ATV

Blog

  • Franca do të emërojë aeroportin verior me emrin e mbretëreshës Elizabeth II

    Franca do të emërojë aeroportin verior me emrin e mbretëreshës Elizabeth II

    Franca do të emërojë një aeroport në veri me emrin e mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II, thanë autoritetet lokale.

    “Kryebashkiaku i Le Touquet Paris-Plage, Daniel Fasquelle, ka marrë zyrtarisht miratimin e mbretit Charles III për të emëruar aeroportin ndërkombëtar të Le Touquet Paris-Plage me emrin e mbretëreshës Elizabeth II”, tha bashkia e qytetit në një deklaratë të hënën.

    Propozimi iu bë Kurorës Britanike gjashtë ditë pas vdekjes së Mbretëreshës, dhe data e inaugurimit në aeroportin ndërkombëtar në qytetin Le Touquet, në të gjithë Anglinë, nuk është caktuar ende, thuhet në deklaratë, shkruan aa, transmeton KosovaPress.

    “Ky është homazh për një mbretëreshë të madhe dhe xhaxhain e saj, të cilët kishin një dashuri për Francën”, thuhet në deklaratë.

    I projektuar në vitet 1930 për t’u shërbyer udhëtarëve britanikë francezë, aeroporti u bë një “lidhje e fortë” në vitet 1950 midis Britanisë së Madhe dhe Evropës, tha bashkia e qytetit.

  • Këta janë emrat më të përhapur në Zvicër, disa tingëllojnë me shqipen

    Këta janë emrat më të përhapur në Zvicër, disa tingëllojnë me shqipen

    Statistikat federale nga zyra kanë lëshuar të dhënat ku tregohet se në vitin 2022 në Zvicër kishte 82.371 të porsalindur.

    Në tre rajonet gjuhësore ka emra të ndryshëm kryesorë për emrat e parë.

    Ndër emrat më të njohur të cilët janë të ngjitur në vitin 2022 në Zvicër kanë qenë Solea për femra dhe Lior për meshkuj.

    Emri Liam është rritur shumë, ashtu si edhe emri Mia.

    Tre mbiemrat më të shpeshtë në Zvicër mbesin ende Müller, Meier dhe Schmid.

    Duhet cekur se emrat më të shpeshtë në Zvicër janë emra që në shumë raste iu vihen edhe fëmijëve shqiptarë./ATVLIVE.TV/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Dhunohet seksualisht një grua në Pejë

    Dhunohet seksualisht një grua në Pejë

    Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër ka raportuar se është dhunuar seksualisht nga një person i dyshuar.

    Rasti ka ndodhur të hënën, rreth orës 03:44 dhe është duke u hetuar.

    “Më 22.08.2023, viktima femër kosovare ka raportuar se është dhunuar seksualisht nga një i dyshuar. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedurat e mëtutjeshme hetimore”, thuhet në raportin e PK-së.

  • ​Bayerni po bëhet me portier të ri

    ​Bayerni po bëhet me portier të ri

    Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, kampioni gjerman, Bayern Munich po bëhet me portier të ri.

    Bëhet fjalë për Daniel Peretz, ku mbrëmë është arritur marrëveshja mes Bayernit dhe Maccabi Tel Aviv për transferimin e portierit izraelit në “Allianz Arena”, raporton KosovaPress.

    Bayerni do t’i paguajë pesë milionë euro skuadrës izraelite për Peretz, ndërsa ky i fundit do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me gjigantin gjerman.

    Testet mjekësore do të kryhen në fund të javës pasi që Peretz duhet të luajë për Maccabi Tel Aviv të enjten, e më pas do të udhëtojë drejt Munichut.

  • Pak ditë nga nisja e festivalit të teatrove në Ferizaj

    Pak ditë nga nisja e festivalit të teatrove në Ferizaj

    Tashmë tradicional në qytetin e Ferizajt, festivali i teatrove këtë vit shënon edicionin e 53- të.

    Me shfaqje të ndryshme, diskutime e muzikë do të jenë të shoqëruar të gjithë artëdashësit, për 8 ditë të festivalit.

    Për përgatitjet e fazën e zhvillimit të festivalit për ATV-në foli drejtori artistik i teatrit “Adriana” Besim Ugzmajli. I cili tha se pos vullnetit dhe dashurisë për artin dhe kulturën, festivali ka nevojë edhe për mbështetje materiale.

    Para hapjes së këtij festivali, Ministria e Kulturës ka shpallur këtë festival si Trashëgimi shpirtërore, gjë e cila nga stafi i festivalit është konsideruar ironike.

    Deri në pritjen e hapjes së ditëve të artit, shikuesit kanë mundësi të blejnë biletat dhe të qasen për to në rrjetet sociale të festivalit të teatrove./ATVLIVE.TV/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

     

  • 8 persona të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

    8 persona të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

    Tetë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në Vushtrri. Siç raporton policia në aksident kanë qenë të përfshirë tri vetura.

    “Vushtrri 22.08.2023-07:30. Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tre automjeteve. Si pasojë tetë persona kane pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

    Tutje, Policia njoftoi se rasti po vazhdon të hetohet.

