ATV

Blog

  • “Goditja” në Pejë arreston shtatë persona dhe sekuestron katër armë

    “Goditja” në Pejë arreston shtatë persona dhe sekuestron katër armë

    Policia e Rajonit të Pejës, ka bërë të ditur se në kuadër të operacionit “Goditja” brenda katër ditëve ka arrestuar shtatë persona dhe janë sekuestruar katër armë.

    Sipas njoftimit të policisë, operacionet po bëhen kryesisht në zona ku ka më shumë lokale, kafiteri, bare nate, të cilat frekuentohen më shumë nga qytetarët, me qëllim ruajtjen e rendit e qetësisë publike.

    “Gjatё angazhimeve nё terren pёr periudhën kohore  katër (4) ditore janё realizuar:

    • Janё realizuar 170 patrulla policore
    • Janё realizuar 144 pika tё kontrollit tё automjeteve
    • Janё kontrolluar 792 vetura
    • Janё legjitimuar 679 persona
    • Janё kontrolluar 19 lokale tё ndryshme
    • Janё realizuar 17 pika kontrolli me radar dhe alkool test
    • Janё arrestuar 7 persona
    • Janё sekuestruar 17 copё municion
    • Janё sekuestruar 4 armë.

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, fton të gjithë qytetarët që tё bashkëpunojnë me Policinë, me qëllim të krijimit të një ambienti sa më të sigurt për të gjithë qytetarët”.

  • Komunat kërkojnë nga MAShTI shpërndarjen e librave

    Komunat kërkojnë nga MAShTI shpërndarjen e librave

    Komunat janë duke kërkuar nga MAShT-i shpërndarjen sa më të shpejtë të teksteve shkollore.

    Asociacioni i Komunave e ka cilësuar si të panevojshme vonesën e shpërndarjes së librave.

    “Asociacioni i Komunave kërkon nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit që sa më parë të nis procesin e shpërndarjes së teksteve mësimore në shkollat e Komunave të Republikës së Kosovës. Kjo vonesë tepër e panevojshme mund tê shkaktoj probleme dhe ngecje në fillimin e mbarë dhe të rregullt të vitit shkollor”, thuhet në reagimin e tyre.

    “Viti i ri shkollor për çdo vit nis dhe është i planifikuar të nis njëjtën datë. Së këndejmi vonesat e tilla në shpërndarjen me kohë të teksteve mësimore janë të pakuptimta por edhe të papranueshme. Asnjë justifikim në këtë vonesë nuk i intereson askujt, e më së paku nxënësve dhe arsimtarëve tanë”, thuhet ndër të tjera në reagim.

  • Gruaja e Hovenierit ia bën një dhuratë të veçantë vajzës së porsalindur të ministrit Çeku

    Gruaja e Hovenierit ia bën një dhuratë të veçantë vajzës së porsalindur të ministrit Çeku

    Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka pranuar një dhuratë (thurje dore) për vajzën e tij të posalindur nga ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, të cilat i kishte punuar gruaja e ambasadorit.

    Çeku ndau pamje nga takimi derisa ndau edhe detaje nga biseda.

    “Takimi me të parin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Ambasadorin Jeffrey M. Hovenier, filloi shumë ngrohtësisht. Pranova një dhuratë të veçantë, thurrje dore nga bashkëshortja e tij për vajzën time të posalindur. Bisedën e vazhduam për bashkëpunimin e deritanishëm dhe thellimin e partneritetit tonë dypalësh nëpërmjet projekteve konkrete në fushën e kulturës, fuqizimin e të rinjve, të trashëgimisë kulturore dhe sportit.Përherë falënderues për punën dhe përkushtimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara në zhvillimin e vendit tonë”, shkruan ministri.

  • Policia jep detaje për veturën që ra nga rrethrrotullimi në Lakrishtë

    Policia jep detaje për veturën që ra nga rrethrrotullimi në Lakrishtë

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për aksidentin tek rreth-rrotullimi në Lakrishtë të Prishtinës.

    Si pasojë e këtij vetaksidenti, një veturë ka rënë nga ura poshtë në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë.

    Policia njofton se pasagjeri, 17-vjeçar ka vdekur si pasojë e lëndime të marra.

    Ndërkaq vozitësi dhe një pasagjere tjetër janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

    “Rr. Ismet Krasniqi, Prishtinë 14.08.2023 – 03:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin mbi veturë, duke goditur rrethojat mbrojtëse në rreth-rrotullim, ku si pasojë ka rënë (nga ura) poshtë në shiritat qarkullues Prishtinë-Fushë Kosovë. Si pasojë, pasagjeri kosovar ka pësuar lëndime të rënda me ç’rast është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ku dhe ka ndërruar jetë. Lëndime trupore kanë pësuar edhe drejtuesi dhe pasagjerja femër kosovare. Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimijn e policisë.

  • Parashikimi i motit për sot dhe nesër

    Parashikimi i motit për sot dhe nesër

    Dita e sotme në vendin tonë do të jetë me vranësira të cilat do të jenë kalimtare dhe intervale të lehta me diell.

    Temperaturën minimale do e mbajë Peja me 15 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Gjilani me 29 gradë Celsius.

    Dita e nesërme në Kosovë do të jetë kryesisht me temperatura stabile dhe mot me diell.

    Temperaturën minimale do e mbajë Peja me 16 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Gjakova me 30 gradë Celsius. /atvlive.tv

    Parashikimin e plotë të motit, për rajon dhe Evropë, mund ta gjeni në videon e mëposhtme:

  • ​FFK vjen me ndryshim të rëndësishëm që prek të gjitha klubet

    ​FFK vjen me ndryshim të rëndësishëm që prek të gjitha klubet

    Federata e Futbollit e Kosovës ka hedhur hapat e para drejt një ndryshimi të rëndësishëm dhe inovativ, duke filluar procesin e decentralizimit të shërbimeve në Lidhjet Rajonale. Ky ndryshim do të sjellë një përparim të dukshëm në mënyrën se si klubet dhe palët e tjera të interesuara do të lidhen me FFK-në dhe do të marrin shërbimet e tyre.

    Decentralizimi do të përfshijë digjitalizimin e shërbimeve kyçe, të cilat deri më tash ishin ofruar vetëm në selinë kryesore të FFK-së. Printimi i ID kartelave për regjistrimin e lojtarëve dhe pranimi i faturave për pagesa të ndryshme ishin procese që kërkonin përqendrim fizik dhe koordinim të kohës me FFK-në. Por me procesin e digjitalizimit, kjo gjë do të ndryshojë në aspektin pozitiv.

    Në fakt, tani të gjitha këto shërbime do të mund të kryhen në Lidhjet Rajonale. Klubet, shkollat e futbollit dhe palët tjera nuk do të jenë më të detyruara të paraqiten në selinë e FFK-së për të marrë faturat apo për të printuar ID kartelat e lojtarëve. Në vend të kësaj, ata do të mund të kryejnë të gjitha këto procese në zyrat Lidhjeve Rajonale të FFK-së që janë të vendosura në 7 regjionet e Kosovës.

    Ky ndryshim shërben për të lehtësuar dhe përshpejtuar shërbimet e nevojshme për klubet dhe individët e interesuar. Digjitalizimi i Lidhjeve Rajonale është projekt në kuadër të programit UEFA HatTrick, i cili synon të forcojë dhe të promovojë zhvillimin e futbollit dhe qeverisjen e mirë në të gjitha nivelet.

    Tashmë ky proces ka filluar në Lidhjen Rajonale të Prishtinës dhe pritet që shumë shpejt të finalizohet edhe në Lidhjet tjera rajonale.

  • Vdes një person në Prishtinë, ra nga një lartësi derisa po punonte

    Vdes një person në Prishtinë, ra nga një lartësi derisa po punonte

    Policia e Kosovës (PK) njofton se një person ka ndërruar jetë, si pasojë e lëndimeve që mori pasi ra nga lartësia e vendit ku po punonte.

    Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të hënën, rreth orës 20:26 dhe është iniciuar si “Hetim i vdekjes.

    “Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi që i njëjti duke punuar kishte rënë nga një lartësi dhe kishte pësuar lëndim të rënda trupore. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

  • Kaloi ilegalisht kufirin, arrestohet serbi

    Kaloi ilegalisht kufirin, arrestohet serbi

    Policia e Kosovës ka arrestuar në Kamenicë një shtetas të Serbisë, pasi i njëjti kishte kaluar ilegalisht kufirin.

    Në raportin 24-orësh, Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, rasti shko në procedurë të rregullt.

    “Fshati Novosellë, Kamenicë – 19:30. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi kishte kaluar kufirin ilegalisht. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

  • ​Ja në cilën pjesë të ditës punonjësit bëjnë më shumë gabime

    ​Ja në cilën pjesë të ditës punonjësit bëjnë më shumë gabime

    Punonjësit nuk arrijnë të jenë plotësisht produktivë gjatë gjithë orarit të punës. Në artikullin në vazhdim, AkademiPune ju tregon kohën kur punonëjsit janë më së paku produktivë dhe kur janë të prirur të bëjnë më së shumti gabime.

    Bazuar në një studim të fundit të publikuar nga revista shkencore PLOS ONE, produktiviteti dhe saktësia e punonjësve ulet gjatë pasdites. Studiuesit janë marrë për dy vjet me studimin e pothuajse 800 punonjësve të cilët punojnë nga zyrat.

    Ndryshe nga studimet e tjera që analizojnë produktivitetin e punonjësve duke u mbështetur në vetëvlerësimet e punonjësve ose vlerësimet e menaxherëve, në këtë analizë, studiuesit gjurmuan metrikat e përdorimit të kompjuterit si shpejtësia e shtypjes së tasteve, lëvizja e mausit dhe gabimet gjatë shtypit. Gjatë pasditeve punonjësit ishin të prirur të bënin shumicën e gabimeve në shkrim. Më konkretisht pasditeve të së premtes ka pasur ulje të aktivitetit kompjuterik dhe rritje të gabimeve.

    “Kjo përputhet me gjetjet e ngjashme që numri i detyrave që punonjësit kryejnë rritet në mënyrë të qëndrueshme nga e hëna në të mërkurë, pastaj zvogëlohet të enjten dhe të premten”, ka thënë Taehyun Roh, bashkautor i studimit dhe një profesor asistent në departamentin e epidemiologjisë dhe Universitetit A&M të Teksasit.

    Autorët e studimit thonë se ky hulumtim dëshmon se vendet e punës duhet të lejojnë më shumë fleksibilitet në mënyrë që të mos detyrojnë orar të stërzgjatur në kohën kur produktiviteti i punonjësve është i ulët. Kështu punëdhënësit kanë më shumë gjasa edhe të parandalojnë konsumimin e punonjësve dhe gjasat e tyre për ta lënë punën.

    Qasjen pozitive të punonjësve për fleksibilitet sipas ankesave e kanë mirëpritur shumica e punonjësve. Sipas një sondazhi të Monster, 61%, thonë se më mirë do të punonin një javë pune të sistemuar dhe 33% thonë se do ta linin punën për një javë me një javë të shkurtuar.

    “Aranzhimet fleksibël të punës, të tilla si puna hibride ose një javë pune katër-ditore, mund të ndihmojnë në zbutjen e efekteve negative të javëve të gjata të punës dhe të promovojnë mirëqenien dhe produktivitetin më të mirë të punonjësve,” shkruajnë autorët e studimit.

    Ata rekomandojnë që punëdhënësit të jenë më të hapur për t’i lejuar punonjësit të punojnë nga shtëpia ditëve të premte ose të zbatojnë javë të shkurtuara pune me të premten pushim ose me gjysmë-orari.

    Si të keni punonjës më produktivë?

    Pandemia e ka ndryshuar totalisht tregun e punës dhe ka rritur dëshirën e punonjësve për më shumë produktivitet. Tani është më e rëndësishme se kurrë për kompanitë që t’i mbajnë punonjësit e tyre të lumtur dhe produktivë. Lumturia e punonjësve është një nga faktorët më të rëndësishëm në drejtimin e një kompanie të suksesshme dhe fitimprurëse. Punonjësit e lumtur dhe të angazhuar priren të performojnë më mirë dhe të mbështesin inovacionin e kompanisë. Kur punonjësit janë të lumtur, besnikë dhe të përkushtuar, fitimet e kompanisë janë shumë më të larta – dhe qarkullimi i punëtorëve është shumë më i ulët.

    Megjithatë, kur punonjësit ndihen të pakënaqur dhe të pamotivuar, produktiviteti ulet, qarkullimi rritet dhe kompania pëson. Zëvendësimi i një punonjësi mund të kushtojë deri në 33% të pagës së tyre vjetore. Në fakt, punonjësit e pakënaqur u kushtojnë kompanive amerikane deri në 550 miliardë dollarë në vit.

    Mund të jetë e vështirë të kuptosh saktësisht se si t’i mbash punonjësit të lumtur në mjedisin e sotëm ekonomik. Përveç kësaj, faktorët e jashtëm mund të kenë një ndikim në lumturinë e punonjësve dhe ata shpesh janë jashtë kontrollit tuaj./ AkademiPune

  • Mënyra e pazakontë se si Steve Jobs i intervistonte njerëzit për t’i marrë në punë

    Mënyra e pazakontë se si Steve Jobs i intervistonte njerëzit për t’i marrë në punë

    Drejtuesi i ndjerë i “Apple”, Steve Jobs, thuhet se bënte një test birre para së të merrte në punë punonjësit e rinj.

    Zbuluesi i “Apple”, dëshironte të thyente trendin e zakonshëm të intervistave, ku duhet të memorizosh një listë të gjatë përgjigjesh, duke dhënë madje edhe përgjigje me shkrim.

    Kështu që Jobs kishte vendosur ta linte pas formalitetin dhe të ishte sa më i thjeshtë.

    Jobs i merrte kandidatët potencialë për një shëtitje dhe pinin diçka së bashku dhe më pas vendoste nëse do t’i punësonte apo jo. Kështu që në vend të bënte pyetje rreth pozicionit të punës, ai thjesht i pyeste se çfarë kishin bërë verën e kaluar.

    Ai nuk kërkonte për një përgjigje të saktë apo të gabuar, ai thjesht kërkonte të njihte më mirë kandidatët. Dhe duket se kjo metodë e të intervistuarit i ka dhënë frytet e veta, pasi “Apple” ka avancuar kaq shumë dhe kjo falë punonjësve të përzgjedhur nga vetë ai.