ATV

Blog

  • Kurti: Përplot krenari që kombi ynë ka veprat e Ukshin Hotit

    Kurti: Përplot krenari që kombi ynë ka veprat e Ukshin Hotit

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë sot homazhe pranë bustit të atdhetarit dhe ka vizituar shtëpinë muze të Ukshin Hotit, në shënimin e 80- vjetorit të lindjes së tij.

    Kryeministri ka thënë Krusha e Madhe ka qenë dhe është e tillë pikërisht për shkak të kontributit të veprimtarit Ukshin Hoti.

    “Sot, baca Ukë, profesor Ukshin Hoti mbush 80 vjeç. Fakti që mosha 80 vjeçare tregon se do të mund ta kishim ende në mesin tonë, na mbush edhe me pikëllim edhe me trishtim. Por, në anën tjetër jemi përplot krenari dhe nder që kombi ynë, që vendi ynë ka veprat e tij, të një njeriu, i cili veprën e bëri jetë edhe jetën e bëri vepër”, është shprehur ai.

    Duke shprehur lavdi për Ukshin Hotin dhe të gjithë dëshmorët e martirët e kombit tonë, ai, siç është bërë e ditur në komunikatë, ka thënë se duhet të rilexohen, ndiqen, dhe të bëhen praktikë mësimet e tij, në mënyrë që mungesa e tij fizike, të mos jetë asnjëherë mungesë shpirtërore.

    Në shtëpinë muze të Prof. Ukshin Hotit, kryeministri Kurti ka qenë nën shoqërinë edhe të veprimtarëve të tjerë, të cilët e kanë njohur personalisht Hotin.

    Më 16 maj të vitit 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti. Ukshin Hoti ka qenë edhe ligjërues në disa universitete të Amerikës ku dhe kishte studiuar dhe diplomuar.

    Për aktivitetin e tij atdhetar është arrestuar disa herë nga regjimi serb i Titos dhe i Milosheviqit.

    Për herë të fundit ishte arrestuar në vitin 1994 nga policia serbe me akuzën e ushtrimit të veprimtarisë armiqësore kundër Jugosllavisë dhe për pjesëmarrjen e tij në lëvizjen për Republikën e Kosovës, me ç’ rast ishte dënuar 5 vjet burg.

    Më 16 maj të vitit 1999 pas lirimit dhe pas daljes nga qelia e burgut të Dubravës, zhduket nga polica serbe pa lënë gjurmë.

    Shokët e burgut, ata që kanë shpëtuar nga masakra e Dubravës, disa ditë më vonë, kanë treguar se Ukshini ishte liruar nga burgu më 16 maj, ditën e diel, ditë që nuk praktikohej lirimi i të burgosurve.

    Prej asaj kohe e deri tani, veprimtari i madh i çështjes kombëtare shqiptare, magjistri, filozofi, shkrimtari, publicisti, atdhetari i përkushtuar, Ukshin Hoti edhe sot e kësaj dite konsiderohet ende i zhdukur.

  • Racizmi ne veper: Kercnohet nje gazete serbe pse shkroi nje tekst ne gjuhen shqipe

    Racizmi ne veper: Kercnohet nje gazete serbe pse shkroi nje tekst ne gjuhen shqipe

    Redaktorët e portalit JuGmedia kanë marrë dje nje kërcënime për publikimin e një teksti në gjuhën shqipe, njoftuan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.

    Sadopak ka njerez apo media qe duan te jetojne ne harmoni dhe te rrespektohen mes veti ne Luginen e Presheves apo Serbi, por regjimi i Beogradit apo qarqe antishqiptare kete e pengojne qofte permes instituciove apo edhe permes kercimeve. Per kete flet me se miri kercnimi i djeshem ndaj nje gazete serbe « JugMedia » redaksia ecsde ciles ka marrur kercnime pse paskan botuar nje tekst ne gjuhen shqipe. Nuk edhte cudi qe nje dite do marrin kercnime edhe shume media zvicerane te cilet qe shkruajne jo vetem tekste ne gjuhen shqipe, por publikohen edhe gazeta ne shqip. Nese Zvicra, Gjermania, Amerika dhe vende tjera te civilizuara, lejojne shqiptaret (qe jane te huaj) qe ne gazetat e tyre te publikohen tekste ne gjihen shqipe, ndersa ne Serbi (ku shqiptaret jane vendor, autokton) ju ndaloher gazetave te shkruhet gjuha shqipe?! Kjo nuk ka si te quhet pos racizem dhe terror ndaj tolerances dhe demokracise.

