ATV

Blog

  • ​Kurti bojkotoi takimin BE-Ballkani, AAK: Logjikë inatçore

    ​Kurti bojkotoi takimin BE-Ballkani, AAK: Logjikë inatçore

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) i ka bërë thirrje qeverisë që të ndalojë eksperimentet me Kosovën në rrafshin e brendshëm dhe atë të jashtëm. Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahiri, deklaroi se mosshkuarja e kryeministrit Albin Kurti në një takimin BE-Ballkan që mbahet sot në Shqipëri tregon logjikën e mbrapsht, inatçore dhe autoritare të një njeriu që udhëheq Kosovën.

    Sipas tij, është e papranueshme që Kosova të përjashtohet nga të gjitha tryezat.

    Tahiri ka kërkuar nga Qeveria që të marrë pjesë në takime ku flitet për të mirën e vendit. Ndërsa shtoi se mospjesëmarrja e kryeministrit Kurti në takim e sotëm që mbahet në Shqipëri, është duke e dëmtuar më shumë Kosovën.

    “Mos shkuarja e Kryeministrit Kurti në një takim joformal i ftuar nga kryeministri i Shqipërisë tregon logjikën e mbrapsht, inatçore, logjikën autoritare të një njeriu që udhëheq Kosovën. Është e papranueshme që Kosova të përjashtohet nga të gjitha tryezat. Kjo është joshtetformuese”, tha Tahiri.

    Në një konferencë për media shefi i GP tw AAK-sw tha po ashtu se në rrafshin e brendshëm Kosova nuk ka pasur asnjëherë më pak sovranitet, duke shtuar se edhe ‘një pjesë e veriut ka mbetur në duar të askujt’.

    “Në rrafshin e brendshëm Kosova nuk ka qenë kurrë me më pak sovrinatitet, veriut i Kosovës është në duar të askujt, kemi dy kryetar që janë të mbyllur tash e më shumë se një muaj dhe kemi një vend, një lokacion i cili nuk ka sundim të ligjit. Rreziku që po vjen është ajo pjesë e vendit në arsyejet që nuk ka veprim nga qeveria të kthehet në një zonë me rezolutën 1244. Mosveprimi i qeverisë dhe mungesa totale e strategjisë për atë pjesë është duke e trajtuar çështjen e Kosovës në formë eksperimentale, ka deklaruar Tahiri.

    Mes tjerash, ai sërish ka akuzuar Qeverinë pwr masat e marra ndaj Kosovws nga bashkësia ndërkombëtare.

    “Ekonomia vazhdon në vitin e tretë të jetë sektori më i sulmuar, drejtpërdrejt me investimet kapitale, tendenca me ja marr mundësinë komunave, fondet e tyre tregon që kjo qeveri po e dëmton Kosovën… Në rrafshin e jashtëm, sot Kosova është vend i barabartë me shtetet autoritare, BE ka sanksionuar Kosovën me anë të projekteve që kishin me pas investime në vend. SHBA-të kanë marrë sanksione dhe masa të drejtpërdrejta ndaj Qeverisë tonë. Së fundmi edhe në takimin rajonal Qeveria e Kosovës nuk përfaqësohet me kryeministër, ndërsa qeveria Shqipërisë detyrohet ta ndalojë një zyrtar të shtetit”, tha mes tjerash Tahiri.

    Ai foli edhe për Ligjin e pagave, derisa shtoi se Qeveria po abuzon me të.

    “Në rrafshin e brendshëm, zyrtarët shtetëror që punojnë në administratë të shtetit, policët, mjeket, kurrë nuk kanë qenë më të varfër dhe kurrë nuk kanë pas më pas siguri juridike në vend. Vazhdon abuzimi me Ligjin e pagave dhe zvogëlimin e saj. Prej mbi 900 të punësuarve që janë civilë në Policinë e Kosovës, 600 prej tyre iu është zvogëluar paga. Në rrafshin e drejtësisë, kurrë nuk ka pasur më pak drejtësi për punëtorët e sektorit privat, ata nuk kanë asnjë të drejtë, i është shkelur në mënyrë flagrante edhe me Ligjin për pagën minimale me një mashtrim ku thuhet se është rritur. Këtu kam një pyetje për kryeministrin Kurti dhe ministrin e Financave, Muratin, le të gjejë vetëm një të punësuar në sektorin privat që ka rrogën më pak se 260? Paga minimale është dashur me qenë 400 euro. Ky ligj ka pas për qëllim të largojë një kategori të rëndësishme, të veteranëve dhe të paraplegjikëve”, tha Tahiri./KP

  • Policia e Kosovës: Dikush në emrin tonë po lëshon emaile të falsifikuara

    Policia e Kosovës: Dikush në emrin tonë po lëshon emaile të falsifikuara

    Policia e Kosovës ka dalur me një njoftim jashtëzakonisht shqetësues. Sipas Policisë, dikush po falsifikon e-maila, vula, e po thirret në emër të Policisë, duke pretenduar se ndaj personit që i dërgohet ky e-mail, ka urdhër gjykate.

    Tutje Policia ka dhënë detaje se si po përdoren edhe emrat e zyrtarëve policor në këtë “falsifikim”.

  • Leku më i fortë se kurrë, zhvlerësimi i Euros prek rekorde të reja

    Leku më i fortë se kurrë, zhvlerësimi i Euros prek rekorde të reja

    Leku e ka nisur këtë javë me një forcim të mëtejshëm në kursin e këmbimit ndaj Euros dhe valutave të tjera kryesore.

    Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të hënën me 102.36 lekë, në rënie me 0.99 lekë që nga fundi i javës së kaluar. Me bazë vjetore, kursi i këmbimit Euro-Lek ka arritur një rënie prej 12.7%. Për agjentët e këmbimit valutor, rënia e Euros është konfirmim i pritshmërive të tregut.

    Kursi Euro-Lek këtë filloi një rënie të ndjeshme qysh në fillim të tremujorit të dytë, ndërsa ardhja e sezonit turistik po e zhyt më shumë në rënie monedhën europiane. Të dhënat e deritanishme kanë treguar një numër rekord të turistëve të huaj dhe të flukseve valutore hyrëse nga turizmi. Besohet se prurjet e mëdha valutore janë faktori kryesor që po ndikon në zhvlerësimin e shpejtë dhe të paprecedentë të monedhës europiane.

    Përveç turizmit, prurjet valutore po ndikohen nga rigjallërimi i remitancave dhe nga vlerat e larta të investimeve të huaja. Tendencë e re e viteve të fundit është rritja e investimeve të shtetasve të huaj në pasuri të paluajtshme në Shqipëri.

    Agjentët e këmbimit mendojnë se prurjet informale ngelen gjithashtu një faktor që ka ndikimin e vet edhe kursin e këmbimit valutor. Agjentët presin që, për shkak të efektit sezonal, kursi Euro-Lek të vazhdojë të ndjekë një tendencë rënëse të paktën deri në javën e parë të muajit gusht.

    Me rënien e saj të fortë, Euro po përheq pas vetes edhe valutat e tjera kryesore.

    Paundi Britanik ka rënë në minimumin e ri historik prej 119.12 lekëve.

    Dollari Amerikan ka rënë në vlerën e 91.03 lekëve, niveli më i ulët që prej vitit 2009.

    Franga zvicerane ka zbritur në nivelin e 106.11 lekëve, niveli më i ulët që prej vitit 2010.

    Euro është valuta referuese për sektorin financiar në Shqipëri dhe kursi i monedhave të tjera përcaktohet nga vlera e Euros e kombinuar me kursin e këmbimit të monedhës europiane kundrejt secilës prej tyre. Në javët e fundit, rënia e Euros ndaj Lekut po shoqërohet me një rënie të valutave kryesore ndaj Euros në tregjet ndërkombëtare. Rrjedhimisht, kjo ka sjellë rënie rekord edhe për shumicën e valutave të huaja kundrejt Lekut.

    Forcimi i Lekut në kursin e këmbimit, veçanërisht kundrejt Euros, sjell ndikime të rëndësishme në ekonomi. Leku më i fortë ul çmimin e importeve të mallrave dhe shërbimeve dhe në teori ushtron presione rënëse mbi çmimet e importit dhe inflacionin.

    Leku i fortë po favorizon shumë edhe huamarrësit në valutë të huaj, duke tkurrur vlerën e detyrimeve të tyre në monedhën vendase. Përfituesi më i madh mes tyre është vetë qeveria shqiptare, që po përfiton rënie të ndjeshme të portofolit të borxhit në valutë të huaj.

    Por, një forcim në këto përmasa i Lekut po dëmton ato subjekte ekonomike që kanë të ardhura në valutë të huaj dhe shpenzime në Lekë, duke filluar nga eksportuesit. Forcimi i Lekut me rreth 13% në një vit ka një efekt të fortë negativ mbi marzhet e fitimit dhe në këto kushte alternativat janë rritja e çmimeve, shkurtimi i shpenzimeve ose gjetja e mënyrave për të rritur produktivitetin.

    Një kategori që po preket ndjeshëm forcimit të Lekut janë edhe familjet e varura nga remitancat. Zhvlerësimi i valutave ka ulur fuqinë e tyre blerëse dhe potencialisht mund të jetë një faktor që do t’i nxisë emigrantët të dërgojnë më shumë para, faktor që, nga ana tjetër, do të krijonte presione të reja për forcimin e Lekut.

    Leku i fortë po ul gjithnjë e më shumë vlerën e kursimeve në valutë të huaj të shqiptarëve. Megjithatë, duke qenë se ekonomia shqiptare është e euroizuar në një shkallë të lartë, ky faktor nuk duket se po e dekurajon shumë mbajtjen e kursimeve në Euro, siç tregojnë të dhënat e depozitave bankare. /Monitor.al

  • ​Policia bën thirrje për shkak të temperaturave të larta: Mos ndizni zjarre

    ​Policia bën thirrje për shkak të temperaturave të larta: Mos ndizni zjarre

    Qytetarët të cilët frekuentojnë zonat malore të rajonit të Pejës, në veçanti Bjeshkët e Nemuna, duhet të jenë të kujdesshëm dhe të përmbahen nga aktivitetet që mund të shkaktojnë zjarre. Kjo për shkak të temperaturave të larta që po mbizotërojnë këto ditë në vendin tonë.

    Kjo është thirrja e Policisë së Kosovës në Pejë ku është theksuar se do të ndërmerren masa ligjore ndaj të gjithë aty që rrezikojnë jetën apo pronën e qytetarëve.

    Në njoftim është theksuar thirrja që qytetarët të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të lajmërojnë autoritetet për çdo person të dystuar që mund të jetë i përfshirë në raste të të tilla.

    “Policia e Kosovës do të ndërmerr masa ligjore ndaj të gjithë atyre individëve që në një formë apo tjetër rrezikojnë jetën apo pronën e qytetarëve, qoftë qëllimisht apo përmes pakujdesisë së shfaqur në çfarëdo forme. Apelojmë tё tё gjithë qytetarët të cilët frekuentojnë zonat malore të rajonit tё Pejёs, e nё veçanti Bjeshkët e Nemuna qё maksimalisht tё jenё tё kujdesshëm dhe tё përmbahen çdo aktivitet qё mund tё shkaktoj zjarre gjatё përdorimit si shkrepsa, cigare, grilla, zjarre nё natyrё etj”, është bërë e ditur në komunikatën e Policisë.

  • “Toka do të kthehet në një ferr të vërtetë nëse nuk merren masa për klimën”, thotë një shkencëtare

    “Toka do të kthehet në një ferr të vërtetë nëse nuk merren masa për klimën”, thotë një shkencëtare

    Toka do të kthehet në një “ferr” të vërtetë nëse valët e të nxehtit nuk i nxitin qeveritë e vendeve që të marrin masa për ndryshimet klimaterike. Ky është paralajmërimi që vjen nga një shkencëtare e klimës në një kohë kur Toka po përballet me fenomene ekstreme të motit.

    “Njerëzimi duhet të presë gjithnjë e më shpesh fenomene ektreme të motit, nëse temperaturat globale vijojnë të rriten me ritmet aktuale,” deklaroi Dr. Akshay Deoras, nga departamenti i meteorologjisë në Universitetin Reading.

    Temperaturat globale pritet që të rriten më më shumë se 1.5C përpara vitit 2027, duke shkelur kështu normën që ishte paracaktuar në Marrëveshjen e Parisit të vitit 2015 dhe duke shkaktuar pasoja katastrofike.

    “Temperaturat të rritje, të nxitura nga emetimet e gazeve serrë po nxehin Europën dhe pjesën tjetër të planetit tonë,” tha Dr Deoras.

    “Ne e kemi ditur edhe më herët se rritja e temperaturave me 1.5°C mund të kishte pasoja katastrofike duke sjellë fenomene të motit ekstrem, duke përfshirë këtu valën përvëluese të të nxehtit që po shohim në Spanjë dhe në Itali.”

    Marrëveshja e Parisit, e firmosur nga 175 vende, kishte si objektiv kryesor ndalimin e rritjes së temperaturave me 1.5C mbi vlerat e regjistruara në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të, përpara se të merrnin hov industrializimi dhe lëndët djegëse fosile.

  • Peshkatari australian me qenin e tij arriti të mbijetojë 2 muaj në Oqeanin Paqësor

    Peshkatari australian me qenin e tij arriti të mbijetojë 2 muaj në Oqeanin Paqësor

    Peshkatari Tim Shaddock ka mbijetuar duke konsumuar ujë shiu dhe peshk të papjekur.

    Peshkatari australian Tim Shaddock, i cili humbi drejtimin në Oqeanin Paqësor me qenin e tij, mbijetoi për dy muaj duke u ushqyer me ujë shiu dhe peshk të papjekur.

    Sipas një lajmi në “9 News”, mjeku i peshkatarit tha se Tim Shaddock, i cili ishte nisur për në Polinezinë Franceze nga Meksika me qenin e tij Bella, u konstatua se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ai u gjet pasi një helikopter që udhëtonte në Oqeanin Paqësor e pa varkën e tij.

    Shaddock, i cili mbijetoi me peshk të papjekur dhe ujë shiu, tha se kishte kaluar një test shumë të vështirë në det dhe se është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

    “Aq e vështirë sa të kërkosh gjilpërë në kashtë”

    Mike Tipton, profesor i fiziologjisë njerëzore, e përshkroi luftën e peshkatarit dhe qenit për mbijetesë si “një kombinim i fatit dhe aftësisë”.

    Duke deklaruar se mbijetesa varet nga sigurimi i një burimi uji të freskët, Tipton tha se mundësia që Shaddock dhe qeni i tij të gjendeshin në Oqeanin Paqësor ishte po aq e vështirë sa “të kërkosh një gjilpërë në kashtë”.

    Duke theksuar se Bella i ndihmoi shumë në mbijetesën e tyre, Tipton theksoi rëndësinë e forcës mendore të nevojshme për të luftuar këtë luftë.

    Tipton tha se që Shaddock të kthehet në normalitet, gjendja e tij shëndetësore duhet të ndiqet edhe për disa muaj të tjerë.

  • Erdogan nis turneun në Gjirin Persik, optimist për marrëveshjen e grurit

    Erdogan nis turneun në Gjirin Persik, optimist për marrëveshjen e grurit

    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi se ministrat e Jashtëm të Turqisë dhe Rusisë do të angazhohen në diskutime në lidhje me marrëveshjen e grurit të Detit të Zi të hënën.

    Ai shprehu optimizëm se kjo çështje mund të përparojë edhe pse Moska mori vendim për të pezulluar marrëveshjen.

    Erdogan, i cili udhëton të hënën në Arabinë Saudite në një turne me tre ndalesa në shtetet e Gjirit Persik për të kërkuar mundësi tregtare dhe investimesh për ekonominë e Turqisë, tha se do të diskutojë marrëveshjen, përfshirë eksportin e plehrave ruse, me Putinin kur ata të takohen personalisht në gusht.

