ATV

Blog

  • Policia kërkon ndihmë për kapjen e “Dukës”, të dyshuarin për sulmin në “Bon Vivant”

    Policia kërkon ndihmë për kapjen e “Dukës”, të dyshuarin për sulmin në “Bon Vivant”

    Policia e Kosovës është vënë në kërkim ndaj Dukagjin Nikollës i njohur me nofkën “Duka”.

    Ai po kërkohet për “Vrasje të rënde në tentativë”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.

    Duka është njëri nga personat e përfshirë në përleshjen me armë në lokalin “Bon Vivant”, ku u vra një person dhe mbetën të lënduar 20 të tjerë.

    Tutje, Policia e Kosovës ka kërkuar edhe ndihmë nga qytetarët për kapjen e “Dukës”.

    “Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarve të shpallur në kërkim. Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë arrestimit sa më të shpejtë të tyre”, thuhet në njoftim.

     

  • Portugali, më shumë se 70 komuna në rrezik maksimal nga zjarri

    Portugali, më shumë se 70 komuna në rrezik maksimal nga zjarri

    Rreth 70 komuna në pjesën e brendshme të Veriut dhe Qendrës dhe në rajonin e Algarve janë në rrezik maksimal nga zjarri të premten, sipas Institutit Portugez për Detin dhe Atmosferën (IPMA).

    Sipas këtij instituti, më shumë se 70 komuna në rrethet Bragança, Vila Real, Guarda, Viseu, Coimbra, Castelo Branco, Portalegre, Santarem, Leiria dhe Faro janë në rrezik maksimal, raporton LUSA.

    Në rrezik shumë të lartë IPMA vendosi rreth 90 komuna në rrethet Faro, Beja, Lisbona, Leiria, Santarem, Portalegre, Castelo Branco, Coimbra, Viseu, Guarda, Aveiro, Porto, Braga dhe Vila Real.

    Por në rrezik të lartë është pothuajse i gjithë rajoni Alentejo, një komunë Algarve dhe më shumë se 40 të tjera në rrethet e Setubal, Lisbonës, Santarem, Leiria, Aveiro, Porto, Vila Real, Braga dhe Viana do Castelo.

    Rreziku i zjarrit i përcaktuar nga IPMA ka pesë nivele, duke filluar nga i ulëti deri në maksimum, dhe përllogaritjet janë marrë nga temperatura e ajrit, lagështia relative, shpejtësia e erës dhe sasia e reshjeve në 24 orët e fundit.

    Për ditën e sotme IPMA parashikon një rritje të vogël të temperaturave maksimale në të gjithë territorin dhe një rritje të vogël të temperaturave minimale në pjesën e brendshme të veriut dhe qendrës, dhe gjithashtu në Algarven lindore.

    Do të fryjë erë nga veriperëndimi, herë pas here e fortë në zonat malore dhe pasdite në brezin bregdetar. Gjithashtu do të ketë mjegull në mëngjes.

    Sa i përket temperaturave, minimaleet do të jenë ndërmjet 16ºC në Bragança, Vila Real, Viseu dhe Sines, dhe 25ºC në Faro, ndërsa maksimalet midis 26ºC në Braga dhe Aveiro dhe 42ºC në Faro.

  • Numri i të vdekurve në Hawai shkon në 53, pasi zjarret kanë shkatërruar shtetin

    Numri i të vdekurve në Hawai shkon në 53, pasi zjarret kanë shkatërruar shtetin

    Zjarret në Hawai kanë marrë jetën e 53 personave deri më tani, ndërsa përpjekjet e ekipeve të kërkim-shpëtimit vazhdojnë për të pagjeturit.

    Gjithsej janë gjashtë zjarre në Big Island dhe Maui, ku ka ndodhur pjesa më e madhe e shkatërrimit që nga shpërthimi i zjarreve të martën.

    Gati 1700 shtëpi dhe ndërtesa janë shkatërruar dhe mijëra banorë dhe turistë janë evakuuar nga zonat e rrezikshme, shkruan AA, transmeton KosovaPress.

    “Jill dhe unë shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e atyre që humbën më të dashurit në zjarret në Maui dhe lutjet tona janë me ata që kanë parë shtëpitë, bizneset dhe komunitetet e tyre të shkatërruara,” tha Presidenti Joe Biden në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.

    Biden ka miratuar një deklaratë fatkeqësie për të ndihmuar në përgjigjen emergjente dhe përpjekjet për rimëkëmbje.

    Rojet Bregdetare të SHBA-së kanë shpëtuar më shumë se dhjetëra njerëz që u hodhën në oqean për t’i shpëtuar zjarreve, dhe Garda Kombëtare e Hawait u thirr në veprim për të ndihmuar zjarrfikësit dhe personelin tjetër të urgjencës.

    “Ne u jemi mirënjohës zjarrfikësve të guximshëm dhe reaguesve të parë që vazhdojnë të vrapojnë drejt rrezikut, duke e vënë veten në rrezik për të shpëtuar jetë”, tha Biden. “Kam urdhëruar të gjitha asetet federale të jenë në dispozicion në ishuj për të ndihmuar gjatë reagimit”.

    Erërat e fuqishme 60 milje në orë (96 kilometra në orë) nga Uragani Dora në Oqeanin Paqësor kanë ndezur flakët e zjarreve shkatërruese.

    Guvernatori i Hawait, Josh Green, tha më herët të enjten se ai priste që numri i të vdekurve të rritet “dukshëm” nga numri 36 sa ishte më parë, ndërsa reaguesit e parë shkojnë nëpër shtëpitë dhe ndërtesat që u dogjën deri në themel.

    “Ne nuk kemi pasur një rast të humbjes së jetëve si kjo për shumë vite,” tha Green në një intervistë për CNN.

    “Ndërsa hyjmë në qindra shtëpi që u pushtuan nga zjarri…ne kemi shqetësim të madh se do të gjejmë mbetjet e njerëzve që nuk mundën të shpëtonin”.

    Dy mijë udhëtarë u bllokuan në Aeroportin Ndërkombëtar Maui për shkak të anulimeve të fluturimeve. Zyrtarët thanë se 4,000 vizitorë dhe banorë të tjerë po strehoheshin në Qendrën e Konventës në Hawai në Honolulu. Autoritetet u kërkojnë turistëve dhe banorëve që të qëndrojnë larg zonave të rrezikshme

    “Ne u bëjmë thirrje banorëve që të marrin parasysh paralajmërimet e sigurisë nga zyrtarët dhe t’u përmbahen urdhrave të evakuimit dhe udhëzimeve të sigurisë të lëshuara nga autoritetet lokale,” tha Roja Bregdetare në një deklaratë.

  • Lidh Shqipërinë me Serbinë, rruga e Kombit bëhet zgjatim i rrjetit TENT

    Lidh Shqipërinë me Serbinë, rruga e Kombit bëhet zgjatim i rrjetit TENT

    Rruga e Kombit po bëhet zgjatim i rrjetit rrugor kryesor europian, TENT, pasi Serbia po ndërton vazhdimësinë e pjesës së saj nga Nishi në Merdarë (kufiri me Bullgarinë).

    Kohët e fundit, Serbia përuroi punimet në segmentin e parë të autostradës, teksa financimet janë siguruar për të gjithë segmentin, të cilin e ka shpallur prioritet. E cilësuar Autostrada e Paqes, pasi bashkon Kosovën, Serbinë dhe Shqipërinë, me një rrugë të standardit të lartë, ajo ka marrë financimet e Bashkimit Europian.

    Autostrada e Paqes është gjithsej 314 kilometra e gjatë, teksa nis nga Lezha në Shqipëri dhe përfundon në Merdarë, kufiri me Bullgarinë, duke përshkruar Prishtinën dhe Nishin.