    Jo vetem kaq, shqipja kercnohet edhe nga mediat tjera serbe te cilat fyejne shqiptaret me « siptari » zhargon ky i njohur gjate periudhes se kryekriminelit serb Slobodan Milosevic. Per shembull mediat serbe kur citojne portalin « Presheva Jone » e citojne si « Nasa Presevo » ?! Kjo menyre jo qe s’´eshte profesionale por eshte ne kundershtim ne normave nderkombetare. Per kete rast kemi raportuar prane OSBE-se dhe OKB-se ne Beograd dhe organizatat nderkombetare te press-it ne Bruksel, sepse titulli i gazetave (Le Monde, The Times, Der Spiehel..) nuk perkthehen. Merre me mend, sikur edhe mediat shqiptare t’i perkthejnevtizujt Danas, Vecdrnji Novost, Vestibetj?!, per ne eshte kjo eshte ne kundershtim te antologjosue mediale, jo profesionale dhe qesharake. Per t’mos dalur raciste mediat shqiptare nuk perkthejne tizujt e gazetave te huaja, madje ascte serbeve!

    Prandaj kercnimet ndaj nje gazete serbe pse paska publikuar nje tekst ne shqip dhe urtejtja e nje gjuhe te huaj si ne kohen ecdiktatorit Milosevic, ne rend te pare nuk u ben mire Serbise e cila pretendon nje dite te jete anetare e BE-se. Dhe nuk eshte cudi pse « Reporters sans Frontieres » Serbine sivjet radhiti gati ne fund te listes, bashke me vendet qe shty’in ose diskriminojnd mediat, shkruan gazeta zvicerane ne shqip.

    Njoftimin e portalit JuGmedia per kercnime po e botojme të plotë si me poshte:

    “Pas njoftimit në serbisht dhe shqip për shfaqjen e filmit “Ne jemi të gjithë të ndryshëm dhe të bukur”, i cili është realizuar nga të rinjtë shqiptarë nga Presheva, Vranja dhe Nishi, nën kujdesin e UNHCR-së dhe me rastin e Refugjatëve Botërorë. Ditën e sotme nën tekstin në Facebook janë publikuar një numër i madh i njerëzve komente fyese dhe kërcënuese kundër Jugmedia-s dhe kryeredaktorit të saj.

    Tekstet janë publikuar dje, dhe mbrëmë vonë, një lexuese jonë ka protestuar me mendimin e saj – rubrika, në kuptimin se ishte e papërshtatshme për të anatemuar Jugmedian dhe gazetarët e saj, por edhe nën atë tekst në gjuhën shqipe në faqen e Facebook-ut. , si dhe në vetë portalin, një sërë ofendimesh dhe kërcënimesh. Kështu u kërkua që media rajonale JuGmedia të shfuqizohet dhe të mblidhet peticioni për shfuqizimin e saj.

    “Na quajtën tradhtarë, mercenarë, vendosën foto të stemës së UÇK-së dhe ajo që na trembi më shumë ishte kërcënimi me therje”, shpjegon kreu. dhe përgjigje Zyra e Jugmedias Milica Ivanoviq.

    Filmi ‘Ne jemi të gjithë të ndryshëm dhe të bukur’ është krijuar si pjesë e projektit ‘Orientimi dhe shkëmbimi kulturor në Serbinë jugore’ dhe është rezultat i punës së përbashkët të studentëve të Fakultetit Filozofik në Nish, të rinjve nga Presheva. dhe anëtarë të rinj të komunitetit të refugjatëve nga ky qytet. Autorët e rinj treguan në atë film se njohin mirëkuptimin, dashurinë dhe humanizmin.

  • Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Kazakistanit

    Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Kazakistanit

    Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu ka arritur të fitojë medaljen e bronztë me anë të repesazhit në Grand Slamin që po mbahen në Kazakistan.

    Pas Nora Gjakovës, e cila fitoi gjatë të premtes medaljen e argjentë, tani Kosovës iu shtua edhe një medalje tjetër.

    Është xhudistja Laura Fazliu, e cila ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë deri në 63 kilogramë.

    Xhudistja jonë arriti të fitojë në repesazh ndaj xhudistes Dali Liluashvili, të cilën e mposhti me ‘ippon’.

    Ndryshe, Laura e nisi garën nga raundi i dytë, duke mposhtur Esmigul Kuyulova nga Kazakistani, por u mposht në raundin e tretë nga Jisu Kim nga Koreja e Veriut.

