ATV

Blog

  • Zelandë e Re, vriten dy persona disa orë para se të fillojë Kupa e Botës për Femra

    Zelandë e Re, vriten dy persona disa orë para se të fillojë Kupa e Botës për Femra

    Të shtënat me armë zjarri kanë lënë të vdekur dy persona në qendër të Auckland të Zelandës së Re, disa orë përpara se qyteti të hapë Kupën Botërore FIFA për femra.

    Gjashtë persona të tjerë, duke përfshirë oficerë policie, u plagosën dhe personi i armatosur gjithashtu vdiq pas incidentit në orën 07:22 (19:22 GMT) në një kantier ndërtimi.

    Kryeministri Chris Hipkins tha se sulmi nuk duket se është një akt terrorist, shkruan BBC.

    Turneu do të vazhdojë siç ishte planifikuar, konfirmoi ai.

    Ndërsa nuk ishte identifikuar asnjë motiv politik apo ideologjik për sulmin, policia e kishte neutralizuar kërcënimin dhe publiku mund të sigurohej se nuk kishte rrezik të vazhdueshëm, tha kryeministri.

    Ai shtoi se personi i armatosur kishte qenë me një armë kur mbërriti në kantierin e ndërtimit në “Queen Street” të premten në mëngjes.

    Hipkins falënderoi “burrat dhe gratë e guximshme të Policisë së Zelandës së Re, të cilët u përplasën me armë zjarri, drejt e në rrezik, për të shpëtuar jetën e të tjerëve.

    “Këto lloj situatash zhvillohen shpejt dhe veprimet e atyre që rrezikojnë jetën për të shpëtuar të tjerët nuk janë asgjë më pak se heroike”.

    Sipas kryebashkiakut të Auckland, Ëayne Broën, i gjithë personeli i FIFA-s dhe ekipet e futbollit janë të sigurt. Më herët, ai kishte paralajmëruar njerëzit që të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin udhëtimet në qytet.

    “Nuk mbaj mend që diçka e tillë të ketë ndodhur ndonjëherë në qytetin tonë. Ngjarjet e këtij mëngjesi kanë qenë tragjike dhe shqetësuese për të gjithë banorët e Auckland-it, pasi kjo nuk është diçka me të cilën jemi mësuar,” shkroi Broën në Tëitter.

    FIFA shprehu “ngushëllimet më të thella” për familjet e viktimave dhe tha se ishte në komunikim me autoritetet e Zelandës së Re.

  • 54 vjet më parë njeriu zbriti në Hënë

    54 vjet më parë njeriu zbriti në Hënë

    Ishte një kohë kur ende kishte ëndrra ku (pothuajse) çdo gjë dukej e mundur, shkruan gazeta gjermane ”Rheinpfalz” në një artikull kushtuar zbritjes së parë të njeriut në Hënë.

    “Besimi në përparimin teknologjik ishte pothuajse i patundur në vitet ‘60 të shekullit të kaluar. Por, një ëndërr u bë e vërtetë kur Neil Armstrong vendosi këmbë në sipërfaqen e Hënës më 20 korrik 1969”, shton ajo.

    “Ky ishte më shumë se kulmi i përpjekjeve të pabesueshme të inxhinierëve dhe shkencëtarëve, që u arrit me një teknologji që sot duket e vjetërsuar”, thekson ajo.

    Njerëzimi në fakt dukej i aftë për të kapërcyer barrierat e hapësirës dhe kohës, shkruan KosovaPress.

    Misioni “Apollo 11” është shndërruar sot në simbolin e një epoke të re drejt hapësirës, ku protagonistë të rinj po sfidojnë njëri-tjetrin në një garë që synon kthimin në Hënë në një rutinë duke e shndërruar këtë satelit të vogël në një bazë kërkimore dhe në një plasdarm për eksplorimin e sistemit diellor duke filluar nga planeti Mars.

  • AAK-ja mban tryezë diskutimi për situatën politike në vend

    AAK-ja mban tryezë diskutimi për situatën politike në vend

    Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës sot do të mbajë tryezë diskutimi për situatën politike në vend.