  • Charlize Theron hedh poshtë pretendimet se ka bërë një ndryshim në fytyrë

    Charlize Theron hedh poshtë pretendimet se ka bërë një ndryshim në fytyrë

    Aktorja Charlize Theron u shpreh se “fytyra e saj po ndryshon” dhe se asaj i pëlqen kjo.

    Shqetësim i saj është komentet që pretendojnë se ajo ka bërë ndërhyrje kirurgjike.

    “Njerëzit mendojnë se kam bërë një ndryshime në fytyrë. Ata thonë: “Çfarë i bëri ajo fytyrës së saj?” Unë them, unë thjesht po plakem! Nuk do të thotë se kam bërë një operacion plastik.

    Theron thotë gjithashtu se nuk është e interesuar të marrë sërish role që kërkojnë shtim të konsiderueshëm në peshë, pasi heqja e saj nuk është më aq e lehtë sa ishte më parë.

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Filmi ‘’Barbie’’ fitoi 1 miliard dollarë

    Filmi ‘’Barbie’’ fitoi 1 miliard dollarë

    Në fundjavën e hapjes (22-23 korrik), “Barbie” fitoi 356 milionë dollarë në mbarë botën, ndërsa 24 ditë më vonë filmi vazhdon me fitimet që tashmë kanë kaluar 1 miliard dollarë në mbarë botën.

    Kukulla më e famshme në botë – dhe padyshim më e diskutueshme – arriti në pak javë të kthehet në një trofe për kompaninë e prodhimit Warner Bros, për Margot Robbie dhe Ryan Gosling.

    Nuk janë vetëm versionet e ndryshme të kukullës Barbie që po shiten me një ritëm edhe më të shpejtë se më parë – shifrat thonë se vetëm në Britaninë e Madhe në vitin 2022 u shiten 6 kukulla çdo minutë – por tani, çdo gjë që ka ngjyrën rozë po shitet cdo ditë.

    Gjithashtu Airbnb, përmes së cilës mund të marrësh me qira shtëpinë e Barbie dhe të qëndrosh për dy ditë në Malibu./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Kanadaja ndalon testimin e produkteve kozmetike tek kafshët

    Kanadaja ndalon testimin e produkteve kozmetike tek kafshët

    Kanadaja ka vendosur të ndalojë testimin e kozmetikës tek kafshët, duke iu bashkuar një numri vendesh të tjera dhe shteteve amerikane për ta nxjerrë jashtë ligjit këtë praktikë.

    Projektligji parashikonte ndalimin e testimit të produkteve kozmetike mbi kafshët dhe shitjen e produkteve që mbështeten në të dhënat e testimit tek kafshët.

    Sipas informacioneve, testime të tilla kryheshin rrallë në Kanada.

    Kanadaja do t’i bashkohet radhëve të Bashkimit Evropian, Australisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Koresë së Jugut, të cilat e kanë ndaluar testimin kozmetik te kafshët, me një total prej 44 vendesh që kanë miratuar ligje që ndalojnë një gjë të tillë.

    “Mbrojtja e kafshëve, tani dhe në të ardhmen, është diçka për të cilën kanë kërkuar shumë kanadezë dhe diçka që ne të gjithë mund ta festojmë”, tha ministri kanadez i Shëndetësisë, Jean-Yves Duclos.

    ‘Health Canada’ po punon gjithashtu për të identifikuar “alternativat efektive të testimit të kafshëve” jashtë botës kozmetike.

    Projektligji u lexua për herë të parë në Dhomën e Komunave në prill dhe mori pëlqimin mbretëror më 22 qershor.

    Testimi kozmetik ka përfshirë historikisht “teste toksiciteti” në të cilat kafshët konsumojnë ose thithin kimikate të caktuara, ose të aplikojnë kimikatet në lëkurën ose sytë e tyre.

    Përveçse janë të panevojshme dhe mizore, testet e kafshëve janë gjithashtu më pak efektive në krahasim me format më të reja të vlerësimit si modelimi kompjuterik
    ose testet që përdorin qelizat njerëzore.

    10 shtete në SHBA e kanë ndaluar si Nju Jork, Virxhinia, Kalifornia, Luiziana, Nju Xhersi, Maine, Havai, Nevada, Illinois dhe Maryland./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

     

  • Parashikimi i motit për sot dhe nesër në Kosovë dhe rajon

    Parashikimi i motit për sot dhe nesër në Kosovë dhe rajon

    Dita e sotme në vendin tonë do të jetë kryesisht me mot të kthjellët dhe mot me diell

    Temperaturën minimale për ditën e sotme do ta mbajë Prishtina me 17 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Prizreni me 33 gradë Celsius.

    Edhe dita e nesërme pritet të jetë me mot të kthjellët dhe intervale me diell.

    Temperaturën minimale për ditën e nesërme do ta mbajë qyteti i Prishtinës me 16 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Prizreni me 31 gradë Celsius.

    Ndërkohë, në Shqipëri do të ketë mot me diell. Temperaturën minimale do e ketë Korça me 14 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të jetë në Gjirokastër me 39 gradë Celsius. /atvlive.tv/

    Parashikimin e plotë të motit, për rajon dhe Evropë, mund ta gjeni në videon e mëposhtme: