ATV

Blog

  • ​Ky është numri që do ta marrë Lukaku te Roma

    ​Ky është numri që do ta marrë Lukaku te Roma

    Romelu Lukaku do të luajë për Romën në këtë sezon pasi sulmuesi belg ka arritur marrëveshje me skuadrën që drejtohet nga trajneri Jose Mourinho.

    Ish- sulmuesi i Interit zbarkoi në aeroportin Ciampino të martën, i mirëpritur nga më shumë se 5000 tifozë.

    Ai tashmë ka kryer testet mjekësore me skuadrën e José Mourinhos dhe Roma do të njoftojë transferimin e tij sot, përcjellë KosovaPress.

    Të gjitha gazetat sportive italiane, përfshirë Corriere dello Sport, pretendojnë se Lukaku do të veshë fanellën me numër 90.

    30-vjeçari ka veshur të njëjtin numër te Interi sezonin e kaluar.

    Lukaku do të stërvitet për herë të parë me bashkëlojtarët e tij të rinj sot, por nuk pritet të jetë në dispozicion kundër Milanit të premten. Ish-sulmuesi i Interit ka qenë duke u stërvitur veçmas nga pjesa tjetër e skuadrës së Chelseat gjatë gjithë verës.

    Lukaku i është bashkuar Romës në formë huazimi deri në fund të sezonit, duke rënë dakord për të ulur pagën për t’u transferuar në Itali për herë të tretë në karrierën e tij.

  • Aksident i rëndë në Prishtinë, lëndohet vozitësi i trotinetit elektrik

    Aksident i rëndë në Prishtinë, lëndohet vozitësi i trotinetit elektrik

    Një aksident i rëndë ka ndodhur dje në mes të një veture dhe një vozitësi me trotinet elektrik.

    Sipas policisë vozitësi i trotinetit ka pësuar lëndime të rënda.

    “Ka ndodhur aksident trafiku në mes një veture deri me tani të pa njohur e cila është larguar nga vendi i ngjarjes, dhe një trotineti elektrik me drejtues viktimën mashkull kosovar, ku si pasoj e aksidentit viktima ka pësuar lëndime dhe vazhdon te marr tretman mjekësor“, njoftoj policia.

    Në lidhje me rastin eshtë konsultuar prokurori i shtetit, rasti ne procedure hetimore.

  • Kosova në vendin e parë për kërkesa të qytetarëve për viza qëndrimi

    Kosova në vendin e parë për kërkesa të qytetarëve për viza qëndrimi

    Sipas të dhënave nga statistikat e Shengenit, Kosova është në vendin e parë sa i përket kërkesave të qytetarëve për të marrë vizë qëndrimi, raporton ABC News.

    Vitin e kaluar kanë aplikuar për vizë qëndrimi 6.891 persona për 100 mijë banorë, transmeton Paparaci.

    Numri i përgjithshëm i kërkesave nga Kosova, e cila ka 1.7 milionë banorë, ka arritur në 121.972, që është 6.8 për qind e popullsisë.

    Në vendin e dytë dhe të tretë me më shumë kërkesa për viza janë Kuvajti dhe Katari.

    Lista e 10 vendeve me numrin më të madh të aplikimeve plotësohet nga Ishujt Kepi i Gjelbër, Surinami, Armenia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Libani, Tunizia dhe Bahreini.

  • ​Vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

    ​Vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë sot vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve, ku pritet të vazhdojë dëshminë dëshmitari i prokurorisë.

    Dëshmitari i nëntëmbëdhjetë, i mbrojtur, (me shifrën W04566) ka nisur të dëshmojë dje. Dëshmia e tij është mbajtur kryesisht në seancë të mbyllur për publikun.

    Në këtë proces gjyqësor deri tani janë dëgjuar 18 dëshmitarë, prej tyre vetëm tre në gjykatore kanë dëshmuar pa masa mbrojtëse dhe në seanca të hapura për publikun.

    Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka nisur me 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

    Ndërsa ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

  • Cassis në Forumin Strategjik në Bled: Zvicra e mbështetë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, por palët të zbatojnë angazhimet e marrëveshjeve në Bruksel dhe Ohër

    Cassis në Forumin Strategjik në Bled: Zvicra e mbështetë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, por palët të zbatojnë angazhimet e marrëveshjeve në Bruksel dhe Ohër

    Në Bled të Sllovenisë ka përfunduar Forumi Strategjik (28-29 gusht) me moton “Solidaritet për Sigurinë Globale”, ku përveç personaliteteve të larta nga BE, KE dhe liderë të vendeve nga Ballkani Perëndimor, mori pjesë edhe shefi i diplomacisë zvicerane z.Ignazio Cassis, i cili ne dy-tri seanca të debateve ka folur para pjesëmarrësve.

    Në forumin strategjik (Bled Strategic Forum-2023, Solidarity For Global Security) të Bled-it ku u ndoq nga rreth një mijë pjesëmarrës, përveç nikoqireve të samitit, krerët e shtetit të Sllovenisë, presidentja Natash Pirc Musar dhe kryeministri Robet Golob, për dy ditë rresht edhe shumë personalitete (presidentë, kryeministra e ministra të jashtëm) kryesisht nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu dhe përfaqësues nga BE dhe KE. Nga Këshilli Evropian mori pjesë presidenti i saj z.Charles Michel, kurse nga BE, Miroslav Lajçak, Tanja Fajon ministre e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Dunja Mijatoviç nga KE etj.. Sipas gazetës zvicerane Le Canton27.ch, në këtë samit botëror në Bled të Sllovenisë mori pjese edhe shefi i diplomacisë zvicerane Ingazo Cassis.

    Le Canton27.ch: Z. Këshilltar Federal, cili është interesi i Zvicrës për të qenë prezente në këtë forum strategjik, me të gjitha këto vende ballkanike?

    Cassis: Janë dy. Interesi i parë është ai që lindi nga bashkimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe mbështetja e situatës së stabilitetit dhe paqes ndonjëherë të brishtë mes tyre. Tani ky forum është zgjeruar dhe është bërë një ngjarje ndërkombëtare. Është pra elementi “Ballkanik” dhe sot presidenti i BE-së Charles Michel tha që vitin e ardhshëm, integrimi evropian duhet të jetë i pjekur, nga njëra anë si tjetra. Ai zgjodhi këtë vend për ta thënë dhe kjo është e rëndësishme. Interesi i dytë, dhe ky është diskutimi që sapo kemi pasur, është ai i nevojës për të zhvilluar multilateralizmin. Ne jemi duke e diskutuar këtë temë sepse situata aktuale gjeostrategjike na ballafaqon me shumë sfida. Dhe në botën tonë të ndërlidhur, ne duhet të adresojmë sfidat ndërkombëtare me përgjigje globale.

    Le Canton27.ch: Keni pasur mundësi të takoni liderët e Ballkanit? Kryeministrin kosovar Albin Kurti sigurisht e keni takuar, për çfarë keni biseduar?

    Cassis: Po, ne u përplasëm me njëri-tjetrin para panelit dhe patëm një bisedë të shkurtër jozyrtare. Ne njihemi prej disa kohësh. Ne diskutuam shkurtimisht çështje aktuale. Si ato që kanë të bëjnë me fatkeqësitë natyrore të këtij momenti, ashtu edhe ato që kanë të bëjnë me situatën e tensionuar politike në Kosovë.

    Le Canton27.ch: Dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës në Bruksel Zvicra a e mbështet dhe cili do ishte mesazhi juaj drejtuar Beogradit dhe Prishtinës?

    Cassis: Zvicra e mbështet këtë proces sa më shumë që të jetë e mundur, por kërkon mirëkuptim nga të dyja palët dhe respektim të angazhimeve të marra sipas marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit.

    Le Canton27.ch: Shifrat nga Enti Federal i Statistikave tregojnë se në Zvicër aktualisht jetojnë dhe veprojnë 300 mijë shqipfolës. A mund të njihet gjuha shqipe, si gjuhe e pestë zyrtare në Zvicër?

    Cassis: Në Zvicër ka tre gjuhë zyrtare, por katër gjuhë kombëtare, e katërta prej të cilave është romanishtja. Ato njihen nga Konfederata dhe parashikohen në Kushtetutë. Bashkëjetesa mes kulturave të ndryshme dhe diasporave të shumta që jetojnë në Zvicër janë pasuria e vendit tonë. Dhe për këtë kontribuon edhe komuniteti i madh shqiptar.

  • ​Ky është topi me të cilin do të luhen ndeshjet e Ligës së Kampionëve

    ​Ky është topi me të cilin do të luhen ndeshjet e Ligës së Kampionëve

    Me afrimin e shpejtë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, kompania “adidas” ka zbuluar topat e ndeshjeve zyrtare për Ligën e Kampionëve 2023/24

    Frymëzuar nga himnet e para ndeshjes që kumbojnë nëpër stadiume në fillimin e çdo loje, dizajnet e reja i bëjnë homazh këtyre simfonive ikonike dhe ndjenjave të pazëvendësueshme të eksitimit dhe pritjes që vijnë me to.

    E vendosur në një sfond argjendi metalik, topi zyrtar integron një shkronjë të vetme nga lirika e korit të njohur ‘THE CHAMPIONS’, në secilin prej 12 yjeve, në një stil të pasur kaligrafie.

    Shorti për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve do të tërhiqet të enjten me fillim nga ora 18:00.

  • Auditori gjen parregullsi në FSSH: Pacientët nuk u trajtuan në mënyrë të barabartë

    Auditori gjen parregullsi në FSSH: Pacientët nuk u trajtuan në mënyrë të barabartë

    Rezultatet e auditimit tregojnë se pacientët nuk janë trajtuar në mënyrë të barabartë që nga procesi i aplikimit e deri te aprovimi i kërkesave nga ana e Fondi për Sigurime Shëndetësore (FSSH).

    Në raportin e auditimit të Zyrës Kombëtare e Auditimit (ZKA) për periudhën 2019-2022 thuhet se FSSH-ja përdori praktika të ndryshme në vlerësimin dhe trajtimin e lëndëve që nga aplikimi i kritereve të ndryshme për rastet e njëjta e deri te shuma e aprovuar për trajtim.

    Po ashtu sipas auditorit, aprovimi i lëndëve dhe pagesave është përcjellë me vonesa, obligimet financiare nuk ishin menaxhuar dhe raportuar në mënyrë të duhur si dhe Fondi nuk kishte bërë të gjitha barazimet financiare me institucionet shëndetësore në të cilat janë parapaguar shërbimet.

    “Bordi Ekzekutiv kishte aprovuar lëndë në mungesë të dy pro-faturave dhe nuk ishte konsistent në shumat që kishte ndarë për mbulim të trajtimit duke mos respektuar kriteret e Udhëzuesit Administrativ. Me aprovim të Bordit, Fondi pagoi 756,142 euro për raste diagnozat e të cilëve nuk janë paraparë në Udhëzues Administrativ. Mirëpo, disa raste u refuzuan pikërisht me arsyetimin se diagnozat nuk janë pjesë e Udhëzuesit”, thuhet në raport.

    Më tej në raport theksohet se pavarësisht se Programi është i destinuar të financojë trajtimin e pacientëve me diagnoza, sëmundjet e të cilave nuk trajtohen në Institucionet Shëndetësore Publike të Kosovës, Komisionet Konziliare në reparte të caktuara kishin referuar kërkesa për shërbimet që ofrohen brenda këtyre institucioneve me arsyetimet për mungesë të materialit, kushteve teknike dhe resurseve njerëzore.

    “Për këto raste shuma e referuar dhe aprovuar nga mostrat e testuara ishte 844,779 euro”, thuhet në raport.

    Për më tepër, Fondi nuk menaxhoi dhe nuk raportoi në mënyrë të duhur obligimet, kishte vonesa në aprovim dhe pagesa, madje kishte fatura që nuk janë paguar që nga 2018. Fondi nuk ka pasqyrë të saktë të kostove reale dhe mjeteve të lira të mundshme, barazimet janë bërë vetëm me spitalet në Kosovë dhe disa në rajon, por jo edhe me spitalet e tjera.

    “Nga 12 milionë euro të aprovuara për rastet e rregullta, komisioni kishte arritur të barazojë vetëm 2,1 milionë apo 16,4% si dhe kishte identifikuar mbi 408 mijë euro mjete të lira”, thuhet në raport.

    “Lidhur me këtë auditim, Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca deklaroi se trajtimi jo i barabartë i pacientëve, ndryshimet e paarsyetuara të kritereve dhe shumave të aprovuara për trajtim, vonesat në aprovim dhe pagesë, si dhe mos menaxhimi i duhur i obligimeve financiare, rrezikon që Programi të mos arrijë objektivat për të cilat është themeluar”, citohet në raport Spanca.

    Për të siguruar që Programi për Trajtimin e Pacientëve Jashtë Institucioneve Shëndetësore menaxhohet në mënyrë më efektive dhe arrin objektivat, ZKA dha 13 rekomandime.