    Kësaj here, do të mbahet tryezë diskutimi me përfaqësues të shoqërisë civile dhe të mediave, sot, më datë 20 korrik, në ora 12:00, në sallën 506, në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

    “Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka filluar një cikël diskutimesh për situatën e rëndë politike në Kosovë dhe modalitetet e mundshme për të dalë nga kjo situatë, me pjesëmarrës nga jeta publike, ekspertë të fushave, përfaqësues të shoqërisë civile dhe medieve”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

  • Moti për sot dhe nesër

    Moti për sot dhe nesër

    Në ditën e sotme në vendin tonë do të mbizotërojë kryesisht mot me diell, derisa në disa zona pritet të ketë edhe reshje shiu.

    Temperaturën minimale do ta mbajë Gjakova me 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalen Prizrenime 35 gradë Celsius.

    Edhe dita e nesërme në vendin tonë pritet të jetë kryesisht me mot të kthjellët.

    Temperaturën minimale do ta mbajë sërish Gjakova me 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalen Prizreni me 35 gradë Celsius.

    Ndërkohë, në Shqipëri do të ketë mot me diell dhe kthjellime. Temperaturën minimale do e ketë Korça me 16 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të jetë në Gjirokastër me 33 gradë Celsius. /atvlive.tv/

    Parashikimin e plotë të motit, për rajon dhe Evropë, mund ta gjeni në videon e mëposhtme:

  • Ramush Haradinaj shtërngon duart me Van Damme-n

    Ramush Haradinaj shtërngon duart me Van Damme-n

    Aktori i famshëm i filmave aksion në nivel botëror, Jean-Claude Van Damme, ka ardhur për herë të parë në Kosovë.

    Ikona e aksioneve dhe filmave të cilat kanë shoqëruar ekranet anë e kënd globit, do të gëzoj fansat kosovarë gjatë ditës së sotme.

    Ardhjen e tij e ka mundësuar një kompani zvicerane e orëve.

    E gjatë qëndrimit të tij në Qendrën tregtare “Prishtina Mall”, ka mbajtur edhe konferencë për media, derisa ai është takuar edhe me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

    Van Damme dhe “Rambo” kanë shtrënguar duart gjatë konferencës.

  • Tahiri: Jemi duke punuar që Ligjin për pagën minimale ta dërgojmë në Kushtetuese

    Tahiri: Jemi duke punuar që Ligjin për pagën minimale ta dërgojmë në Kushtetuese

    Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se AAK-ja po mendojnë që ligjin për pagën minimale ta dërgoj në Gjykatën Kushtetuese.

    Sipas tij, AAK-ja i ka të gjitha nënshkrimet dhe nuk ka nevojë për ndihmën e PDK-së dhe LDK-së.

    “Po e them për herë të parë që jemi duke menduar seriozisht që Ligjin për pagën minimale me dërgua në Gjykatën Kushtetuese jemi dukë punuar i kemi nënshkrimet pa ndihmën e PDK-së e LDK-së, është mashtrim me i thënë dikujt që paga minimale është 264 euro”, tha Tahiri në RTV 21.

    Tahiri tha se AAK-ja nuk e ka as në plan ta bëjë koalicionin PAN me Kurtin në rast se do mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme.

    “Ne nuk e kemi as në plan të bëjmë PAN AAK-ja është ne stadin me te avancum në organizimin politik që e ka pasur ndonjëherë në Kosovë e diasporë”, tha Tahiri duke shtuar se “PAN-i është i papërsëritshëm”.

  • Sot dita e fundit e gjykimit ndaj Thaçit e të tjerëve në Speciale para pushimit veror

    Sot dita e fundit e gjykimit ndaj Thaçit e të tjerëve në Speciale para pushimit veror

    Dita e sotme në Dhomat e Specializuara të Kosovës, në rastin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve është e dita e fundit e gjykimit para se të fillojë pushimi veror.

    Sipas kalendarit të punës së Dhomave Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, pushimi veror fillon më 24 korrik, ndërsa seancat do të fillojnë më 14 gusht.

    Gjatë muajit gusht janë paraparë të mbahen shtatë seanca në rastin gjyqësor “Thaçit dhe të tjerët”, ndërsa në rastin “Shala’, do të mbahen pesë seanca.

    Ndryshe dje ka filluar të dëshmojë, dëshmitari i 15-të i ZPS-së i mbrojtur me kodin W04586, ai ka dëshmon për vdekjen e anëtarit të familjes së tij gjatë periudhës përkatëse.

    Dëshmitari dje ka dëshmuar përmes videolidhjes.

  • Lajçak e quan të dobishëm takimin me Vuçiqin

    Lajçak e quan të dobishëm takimin me Vuçiqin

    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, me të cilin ka thënë se janë dakorduar për rëndësinë që të ndërmerren hapa për depërshkallëizmin e situatës në veri të Kosovës.

    Këtë takim, diplomati sllovak e ka quajtur të dobishëm.

    “Kisha një takim të dobishëm me Aleksander Vuçiq, pas takimit të sotëm të kryenegociatorëve. Ne u dakorduam për rëndësinë që urgjentisht të ndërmerren hapa për të depërshkallëzuar situatën në veri të Kosovës dhe për të bërë përparim të shpejtë në normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar Lajçak, në Twitter./

  • Katër persona të vdekur nga stuhitë në Kroaci, Bosnje dhe Slloveni

    Katër persona të vdekur nga stuhitë në Kroaci, Bosnje dhe Slloveni

    Katër persona kanë vdekur si pasojë e një stuhie që i ka goditur disa vende të Ballkanit në pasditen e së mërkurës.

    Dy persona kanë vdekur në Zagreb të Kroacisë, një në Bled të Sllovenisë dhe një në Bërçko të Bosnje-Hercegovinës, raporton Radio Evropa e Lirë.

    Stuhia e përcjellë me shi të rrëmbyeshëm dhe erëra të fuqishme i ka shkulur pemët, dhe e ka vështirësuar qarkullimin e makinave.

    Stuhia i ka përfshirë edhe qytetet serbe, Novi Sad dhe Beograd, por atje është raportuar vetëm për dëme materiale.

    Në Bosnje është raportuar se 20 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa në Zagreb është raportuar për tetë persona të plagosur.

    Në zonën e Samaçit, në veri të Bosnje – Hercegovinës, Shtabi i Situatave Emergjente, e ka shpallur gjendjen e katastrofës natyrore, pasi era ka shkaktuar dëme të mëdha, ka raportuar Radiotelevizioni i Republikës Sërpska.

    Në të njëjtën kohë, Aeroporti në Banja Llukë është mbyllur për qarkullim, pasi stuhia e ka dëmtuar çatinë e objektit.

    Lajmi për stuhinë vjen teksa bota po përballet me temperatura ekstreme në ditët e fundit.

    Temperatura mesatare globale e ka prekur një rekord të ri në javën e parë të korrikut.

    Me temperatura të larta është përballur edhe rajoni i Ballkanit.

  • Hajdari nuk është në dijeni që po hetohet si e dyshuar për keqpërdorim detyre

    Hajdari nuk është në dijeni që po hetohet si e dyshuar për keqpërdorim detyre

    Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka deklaruar se nuk është ftuar nga Prokuroria e Shtetit lidhur me dyshimet për keqpërdorimet me rezervat shtetërore.

    Sipas “Betimit për Drejtësi”, Hajdari dyshohet për keqpërdorim të rezervave shtetërore, lidhur me blerjen e miellit dhe vajit, që ka dëmtuar buxhetin shtetëror.

    “Unë nuk jam ftuar asnjëherë nga askush për asgjë. Nuk e di që jam nën hetime”, tha Hajdari.

    Donika Gërvalla, Hekuran Murati, Elbert Krasniqi dhe Hajrullah Çeku janë katër ministrat e tjerë të kabinetit qeveritar, ndaj të cilëve është filluar proces hetimor nga Task-forca antikorrupsion.

    Përpos pesë ministrave, Task-forca do të ketë punë edhe me zëvendësministrin Hysen Durmishi që dyshohet për dhënien e tenderit për tiketa, nga i cili pas nënshkrimit, ishte zmbrapsur. /atvlive.tv

    Edicionin Qendror të lajmeve në ATV e gjeni në videon më poshtë: