ATV

Blog

  • Dogana e Maqedonisë konfiskoi nga një kosovar 300 copë mbushës fytyre, kryesisht për bërjen e buzëve

    Dogana e Maqedonisë konfiskoi nga një kosovar 300 copë mbushës fytyre, kryesisht për bërjen e buzëve

    Në pikën kufitare “Deve Bair” janë kapur 300 copë mbushës të fytyrës (filler) vlera e të cilëve arrin 9.000 euro.

    Nga Dogana e Maqedonisë së Veriut bëjnë të ditur se mbushësit janë gjetur tek një shtetas i Kosovës, i cili nuk e ka paraqitur mallin të cilin tashmë e ka konfiskuar Dogana.

    “Personi, ndryshe shtetas kosovar me inicialet A.G., ka tentuar të hyjë në vend pa deklaruar mallin. Në pyetjen e doganierit nëse kishte diçka për të deklaruar, ai u përgjigj se nuk kishte asgjë për të deklaruar përveç bagazheve personale. Gjatë kontrollit rutinë të kryer nga doganierët, në valixhen e pasagjerit dhe pas sediljeve të pasme u zbuluan 300 copë mbushëse fytyre, kryesisht për buzë, vlera e të cilave sipas faturës së gjetur në automjet është 9000 euro”, njoftojnë mes tjerash nga Dogana.

  • Kurti bëri homazhe te varret e dëshmorëve Elton Zherka dhe Përmet Vula

    Kurti bëri homazhe te varret e dëshmorëve Elton Zherka dhe Përmet Vula

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar dhe deputetë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETEVENDOSJE! bëri sot homazhe dhe vendosi kurora me lule te varrezat e qytetit të Gjakovës, për nder të 25-vjetorit të rënies së dëshmorëve, Elton Zherka dhe Përmet Vula.

    Eltoni edhe Përmeti, kanë rënë në betejën e Junikut në ballafaqim të drejtpërdrejtë me forcat armike të Serbisë së bashku me Bekim Berishën dhe me Bedri Shalën, tha Kryeministri Kurti, pas homazheve në varrezat e qytetit të Gjakovës.

    Duke i lartësuar dhe nderuar figurat e tyre si patriot të paepur, të cilët do të na inspirojnë e do të na frymëzojnë përjetësisht, kryeministri shtoi se dëshmorët e kanë datën e rënies së tyre heroike që nuk është thjesht ditë e vdekjes, por është ditë e ndërrimit të jetës që i dha jetë e liri popullit tonë, po njëkohësisht edhe na e përkujton jo në çdo përvjetor, por çdo ditë se sa i lartë ishte çmimi që ka paguar populli ynë për çlirimin që u bë, e për lirinë që e gëzon.

    Pas nderimeve, kryeministri Kurti tha se Përmeti dhe Eltoni vijnë nga familjet patriotike me edukatë të kamotshme qytetare, të cilët janë dëshmuar ndër shumë breza dhe pa dyshim që do të kujtohen me pietet edhe për shumë breza që do të vijnë pas nesh.

  • “Na merr malli shumë edhe jo shumë”, çudit mërgimtari me këtë deklaratë

    “Na merr malli shumë edhe jo shumë”, çudit mërgimtari me këtë deklaratë

    Një prej rubrikave eksploruese në këtë emision është rubrika “Ku me shku n’mal”, në të cilën çdo ditë për shikuesit sjellin nga një reportazh nga fshatrat e ndryshëm të Kosovës.

    Në emisionin e mbrëmshëm, ekipi i ATV-së transmetoi një reportazh për liqenin e Batllavës.

    Mund të themi se liqeni i Batllavës është një ndër vendet më të vizituara. Aty njerëzit e shfrytëzojnë më së miri duke bërë aktivitete të ndryshme si shëtitje me anije, not, duke u mbledhur bashkë me familjen.

    Arsim Maloku, një mërgimtar që kishte vendosur ta kalojë ditën me familje në Liqenin e Batllavës, thotë se e kalon mirë kur vjen në këtë liqe, por ankohet se nuk ka hapësira të mjaftueshme për vetura.

    I pyetur se sa i merr malli për vendet që i ka Kosova, ai bënë një deklaratë me të cilën befason gazetaren.

    “Na merr malli shumë, edhe jo shumë. Pse, sepse ne dalim edhe atje ka vende të mira, ndërsa këtu kur vina, më shumë e kalojmë me të rrethit, me familje, nuk kem diçka që me dalë me u kënaqë”, thotë mërgimtari.

    Emisioni n’mal An’det, i cili vjen në një format më ndryshe, drejtohet nga yjet e ATV-së, Roberti, Emira dhe Jeta dhe jepet çdo ditë nga e hëna deri të premten prej orës 21:10.

    Në videon e më poshtme e gjeni emisionin e plotë “n’mal A n’det” që u transmetua mbrëmë:

  • Një 39-vjeçar gjendet i vdekur në breg të detit në Durrës

    Një 39-vjeçar gjendet i vdekur në breg të detit në Durrës

    Një 39-vjeçar është gjetur i pajetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 13, në breg të detit të Durrësit.

    Policia thotë se është gjetur i pajetë shtetasi M. A., 39 vjeç, banues në lagjen nr.15.

    Nga këqyrja paraprake e trupit të 39-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se ai ka humbur jetën, për shkaqe natyrale.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin e këtij shtetasi, si dhe për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje./TCh/

  • Liqeni i Batllavës vazhdon të jetë zgjedhja e duhur për ditët e verës

    Liqeni i Batllavës vazhdon të jetë zgjedhja e duhur për ditët e verës

    Emisioni veror i ATV-së, “n’mal An’det”, vazhdon të sjellë për shikuesit argëtim, intervista dhe eksplorim kulturor.

    Një prej rubrikave eksploruese në këtë emision është rubrika “Ku me shku n’mal”, në të cilën çdo ditë për shikuesit sjellin nga një reportazh nga fshatrat e ndryshëm të Kosovës.

    Në emisionin e mbrëmshëm, ekipi i ATV-së transmetoi një reportazh për liqenin e Batllavës.

    Mund të themi se liqeni i Batllavës është një ndër vendet më të vizituara. Aty njerëzit e shfrytëzojnë më së miri duke bërë aktivitete të ndryshme si shëtitje me anije, not, duke u mbledhur bashkë me familjen.

    Ahmet Çitaku nga Prishtina bashkë me familje ka zgjedhur një mënyrë shumë të këndshme dhe interesante për të kaluar ditët e verës. Ai ka vendosur kamp shtëpizën e tij buzë liqenit të Batllaves.

    Ahmeti në një bisedë për ATV-në tregon se këtë liqe e viziton së paku dy herë në vit dhe se e pëlqen shumë kampingun, madje edhe nëpër male e vende të ndryshme.

    Ai tregon se jo vetëm verës e viziton Batllavën, pasi që kamp shtëpiza e tij ka edhe nxemje dhe i plotëson kushtet për të bërë kamping edhe gjatë sezonës së dimrit.

    Reportazhin e plotë të ATV-së në liqenin e Batllavës e gjeni në videon më poshtë.

    Emisioni n’mal An’det, i cili vjen në një format më ndryshe, drejtohet nga yjet e ATV-së, Roberti, Emira dhe Jeta dhe jepet çdo ditë nga e hëna deri të premten prej orës 21:10.

    Në videon e më poshtme e gjeni emisionin e plotë “n’mal A n’det” që u transmetua mbrëmë:

  • Arrestohen dy persona në Leposaviq, të dyshuar për kontrabandim me mallra

    Arrestohen dy persona në Leposaviq, të dyshuar për kontrabandim me mallra

    Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Leposaviq, të dyshuar për kontrabandim me mallra.

    Policia ka njoftuar, se ata janë shtetas kosovarë dhe përmes rrugëve ilegale me automjete kanë kontrabanduar mallra të ndryshme.

    Rasti ka ndodhur pasditen e së mërkurës dhe automjetet e malli i janë dorëzuar doganës.

    Ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

  • Sulmohet një mjek në QKMF-në e Suharekës

    Sulmohet një mjek në QKMF-në e Suharekës

    Sulmet ndaj stafit shëndetësor janë shpeshtuar kohët e fundit. Një sulm i tillë ka ndodhur edhe dje në QKMF-në e Suharekës.

    Rastin e ka bërë të ditur drejtoresha e Shëndetësisë në komunën e Suharekës Besa Kuçi.

    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ajo e ka dënuar ashpër sulmin dhe ka kërkuar që përgjegjësi të dënohet.

    Po ashtu drejtoresha Kuçi ka thënë se është e nevojshme që stafi shëndetësor të kenë një status të veçantë i cili do t’i sanksiononte juridikisht këto incidente.

