ATV

Blog

  • Varrosen nënë e bir nga Peja, humbën jetën gjatë vërshimeve

    Varrosen nënë e bir nga Peja, humbën jetën gjatë vërshimeve

    Iu është dhënë lamtumira e fundit Mirsad Ademaj dhe djalit të saj Dionit 5 vjeçar, të cilët humbën jetën tragjikisht gjatë vërshimeve në Pejë, raporton EO.

    Të pranishëm në këtë ceremoni të varrimit ishin ministra të kabinetit qeveritar, përfaqësues të nivelit lokal e shumë qytetarë.

    Gjatë të shtunës në mbrëmje në qytetin e Pejës ka pasur vërshimet të mëdha ku si pasojë e këtyre vërshimeve të vdekur kanë mbetur dy persona.

  • Haradinaj: Për lirimin e policëve duhet ta falënderojmë diplomacinë amerikane, Kurti e Vuçiq nuk mund t’i ikin përgjegjësisë

    Haradinaj: Për lirimin e policëve duhet ta falënderojmë diplomacinë amerikane, Kurti e Vuçiq nuk mund t’i ikin përgjegjësisë

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka mirëpritur lajmin për lirimin e tre policëve të Kosovës, ndërsa ka thënë se kjo nuk nënkupton se ky rast konsiderohet i mbyllur.

    Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se presidenti i Serbisë dhe kryeministri i Kosovës nuk mund t’i ikin përgjegjësisë së tyre.

    “Lirimi i tre policëve të Kosovës është lajm i mirë, para së gjithash për familjet e tyre por edhe për Kosovën, por kjo nuk nënkupton që kjo ngjarje mund të konsiderohet e mbyllur vetëm me lirimin e tyre. As Presidenti i Serbisë e as Kryeministri i Kosovës, nuk mund t’i ikin përgjegjësisë së tyre, e cila çoi në rrëmbimin e policëve dhe mbajtjen e tyre në paraburgim e pa asnjë faj për më shumë se dhjetë ditë”, është shprehur Haradinaj.

  • Kurti bisedon për zhvillimet në veri me deputeten Kearns

    Kurti bisedon për zhvillimet në veri me deputeten Kearns

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës në Britaninë e Madhe ka zhvilluar takim me deputeten britanike, Alicia Kearns.

    Kurti përmes një postimi në Twitter ka thënë se e ka falënderuar deputeten si një zë i fuqishëm i të drejtave të njeriut dhe demokracisë në tërë e Evropën.

    Poashtu në takim sipas tij është diskutuar edhe për zhvillimet e fundit në veri dhe rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian.

    Kurti të hënën ka zhvilluar takim edhe me Sekretarin për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly.

  • AUV bën thirrje që kurbanët mos të theren jashtë thertoreve

    AUV bën thirrje që kurbanët mos të theren jashtë thertoreve

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë thirrje që me rastin e festës së Kurban Bajramit, qytetarët therjen e Kurbanëve ta bëjnë në thertoret e licencuara/aprovuara nga kjo agjenci.

    Në komunikatën e lëshuar thuhet që kafsha e cila theret për konsum mbi të gjitha duhet të jenë kontrolluara.

    Njoftimi i plotë:

    Andaj në thertore kontrolli kryhet para therjes, gjatë procesit të therjes dhe pas therjes, ku vlerësohet gjendja shëndetësore e kafshës dhe pas procesit të therjes, mishi i nënshtrohet kontrollit veterinar për verifikimin e përshtatshmërisë si produkt ushqimor për konsum.

    Thertoret posedojnë teknike, sanitare dhe higjienike, posedojnë ambiente, temperatura dhe pajisje adekuate për therje të sigurta. Inkurajojmë të gjithë qe të përdorin mjete adekuate gjatë tregtimit prej fermës, në thertore. Në të gjithë vendin janë mbi 50 objekte të aprovuara për therjen e kafshëve, të cilat kanë kapacitete të mjaftueshme për të plotësuar nevojat e qytetareve.

    Therja e kafshëve në hapësirat publike dhe çdo vend tjetër qe nuk është i destinuar për këtë aktivitet është i ndaluar me ligje dhe ndaj secilit qe shkelë ligjin janë të papara masat ndëshkimore. Inspektoratet e nivelit qendror dhe atij lokal, së bashku me Policinë do të mbikëqyrin respektimin e urdhëresave. Si shoqëri, kemi për obligim të mos krijojmë imazhe të prerjes-therjes së kafshëve në hapësira publike në mënyrë jo humane dhe në kushte jo higjienike.

  • ​Tre policët e rrëmbyer nga Serbia mbërrijnë në shtabin qendror të PK-së

    ​Tre policët e rrëmbyer nga Serbia mbërrijnë në shtabin qendror të PK-së

    Tre policët e rrëmbyer nga Serbia, kanë arritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë.

    Ata janë liruar sot pas një vendimi të Gjykatës së Kralevës për mbrojtje në liri.

    Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, arritën në Kosovë përmes pikës kufitare në Merdare.

    Të njëjtit janë rrëmbyer më 14 qershor brenda territorit të vendit.

  • Zv.kryeministrja Rexhepi e ministri Krasniqi marrin pjesë në varrimin e nënës e djalit që vdiqën nga vërshimet në Pejë

    Zv.kryeministrja Rexhepi e ministri Krasniqi marrin pjesë në varrimin e nënës e djalit që vdiqën nga vërshimet në Pejë

    Zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi dhe ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ishin të pranishëm në varrimin e Mirsada dhe Dion Ademaj, që vdiqën nga vërshimet në Pejë, raporton EO.

    E hëna ishte ditë zie në Pejë. Ky vendim është marrë nga kryetari Gazmend Muhaxheri.

    Qyteti i Pejës është stabilizuar pas vërshimeve të mëdha që ndodhën të shtunën, kështu deklaroi Gëzim Gashi, drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim në këtë komunë. Ai theksoi se do të nisin edhe me vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet e shiut.

    “Gjendja është stabile. Niveli i ujit është i përballueshëm. Të reshurat janë ndalur. Ne e kemi formuar një komision prej 12 anëtarëve. Do t’i formojmë edhe disa komisione të tjera në mënyrë që ta përfundojmë vlerësimin sa më shpejtë dhe t’i drejtohemi ministrisë, në mënyrë që t’i dalin në ndihmë qytetarëve. Ende nuk e dimë vlerën e saktë të dëmeve”.

  • DHTIK reagon ndaj përdorimit të IP adresave serbe nga provajderët e internetit në Kosovë

    DHTIK reagon ndaj përdorimit të IP adresave serbe nga provajderët e internetit në Kosovë

    Dhoma e Tregtisë dhe e Industrisë Kosovë (DhTIK) në cilësinë e përfaqësueses së bizneseve të vendit, shpreh shqetësimin e thellë në lidhje me praktikën e vazhdueshme të përdorimit të IP adresave serbe nga provajderët e internetit në Kosovë.

    Në reagimin e DHTIK thuhet se ky veprim ka shkaktuar pasoja negative të rëndësishme për qytetarët dhe bizneset vendore, duke sjellë dëme ekonomike të vlerësuar në miliona euro.

    “Rezultati i mosrregullimit të IP adresave në faqet e internetit në gjuhën shqipe në Kosovë është që reklamat e shfaqura janë në gjuhën serbe, ndërsa nuk ofrohen reklama dhe oferta në gjuhën shqipe. Kjo situatë jo vetëm që është e papëlqyeshme, por gjithashtu ndikon në zvogëlimin e të ardhurave të bizneseve, duke u krijuar mundësi për shtete të tjera për të ofruar reklama dhe oferta në internet”, thuhet në reagimin e DHTIK-ut.

    Kjo situatë sipas dhomës ka pasoja serioze për bizneset në Kosovë, duke përfshirë edhe ato që merren me marketingun online.

    “Për shembull, një blogger kosovar që reklamon në gjuhën shqipe nuk përfiton asgjë nga reklamat serbe që shfaqen në faqen e tij. Kjo situatë e papranueshme shkakton dëme potenciale në të ardhurat dhe vlerën e punës së tyre”, thuhet në njoftim.

    Më tej në komunikatë thuhet se bizneset vendore, veçanërisht mediat online, janë të dëmtuara në vlerë miliona euro për shkak të problematikave të vazhdueshme me IP adresat.

    Për këtë arsye, DHTIK thotë se kanë kemi bërë thirrje që të ndryshohet përdorimi i IP adresave serbe nga provajderët e internetit në Kosovë dhe të përdoren IP adresa të Shqipërisë për të lejuar bizneset tona të përfitojnë nga reklamat dhe ofertat.

    “Në këtë kontekst, kërkojmë nga Qeveria e Kosovës dhe Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) të marrin masa të menjëhershme për të vendosur rregulla të qarta lidhur me përdorimin e IP adresave nga provajderët e internetit kabllorë në Kosovë. Kërkojmë që IP adresat e përdorura të jenë nga Shqipëria deri në momentin e marrjes së IP adresave zyrtare të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

    Po ashtu, DHTIK kërkon nga provajderët e internetit në Kosovë që të ndalojnë përdorimin e IP adresave serbe, pasi kjo veprimtari po shkakton dëme serioze për bizneset që reklamojnë online në gjuhën shqipe, si dhe për kompanitë e tjera të tregtisë elektronike.

    “Ne shpresojmë që kërkesat tona të merren parasysh dhe se veprimet e menjëhershme do të ndërmerren për zgjidhjen e kësaj çështje të rëndësishme”, thuhet në fund të reagimit të Dhomës së Tregtisë dhe e Industrisë Kosovë.

  • Familjarët hapin të pamet për nënën e djalin e vdekur nga vërshimet në Pejë

    Familjarët hapin të pamet për nënën e djalin e vdekur nga vërshimet në Pejë

    Familjarët kanë hapur të pamet për vdekjen e 26 vjeçes së bashku me djalin e saj, 5 vjeçar, pas vështrimeve në Pejë, raporton EO.

    Familjarët kanë treguar prapa kamerave se kufomat po qëndrojnë ende në shtëpi dhe se varrimi do të bëhet në ora 15:00.

  • Pamjet nga pika kufitare në Merdare: Tre policët priten nga kolegët e tyre, por jo nga politikanët

    Pamjet nga pika kufitare në Merdare: Tre policët priten nga kolegët e tyre, por jo nga politikanët

    Tre policëve të Kosovës të kidnapuar nga forcat policore të Serbisë, të cilët u liruan sot, kanë mbërritur në pikën kufitare në Merdare.

    Siç shihet edhe në videon e siguruar nga ATV, gjatë momentit të kalimit të tyrë në këtë pikë kufitare, ata janë pritur nga kolegët e tyre, ndërsa nuk është parë ndonjë politikan.

  • Idrizi i ndërpret punimet e një rruge pas punës jo cilësore: Nuk lejoj punë shkel e shko

    Idrizi i ndërpret punimet e një rruge pas punës jo cilësore: Nuk lejoj punë shkel e shko

    Kryetar i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar se ka ndërpre punimet në rrugën “Ahmet Delia” në Novolan, e cila ishte planifikuar që të asfaltohen dhe se kamionët me asfalt janë kthyer mbrapa.

    Sipas tij arsyeja e ndërprerjes është bërë pasi aty është bërë puna jo cilësore dhe ka pasur mungesë të trashësisë së zhavorit dhe ngjeshjes.

    Ai është zotur se nuk do të lejoj punët shkel e shko ne këtë komunë.

    Njoftimi i plotë:

    NUK LEJOJ PUNË SHKEL E SHKO! ✋🛑
    Sot gjatë mbikëqyrjes së punimeve në rrugën “Ahmet Delia” në Novolan, e cila ishte planifikuar të asfaltohet, i ndërpreva punimet dhe kamionët me asfalt u kthyen mbrapa. Arsyeja e ndërprerjes ishte puna jo cilësore dhe shmangia nga paramasa (mungesa e trashësisë së zhavorit dhe ngjeshja). Ju bëj thirrje të gjithë operatorëve që marrin punë në Komunën e Vushtrrisë, të punojnë sipas projektit dhe me cilësi, ndryshe do ta marrin të njëjtën përgjigje.
    Stop punës shkel e shko!