ATV

Blog

  • “Ka vështirësi në të ecur, mundim si në të vjellur”, Drejtori i Spitalit jep detaje për gjendjen e Hysni Mehanit

    “Ka vështirësi në të ecur, mundim si në të vjellur”, Drejtori i Spitalit jep detaje për gjendjen e Hysni Mehanit

    Drejtori i Spitalit Rajonal të Mitrovicës, Gëzim Berisha, ka folur lidhur me gjendjen e Hysni Mehanit.

    Berisha tha se Mehani do të ndalet deri nesër në spital, sepse do i bëhen ekzaminime.

    Shtoi se i njëjti ka vështirësi në të ecur.

    “Përveç lëndimeve më serioze në fytyrë, ka vështirësi në të ecur, mundim si në të vjellur, neurologu do e përcjell deri nesër.”, tha Berisha për Mitropol.

    Ish-deputetja e Vetëvendosjes, Arjeta Fejza, ka rrëfyer për incidentin. Ajo ka thënë se ishte duke pirë kafe me zëvendësministrin Hysni Mehanin, kur ky i fundit u sulmua.

    Fejza ka deklaruar Kryetari i Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, iu afrua Mehajt pa asnjë lloj komunikimi paraprak dhe se e sulmoi fillimisht me telefon, pastaj me dorë dhe gotë.

    “Sot rreth mesditës, bashkë me zëvendësministrin Mehani ishim duke pirë kafë ne një kafiteritë në qendër të Skënderajt….Pa asnjë lloj komunikimi paraprak me z.Lushtaku, ai u afrua dhe e sulmoi zëvendësministrin Mehani. Fillimisht me telefon, pastaj me dorë, pastaj edhe me gotë”, ka deklaruar Fejza.

  • FSK del me njoftim për gjetjen e trupit të 55-vjeçares në lumin Lumbardh

    FSK del me njoftim për gjetjen e trupit të 55-vjeçares në lumin Lumbardh

    Më herët, u njoftua se është gjetur e vdekur 55-vjeçarja që u raportua e zhdukur në Deçan.

    Lidhur me këtë rast, FSK ka bërë të ditur se trupi i pajetë i viktimës është gjetur në lumin Lumbardhë.

    Postimi:

    FSK gjen trupin e pajetë në lumin Lumbardhë

    Me kërkesën nga Qendra e Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe me urdhër të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, FSK ka marrë të gjitha masat, duke angazhuar ekipet e Kërkim Shpëtimit ujor të Gardës Kombëtare, të cilat kanë vepruar në bashkëpunim dhe koordinim me autoritetet lokale të Komunës së Deçanit dhe Policinë e Kosovës.

    Pas kërkimeve intensive ekipet e Kërkim Shpëtimit ujorë të FSK-së, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë me inicialet SH,P.

    Pas evakuimit të viktimës trupi i pajetë është dorëzuar Mjekësisë Ligjore dhe Policisë së Kosovës për procedurat e mëtejme.

  • Pakënaqësi te stafi i Arsenalit për organizimin e udhëtimit në finalen ndaj PSG-së

    Pakënaqësi te stafi i Arsenalit për organizimin e udhëtimit në finalen ndaj PSG-së

    Stafi i Arsenal raportohet se ka mbetur i pakënaqur me mënyrën se si klubi ka organizuar udhëtimin për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germain, e cila do të zhvillohet më 30 maj në Budapest.

    Sipas mediave britanike, përfshirë Daily Mail dhe The Telegraph, punonjësve që nuk janë të përfshirë drejtpërdrejt në organizimin e finales u është ofruar një paketë udhëtimi me çmim prej 859 funtesh. Paketa përfshin fluturimin charter dhe biletën për ndeshjen.

    Oferta parasheh nisjen nga Lutoni në ditën e finales dhe kthimin menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, në mënyrë që stafi të jetë i pranishëm në një paradë të mundshme të trofeut më 31 maj.

    Megjithatë, sipas raportimeve, disa punonjës janë habitur nga kostoja e lartë e paketës, ndërsa ata që zgjedhin ta organizojnë vetë udhëtimin rrezikojnë të humbasin festimet e mundshme të klubit.

    Në anën tjetër, Paris Saint-Germain ka zgjedhur një qasje krejtësisht tjetër. Klubi francez thuhet se do të mbulojë të gjitha shpenzimet e udhëtimit dhe biletave për të gjithë stafin që do të marrë pjesë në finalen e zhvilluar në Puskás Aréna.

    Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, iu është drejtuar punonjësve përmes një letre, duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe ndjenjës së përkatësisë brenda klubit.

    Ndërkohë, skuadra e drejtuar nga

  • Israel Katz kritikon Lamine Yamal pas shfaqjes së flamurit palestinez në festimin e Barcelonës

    Israel Katz kritikon Lamine Yamal pas shfaqjes së flamurit palestinez në festimin e Barcelonës

    Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka dënuar publikisht futbollistin Lamine Yamal pasi ai u pa duke mbajtur një flamur palestinez gjatë paradës së FC Barcelonës për festimin e titullit kampion.

    Në një deklaratë të publikuar në spanjisht, Katz e akuzoi Yamal-in se po nxit përçarje në një kohë kur Izraeli është i përfshirë në konflikt.

    “Lamine Yamal ka zgjedhur të dalë kundër Izraelit dhe të nxisë urrejtje në një kohë kur ushtarët tanë po luftojnë organizatën terroriste Hamas, e cila më 7 tetor 2023 kreu vrasje masive, dhunime dhe vrau fëmijë, gra dhe të moshuar hebrenj”, u shpreh Katz.

    Ai shtoi se ata që mbështesin veprime të tilla duhet të reflektojnë mbi moralin e tyre dhe nëse këto qëndrime janë njerëzore.

    Ministri i Mbrojtjes theksoi se nuk do të heshtë përballë, siç e cilëson ai, nxitjes kundër popullit hebre, duke i bërë thirrje klubit FC Barcelona të mbajë një qëndrim zyrtar.

    “Si Ministër i Mbrojtjes i Izraelit, nuk do të qëndroj i heshtur përballë nxitjes kundër Izraelit dhe popullit hebre”, deklaroi Katz.

    Ai gjithashtu kërkoi që klubi katalanas të distancohet qartë nga çdo deklaratë apo veprim që mund të interpretohet si mbështetje për nxitje të urrejtjes apo dhunës.

  • “E sulmoi njëherë me telefon, me dorë e më pas me gotë” – Arjeta Fejza flet pas rrahjes së Hysni Mehanit të LVV-së, ishte duke pirë kafe me të

    “E sulmoi njëherë me telefon, me dorë e më pas me gotë” – Arjeta Fejza flet pas rrahjes së Hysni Mehanit të LVV-së, ishte duke pirë kafe me të

    Ish-deputetja e Vetëvendosjes, Arjeta Fejza, ka rrëfyer për incidentin që ndodhi në Skënderaj. Ajo ka thënë se ishte duke pirë kafe me zëvendësministrin Hysni Mehanin, kur ky i fundit u sulmua.

    Fejza ka deklaruar Kryetari i Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, iu afrua Mehajt pa asnjë lloj komunikimi paraprak dhe se e sulmoi fillimisht me telefon, pastaj me dorë dhe gotë.

    “Sot rreth mesditës, bashkë me zëvendësministrin Mehani ishim duke pirë kafë ne një kafiteritë në qendër të Skënderajt….Pa asnjë lloj komunikimi paraprak me z.Lushtaku, ai u afrua dhe e sulmoi zëvendësministrin Mehani. Fillimisht me telefon, pastaj me dorë, pastaj edhe me gotë”, ka deklaruar Fejza.

    Sipas saj, kur Sekretari i Qendrës së VV’së atje, Bahri Zabeli, ndërhyu për ta qetësuar situatën, ai u sulmua edhe nga persona të tjerë që thotë se ishin me Lushtakun në atë moment.

    “Kur Sekretari i Qendrës sonë, Bahri Zabeli tentoi me ndërhy për me qetësu situatën për me i nda, ai u sulmua edhe nga disa persona tjerë, të cilët nuk i njoh por ishin bashkë me z. Lushtaku në atë moment”, deklaroi ajo.

    Sipas saj, gjithçka ka ndodhur pa asnjë provokim, teksa këtë e ka cilësuar sulm mbi demokracinë.

    “Tema s’ka pas të bëj fare as me Skënderaj. Gjithçka ka ndodhë pa asnjë provokim dhe pa asnjë reagim prej anës sonë. Unë po ju siguroj, unë kam qenë aty, ne kemi qenë duke bisedu për një çështje që s’ka lidhje as me Skënderaj e as fare nuk është përmend emri i tij”, shtoi Fejza.

    Ajo tha se Mehani po merr trajtim në Spitalin e Mitrovicës./

  • “Sulm qyqar që shpërfaq mendësi banditeske”- Kurti dënon sulmin ndaj Hysni Mehanit

    “Sulm qyqar që shpërfaq mendësi banditeske”- Kurti dënon sulmin ndaj Hysni Mehanit

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti para fillimit të mbledhjes së Qeverisë, komentoi rastin ku kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, dyshohet se ka sulmuar fizikisht Hysni Mehanin nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Kurti u bëri thirrje organeve të rendit e të drejtësisë që të ndërmarrin veprimet e nevojshme ndaj përgjegjësve për këtë sulm.

    “U sulmua me grushte dhe u godit në kokë me gotë, teksa po pinte kafe me deputeten Arjeta Fejza dhe aktivistë të tjerë. Qeveria e Republikës së Kosovës e dënon këtë sulm qyqar dhe të papranueshëm, që shpërfaq mendësi banditeske. Veprimet e tilla nuk na trembin dhe nuk na shtyjnë të tërhiqemi nga gara politike në asnjë qytet. Nga kjo mbledhje u bëjmë thirrje institucioneve dhe organeve të rendit e të drejtësisë që urgjentisht të ndërmarrin veprimet e nevojshme ndaj përgjegjësve për këtë sulm”, tha Kurti.

  • Tension në rritje në Hormuz: Sulme të reja ndaj anijeve ndërsa bisedimet për paqe mbeten të bllokuara

    Tension në rritje në Hormuz: Sulme të reja ndaj anijeve ndërsa bisedimet për paqe mbeten të bllokuara

    Sulme të reja ndaj anijeve pranë Ngushticës së Hormuzit kanë rritur shqetësimet për sigurinë e një prej korridoreve më të rëndësishme detare në botë, në një kohë kur diplomacia ndërkombëtare për zgjidhjen e krizës mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara mbetet e pezulluar.

    Ngjarjet ndodhën ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump, diskutoi situatën me presidentin e Kinës, Xi Jinping, në Pekin, ku u theksua nevoja për hapjen e ngushticës dhe shmangien e përshkallëzimit të mëtejshëm.

    Sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, palët kanë rënë dakord që Ngushtica e Hormuzit duhet të mbetet e hapur dhe se Irani nuk duhet të pajiset me armë bërthamore, ndërsa Kina është theksuar si një aktor kyç për stabilitetin e rajonit për shkak të varësisë së saj nga nafta iraniane.

    Nga ana tjetër, Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, u shpreh se beson që Kina do të luajë rol në lehtësimin e situatës dhe sigurimin e qarkullimit të lirë të energjisë në rajon.

    Megjithatë, bisedimet e paqes mes palëve mbeten të bllokuara, pasi si Teherani ashtu edhe Uashingtoni kanë refuzuar propozimet e fundit dhe vazhdojnë të qëndrojnë në qëndrimet e tyre të forta, duke rritur pasigurinë në rajon.

  • Trump-Xi dakordohen që Ngushtica e Hormuzit ‘duhet të mbetet e hapur’, Irani nuk mund të ketë kurrë armë bërthamore – thotë Shtëpia e Bardhë

    Trump-Xi dakordohen që Ngushtica e Hormuzit ‘duhet të mbetet e hapur’, Irani nuk mund të ketë kurrë armë bërthamore – thotë Shtëpia e Bardhë

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping, bien dakord që Ngushtica e Hormuzit “duhet të mbetet e hapur”, thotë Shtëpia e Bardhë, ndërsa të dy udhëheqësit janë takuar në Pekin.