    Pjesa e përfunduar është nga Lezha në Prishtinë dhe mbeten për t’u ndërtuar edhe 103 kilometra, nga Prishtina në Merdarë, nga të cilat 76 km në territorin e Serbisë dhe 27 km në atë të Kosovës. Kosto totale për këto kilometra është rreth 947 milionë euro.

    Kosto për kilometër përllogaritet 9 milionë euro edhe pse autostrada në pjesën serbe ka shumë ura dhe tunele. Kosto e punimeve është me ulët se kur u ndërtua pjesa shqiptare në Rrugën e Kombit me rreth 11 milionë euro për kilometër, teksa kostot e ndërtimit të një autostradë aktualisht në vendin tonë kanë arritur në rreth 15-20 milionë euro për kilometër.

    Vijimësia e Rrugës së Kombit në pjesën serbe do të ketë 88 ura, 7 mbi dhe nën kalime dhe 35 tunele nuk do të kushtojë jo më shumë se 9 mln euro për kilometër.

    Ndërtimi i saj bashkëfinancohet nga Banka Europiane e investimeve (EIB) dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ndërsa Bashkimi Europian po ofron grante investimesh përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF).

    Në pjesën e Kosovës nga Prishtina në Nish, projekti është në procesin e detajimit teknik, në një fazë ende të hershme.

    I gjithë projekti është pjesë zgjatuese e Rrjetit të Transportit Trans-Europian të zgjeruar të Orientit/Mesdheut Lindor (TEN-T) dhe Observatorit të Transportit të EUropës Juglindore (SEETO), një korridor i mbi 300 kilometër gjatë që lidh Lezhën në Shqipëri përmes Prishtinës në Kosovë në Nish të Serbisë, sipas të dhënave nga korniza e investimeve në Ballkanin Perëndimor.

    rojekti është përfshirë në listën e projekteve prioritare të Planit të Zhvillimit Shumëvjeçar të Rrjetit Gjithëpërfshirës SEETO 2014-2018. Projekti është shpallur prioritet në kuadër të Strategjisë së Transportit të Qeverisë së Serbisë, 2016-25.

    Me kompletimin e Autostradës së Paqes, Shqipëria forcon lidhjet me rrjetin kryesor europian, teksa dy Autostrada që kalojnë në vendin tonë janë bërë pjesë e rrjetit kryesor Europian TENT, Autostrada Veri-Jug dhe Korridori- 8. \Monitor

  • Pas 10 vitesh në kurbet i vjen vajza në Kosovë, emocionohet babai

    Pas 10 vitesh në kurbet i vjen vajza në Kosovë, emocionohet babai

    Në aeroportin “Adem Jashari” edhe këtë javë kanë ateruar mërgimtarë të shumë, të cilët vijnë në vendlindje me zemrën plotë, për t’i kaluar pushimet e tyre.

    Por të shumtë ishin edhe ata të cilit kishin dalë për t’i pritur më të dashurit e tyre, në mesin e të cilëve edhe një burrë, i cili nuk ishte parë me vajzën e tij, për 10 vite.

    “Jam tu e prit vajzën, se qe 10 vite ka qenë jashtë, fillimisht në Gjermani e pastaj ka shkua në Itali atje edhe ku i ka bo letrat, i ka pri fati. Bile erën me ja nij, se me telefon folshim çdo ditë, por çka me ba, normal që malli të merr. Është një ndjenjë e papërshkrueshme, Zoti deshi kështu.”, tha ai.

    Edhe vajza përshkroi kthimin e saj në vendlindje, pas 10 vitesh.

    “E lumtur që pas 10 vitesh po e takoj familjen, ka qenë e vështirë por jam shumë e kënaqur “, tha ajo.

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • ​Hani i Elezit me një projekt të pezulluar për shkak të masave të BE-së

    ​Hani i Elezit me një projekt të pezulluar për shkak të masave të BE-së

    Në Komunën e Hanit të Elezit janë duke vijuar disa projekte që pritet të përmirësojnë jetesën e qytetarëve, thotë kryetari Mehmet Ballazhi. Masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës e kanë pezulluar projektin që lidhet me trajtimin e lumit Lepenc. Kryetari Ballazhi në një intervistë për KosovaPress fol edhe për një vendim te gabuar të qeverisë që po ndikon në buxhetin e komunave dhe shprehet i pakënaqur me bashkëpunimin me nivelin qendror.

    Projekti i trajtimit të mbetjeve të lumit Lepenc, që në komunën e Hanit të Elezit ka mbetje nga azbesti, e në të cilin janë të përfshirë edhe komunat e Artanës dhe Obiliqit, ka mbetur pezull. Shkak sipas Ballazhit janë masat e BE-së ndaj Kosovës.

    “Para një jave kemi pasur një takim me Bankën Botërore dhe Bashkimin Evropian dhe janë diskutuar edhe këto çështje, Hani Elezit, Artana, Obiliqi. Është në një projekt i Bankës Botërore me një shumë, ne dhe Artana i kemi 15 milionë euro, është trajtimi i mbetjeve të rrezikshme në lumin Lepenc e që këtu ne kemi mbetje nga azbesti, në atë projekt jemi ne dhe Artana me 15 milionë dhe 5 milionë të tjera janë Obiliqi, tani Banka Botërore dhe Bashkimi Evropian për shkak të masave që është dashur edhe 24 milionë t’i bashkëngjiten këtij fondi do të thotë 45 milionë për shkak të këtyre masave jemi të hendikepuar për të filluar me këtë projekt edhe pse jemi në fazën e parë kjo është një marrëveshje ndërkombëtare që duhet të kalojë përmes Qeverisë në Kuvend dhe pastaj të fillojë me implementimin e projektit. Ky projekt do të jetë jetik për Hanin e Elezit sepse trajtimi i lumit Lepenc është shumë me rëndësi për ne për shkak të mbetjeve të azbestit si mbetje të rrezikshme dhe besoj do të pastrohet dhe krijohet vend rekreativ për qytetarët”, tha Ballazhi.

    Kuvendi i Kosovës javë më parë kaloi edhe propozimin e Qeverisë për faljen deri në 100 euro të tatimit në pronë. Për Ballazhin ky është një vendim i gabuar që ndikon në buxhetin e Komunave.

    Ai tha se më mirë është dashur që Qeveria e Kosovës të subvencionojë qytetarët dhe pagesa të mos ndalet.

    “Nëse unë pyetem si vendim është i gabuar, për mendimin tim është i gabuar, sepse qytetarët duhet të paguajnë, për obligime që dalin, dhe janë të gatshëm të paguajnë, dhe paguajnë rregullisht, neve na dëmton, edhe pse buxheti i komunës është tepër i vogël, nëse falen edhe këto borxhe janë të gabuara. Kjo ish dashur ndoshta që qeveria ta ketë në fokus që ata t’i subvencionojnë qytetarët, t’i mbështesin, edhe ashtu ne me ligj nuk kemi të drejtë të falim borxhe. Nëse qeveria ka mjete është dashur t’i subvencionojë përmes mundësive që i kanë ata, por jo me e zhvendos te komuna apo te kryetarët e komunave sepse është hendikep i buxhetit pastaj për neve”, tha Ballazhi.

    Kreu i Komunës së Hanit të Elezit përmendi disa projekte, siç është ai i parkut të qytetit, funksionalizimi i fabrikës së ujit të pijes, ndërtimi i aneksit në urën e lumit Lepec si disa prej projekteve më me ndikim që janë duke vijuar aktualisht.

