vendit në një stërvitje ushtarake të NATO-s “Defender 23”, pasi Prishtina refuzoi t’i tërheqë kryetarët e komunave dhe forcat e saj policore nga veriu i vendit.

    Ndërsa një sinjal për tejkalim të situatës u pa tek të enjten, kur ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier, tha se me kryeministrin Albin Kurti kishin një takim produktiv dhe se kishin biseduar për marrëveshjen bazë me Serbinë. Në anën tjetër kreu i ekzekutivit tha se janë të angazhuar për qetësimin e situatës në veri të vendit.

  • Murphy kërkon “angazhim agresiv” të ShBA-së në Ballkan

    Murphy kërkon “angazhim agresiv” të ShBA-së në Ballkan

    Anëtari i Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit Amerikan, Chris Murphy, tha se Shtetet e Bashkuara duhet të angazhohen “në mënyrë agresive” në Ballkan dhe fajësoi autoritetet e Kosovës për tensionet aktuale në veri të vendit.

    “Ne duhet të angazhohemi në mënyrë agresive në Ballkan për të mbrojtur paqen, sepse tani nuk mund ta përballojmë shuarjen e zjarreve të vërteta në atë rajon”, tha Murphy në një intervistë për National Journal, pas kthimit në Uashington nga një turne ballkanik, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

    Tensionet në veri të Kosovës janë të larta, prej se Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të tri komunave me shumicë serbe – Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq – të hyjnë në ndërtesat komunale, më 26 maj, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.

    Revolta e tyre u shndërrua në përleshje të dhunshme me pjesëtarë të misionit të NATO-s, KFOR, më 29 maj.

    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, fajësoi Qeverinë e Kosovës për veprimet që çuan në “përshkallëzim të tensioneve në veri dhe rritje të destabilitetit”.

    Murphy, i cili u takua me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Prishtinë, më 22 maj, u pajtua me Blinkenin se situata mund të ishte zgjidhur me diplomaci dhe jo me forcë.

    “Ai nuk duhej të lëvizte aq shpejt me vendimin për t’i marrë ato ndërtesa [komunale]”, tha Murphy.

    “Ai mund të priste dhe të përpiqej ta zgjidhte këtë nëpërmjet ndërmjetësve si Shtetet e Bashkuara”, tha senatori amerikan.

    Kjo situatë, sipas tij, i dha Rusisë mundësi për të nxitur trazira.

    “Rusia luan lojëra në Ballkan. Ajo përpiqet të nxisë përçarje dhe konflikte. Ajo shpreson se do të ketë konflikt në Ballkan, një konflikt real kinetik që do të largonte Shtetet e Bashkuara dhe Evropën nga konflikti në Ukrainë”, tha Murphy.

    Murphy tha se shpreson që kur të qetësohet situata në veri të Kosovës, njerëzit ta kthejnë vëmendjen te zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit.

    Një ditë më herët, kryeministri Kurti bëri të ditur se ka biseduar me zëvendëskëshilltarin amerikan për siguri kombëtare, Jon Finer, dhe senatorët Chris Murphy, Pete Ricketts dhe Jeanne Shaheen, ku sipas tij, theksoi përkushtimin “për të punuar me SHBA-në për të ulur tensionet” në veri të Kosovës.

    “Kjo [ulja e tensioneve] kërkon përfundim të menjëhershëm të dhunës nga turmat e sponsorizuara nga Beogradi kundër zyrtarëve të sigurisë deri në zgjedhjet e reja në ato komuna”, thuhet në postimin e Kurtit në Twitter.

    Përpjekjet ndërkombëtare për të ulur tensionet në Kosovë u intensifikuan, derisa serbët vazhdojnë protestat në pjesën veriore të vendit kundër kryetarëve shqiptarë të komunave.

    Kërkesat e tyre janë që këta kryetarë, të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit, të tërhiqen nga komunat me shumicë serbe, ashtu si edhe njësitet speciale të Policisë së Kosovës.

    Gjatë një adresimi më 31 maj, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i refuzoi ato, por la të hapur mundësinë për zgjedhje të reja lokale.