    “Shpresoj se me këtë diskutim, ne mund të bëjmë një përparim dhe të vazhdojmë rrugën tonë pa pushim”, tha Erdogan, duke folur me gazetarët.

    Sipas Bordit të Marrëdhënieve Ekonomike me Jashtë të Turqisë, Erdogan do të mbërrijë në Xhedah i shoqëruar me rreth 200 biznesmenë.

    Ai pritet të takohet me Mbretin Salman dhe Princin e Kurorës Mohammed bin Salman. Gjatë udhëtimit tre-ditor të Erdoganit janë organizuar forume biznesi në Arabinë Saudite, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

    “Shpresojmë të përmirësojmë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin tonë në shumë fusha. Ne do të fokusohemi në investimet e përbashkëta dhe iniciativat tregtare që do të realizohen në periudhën e ardhshme”, u tha Erdogan gazetarëve në Stamboll përpara se të nisej.

    Vizita vjen në kohën kur qytetarët e Turqisë janë goditur me rritje të taksave të produkteve dhe karburantit, të cilat ministri i Financave, Mehmet Simsek, ka thënë se janë të nevojshme për të rivendosur disiplinën fiskale dhe për të ulur inflacionin.

    Muajin e kaluar, banka qendrore turke njoftoi një rritje të madhe të normave të interesit, duke sinjalizuar një zhvendosje drejt politikave ekonomike më konvencionale pas kritikave se qasja e normës së ulët të Erdoganit e kishte përkeqësuar krizën e kostos së jetesës.

    Ankaraja kohët e fundit ka rivendosur marrëdhëniet me Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, pas një përçarjeje të gjatë dhjetëvjeçare.

    Çarja e raporteve ndodhi pas Pranverës Arabe të vitit 2011 dhe mbështetjes së Turqisë për Vëllazërinë Myslimane, e konsideruar si një kërcënim nga disa monarki të Gjirit.

    Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë dhënë Turqisë rreth 20 miliardë dollarë kohët e fundit, ndërsa Arabia Saudite depozitoi 5 miliardë dollarë në Bankën Qendrore të Turqisë në mars.

    Disa ditë pasi Erdogan fitoi zgjedhjet presidenciale muajin e kaluar, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia nënshkruan një marrëveshje tregtare me vlerë 40 miliardë dollarë për pesë vitet e ardhshme.

    Erdogan do të takohet me emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, në Doha të martën përpara se të takojë udhëheqësin e Emirateve të Bashkuara Arabe në Abu Dhabi të mërkurën.

  • Bebe Rexha ndahet dhe publikon mesazhin e trishtë që i ka dërguar partneri i saj

    Bebe Rexha ndahet dhe publikon mesazhin e trishtë që i ka dërguar partneri i saj

    Bebe Rexha ka raportuar se është ndarë me të dashurin e saj, Keyan Safyari, dhe ka ndarë një mesazh ku ai kritikonte shtimin e peshës së saj.

    Në biseden mes trye që është publikuar, Safyari vë në dukje ndryshimet në fytyrën e Rexhës dhe përmend shtimin e peshës prej 35 kilogramësh. Ndërsa Rexha u përgjigj duke pyetur nëse do të preferonte që ajo të gënjejë për këtë.

    Hapja e këngëtares për ndarjen dhe komentet lënduese që mori, ka ngritur një diskutim për imazhin e trupit dhe rëndësinë e mbështetjes së njëri-tjetrit.

    Shumë fansa i kanë dalë në mbrojtje Rexhës, duke e duartrokitur për sinqeritetin dhe duke i kujtuar se është e bukur pavarësisht çdo ndryshimi fizik.

    Ngjarja shërben si një kujtesë për presionin që përballen individët, veçanërisht femërat, në lidhje me pamjen e tyre dhe nevojën për pozitivitet trupor dhe pranim në shoqëri.

    “Bebe Rexha duket se është ndarë me të dashurin Keyan Safyari dhe ndan tekstin e tij duke thirrur shtimin e saj në peshë: “Gjithmonë kam thënë se do të jem e sinqertë me ty dhe fytyra jote po ndryshonte kështu që të thashë se ishte… kjo ishte biseda. ne kishim dhe ju pyetët. Ngaqë më intereson, a do të preferonit që të të gënjej? Keni shtuar 35 kilogramë, padyshim që keni shtuar peshë dhe fytyra juaj ndryshon? A duhet të pretendoj se nuk ndodhi dhe se është në rregull?”, është raportuar nga Pop Crave.

  • ​Federata e Xhudos pajiset me 448 m2 tatami në vlerë prej 21 mijë eurove

    ​Federata e Xhudos pajiset me 448 m2 tatami në vlerë prej 21 mijë eurove

    Federata e Xhudos së Kosovës ka bërë të ditur se sot ka pranuar nga Federata Evropiane e Xhudos 448 m2 tatami që ka vlerën e mbi 21 mijë eurove.

    Ky tatami do të përdoret për Kampionatin e Hapur Evropian të Xhudos që do të mbahet në Kosovë më 16 dhjetor 2023, për herë të parë në histori, raporton KosovaPress.

    “Një falenderim nga zemra për Federatën Evropiane të Xhudos (EJU) që ka dhuruar 448 m2 tatami, me vlerë 21,627.30€ për Kampionatin e Hapur Evropian të Xhudos që do të mbahet në Kosovë më 16 dhjetor 2023, për herë të parë në histori.”, thuhet në njoftimin e Federatës së Xhudos.

  • Italia mbyll aeroportin kryesor të Sicilisë për shkak të zjarrit

    Italia mbyll aeroportin kryesor të Sicilisë për shkak të zjarrit

    Aeroporti në qytetin sicilian të Katanias, një nga pikat kryesore turistike në Sicilinë lindore, është mbyllur deri të mërkurën për shkak të një zjarri, bëri të ditur kompania e menaxhimit të aeroportit në Twitter.

    Zjarri shpërtheu vonë të dielën dhe nuk pati të lënduar, njoftoi aeroporti.

    Zjarrfikësit thanë se ishin në gjendje të frenonin zjarrin rreth 90 minuta pasi u ndez, por nuk dhanë detaje mbi shkakun e mundshëm apo ndonjë lidhje me temperaturat e larta aktuale në rajon.

    Katania është një nga qytetet italiane që lëshoi alarmin e kuq për temperaturat e larta të dielën, së bashku me kryeqytetin sicilian Palermo dhe qytetin e tretë më të madh në ishullin Mesina.

    Vendi po përgatitet për temperatura të larta rekord në ditët në vijim.

    Fluturimet në aeroportin sicilian, i cili sipas grupit të sektorit Assoaeroporti, ishte i pesti më i ngarkuari në Itali vitin e kaluar, u pezulluan deri të mërkurën në orën 14:00 me kohën e Evropës Qendrore, njoftoi kompania.

    Agjencia e lajmeve Ansa njoftoi se pas shpërthimit të zjarrit, në pjesën e poshtme të ndërtesës u shfaq tym i dendur, duke bërë që njerëzit të largoheshin nga aeroporti në panik.

    Aeroporti i Katanias përdoret rregullisht nga turistët që shkojnë në vende si mali Etna dhe Taormina, i cili është rreth 70 kilometra larg, dhe Sirakuza, me teatrin e tij grek dhe qendrën historike në ishullin Ortigia.

    Dhjetëra miliona njerëz janë duke u përballur me temperatura shumë të larta në gjithë botën.

    Moti i nxehtë në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Azi, konsiderohet një prej shembujve se si rrezikohet bota nga ngrohja globale.

    Temperatura mesatare globale e ka prekur një rekord të ri në javën e parë të korrikut.

    Temperatura mesatare në botë e ka prekur shifrën 16.89 gradë Celsius më 3 korrik dhe e ka tejkaluar shifrën 17 gradë për herë të parë më 4 korrik, me një mesatare globale prej 17.04 gradë Celsius. /REL/