    “Të dyja palët ranë dakord që Ngushtica e Hormuzit duhet të mbetet e hapur për të mbështetur rrjedhën e lirë të energjisë”, thotë Shtëpia e Bardhë.

    Trump dhe Xi diskutuan gjithashtu mbi ndërtimin e progresit në ndalimin e rrjedhës së kimikateve pararendëse të fentanilit në SHBA, si dhe rritjen e blerjeve kineze të produkteve bujqësore amerikane, thuhet në deklaratë.

    Shtëpia e Bardhë thotë se Irani është në pritje të bisedimeve “të mira” Trump-Xi

    Tajvani nuk u përmend në përmbledhjen e takimit të Shtëpisë së Bardhë, të cilin e përshkroi si “të mirë”, transmeton Telegrafi.

    “Të dyja vendet ranë dakord që Irani nuk mund të ketë kurrë një armë bërthamore”, shtoi Shtëpia e Bardhë, mes negociatave të SHBA-së me Iranin për një armëpushim dhe një marrëveshje bërthamore. /Telegrafi/

  • E rëndë në Deçan: Gjendet pa shenja jete 55-vjeçarja që ishte raportuar e zhdukur prej dy ditësh

    E rëndë në Deçan: Gjendet pa shenja jete 55-vjeçarja që ishte raportuar e zhdukur prej dy ditësh

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur Deçanin, ku është gjetur e vdekur 55-vjeçarja që ishte raportuar e zhdukur më 12 maj.

    Vdekja e 55-vjeçares është konfirmuar nga familjarët e saj, pasi ajo ishte raportuar e zhdukur prej dy ditësh.

    Trupi i pajetë u gjet gjatë ditës së sotme, ndërsa rrethanat e ngjarjes ende nuk janë bërë publike.

    Autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rastin.

  • Dugolli, Zyba e Azemi shkojnë në spital te Mehani: PDK ta dënojë pa hezitim këtë sulm të papranueshëm

    Dugolli, Zyba e Azemi shkojnë në spital te Mehani: PDK ta dënojë pa hezitim këtë sulm të papranueshëm

    Enver Dugolli, nga Lëvizja Vetëvendosje, ka ndarë një fotografi ku bashkë me Salih Zybën e Egzon Azemin, shihen se janë me Hysni Mehanin, pas incidenti të sotëm në Skenderaj, ku LVV-ja tha se Mehani është sulmuar fizikisht nga Sami Lushtaku.

    Dugolli, në reagimin e tij, e ka dënuar fuqishëm dhunën, kërcënimet dhe sulmet fizike.

    ‘’ Sami Lushtaku, ta kesh të qartë: me sulme fizike, presione dhe metoda banditeske nuk do ta ndalni kurrë Hysniun dhe as Lëvizjën Vetëvendosje. Dhuna është arma e atyre që nuk kanë argumente politike dhe që përpiqen të mbjellin frikë te qytetarët dhe aktivistët politik përmes sulmeve fizike, kërcënimeve dhe presionit’’, thuhet në reagim mes tjerash.

    Postimi:

    Në Spitalin e Mitrovicës vizituam aktivistin tonë dhe zëvendësministrin, Hysni Mehani. Personeli mjekësor po kujdeset për gjendjen e tij shëndetësore dhe u jemi mirënjohës për profesionalizmin e treguar.

    Sami Lushtaku, ta kesh të qartë: me sulme fizike, presione dhe metoda banditeske nuk do ta ndalni kurrë Hysniun dhe as Lëvizjën Vetëvendosje. Dhuna është arma e atyre që nuk kanë argumente politike dhe që përpiqen të mbjellin frikë te qytetarët dhe aktivistët politik përmes sulmeve fizike, kërcënimeve dhe presionit.

    E dënojmë fuqishëm dhunën, kërcënimet dhe sulmet fizike si instrument të frikësimit politik. Askush nuk mund ta ndalë vullnetin qytetar për ndryshim me dhunë, presion apo banda politike.

    Ftojmë Partinë Demokratike të Kosovës që, nëse kanë sadopak guxim politik e njerëzor, ta dënojnë qartë dhe pa asnjë hezitim këtë sulm të papranueshëm.