ATV

Blog

  • Haradinaj: Kurti, ose është spiun i Serbisë ose me zor dëshiron të mbetet në pushtet

    Haradinaj: Kurti, ose është spiun i Serbisë ose me zor dëshiron të mbetet në pushtet

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në konferencë për media deklaroi se situata e krijuar në veri të Kosovës, e bën të dyshojë në qëllimet e tij.

    Haradinaj tha se kushdo në botë e di që Kosova humb nëse nuk e ka besimin e aleancës veriatlantike të NATO-s e Amerikës.

    “Kurti intensivisht me çdo veprim të vetin po e prish këtë aleancë, pra ky ose është spiun i Serbisë ose është ai që me zor do me mbet në pushtet sa me fshehë qeverinë e tij humbëse të zhytur në korrupsion e nepotizëm, e po e kërkon shpëtimin në kriminelë, duke i arrestuar ata e duke na shitur këtë si fitore të Kosovës”, tha ai.

    Duke komentuar lajmin e kidnapimit të pjesëtarëve të policisë së Kosovës nga ana e Serbisë, Haradinaj theksoi se me këtë rast u përdhos uniforma e policisë.

    “Lusim bashkësinë ndërkombëtare që të ushtrojë preson mbi Serbinë për lirimin e tyre, kthimin e tyre në familje, dhe që aktet te tilla të mos përsëriten më kurrë. E ftojmë ministrin Sveçla të pranojë dorëheqjen sepse sot është përdhosur uniforma e institucionit të Policisë së Kosovës”, tha ai.

    “Ne mendojmë që Kurti po shkon në drejtim të kundërt, ai s’po e udhëheqë Kosovën drejt stabilitetit. E ka sjellë Kosovën në palë të dështuar. Pra aleatët tanë, përkrahësit tanë të sigurisë kanë filluar ndëshkime për ne që do të rezultojë në dobësimin tonë të brendshëm dhe të jashtëm”, shtoi Haradinaj.

    Kreu i AAK-së, po ashtu tha se kryeministri Kurti po e rrezikon ekzistencën e Republikës dhe se po synon me vetëdije shkatërrimin e mëtejmë të të arriturave të deritanishme.

    “Është momenti par ta ndalur Kurtin, mocioni dhe çdo formë tjetër që të mos e lejojmë t’i rrezikojë marrëdhëniet me aleatet tanë të sigurisë”, përfundoi Haradinaj.

  • BE demanton mediat serbe dhe disa albanofone në Kosovë e Shqipëri të cilat përdoren termin “sanksione” nga BE për Kosovën

    BE demanton mediat serbe dhe disa albanofone në Kosovë e Shqipëri të cilat përdoren termin “sanksione” nga BE për Kosovën

    Disa media dje dhe sot raportuan për veprime të reja të BE-së në Kosovë me “sanksione”, në kohen kur Qeveria e Kosovës në Veri po shtrinë sovranitetin e Republikës së Kosovës, duke u përballur me bandat kriminale serbe (të Vuçiqit) dhe ruse (Wagner) të cilat kanë për qellim të destabilizojnë rajonin dhe te bëjnë fushatë në prag të zgjedhjeve në Serbi.

    Por, Qeveria e Kosovës është e vendosur të godas dhe të vazhdojë luftën kundër gjitha këtyre bandave kriminale të ndërlidhura me të gjitha llojet e trafiqeve dhe kontrabandës e drogës, naftës, prostitucionit në Veri të Kosovës.

    BE: Nuk kemi folur asgjë për “sankasione” për Kosovën, kush ju tha kështu? Ne, ende nuk kemi vendosur as masa ndaj Kosovës

    Se sa qëndrojnë këto informacione të mediave në Serbi dhe Rusi si dhe disa mediave albanofone në Kosovë dhe Shqipëri për “sanksione” të BE-së ndaj Kosovës, zëdhënësi i BE-së, Piter Stano, ne përgjigjet dërguar redaksisë se gaztës zvicerane në shqip Le Canton27.ch, thuhet se “Fillimisht, këto nuk janë sanksione. Bashkimi Evropian ndoshta do të ndërmarrin masa ndaj Kosovës. Por që të njëjtat nuk janë sanksione”.

    Një zyrtar tjetër nga Brukseli për po të njëjtën gazetë kanë pohuar se “masa të tilla nuk është hera e parë që BE merr ndaj një vendi jo anëtare të BE-së. Raste tilla, me masa, mandej edhe sanksione ka pasur edhe ndaj vendeve anëtare dhe jo anëtare të BE-së. Këto nuk janë diçka të reja për Kosovën. Për Serbinë dhe Rusnë, disa herë kemi ndërmarrë masa të tilla”.

    “Në Deklaratën e 3 Qershorit, shtetet anëtare të BE-së i kanë bërë kërkesa shumë të qarta Kosovës dhe Serbisë për de-eskalim. Përndryshe ata do të përballen me pasoja negative”, thuhet në njoftimin e zëdhënësit të BE-së, Piter Stano, dërguar redaksisë së gazetës Le Canton27.ch

    Në këtë njoftim, në vazhdim thuhet se “Ka pasur kontakte intensive të nivelit të lartë gjatë ditëve dhe javëve të fundit për të gjetur një mënyrë për t’u larguar nga status quo-ja dhe për të rivendosur qetësinë në veri të Kosovës. Ndërkohë që puna diplomatike vazhdon, BE-ja në përputhje me Deklaratën e 3 qershorit ka përgatitur masa me efekt të menjëhershëm”.

    “Shtetet anëtare kanë mbështetur dje një sërë masash në lidhje me Kosovën, pasi presim që kryeministri Kurti të zbatojë hapat e nevojshëm për de-eskalim. Këto masa janë në rritje, me pasoja financiare dhe politike, duke filluar me pezullimin e vizitave dhe eventeve të nivelit të lartë, si dhe të bashkëpunimit tonë financiar me Kosovën. Ky pezullim është i përkohshëm dhe i kthyeshëm, sapo të shohim de-përshkallëzimin në terren, thuhet ne njoftim nga BE”, ka sqaruar Stano.
    Nga Brukseli po ashtu bëhet me dije se “Paralelisht, BE-ja po monitoron nga afër përmbushjen e kërkesave tona nga ana e Serbisë dhe është e gatshme të marrë masa në rast të mospërputhjes. Nëse shtyhet në veprimin e deritanishëm të Serbisë për të de-përshkallëzuar situatën”.

    Ndryshe nga Brukseli na thanë po ashtu se BE vazhdon të qëndroje prapa vendimit të fundit, që qytetaret e Kosovës me 1 janar të vitit të ardhshëm të lëvizin të lirë si gjithë qytetarët e tjerë evropian, në vendet e BE-së, për çka Kosova e ka merituar, ku Qeveria e Kosovës ka bërë shumë në zvogëlimin e korrupsionit dhe në luftën permanente kundër krimit të organizuar. /Le Canton27.ch

  • 80-vjeçari shkruan libër për raportet me familjarë, gruaja e kundërshton, tregon arsyen!

    80-vjeçari shkruan libër për raportet me familjarë, gruaja e kundërshton, tregon arsyen!

    Fetah Bahtiri para pak ditësh mbushi plotë 80 vjet, dhe më këtë rast ai botoi dy libra në të cilat ai e përmbledh jetën e tij në 8 dekada.

    “Ditari im” dhe “Ditar për familjarët”, i ka quajtur këta Fetahi.

    Ai, në emisionin STUDIO A në ATV, ka folur më shumë për këta libra, madje ka thënë se për botimin e tyre është kundërshtuar nga gruaja e tij, ku ka treguar edhe arsyen.

    Bisedën e plotë të Fetah Bahtirit në emisionin STUDIO A në ATV e gjeni në videon më poshtë.

  • “7 qytetarë të arrestuar në Merdare nga policia serbe”, zëdhënësi i komunës së Podujevës jep detaje

    “7 qytetarë të arrestuar në Merdare nga policia serbe”, zëdhënësi i komunës së Podujevës jep detaje

    Zëdhënësi i Komunës së Podujevës, Fahri Zhitia, në një prononcim për ATV-në, ka treguar se janë tre qytetarë të komunës së Podujevës që janë arrestuar dje nga policia serbe në pikën kufitare në Merdare, ndërsa për katër të tjerë të arrestuar që janë raportuar në media, ende nuk kanë ndonjë konfirmim zyrtar.

    “Kemi informacion se janë shtatë qytetarë të Komunës së Podujevës që janë arrestuar në pikën kufitare në Merdare. Sipas informatave zyrtare që i kemi nga raporti i Policisë, i kemi tre qytetarë të arrestuar dje në pikën kufitare në Merdare, ndërsa në media është raportuar edhe për arrestimin e katër qytetarë të tjerë, të cilët janë arrestuar sot gjatë ditës, për të cilët ende nuk kemi ndonjë informatë zyrtare, por vetëm është raportuar në media”, tha Zhitia.

    Ai tregoi se kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka kontaktuar me familjet e tre të arrestuarve në pikën kufitare në Merdare nga policia serbe.

    “Sot gjatë ditës, kryetari i komunës i ka kontaktuar edhe familjarët e tre qytetarëve nga Podujeva të cilët janë arrestuar në pikën kufitare dhe ka marrë informata më të hollësishme për shkaqet dhe motivet të cilat kanë dërguar që ata të arrestohen. Ata ende nuk i dinë arsyet për çka janë arrestuar, përveç se kjo mund të jetë edhe si lloj hakmarrje karshi situatës e cila po ndodh në veri të vendit”, tha Zhitia. /atvlive.tv

  • Komandanti i KFOR-it takon presidentin Vuçiq dhe shefin e Ushtrisë së Serbisë

    Komandanti i KFOR-it takon presidentin Vuçiq dhe shefin e Ushtrisë së Serbisë

    Komandanti i Misionit të NATO-s në Kosovë – KFOR, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, ka takuar në Beograd presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq në Beograd, sikur thuhet në njoftim për të diskutuar situatën e përgjithshme të sigurisë në rajon dhe aktivitetet e KFOR-it në përputhje me rezolutën e OKB-së.

    Siç njofton KFOR-i, komandanti i KFOR-it shprehu shqetësim të thellë për zhvillimet e fundit në komunat veriore të Kosovës pas ngjarjeve të 29 majit të kaluar, kur disa paqeruajtës të KFOR-it u plagosën gjatë sulmeve të paprovokuara të elementëve kriminalë të cilët depërtuan në protesta paqësore.

    “Pas takimit me presidentin, komandanti i KFOR-it pati rastin të takojë gjeneralin Mojsiloviq, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë. Ata ritheksuan bashkëpunimin e tyre dhe ranë dakord se të gjitha palët duhet të de-përshkallëzojnë tensionet”.

    KFOR-i deklaron se është i gatshëm të përballet me çdo lloj skenari dhe vazhdon të monitorojë situatën në terren.

    “KFOR-i rikujton se vazhdon të operojë në mënyrë të paanshme, brenda Rregullave strikte të angazhimit (ROE) dhe po merr të gjitha masat e nevojshme për të zbatuar mandatin e tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet. në Kosovë.

    Komandanti i KFOR-it mbetet në kontakt të ngushtë me bashkëbiseduesit e tij kryesorë, duke përfshirë përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave të sigurisë në Kosovë, Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, si dhe Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX) së bashku me përfaqësues të tjerë të komunitetit ndërkombëtar.

  • Abdixhiku pas rrëmbimit të tre policëve: Ushtrimi i sovranitetit të vërtetë kërkon mençuri

    Abdixhiku pas rrëmbimit të tre policëve: Ushtrimi i sovranitetit të vërtetë kërkon mençuri

    Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pasi forcat serbe kanë rrëmbyer sot tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Lideri i kësaj partie, Lumir Abdixhiku ka shkruar se lirimi i këtyre tre policëve është domosdoshmëri dhe për këtë sipas tij, bashkërëndimi dhe përafrimit me aleatët është pa-alternativë.

    Abdixhiku përmes një reagimi në Facebook është shprehur se Kosova nuk e meriton një ditë të tillë.

    Ai ka kërkuar përgjegjësi politike institucionale nga kryemnistri Kurti dhe vartësi i tij, teksa ka shtuar se ushtrimi i sovranitetit të vërtetë kërkon mençuri.

    “Të tre policët e rrëmbyer i presim në shtëpi. Ky është borxhi ynë si Republikë përballë agresionit luftënxitës të Serbisë. Lirimi i tyre i menjëhershëm është domosdoshmëri. Për këtë lirim, bashkërendimi e përafrimi me aleatë është i paalternativë. Prandaj, sot, bie dhe perdja e naiviteti popullist që këtë bashkërendim e shihte si dobësi. Dobësi e vetme është thirrja e vonuar për ndihmë, pasi je poshtëruar. Kosova nuk e meriton një ditë të tillë. Sot, kërkojmë përgjegjësi politike institucionale nga kryemnistri dhe vartësi i tij. Ushtrimi i sovranitetit të vërtetë kërkon mençuri”, ka shkruar Abdixhiku.

    Policia e Kosovës ka deklaruar se tre zyrtarë kufitarë janë kidnapuar nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vijën kufitare në veri të Kosovës.

    Policia ka bërë të ditur se njësia policore ka qenë duke patrulluar thellë brenda territorit të Kosovës për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale.

  • ​Rrëmbimi i policëve, Osmani kërkon reagim të ashpër nga ndërkombëtarët

    ​Rrëmbimi i policëve, Osmani kërkon reagim të ashpër nga ndërkombëtarët

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kërkuar që ndërkombëtarët të reagojnë ashpër dhe të veprojnë të unifikuar ndaj tendencës së Serbisë për destabilizim të rajonit. Ajo ka thënë se tre zyrtarët policor të cilët u rrëmbyen nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës, duhet të lirohen menjëherë dhe pa asnjë kusht.

    Osmani ka thënë se Serbia nuk është e interesuar për paqe dhe stabilitet në rajon.

    “Ky akt dëshmon edhe njëherë se Serbia nuk është e interesuar për paqe e stabilitet në rajon, por për të shkaktuar destabilizim të Kosovës dhe gjithë rajonit. Akti i sotëm dëshmon se Serbia vazhdon të veprojë me logjikën e së kaluarës, tendencat hegjemoniste të së cilës kanë shkaktuar krime të tmerrshme dhe shumë viktima”, ka shkruar Osmani.

    Ajo ka thënë se zyrtarët policor duhet të lirohen menjëherë dhe pa asnjë kusht.

    “Policia e Kosovës ka treguar përkushtim e vendosmëri për ta ruajtur rendin dhe ligjin për të gjithë qytetarët pa dallim, ndaj një akt i tillë kërkon një reagim të ashpër dhe veprim të unifikuar të komunitetit ndërkombëtar ndaj tendencës së Serbisë për destabilizim të rajonit. Zyrtarët policorë duhet të lirohen menjëherë dhe pa asnjë kusht. Institucionet e Kosovës nuk do të heqin dorë nga angazhimi për sundimin e ligjit, sikurse edhe nga përkushtimi për paqe e stabilitet afatgjatë”, ka shkruar Osmani.

  • Kelani: Është deklarim i rrejshëm i palës serbe, policët janë kidnapuar në territorin e Kosovës

    Kelani: Është deklarim i rrejshëm i palës serbe, policët janë kidnapuar në territorin e Kosovës

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kleni, në një konferencë të jashtëzakonshme, tha para gazetarëve se janë kidnapuar tre zyrtarë kufitar patrullues brenda territorit të Kosovës, transmeton atvlive.tv.

    Deklarimin e policisë serbe se arrestimi ka ndodhur në territorin e Serbisë, Kelani e quajti të rrejshëm.

    “Ata janë zyrtarë kufitar patrullues dhe nuk janë zyrtarë të njësiteve speciale. Është një deklarim i rrejshëm i palës serbe. Sa i përket arritjes në vendin e ngjarjes, mund të them që njësiti i cili ka qenë në përbërje prej tre zyrtarëve, ka parë persona të dyshuar në formën siç e thash të armatosur dhe të maskuar dhe menjëherë ka dhënë informacione për njësitë shtesë. Njësitet shtesë kanë shku menjëherë, sa më parë që kanë mundur të arrijnë në atë lokacion sepse ju e dini që rrethanat në brezin kufitar e vështirësojnë pak a shumë lëvizje të shpejta, kanë mbërri në atë lokacion dhe kur kanë mbërri kanë gjetë vetëm veturën zyrtare dhe jo zyrtarët policorë. Sa i përket çështjes se ata deklarojnë se janë në territorin e Serbisë dhe kanë marrë persona siç ata quajnë kriminel dhe jo zyrtarë policorë, dua të ju siguroj se ata janë tre zyrtarë policorë të moshës së shtyer rreth 50-vjeçarë, apo edhe mbi 50-vjeçarë, të cilët kanë shërby për vite më radhë në Policinë e Kosovës”, tha Kelani.

    Ai tregoi se kanë dërguar njesitet e Policisë së Kosovës në vendin ku janë kidnapuar tre zyrtarët policor të Kosovës si dhe kanë njoftuar mekanizmat ndërkombëtarë, duke përfshirë edhe KFOR-in.

    “Vendi i ndalimit ka qenë në territorin e Kosovës dhe për këtë arsye ne kemi dërgu njësitë tona, kemi ftuar mekanizmat ndërkombëtarë përfshirë edhe KFOR-in që është përgjegjës për zonën kufitare që të jetë në atë pjesë dhe t’i kryejmë të gjitha detyrat bashkërisht”, tha Kelani. /atvlive.tv

    Konferencën e jashtëzakonshme të Policisë së Kosovës e gjeni në videon më poshtë:

  • Ministria e Jashtme: Qytetarët e Kosovës të shmangin kalimin nëpër Serbi

    Ministria e Jashtme: Qytetarët e Kosovës të shmangin kalimin nëpër Serbi

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka ftuar qytetarët e Kosovës të shmangin kalimin nëpër Serbi.

    Kjo për shkak të situatës së krijuar në veri të vendit.

    “MPJD, gjatë ditës ka pranuar raportime për arrestime të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga autoritetet serbe përgjatë kalimit të tyre nëpër Serbi, dhe po merret nga afër me rastetnëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse në Beograd.

    Teksa u bëhet thirrje qytetarëve që të përdorin rrugë alternative për udhëtim.

    |Marrë parasysh zhvillimet e fundit, dhe duke e njohur qasjen jo korrekte të autoriteteve serbe, me qëllim të shmangies të çfarëdo incidenti, MPJD fton qytetarët që të përdorin rrugë alternative për udhëtim”, thuhet në njoftim.

  • Mblidhet Kryesia e AAK-së pas zhvillimeve në veri të vendit

    Mblidhet Kryesia e AAK-së pas zhvillimeve në veri të vendit

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme të Kryesisë, pas rastit të kidnapimit në brendi të territorit të Kosovës, të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe zhvillimeve të tjera në veri të vendit.

    Mbledhja ka filluar rreth orës 16:00. Ndërsa pas përfundimit, në orën 17:00, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, do të ketë konferencë për medie.