    Në repesazh, xhudistja jonë mposhti Kamila Badurova, para se të fitonte ndaj Liluashvili në ndeshjen për medaljen e bronztë.

  • Escobar: Veprimet e kryetarëve në Veri do t’i konsideronim legjitime edhe nëse do të punonin nga Hëna

    Escobar: Veprimet e kryetarëve në Veri do t’i konsideronim legjitime edhe nëse do të punonin nga Hëna

    Emisari amerikan Gabriel Escobar ka insistuar që kryetarët e zgjedhur të komunave veriore të punojnë nëpër objekte alternative për të shmangur protestat e tensionet.

    Ai tha se kjo ishte kërkesa e vetme e SHBA-së, duke theksuar se legjitimiteti i vendimeve të kryetarëve do të njihej edhe nëse ata do të punonin nga Hëna.

    “Legjitimiteti i kryetarëve të komunave nuk do të vihej në dyshim nëse ata do të kishin punuar nga një vend alternativ. Ata mund të kishin punuar nga Hëna dhe ne do t’i konsideronim veprimet e tyre të ligjshme. Në vend të kësaj, ata insistuan të futeshin në zyra me forcë dhe ajo që ndodhi ishte e parashikueshme dhe e parandalueshme”.

    Emisari amerikan përsëriti se do të ketë pasoja në marrëdhënie nëse Qeveria e Kosovës këmbëngul në këtë.

    “Pra, sa herë që ata mendojnë t’i përdorin ato ndërtesa si simbol të kundërshtimit të tyre ndaj planit europian dhe amerikan, kjo dëmton marrëdhëniet midis grupeve etnike dhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe komunitetit euroatlantik. Pra, kjo ishte kërkesa jonë e vetme nga Kosova dhe për cilëndo arsye ata vazhdojnë ta refuzojnë. Por, ne do të vazhdojmë të insistojmë në të. Dhe nëse doni të flisni për pasojat, do të thosha se do të ketë pasoja nëse vazhdojnë të shpërfillin këshillat tona për këtë çështje”.

    Escobar mori disa shembuj nga vendi i tij kur në SHBA zyrtarët janë detyruar t’i lëshojnë ndërtesat zyrtare për të punuar nga objekte alternative për arsye të ndryshme.

    “Unë kam qenë me qeverinë federale që kur isha 19 vjeç dhe kam parë qeverinë e SHBA-së të braktisë ndërtesat për zjarre, përmbytje, uragane, COVID dhe madje edhe protesta. Sepse ne ndjemë se nuk ka nevojë të përshkallëzojmë dhe të krijojmë tensione më të larta”, tha ai.

  • Begaj takon homologët e rajonit: Mos të lejohen provokime që destabilizojnë Kosovën

    Begaj takon homologët e rajonit: Mos të lejohen provokime që destabilizojnë Kosovën

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi së fundmi një seri takimesh me krerët e shteteve të rajonit, në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e Prespës për Dialog.

    Begaj u takua me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovskin, presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq, si dhe me presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq.

    Në qendër të bisedave ishin zhvillimet në veriun të Kosovës, me ç’rast, presidenti i Shqipërisë, siç u bë e ditur, nënvizoi nevojën që vendet e rajonit anëtare në NATO, duhet të flasin me një zë për mos lejimin që provokime të ndryshme ta destabilizojnë Kosovën dhe të gjithë rajonin.

    Gjatë takimeve, Begaj me presidentët ndau vizionin e përbashkët të mbështetur në respektin e ndërsjellë, dialog, bashkëpunim dhe gjithëpërfshirje, që janë tejet të rëndësishme për të forcuar paqen dhe prosperitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

    Pjesë e diskutimeve me presidentët ishin dhe efektet që ka prodhuar lufta në Ukrainë për rajonin në tërësi, si dhe çështje me interes dypalësh.

  • Një tërmet me magnitudë 5.8 ballësh goditi perëndimin e Francës

    Një tërmet me magnitudë 5.8 ballësh goditi perëndimin e Francës

    Një tërmet me magnitudë 5.8 ballësh goditi një zonë në perëndim të Francës.

    Një person raportohet se është lënduar dhe ky është tërmeti më i fortë në atë vend që nga viti 2002, njoftoi instituti francez sizmologjik.

    “Një tërmet me magnitudë 5.8 është regjistruar të premten në perëndim të Francës. Është tërmeti më i fortë i regjistruar në vend që nga viti 2002 dhe një nga tërmetet më të forta të regjistruar në përgjithësi në shtetin francez”, tha Ministri për Tranzicionin Mjedisor dhe Kohezionin Territorial, Christophe Bechy.