    “Vërtetë ka shumë rendësi ndikimi i çdo projekti tek qytetarët, këtu jemi fokusuar më shumë që çdo projekt që ne ta implementojmë të ketë ndikim 100% te qytetarët dhe shihet që ka një përmirësim të jetës së tyre në kuptimin e lëvizjes, dinamizmit. Tani për mirëqenien nuk mund të themi, por çështje rekreative, kohën e tyre ta zhvendosin nga përditshmëria monotone të kalojnë në parqe rekreative. Kjo sigurisht që ka ndikuar, ose aneksi i urës të lumit Lepenc, është projekt i vogël nga qeveria japoneze po që ka ndikuar në sigurimin dhe përmirësimin e sigurisë për qytetarët dhe sidomos për fëmijë dhe të tjerët që lëvizin nga lumi në anën tjetër, tani jemi në një fazë të një rruge që është e rëndësishme, rruga ‘Adem Jashari’ që lidhet me rrugën ‘11 Qershori’, projekt që e financon Ministria e Infrastrukturës. Me këtë rast dua të falënderoj z. (Hysen) Durmishin i cili na ka mbështetur me këtë projekt dyvjeçar. Besoj që këtë vit do të fillojë, në shumën prej 50 mijë euro, do të kryhen punimet. Vitin tjetër do të përfundojë i tëri që bën një zgjidhje të përhershme për lëvizje të lirë në makinat e tyre se gjithmonë janë krijuar aty komplekse ose komplikime të lëvizjes me makina”, tha Ballazhi.

    Pavarësisht që i kanë financuar tri projekte, Ballazhi nuk është i kënaqur me bashkëpunimin që ka me pushtetin qendror. Sipas tij, përkundër disa vizitave që i kanë pasur nuk ka pasur mbështetje të madhe për projektet e Hanit të Elezit.

    Ai tha se projektet e tyre nuk janë të mëdha por shumë të rëndësishme për komunën.

    “Jo, nuk jam i kënaqur, normalisht që s’jam i kënaqur me bashkëpunimin që e kemi me ata. Ne iu kemi bërë ftesë të gjithëve, që nga kryeministri deri tek i fundit që është në qeveri, që të vijnë këtu ose të shkojmë atje… Përndryshe nuk ka ndonjë shumë të caktuar që neve do të na krijonte lehtësira më të mëdha për zhvillimin këtyre projekteve sepse Hani i Elezit është komunë e vogël, projektet nuk janë aq të mëdha por janë shumë të nevojshme bazuar në atë se jemi komuna e parë që qytetarët nga jashtë Kosovës vijnë te Hani i Elezit për të krijuar një pasqyrë, një imazh, më të mirë të na mbështesin sepse edhe ne jemi pjesë e këtij buxheti, pjesë e Kosovës dhe është shumë e rëndësishme që një qytet kufitar të ketë një mbështetje më të madhe”, tha Ballazhi për KosovaPress.

    Ballazhi thotë se është duke punuar për të tërhequr investitorë të huaj në Han të Elezit. Ai thotë se janë në negociata me një kompani izraelite për prodhimin e energjisë alternative duke vënë panele diellore në këtë komunë.

    Kreu i Hanit të Elezit ka pasur fjalë të mira edhe për kompaninë “Sharrcem” për të cilën tha se kontribuojnë në vazhdimësi për komunitetin.

    “Në këtu më shumë kemi kompaninë ‘Sharrcem’ që është një kompani gjigande që ka rreth 250 punëtorë që punojnë aty por ka rreth 500-600 familje që jetojnë përmes punës që kanë të kontraktuar ose nënkontraktuar me kompani te ndryshme që përfitojnë nga kjo kompani. ‘Sharrcemin’ nuk mund ta përkrahim por kemi krijuar bashkëpunim të mirë, të cilën dua të falënderoj menaxhmentin e ‘Sharrcemit’ që na ka ndihmuar me disa projekte qofshin të vogla por janë shumë të rëndësishme jetike për Hanin e Elezit, sidomos ordinancën stomatologjike që ata e paguajnë ,edhe stomatologun, edhe infermierin, që për një vit kemi një kontratë që ata e paguajnë, pastaj kemi ujin ne fshatin Goran që pompat dhe të gjithë punën e ka investuar ‘Sharrcem’, është laboratori i agrobizneseve edhe ajo i mbështet me projektet të ndryshme fermerët, kemi bashkëpunime të mira me bizneset private por mundësit për me i mbështet përveç komunikimit dhe bashkëpunimit nuk kemi”, u shpreh Ballazhi.

    Në lidhje me ankesat për ndotje nga kjo kompani, Ballazhi tha se është ulur dukshëm niveli dhe se monitorojnë në vazhdimësi nivelin e ndotjes, por që edhe për këtë çështje ka një bashkëpunim të ngushtë me “Sharrcem”.

    “Krahasuar me ndotjen e mëhershme që jemi dëshmitarë të asaj ndotje është një përqindje e madh që e ka ulur këtë ndotje, siç është edhe Ministria e Ambientit përmes drejtorive të ambientit që edhe e monitorojnë edhe i japin rekomandime ne bashkëpunim edhe me ne për ndërrimin e filtrave dhe pakësimin e ndotjes së ambientit, kemi edhe një monitorues te vendosur te shkolla fillore që po mendoj ta zhvendosim diku tjetër, që e bënë matjen se sa është ndotur ambienti, por krahasuar me kohën më herët kur ka pasur ndotje të mëdha është në rënie, ka rënë shumë por në rënie e sipër ne jemi në bashkëpunim me ‘Sharrcemin’ që të ulet kjo ndotje”, tha Ballazhi.

    Këtë kohë, sikurse në çdo komunë tjetër, edhe në Han të Elezit, bashkatdhetarët kanë ardhur për pushime të verës. Muajin e kaluar ka pasur takim të kryetarit me diasporën, ndërsa janë organizuar edhe koncerte.

  • Numri i të vdekurve në Hawai shkon në 53, pasi zjarret kanë shkatërruar shtetin

    Numri i të vdekurve në Hawai shkon në 53, pasi zjarret kanë shkatërruar shtetin

    Zjarret në Hawai kanë marrë jetën e 53 personave deri më tani, ndërsa përpjekjet e ekipeve të kërkim-shpëtimit vazhdojnë për të pagjeturit.

    Gjithsej janë gjashtë zjarre në Big Island dhe Maui, ku ka ndodhur pjesa më e madhe e shkatërrimit që nga shpërthimi i zjarreve të martën.

    Gati 1700 shtëpi dhe ndërtesa janë shkatërruar dhe mijëra banorë dhe turistë janë evakuuar nga zonat e rrezikshme, shkruan AA, transmeton KosovaPress.

    “Jill dhe unë shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e atyre që humbën më të dashurit në zjarret në Maui dhe lutjet tona janë me ata që kanë parë shtëpitë, bizneset dhe komunitetet e tyre të shkatërruara,” tha Presidenti Joe Biden në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.

    Biden ka miratuar një deklaratë fatkeqësie për të ndihmuar në përgjigjen emergjente dhe përpjekjet për rimëkëmbje.

    Rojet Bregdetare të SHBA-së kanë shpëtuar më shumë se dhjetëra njerëz që u hodhën në oqean për t’i shpëtuar zjarreve, dhe Garda Kombëtare e Hawait u thirr në veprim për të ndihmuar zjarrfikësit dhe personelin tjetër të urgjencës.

    “Ne u jemi mirënjohës zjarrfikësve të guximshëm dhe reaguesve të parë që vazhdojnë të vrapojnë drejt rrezikut, duke e vënë veten në rrezik për të shpëtuar jetë”, tha Biden. “Kam urdhëruar të gjitha asetet federale të jenë në dispozicion në ishuj për të ndihmuar gjatë reagimit”.

    Erërat e fuqishme 60 milje në orë (96 kilometra në orë) nga Uragani Dora në Oqeanin Paqësor kanë ndezur flakët e zjarreve shkatërruese.

    Guvernatori i Hawait, Josh Green, tha më herët të enjten se ai priste që numri i të vdekurve të rritet “dukshëm” nga numri 36 sa ishte më parë, ndërsa reaguesit e parë shkojnë nëpër shtëpitë dhe ndërtesat që u dogjën deri në themel.

    “Ne nuk kemi pasur një rast të humbjes së jetëve si kjo për shumë vite,” tha Green në një intervistë për CNN.

    “Ndërsa hyjmë në qindra shtëpi që u pushtuan nga zjarri…ne kemi shqetësim të madh se do të gjejmë mbetjet e njerëzve që nuk mundën të shpëtonin”.

    Dy mijë udhëtarë u bllokuan në Aeroportin Ndërkombëtar Maui për shkak të anulimeve të fluturimeve. Zyrtarët thanë se 4,000 vizitorë dhe banorë të tjerë po strehoheshin në Qendrën e Konventës në Hawai në Honolulu. Autoritetet u kërkojnë turistëve dhe banorëve që të qëndrojnë larg zonave të rrezikshme

    “Ne u bëjmë thirrje banorëve që të marrin parasysh paralajmërimet e sigurisë nga zyrtarët dhe t’u përmbahen urdhrave të evakuimit dhe udhëzimeve të sigurisë të lëshuara nga autoritetet lokale,” tha Roja Bregdetare në një deklaratë.

  • Gjendet pa shenja jete një person në Pejë, Policia gjen një revole në vendin e ngjarjes

    Gjendet pa shenja jete një person në Pejë, Policia gjen një revole në vendin e ngjarjes

    Një person është gjetur të enjten pa shenja jete në një shtëpi të pabanuar, në Pejë.

    Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një revole me 15 fishekë dhe një gëzhojë e armës së zjarrit.

    “Pejë, 10.08.2023-13:50. Është gjetur pa shenja jete, në një shtëpi të pa banuar viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një revole me 15-fishekë dhe një gëzhojë e armës së zjarrit”, thuhet në njoftim.

    Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion.

  • Policia zvicerane kërkon dy serbë, anëtarë të mafias ‘Pink Panthers’

    Policia zvicerane kërkon dy serbë, anëtarë të mafias ‘Pink Panthers’

    Gjykata Penale e Lozanës kërkon burg dhe depërtim ndaj dy serbëve për grabitje, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch.

    Dy serbë të dyshuar për mbajtjen në një dyqan bizhuterish në Lozanë janë përshkruar si “jashtëzakonisht të rrezikshëm” nga prokurori.

    Aktakuza dhe deklaratat dhanë qëndrime të kundërta, të enjten, të dy serbëve të sjellë përpara Gjykatës Penale të qarkut të Lozanës. Të akuzuar se kanë marrë pjesë në grabitjen e bizhuterisë ‘Bucherer’, më 23 korrik 2019 në rrugën ‘de Bourg’, ata edhe dyshohen se i përkasin rrjetit kriminal ballkanik të ‘Pink Panthers’.

    Dy burra janë ende në arrati, mes tyre edhe “koka e planifikimit”, i cili dyshohet se i drejtoi pistoletën një shitëseje. Në dy minuta, një plaçkë prej 400.000 frangash në ora dhe bizhuteri ishte zhdukur.

    Sipas gazetës zvicerane Le Canton27.ch gjatë këtij viti janë shtuar krimet nga serbët në Zvicër, çka nuk kalojnë javë e të mos arrestohet apo involvohet në krime një apo dy serbë.

  • Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër

    Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër

    Në Kosovë sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të herëpashershme, derisa priten edhe reshje shiu në zonat malore.

    Temperaturën minimale për ditën e sotme e ka shënuar Prishtina me 12 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Prizreni me 25 gradë Celsius.

    Edhe dita e nesërme pritet të jetë me kushte të njëjta atmosferike.

    Temperaturën minimale, për ditën e nesërme do ta mbajë qyteti i Prishtinës me 11 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Prizreni me 24 gradë Celsius.

    Ndërkohë, në Shqipëri do të ketë mot me kthjellime. Temperaturën minimale do e ketë Korça me 10 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të jetë në Berat me 32 gradë Celsius. /atvlive.tv/

    Parashikimin e plotë të motit, për rajon dhe Evropë, mund ta gjeni në videon e mëposhtme: