ATV

Blog

  • Berisha: Rama është armik i hapur i Kosovës, i turpshëm turi i tij ballkanik

    Berisha: Rama është armik i hapur i Kosovës, i turpshëm turi i tij ballkanik

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka quajtur sot të turpshëm turin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Ai ka deklaruar se Rama është armik i hapur i Kosovës dhe se agjenda e tij ndaj Kosovës ka nisur në javën e parë kur ai ka marrë pozitën.

    Kryetari i PD-së ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është armik i deklaruar i Kosovës, sipas tij, me një agjendë të pastër, të qartë serbe ndaj Kosovës.

    “Turi i Ramës është një tur i turpshëm, turi i një njeriu, i cili është i aftë të bëjë gjithçka për të shpëtuar lëkurën e tij. Edi Rama është një armik i hapur, i deklaruar i Kosovës me një agjendë të pastër, të qartë serbe ndaj Kosovës. Agjenda e Edi Ramës kundër Kosovës nisi javën e parë të ardhjes në pushtet, kur akoma pa bërë betimin si kryeministër i vendit, vrapo në Kosovë dhe zbrazi parlamentin për shkak të qëndrimit fyes ndaj arkitektit të Kosovës së pavarur, Ibrahim Rugovës, detyroi deputetet e LDK të braktisnin parlamentin. Më vonë, Edi Rama riktheu fuqishëm projektin serb të shpërbërjes së Kosovës, ndryshimit të kufijve, de-facto ndarjes së Kosovës mes Serbisë dhe Shqipërisë. Pasi dështoi me këtë projekt, Edi Rama u bë protagonist i projektit tjetër të Aleksandër Vuçiç, me të cilin ai shpalli nga Tirana, luftën e ftohtë ndaj Prishtinës. Kalonte nga samiti në samit duke anatemuar Procesin e Berlinit dhe reklamuar procesin e Vuçiçit. Shkon tani në një tur për Procesin e Berlinit, por shkon në një tur më qesharak se kurrë.”, ka thënë ai.

    Kreu i PD-së ka thënë se Rama ka vendosur i pari sanksione ndaj Kosovës.

    Ai e ka akuzuar kryeministrin Rama se është ndërmjetës i Vuçiqit.

    “Ka hequr qyrkun e Ballkanit të Hapur dhe thotë se po reklamon Procesin e Berlinit, në një kohë kur ka dëshmuar si njësoj Vuçiçi se është i aftë të shkelmojë pavarësinë e Kosovës. Edi Rama vendosi i pari sanksione ndaj Kosovës, kërcënoi në mënyrë primitive se Kosova do kthehet në epokën e bronzit, foli për Donbase dhe Donjetcke dhe për skenarë që ia servirte Vuçiçi. Kosova ia preu biletën si ndërmjetës, nuk të pranojmë si ndërmjetës dhe kjo është në meritën e tyre. Edi Rama është ndërmjetës i Vuçiqit, nuk ka asnjë tagër tjetër. Pardje në Kosovë ishin kryeministrat e Holandës dhe Luksemburgut. Po çfarë ka Edi Rama për të thënë për BE-në përveç marrëzive të tij dhe hallit të McGonigalit? Këto i ka se e pret në bankën e akuzës McGonigali, jo vetëm për akuzën për korrupsion, por edhe për akuza më të tmerrshme të lidhura me Kremlinin dhe Rusinë.”, ka shtuar ai.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vizituar sot Maqedoninë e Veriut. Rama do të vizitojë sot edhe Kosovën, me rastin e nisjes së turit të tij ballkanik në kuadër të përgatitjeve për Procesin e Berlinit. Në Prishtinë, ai pritet të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin, Glauk Konjufca, derisa ende nuk është konfirmuar se a do të takohet me kryeministrin Albin Kurti.Pas Kosovës, kryeministri shqiptar, Edi Rama do të udhëtojë drejt Bosnje e Hercegovinës, pastaj në Mal të Zi, ndërsa do ta mbyllë turin e tij në Serbi.

  • Zelensky viziton sot Bullgarinë

    Zelensky viziton sot Bullgarinë

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka mbërritur në Sofje, të enjten, në një vizitë të paparalajmëruar, raporton agjencia “AP”.

    Gjatë vizitës së tij të shkurtër, Zelenskyy do të diskutojë me zyrtarët bullgarë mbi dërgesat e armëve në Ukrainë dhe bashkëpunimin energjetik, duke përfshirë këtu edhe furnizimet e termocentraleve bërthamore.

    Poashtu të enjten, Parlamenti i Bullgarisë pritet të miratojë një deklaratë mbështetjeje për Ukrainën mbi anëtarësimin e saj në aleancën ushtarake të NATO-s, pas përfundimit të luftës.

  • “Nuk ekzistojnë, sehiret janë pallavra. Kurrë asgjë s’më ka ndodhur”, qytetari befason me fjalët e tij

    “Nuk ekzistojnë, sehiret janë pallavra. Kurrë asgjë s’më ka ndodhur”, qytetari befason me fjalët e tij

    Në rubrikën e zakonshme të emisionit STUDIO A në ATV, pyetja e gazetares për qytetarët ishte se a besojnë në ‘sehire’ apo magji të zezë.

    Për këtë temë, përgjigjet e qytetarëve ishin të ndryshme. Kishin nga ata që besojnë fuqishëm, por edhe nga ata që nuk besojnë fare në këto gjëra.

    Një qytetar tha se është i bindur se “sehiret apo magjitë e zeza ekzistojnë.

    Një qytetar tha se magjitë e zeza nuk ekzistojnë dhe sipas tij, këto janë ‘pallavra’ dhe fjalë të grave.

    “Jo more kurgjo hiq, çfarë. Kurrë kurrgjë nuk ka ndodh, ato janë pallavra, fjalë grash. Kurgjo hiq, thashetheme, kur është puna për pasuri, paragjykime bajnë, me ua marrë pasurinë, tokën, megjen shpinë, me e hjek njeriun prej aty, edhe qashtu dalin kishte natën me çarçaf të bardh edhe hajt”, thotë ky qytetar. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • “Sehiret, magjitë e zeza ekzistojnë. Njeriu e ka lëshu gruan, i ka rrahë thminë sherri i magjisë”

    “Sehiret, magjitë e zeza ekzistojnë. Njeriu e ka lëshu gruan, i ka rrahë thminë sherri i magjisë”

    Në rubrikën e zakonshme të emisionit STUDIO A në ATV, pyetja e gazetares për qytetarët ishte se a besojnë në ‘sehire’ apo magji të zezë.

    Për këtë temë, përgjigjet e qytetarëve ishin të ndryshme. Kishin nga ata që besojnë fuqishëm, por edhe nga ata që nuk besojnë fare në këto gjëra.

    Një qytetar tha se është i bindur se “sehiret” apo magjitë e zeza ekzistojnë.

    Madje ai shkoi aq larg sa tha se ka pasur raste kur njeriu e ka lëshuar gruan, ka rrahur fëmijët shkaku i magjisë.

    “Besoj në sehire, besoj në magji, ekzistojnë Ekzistojnë, që je t’u shku diku rrugës, do me të ba sehire, pastaj shkon e s’e di ku shkon. U kapë me grua, e ka lëshu gruan pa lidhje, e ka rreh thminë, e ka qit familjen në bela, të gjitha ato i kanë ba magjitë. Magjitë ekzistojnë”, thotë ky qytetar. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Zbulohen 13 marrëveshjet që i nënshkroi Rama dhe pritet t’i nënshkruajë edhe Qeveria e Kosovës

    Zbulohen 13 marrëveshjet që i nënshkroi Rama dhe pritet t’i nënshkruajë edhe Qeveria e Kosovës

    Janë publikuar 13 marrëveshjet të cilat janë nënshkruar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe pritet që të nënshkruhen edhe nga Qeveria e Kosovës sot.

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë ka konfirmuar se tashmë kanë pranuar marrëveshjet por s’kanë dhënë detaje nëse do të nënshkruhen sot.

    Rama i ka dërguar këto marrëveshje në MPJD me shpresën ta bindë kryeministrin Kurti për takim bilateral pas refuzimit që iu bë atij.

    Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i Kurtit për takim me Ramën.

  • Gjermania ndërpret bashkëpunimin me Kosovën në disa fusha shkaku tensioneve

    Gjermania ndërpret bashkëpunimin me Kosovën në disa fusha shkaku tensioneve

    Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se ka ndërprerë përkohësisht bashkëpunimin me Kosovën në disa fusha të caktuara, shkaku i mospërmbushjes së kërkesave të Bashkimit Evropian për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

    Nga kjo masë – të cilën Gjermania thotë se e mori në përputhje me veprimet e Brukselit – nuk preken “projektet me sektorin e shoqërisë civile, si dhe projektet që kemi filluar t’i zbatojmë”.

    “Masat përfshijnë shtyrjen e konsultimeve qeveritare për bashkëpunimin për zhvillim, pezullimin e një partneriteti të parashikuar dypalësh rreth klimës dhe dorëzimin e pajisjeve specifike për ofruesit e sigurisë”, u bë e ditur në përgjigjen e Ambasadës së Gjermanisë për REL-in.

    Në fund të muajit qershor, BE-ja njoftoi se kishte vendosur disa masa të përkohshme ndëshkuese ndaj Kosovës, pasi që Qeveria e vendit nuk ndërmori hapat e kërkuar nga blloku evropian për shtensionim të situatës në veri.

    Në atë pjesë të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, tensionet janë të larta që nga fundi i majit, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave hynë në zyrat e tyre, me gjithë rezistencën dhe protestimin e banorëve serbë.

    Protestat e tyre u përshkallëzuan edhe në përleshje të dhunshme, me dhjetëra të plagosur – në mesin e të cilëve edhe ushtarë të misionit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë, KFOR.

    Kosova ende nuk ka ndërmarrë ndonjë hap, pavarësisht thirrjeve nga komuniteti ndërkombëtar që t’i tërheqë kryetarët shqiptarë dhe të organizojë zgjedhje të reja.

    BE-ja pezulloi përkohësisht punën e të gjitha grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) – që është hapi i parë drejt anëtarësimit në bllok – si dhe ftesat për pjesëmarrjen e Kosovës në takime të nivelit të lartë.

    Si BE-ja, ashtu edhe Gjermania, kanë theksuar se këto masa janë të përkohshme dhe mund të hiqen nëse Kosova ndërmerr hapat e kërkuar për shtensionim të situatës.

    “Ne dëshirojmë të theksojmë se të gjitha projektet e prekura [nga këto masa] mund të rifillojnë në çdo moment. Për këtë kërkohet zbatimi urgjent i masave të nevojshme për de-përshkallëzim të situatës në komunat në veri”, u bë e ditur në përgjigjen e Ambasadës së Gjermanisë./Rel

  • ​Rama për takimin me Kurtin: Edhe hasmit i hapet dera kur vjen

    ​Rama për takimin me Kurtin: Edhe hasmit i hapet dera kur vjen

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur optimist se homologu i tij në Kosovë do ta pres në takim sot.

    Ai nga Maqedonia e Veriut tha se shpreson se kryeministri Albin Kurti nuk e ka harruar kanunin se kur vjen mysafiri në shtëpi, qoftë edhe ai “hasëm” duhet t’i hapet dera.

    “Unë kam akoma shpresë se Albini nuk e ka harruar kanunin se kur vjen në shtëpi edhe hasmit i hapet dera, është e ndaluar të nxjerrësh deri kur ai të mbaroj fjalën”, tha ai.

    I pyetur për Ballkanin e Hapur, Rama tha se edhe njëmijë herë të kthehej prapa do ta bënte të njëjtin.

    “Ballkanin e Hapur një mijë herë të kthehesha prapa, njëmijë herë do ta bëja. Ballkani i Hapur nuk është një nismë përjashtuese. Ballkani i Hapur është një nga 72 iniciativat që ka ky rajon, për të cilat ju ndoshta nuk keni dëgjuar fare, sikur unë vet kur e kam dëgju këtë jam habitur. Çfarë e keqe i ka ardhur nga Ballkani i Hapur rajonit, përveç të mirave. Cilat janë ato, merrni shikoni shifrat e tregtisë midis vendeve”, shtoi Rama.

    Ai nga Shkupi refuzoi të flas për tensionet e fundit Kosovë-Serbi, derisa tha se për të njëtën do të ketë qëndrim pasditën e sotme në Kosovë./kp/

  • Hamiti: Duhet të punohet shumë për të riparuar dëmet që i ka bërë Kurti

    Hamiti: Duhet të punohet shumë për të riparuar dëmet që i ka bërë Kurti

    Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Muhamet Hamiti, në emisionin DIREKT në ATV, tha se në Kosovë duhet të punohet shumë për t’i riparuar dëmet, të cilat sipas tij, i janë shkaktuar vendit nga Qeveria Kurti.

    “Edhe po flasim me të tjerë, me palë, jo domosdo ne baza partiake, për ta bindur këtë popull, këtë shoqëri, për nevojën e ndryshimit dhe ndryshimit të njëmend dhe të mirë, sepse ndryshim kërkonin edhe Vetëvendosje dhe përkrahësit e saj. Është e vërtetë që kemi ndryshim, por është ndryshim për të keq. Ne duam të kemi ndryshim tash. Fillimisht duhet të punohet shumë për t’i riparuar dëmet që i ka bërë kjo Qeveri”, tha Hamiti. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Humbi në mes të Mekës sepse papritur u nda nga grupi, Pozhari nuk ndalet së qeshuri derisa tregon ngjarjen

    Humbi në mes të Mekës sepse papritur u nda nga grupi, Pozhari nuk ndalet së qeshuri derisa tregon ngjarjen

    Analisti Xhevdet Pozhari, ditë më parë ishte në Mekë për të kryer haxhin.

    Ai në emisionin STUDIO A në ATV, ka treguar një ngjarje të pazakontë që i kishte ndodhur derisa po kryente haxhin në Qabe, ku kishte humbur kontaktin me grupin me të cilin kishte shkuar në atje.

    “Ditën e parë humba unë. U ndava nga grupi. Ndodhi dhe e keqja ishte se nuk e kisha as kuletën me veti e asgjë se ishim në grup. Kur ë bëmë ‘tavafin’ e parë, dolëm prej Mekës, unë u shkëputa prej grupit sepse ishte tollovi e madhe dhe kado që dilja m’u dukej njëjtë sepse edhe vendet ne Qabe janë të njëjta. Deri sa ne më pas mësuam se cilat janë dallimet, por s’kisha as kartë identiteti e as asgjë, por shqiptari po gjindke edhe në aso situata”, rrëfeu Pozhari. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Vuçiqi flet me Erdoganin në telefon: E kam informuar për aktualitetin në Kosovë

    Vuçiqi flet me Erdoganin në telefon: E kam informuar për aktualitetin në Kosovë

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njofton se ka biseduar sot në telefon me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, të cilin tha se e ka informuar për aktualitetin në Kosovë dhe kronologjinë e ngjarjeve që çuan në siç tha ai, përshkallëzimin e dhunës ndaj komunitetit serb në Kosovë.

    Në llogarinë e tij në Instagram, Vuçiq shton se kanë biseduar për çështjet rajonale dhe se janë pajtuar që paqja dhe stabiliteti nevojiten më shumë se kurrë.