  • Të gjithë sytë nga qielli sonte në mbrëmje, “Superhëna blu” nuk do të shihet më deri në vitin 2037

    Të gjithë sytë nga qielli sonte në mbrëmje, “Superhëna blu” nuk do të shihet më deri në vitin 2037

    Superhëna e dytë e muajit, e cila gjithashtu ndodh të jetë hëna e plotë më e afërt dhe më e ndritshme e vitit 2023, do të shfaqet mbrëmjen e së mërkurës.

    Hëna do të jetë më afër se zakonisht, vetëm 222,043 milje larg, natën e 30 gushtit 2023, duke e bërë atë të duket më e zakonshme dhe më e madhe se si titullin e “superhëna”.

    Por kjo nuk është veçori për këtë hënë të plotë. Për shkak se është hëna e dytë është në përfundim, ajo quhet “superhëna blu”. Hera e fundit që dy superhëna të plota të zbukuruara qiellin në themel të kohës, ishte në vitin 2018. Nuk ka ndodhur në vitin 2037, sipas astronomit italian Gianluca Masi, Projektit Virtual Telescope. Superhëna e parë është viti ishte në korrik. E katërta dhe e fundit do të jetë në shtator.

    Kur do “superhëna blu”?

    Sipas NASA-s, hëna e plotë do të jetë natën e së mërkurës, 30 gusht 2023, duke u shfaqur përballë Diellit në orën 21:36 EDT.

    Çfarë është një hënë blu?

    Përkundër asaj që mund të sugjerojë emri, një hënë blu nuk ka të bëjë fare me ngjyrën e hënës, kështu që hëna nuk do të duket blu në mbrëmjen e së mërkurës. Megjithatë, disa herë shpërthen e vullkaneve e kanë bërë hënën të dukej blu. Sipas NASA-s, përkufizohen më shumë se një hënë blu dhe ka revistë Sky & Telescope në vitin 1946 dhe ky emër ka dy ditë që të ketë plot një muaj.

    Çfarë është një superhënë?

    Orbita e hënës rreth tokës është një elips, jo një rreth i tregon. Një hënë e një superhënë kur ajo vjen brenda 90% të perigjeut, pika e saj më afër me Tokën. Sipas NASA-s, superhënat më të afërta rreth 17 për qind më të mëdha dhe 30 për qind më të mëdhatë janë të mëdha dhe më të zbehta të vitit. Kjo 17% nuk ​​është në fakt që është bërë për një ditë më parë, por NASA thotë se superhënat janë më të vërteta se janë të tjera të plota. Duka i gjerësisht për pamjen e plota më të afërta, “superhëna” nuk është një term zyrtar astronomik. Në fakt, ajo u krijua nga një astrolog në vitin 1979.

  • ​Rezultatet mungojnë, por “Dardanët” konfirmojnë mbështetjen e fuqishme për Kosovën

    ​Rezultatet mungojnë, por “Dardanët” konfirmojnë mbështetjen e fuqishme për Kosovën

    Të gjitha biletat për ndeshjen kualifikuese për Euro 2024 ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, e cila zhvillohet më 9 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, janë shitur brenda pak orëve.

    Ky interesim i madh nga tifozët është një shenjë e fortë e përkrahjes së fuqishme ndaj Kombëtares së Kosovës. Mbi 13 mijë tifozë, aq sa është kapaciteti maksimal i stadiumit “Fadil Vokrri” do të jenë të pranishëm në tribuna natën e 9 shtatorit, aty ku për kundërshtar Kosova do t’i ketë edhe yje si Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri.

    Kosova nuk ka pasur rezultate të mira në ndeshjet e fundit. Ata barazuan me Andorrën e Rumaninë, derisa u mposhtën nga Bjellorusia, por kjo nuk e ndali hovin e madh të tifozëve në mbështetje të lojtarëve.

    Kosova është në grupin I të kualifikimeve për Euro 2024, ku renditet në vendin pestë me vetëm tri pikë, duke pasur kështu fare pak gjasa për kualifikim tutje.

  • Osmani, Konjufca e Kurti sot marrin pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve

    Osmani, Konjufca e Kurti sot marrin pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve

    Presidentja, Vjosa Osmani, kryeparlamentari, Glauk Konjufca dhe kryeministri, Albin Kurti, do të marrin pjesë sot në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve.

    Ata do të bëjnë nderime te Memoriali për të Pagjeturit në Prishtinë, në orën 10:00.

    “Nën përkujdesjen e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, me rastin e shënimit të 30 Gushtit – Ditës ndërkombëtare të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, Zyra e Kryeministrit, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, organizojnë homazhe pranë përmendores dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës”, bën të ditur njoftimi i ZKM-së.