ATV

Blog

  • ​Kërkohej nga policia për shpërndarje të narkotikëve, arrestohet 37 vjeçari

    ​Kërkohej nga policia për shpërndarje të narkotikëve, arrestohet 37 vjeçari

    Nga njësitet e Stacionit Policor në Vushtrri, është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të gjykatës.

    Sipas Policisë, ndaj personit të arrestuar: Xh. I.,37 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, kishte urdhëresë aktive të lëshuar nga gjykata për veprën penale “blerje, posedim, shpërndarje paautorizuar e substancave narkotike”.

    Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i arrestuar është dërguar në vuajtje të dënimit.

  • ​Baraliu- Gërvallës: Çka fiton kur etiketon aleatët si ‘pa dhëmbë’

    ​Baraliu- Gërvallës: Çka fiton kur etiketon aleatët si ‘pa dhëmbë’

    Njohësi i çështjeve politike, Bleron Baraliu i ka reaguar zëvendëskryeministres dhe ministres së Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, duke thënë se si mund t’i shërbej vendit derisa kolegët dhe aleatët i etiketon si “pa dhëmbë”.

    Ai ka shkruar në Facebook se diplomacia nuk është kuiz deklartash e analizash.

    “Ironia kryesore qëndron në atë se, siç do të thoshte Sun Tzu, nëse BE është vërtetë ‘Tigër prej letre’ atëherë nuk ka gjë më shkurtëpamëse se të theksohet se “BE është tigër prej letre”! Çka mund të fitonte në rastin më pozitiv të mundshëm një diplomat/ministër/KM që etiketon kolegët e aleatëve si ‘pa dhëmbë’?! Më së paku do të nxiste mllefin e tyre – dhe si mund t’i shërbej kjo vendit tonë, sidomos në kohën kur Serbisë po i rriten miqtë e neve armiqtë?!”, ka shkruar Baraliu.

  • Qytetari për mërgimtarët: Send nuk iu marr lakmi, sa here vinë në Kosovë ankohen, edhe kafet ne ua paguajmë

    Qytetari për mërgimtarët: Send nuk iu marr lakmi, sa here vinë në Kosovë ankohen, edhe kafet ne ua paguajmë

    Ekipi i ATV-së ishte në shesh për të pyetur qytetarët se sa me gëzim i presin mërgimtarët, pasi që tani është edhe sezona e kur ata vinë për pushime në vendlindje.

    Një qytetar, duke folur për të afërmit që i jetojnë jashtë vendit, thotë se sa here ata vinë në Kosovë, gjithmonë ankohen, për shkak se atje është jeta shumë e shtrenjtë.

    “Si vendi i yt nuk ka asnjë, por çdo njeri shkon për një jetë më të mirë. Na pajtohem me jetën, këtu shpenzimet e vogla e sendet më ndryshe këtu. Po mirë, unë për veti nuk iu marr lakmi send se ata sa herë të vinë ankohen, për kafe nuk kanë pare me pi, na i paguajmë këtu. Ata gjithmonë kukatën, ‘s’kem, s’kem’ është jeta e shtrenjtë, e na jena mësuar në Kosovë”, thotë ky qytetar. /atvlive.tv

  • “Jam kundër daljes jashtë vendit, ju bëj thirrje të gjithëve mos me dalë prej Kosovës”, qytetari befason me fjalët e tij

    “Jam kundër daljes jashtë vendit, ju bëj thirrje të gjithëve mos me dalë prej Kosovës”, qytetari befason me fjalët e tij

    Ekipi i ATV-së ishte në shesh për të pyetur qytetarët se sa me gëzim i presin mërgimtarët, pasi që tani është edhe sezona e kur ata vinë për pushime në vendlindje.

    Një qytetar tha se ka shumë familjar jashtë vendit, ku disa prej tyre vetëm se kanë filluar të vinë në vendlindje për pushime.

    “Cila familje shqiptare nuk ka dikë jashtë vendit. Kanë fillu me ardh, dy vëllezërit kanë ardhë me shoqet e veta, kështu që fillojnë edhe të tjerët me ardhë”, thotë ky qytetar.

    Ai thotë se vetë është kundër daljes jashtë vendit dhe u bënë thirrje të gjithëve që të mos largohen nga Kosova.

    “Unë jam kundër daljes. Unë s’kam dalë vetë në 90-tën edhe i preferoj të gjithëve mos me dalë prej Kosovës. Ajo me u kthy s’është e mundur, teori nuk ka që me u kthy. Unë kam qenë jashtë, për fat të keq vetëm aty ku ma kanë leju vizën do të shkoj prapë. Për gjashtë muaj, një vit ma kanë dhënë lejen, mirëpo me u kthy prej perendimit, asnjë nuk kthehen”, tha ky qytetar. /atvlive.tv

  • Parashikimi i motit për sot dhe nesër

    Parashikimi i motit për sot dhe nesër

    Sot në vendin tonë do të mbahet kryesisht mot me temperatura të larta dhe me diell.

    Temperaturën minimale do e mbajë Gjakova me 13 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Prishtina me 31 gradë Celsius.

    Dita e nesërme në Kosovë po ashtu do të jetë me mot të ngrohtë, derisa gjatë pasdites pritet të ketë edhe reshje shiu në disa zona. Temperatura minimale do të shënohet në Gjakovë me 15 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale në Prishtinë me 32 gradë Celsius.

    Ndërkohë, në Shqipëri do të ketë mot me diell dhe kthjellime. Temperaturën minimale do e ketë Korça me 22 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të jetë në Gjirokastër me 35 gradë Celsius. /atvlive.tv/

    Parashikimin e plotë të motit, për rajon dhe Evropë, mund ta gjeni në videon e mëposhtme:

     

  • Biden: Ukraina nuk mund të anëtarësohet në NATO pa përfunduar lufta

    Biden: Ukraina nuk mund të anëtarësohet në NATO pa përfunduar lufta

    Përpara se të nisej për në samitin e NATO-s, presidenti i amerikan Joe Biden tha se Ukraina nuk është gati për anëtarësim në aleancë, duke pohuar se lufta me Rusinë duhet të përfundojë përpara se vendi të marrë një ftesë për anëtarësim.

    Më 9 korrik, gjatë një interviste për CNN-in, Biden u shpreh se megjithëse është herët të flitet për përfshirjen e Ukrainës në Aleancë, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tjerë të NATO-s do të vazhdojnë të furnizojnë Kievin me armët e nevojshme për t’u mbrojtur kundër pushtimit të pajustifikuar rus.

    Kjo intervistë u realizua para nisjes së Biden për një turne në tre vende të Evropës.

    Biden foli përpara udhëtimit të tij njëjavor, i cili fillon në Londër, më pas shkon në Vilnius të Lituanisë për samitin e NATO-s më 11 dhe 12 korrik, dhe në fund shkon Finlandë për t’u takuar me udhëheqësit e anëtarit më të ri të NATO-s.

    “Unë nuk mendoj se ka unanimitet në NATO se a duhet të anëtarësohet Ukraina në familjen e NATO-s tani, në këtë moment, në mes të një lufte”, tha Biden.

    “Ne jemi të vendosur të angazhohemi në çdo centimetër të territorit që është territor i NATO-s. Është një angazhim që ne të gjithë e kemi bërë pa marrë parasysh çfarë ndodh. Nëse lufta po vazhdon, atëherë të gjithë jemi në luftë”, tha Biden.

    Biden tha se ka folur shpesh me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për situatën e NATO-s dhe tha se e ka siguruar atë për mbështetjen e Uashingtonit në mbrojtje kundër agresionit rus.

    “Unë mendoj se ne duhet të përcaktojmë një rrugë racionale për Ukrainën që të jetë në gjendje të kualifikohet për të qenë në gjendje që të hyjë në NATO”, tha Biden.

    Në një intervistë të gjatë me ABC News nga Kievi më 9 korrik, Zelensky përsëriti se ai “kurrë” nuk do t’i dorëzojë asnjë territor Rusisë, duke përfshirë Gadishullin e Krimesë, të cilin Kremlini e aneksoi ilegalisht në vitin 2014.

    Ai nuk e kundërshtoi një raport të Ëashington Post se zyrtarët ukrainas i thanë drejtorit të CIA-s, Ëilliam Burns, gjatë një udhëtimi të fundit në Kiev se qëllimi i kundërofensive aktuale ishte afrimi te Krimea, diçka që besoh se mund ta detyronte presidentit rus Vladimir Putin të ulej në tryezë për negociata.

    “Ka shumë gjasa që Putini do të detyrohet të kërkojë dialog me botën e qytetëruar, ndryshe nga sa ishte përpara pushtimit në shkallë të gjerë, sepse ai do të dobësohet”, tha Zelensky.

    Më vonë, më 9 korrik, Biden foli në telefon me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, në të cilën ata diskutuan mundësinë e anëtarësimit të Suedisë në NATO, tha presidenca turke.

    Erdogan i tha Bidenit se Stokholmi kishte ndërmarrë hapat e duhur që Ankaraja të ratifikonte kërkesën e saj për anëtarësim, duke iu referuar një ligji kundër terrorizmit, por se këta hapa nuk ishin të dobishëm, pasi mbështetësit e Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK) vazhduan të mbanin demonstrata në Suedi.

    Të dy presidentët diskutuan gjithashtu dërgimin e avionëve luftarakë F-16 dhe statusin e Ukrainës në NATO, teksa thanë se do të takohen personalisht në samitin e NATO-s në Vilnius.

  • Dua Lipa shkëlqen me fustan transparent në premierën e filmit “Barbie”

    Dua Lipa shkëlqen me fustan transparent në premierën e filmit “Barbie”

    Dua Lipa dukej e jashtëzakonshme e veshur me një fustan transparent në premierën e filmit “Barbie” në Los Angeles të dielën.

    Këngëtarja e hitit “Don’t Start Now”, 27 vjeçe, e cila së fundmi shijoi pushimet me të dashurin e saj në Greqi, luan rolin e Sirenës Barbie në këtë film.

    Bukuroshja iu bashkua anëtarëve të tjerë të kastit në Shrine Auditorium, e veshur me një fustan të rikrijuar nga kukulla Mattel e vitit 1960.

    Fituesja e çmimit “Grammy” parakaloi mbi tapetin rozë të premierës e veshur me një fustan transparent pa mëngë dhe me plot shkëlqim.

    Materiali i tejdukshëm tregoi se Lipa kishte veshur vetëm një palë të brendshme të bardha poshtë.

    Ajo ndërkohë kishte veshur një palë taka argjendi me shkëlqim, të cilat mbuloheshin pjesërisht nga skaji i gjatë i pjesës së poshtme që vezullonte.

    Fustani përmbante një dekolte të hapur në pjesën e përparme, si dhe një prerje të ulët në pjesën e pasme, të cilën ajo e shfaqi ndërsa u largua nga kamerat për të marrë një pozë.

    Për aksesorë, artistja nga Kosova kishte zgjedhur një palë vathë argjendi, si dhe një gjerdan të shkëlqyeshëm të përbërë nga diamantë të rremë.

    Këngëtarja i kishte mbushur duart me unaza argjendi, të cilat përkonin me skemën e ngjyrave të veshjes së saj.

    Flokët e saj të gjata të errëta u ndanë në mes dhe pa mundim rrodhën poshtë shpatullave të saj në valë të lehta.

    Grimi i interpretueses së hitit “No Lie” përbëhej nga një shtresë me bojë për vetulla tek qerpikët e saj, si dhe një skuqje dhe kontur i ngrohtë për të theksuar më mirë mollëzat e saj.

    Lipa parakaloi në tapetin rozë nën diellin e nxehtë të verës për të treguar disa nga pozat e saj të preferuara.

    Së bashku me paraqitjen e veçantë si Sirena Barbie në filmin e zhanrit komedi/fantazi, që do të shfaqet nga data 21 korrik në kinema, Dua pati gjithashtu mundësinë të interpretonte edhe kolonën zanore të filmit “Barbie”.

    Kënga “Dance The Night” e cila është zyrtarisht kolona zanore e këtij filmi, u publikua më 25 maj.

    Artistë të tjerë të muzikës që do të shfaqen gjithashtu në albumin e këngëve të filmit përfshijnë emrat si: Ava Max, Ice Spice, Lizzo, Nicki Minaj, Billie Eilish. Ryan Gosling, i cili luan Kenin në film, do të shfaqet gjithashtu në kolonën zanore me një këngë të quajtur, “I’m Just Ken”.

    Margot, e cila ka marrë rolin kryesor të Barbiet, kohët e fundit është mbajtur e zënë në një turne shtypi global me anëtarë të tjerë të kastit dhe ka bërë ndalesa në vende të tilla si: Australia, Koreja e Jugut dhe Meksika.

    Në filmin Barbie nuk luajnë vetëm Margot, Ryan dhe Dua, por edhe: America Ferrera, Will Ferrell, Issa Rae, Hari Nef dhe Simu Liu.

    Premisa e filmit, i cili ka një buxhet prej 100 milionë dollarësh, tregojnë historinë e Barbiet dhe Kenit teksa udhëtojnë në botën reale për të gjetur kuptimin e vërtetë të lumturisë.

    Xhirimet filluan vitin e kaluar në Warner Bros Studios në Angli, ndërsa disa xhirime të jashtme u filmuan veçanërisht jashtë në Los Angeles. /Telegrafi/

  • Lëvizje të rrezikshme me trotinetë elektrik në rrugë

    Lëvizje të rrezikshme me trotinetë elektrik në rrugë

    Trotinetët elektrik tash e disa kohë janë bërë trend në Kosovë. Megjithatë, ata përveç hutis që po shkaktojnë për ngasësit e automjeteve në trafik, po rrezikojnë edhe veten.

    Në një video të siguruar nga KosovaPress, shihen disa të rinj në Vranjevcë të Prishtinës, të cilët rrezikojnë duke u bërë pjesë e të njëjtës rrugë ku janë edhe automjetet tjera. Madje, lëvizjet e tyre duket edhe si të rrezikshme për vet ata.

    Ndërkohë, siguria me këta trotinet mbetet mjaft e vogël për faktin se nuk kanë tregues të drejtimeve në komunikacion, pasqyra, si dhe elemente tjera të sigurisë për të lëvizur në rrugë.

  • Dërgohet në mbajtje shoferi i kamionit, dyshohet se shkaktoi aksidentin tragjik në autostradën “Arbën Xhaferi”

    Dërgohet në mbajtje shoferi i kamionit, dyshohet se shkaktoi aksidentin tragjik në autostradën “Arbën Xhaferi”

    Policia e Kosovës, ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin rrugor në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku si pasojë mbeti e vdekur një grua, kurse u lënduan disa të tjerë.

    Sipas policisë, në aksident janë përfshirë një mjet transportues apo kamion me një veturë.

    Në njoftim thuhet se drejtuesi i kamionit është dërguar në mbajtje.

    Të lënduarit sipas njoftimit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK kurse trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), për autopsi.

    “Një automjet transportues (kamion) dhe një veturë me targa vendore, me drejtues meshkuj kosovar janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident ka ndërruar jetë një person femër kosovare (pasagjere në veturë) si dhe lëndime trupore kanë pësuar disa tjerë. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësorë në QKUK. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi, ndërsa drejtuesi i automjetit transportues është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

  • Arrestohet një burrë në Mitrovicë, dyshohet se sulmoi fizikisht nënën e tij

    Arrestohet një burrë në Mitrovicë, dyshohet se sulmoi fizikisht nënën e tij

    Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar një person në Mitrovicë, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht nenën e tij.

    “Rr. Ahmet Delia, Mitrovicë 09.07.2023-19:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht nënën e tij kosovare”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

    Tutje, Policia njoftoi se viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.