    Tërmeti ka ndodhur të premten mbrëma, me epiqendër mes qyteteve La Rochelle dhe Nior.

    BFMTV raportoi se shërbimet e shpëtimit i dhanë ndihmë një personi të plagosur lehtë dhe shtoi se në ndërtesa janë vërejtur disa çarje.

    Shtohet se rreth 1100 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike dhe se një linjë transmetimi është dëmtuar.

  • Si asnjëherë më parë liqeni i Badocit arrin nivelin maksimal me ujë

    Si asnjëherë më parë liqeni i Badocit arrin nivelin maksimal me ujë

    Këto ditë të reshurat e shiut kanë bërë që në disa zonë të Kosovës të ketë vërshime të mëdha, por të reshurat e shiut kanë edhe anën pozitive, pasi në liqenin e Badocit është arritur niveli maksimal kapërderdhës.

    Në disa postime në rrjetin social në Facebook të Ujësjellësir Rajonal “Prishtina” është bërë e ditur se nga të reshurat e shiut është arritur niveli maksimal i ujit në liqenin e Badovcit.

    “Lajm fantastik, liqeni i Badocit pas një periudhe të gjatë, arriti nivelin maksimal kapërderdhës”, thuhet në postimin Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.

    Ndryshe, një nga komunat e cila është përballë me situatë të rënduar pas të reshurave të shumta është Vushtrria.

    Si rrjedhojë e situatës së krijuar  të enjten dhe të premten nuk është mbajtur procesi mësimor në këtë komunë.

  • Përmbytje të mëdha në Serbi – shembet një urë afër Çaçakut

    Përmbytje të mëdha në Serbi – shembet një urë afër Çaçakut

    Ura në Mrçajevci afër Çaçakut është shembur mëngjesin e sotëm, në mes të shirave të dendura dhe vërshimeve që kanë goditur ditët e fundit Serbinë.

    Kujtojmë se për shkak të sasisë së madhe të reshjeve ka dalë prej shtatit lumi Musina, kështu që nga dje janë të pakalueshme rrugët Rekovac – Trstenik dhe Mrçajevci – Kralevë afër Adranit.

    Mediat serbe kanë publikuar pamjet e para të momentit të shembjes së urës, ku pos dëme materiale, nuk kishte viktima, transmeton Telegrafi.

    Përmbytjet në shtetin serb shkaktuan dëme të konsiderueshme në infrastrukturë dhe banorët e disa vendeve u detyruan të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre.

    U shpallën 51 gjendje të jashtëzakonshme. Gjithsej 217 persona janë evakuuar që nga mesnata, raporton N1.

    Sipas njoftimeve të RHMZ-së, gjendja po monitorohet në Moravën Perëndimore, Crni Timok, lumin Ibër, i cili ka një rritje të lehtë.

  • Elon Musk përsërit thirrjen për rregullimin e Inteligjencës Artificiale

    Elon Musk përsërit thirrjen për rregullimin e Inteligjencës Artificiale

    Miliarderi Elon Musk, CEO i Tesla-s dhe pronari i Twitter-it, ri-përsëriti të premten pikëpamjen e tij se duhet të ketë një ‘pauzë’ në zhvillimin e Inteligjencës Artificiale (AI) dhe se sektori i AI-s kishte nevojë për rregullim.

    “Ekziston një rrezik real që super-inteligjenca dixhitale të ketë pasoja negative”, tha Musk, në eventin VivaTech në Paris, transmeton Telegrafi.

    “Unë jam në favor të rregullimit të AI-s”, shtoi ai.

    Musk në këtë panair ka folur gjithashtu edhe për Tesla-n e Neuralink.

    Miliarderi deklaroi se Tesla është gati të kompletojë kapacitetin e automjeteve plotësisht autonome.

  • Nëntë gazetarë e kameramanë u sulmuan dje në Leposaviq, Policia jep detaje

    Nëntë gazetarë e kameramanë u sulmuan dje në Leposaviq, Policia jep detaje

    Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Leposaviq u sulmuan nëntë gazetarë e kameramanë. Ata janë sulmuar nga një grup i protestuesve derisa ishin duke kryer detyrën gjatë vizitës së Ministrit Elbert Krasniqi në Komunën e Leposaviqit.

    Sipas Policisë, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor në stacionin policor në Leposaviq.

    “Njëri nga viktimat dyshohet të ketë lëndime të rënda (frakturë në dorë) është udhëzuar për trajtim të mëtutjeshëm”, ka njoftuar Policia.

    Përveç sulmit, të dyshuarit kanë marrë edhe një telefon celular nga një gazetare dhe një kamerë të RTK’së.

    Rasti është cilësuar si “LËNDIM I RËNDË TRUPOR /ASGJËSIM APO DËMTIM I PASURISË /SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR”.

    “Rruga APJ, Leposaviç 16.06.2023 – 14:24. Nëntë persona (pesë meshkuj dhe katër femra) gazetarë e kameraman janë sulmuar fizikisht nga një grup i protestuesve derisa ishin duke kryer detyrën gjatë vizitës së një ministri të qeverisë në komunën e Leposaviçit. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar trajtim nga ekipi mjekësor në stacionin policor në Leposaviç. Njëri nga viktimat dyshohet të ketë lëndime të rënda (frakturë në dorë) dhe i njëjti është udhëzuar për trajtim të mëtutjeshëm. Përveç sulmit të dyshuarit kanë marrë nga një gazetare një telefon celular dhe një kamerë të RTK-së. Rasti është iniciuar në konsultim me prokurorin dhe mbetet në hetime të mëtutjeshme”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka njoftuar se ekipet e gazetarëve nga Prishtina “kanë qenë cak i një sulmit brutal” nga protestuesit në Leposaviq, derisa ata po kryenin punën e tyre.

    Sipas AGK-së, kameramani i shërbyesit publik, Radio Televizionit të Kosovës, Bardh Bekteshi është sulmuar fizikisht dhe ka marrë lëndime të rënda në kokë e trup.

    “Përveç sulmit fizik, Bekteshit i është thyer edhe kamera e xhirimit”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

    Ky asociacion ka publikuar dhe një video ku shihet sulmi ndaj gazetarëve në Leposaviq.

    Sipas një deklarate për AGK-në, gazetarja Venera Xhoxhaj, ka treguar se protestuesit i kanë gjuajtur me gurë ekipet e mediave, Tëvë1, RTV Dukagjini, RTK, Klan Kosova dhe KTV.

    “Na kanë gjuajtur me gurë, disa kolegë derisa kanë qenë duke u larguar, janë rrëzuar, dhe kameramanit tonë, Bardh Bekteshi, e kanë shtyrë duke e rrëzuar pastaj edhe sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime në kokë dhe trup””, ka thënë Xhoxhaj për AGK-në.

    “Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, i bënë thirrje urgjente Policisë së Kosovës, dhe prezencës ndërkombëtare në këtë komunë, që t’u ofrojnë siguri gazetarëve dhe kameramanëve të cilët janë duke qëndruar në atë komunë”, thuhet në reagimin e AGK-së, e cila e ka dënuar ashpër sulmin.

    AGK-ja ka njoftuar se lëndime trupore ka marrë edhe Albin Rrahmani, kameraman i Tëvë1.

    “Në mesin e gazetarëve të lënduar është edhe kameramani Albin Rrahmani, i cili ka pësuar lëndime në këmbë. Aktualisht, ekipi është duke dhënë deklaratë në Policinë e Kosovës”, ka thënë AGK -ja.

    Ky asociacion ka njoftuar se në mesin e të lënduarve është edhe gazetari i Arbresh.info, Pleurat Salihu, të cilit sulmuesit ia kanë thyer krahun. Ndërkaq, gazetarja e RTV Dukagjinit, Dorentina Thaqi, është sulmuar me gurë në kokë.

    Gazetarët e lënduar, sipas AGK-së, kanë marrë ndihmën e parë mjekësore sapo kanë arritur të dalin nga, siç e kanë quajtur “zona e rrezikut”.

    Në njoftimin e saj, AGK-ja gjithashtu ka theksuar se sulmi ndaj gazetarëve në Leposaviq, ka ndodhur , në prani të trupave të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

    “…të njëjtit nuk kanë reaguar, por i kanë penguar gazetarët të ikin”, ka thënë AGK-ja, duke shtuar se kërkon nga KFOR-i që të mos i pengojnë gazetarët gjatë raportimit, “meqë siguri nuk po ju ofrojnë”.

    AGK-ka ka thënë se për të gjitha sulmet ndaj gazetarëve, të cilat kanë ndodhur gjatë raportimeve të tyre nga veriu i vendit, do t’i informohen organizatat ndërkombëtare që merren me sigurinë e gazetarëve dhe lirinë e medias.