    “Sapo u Informova nga kordinatori i QKMF-së se dje është sulmuar njëri nga mjekët në Qendrën e Mjekësisë Famijare “Rexhep Kuçi” në Suharekē. E dënoj ashpër sulmin ndaj stafit mjekësor, duke kërkuar njëkohësisht edhe sjelljen para drejtesise të atij që e ka kryer këtë veper te ultë. Dhuna ndaj mjekeve nuk duhet toleruar, per këtë arsye është e nevojshme qe mjekët dhe punonjësit shëndetësor te kenë status te veqantë, i cili do ti sankisononte juridikisht kto incidente, me qëllim qe raste te tilla te mos trajtohen ne te ardhmen si sulme te thjeshta”, ka shkruar ajo.

  • Policia arreston tre persona në Prishtinë, sekuestron thika dhe substanca narkotike

    Policia arreston tre persona në Prishtinë, sekuestron thika dhe substanca narkotike

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në Prishtinë, si dhe sekuestruar dy thika dhe substanca narkotike.

    Në njoftimin e bërë për media thuhet se, Policia sot, rreth orës 03:00, në rrugën “Hamëz Jashari” në Prishtinë, ka kryer një kontroll ndaj një veture dhe tre të dyshuarve, me ç’ rast ka gjetur dhe sekuestruar dy thika, dhe një sasi të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis (marihuana).

    Policia bën të ditur se ndaj tre të dyshuarve, K.R, L.H dhe B.N me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprave penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” si dhe “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge”.

    “Ndërkohë që janë kryer veprimet policore të fazës fillestare, në konsultim me prokurorin e shtetit të dyshuarit janë proceduar më tej, ndërkaq i dyshuari i tretë ka rezultuar të jetë i kërkuar me urdhëresë gjykate dhe i njëjti pas arrestimit është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Policisë.

  • Avokatët e Kosovës njihen zyrtarisht nga Gjermania, Rohde: Një hap i rëndësishëm përpara

    Avokatët e Kosovës njihen zyrtarisht nga Gjermania, Rohde: Një hap i rëndësishëm përpara

    Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, e ka cilësuar si lajm të mirë regjistrimin e avokatëve kosovarë në Gjermani.

    Rohde, theksoi se ky hap do të ndihmojë që të rritet bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve.

    “Zhvillim emocionues! Avokatët kosovarë tani mund të regjistrohen pranë shoqatave të avokatëve gjerman. Ky hap premton të rrisë bashkëpunimin ekonomik dhe të përmirësojë ekzekutimin e projektit ndërkufitar gjermano-kosovar. Një hap i rëndësishëm përpara!”, shkroi Rohde.

    Kujtojmë, që ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, njoftoi se avokatët nga Republika e Kosovës tashmë njihen zyrtarisht nga Gjermania.

    Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai bën të ditur se tani e tutje avokatët e licencuar nga Republika e Kosovës do të mund të ushtrojnë funksionin e tyre edhe në Republikën Federale të Gjermanisë, duke e cilësuar këtë si një arritje të jashtëzakonshme jo vetëm për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve tona, por edhe për drejtësinë kosovare.

  • “Baci, cili jemi më trim, e shoqja apo unë”, tregimi Popullor për dy vëllezërit që vazhdimisht kapeshin mes veti – njërin prej tyre e rrihte gruaja

    “Baci, cili jemi më trim, e shoqja apo unë”, tregimi Popullor për dy vëllezërit që vazhdimisht kapeshin mes veti – njërin prej tyre e rrihte gruaja

    Emisioni veror i ATV-së, “n’mal An’det”, vazhdon të sjellë për shikuesit argëtim, intervista dhe eksplorim kulturor.

    Në këtë emision, pos rubrikave të shumta argëtuese, është edhe rubrika me tregime popullore, të cilat i interpreton aktori Bislim Muçaj.

    Mbrëmë, në ciklin e tregimeve popullore, u rrëfye një ngjarje e dy vëllezërve, të cilët vazhdimisht kapeshin mes vete. Njërin prej tyre madje e rrihte edhe gruaja.

    Ky tregim popullor jep një mesazh se trimëria është jo çdo herë si përceptohet nga shumica.

    Tregimin e plotë mund ta shikoni në videon më poshtë.

    Emisioni n’mal An’det, i cili vjen në një format më ndryshe, drejtohet nga yjet e ATV-së, Roberti, Emira dhe Jeta dhe jepet çdo ditë nga e hëna deri të premten prej orës 21:10.

    Në videon e më poshtme e gjeni emisionin e plotë “n’mal A n’det” që u transmetua mbrëmë: