ATV

Blog

  • ​Shqipëria lidere e grupit, pasi mposhti Poloninë

    ​Shqipëria lidere e grupit, pasi mposhti Poloninë

    Çfarë super ndeshje, çfarë atmosfere elektrizuese, çfarë fitore e madhe për Shqipërinë për ta vazhduar ëndrrën e kualifikimit në Evropianin Euro 2024.

    Kombëtarja e Shqipërisë e ka mposhtur atë të Polonisë, fitore kjo e cila zyrtarisht ia jep epitetin e lideres së Grupit E, raporton KosovaPress.

    Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Air Albania” të Tiranës, Shqipëria e mposhti Poloninë 2:0.

    Një super gol i Jasir Asanit në minutën e 37’ dhe goli nga Mirlind Daku në minutën e 62’ i siguruan fitoren “kuqezinjve” të Sylvinhos.

    Me pikët e reja, Shqipëria kryeson Grupin E me 10 pikë, krahas Polonisë që renditet e pesta me gjashtë pikë të arkëtuara.

    Rezultati final i ndeshjes, 2:0 në favor të Shqipërisë.

  • Obama tregon se çfarë bëjnë njerëzit e suksesshëm ndryshe

    Obama tregon se çfarë bëjnë njerëzit e suksesshëm ndryshe

    Gjatë gjithë karrierës së tij, ish-presidenti Barack Obama ka pasur mundësinë të takojë dhe të punojë me disa nga njerëzit më të suksesshëm në botë, nga miliarderët e botës së teknologjisë deri te laureatët e çmimit Nobel.

    Në një intervistë me kryeredaktorin e LinkedIn, Dan Roth për podkastin “This is Ëorking”, Obama ka shpjeguar se njerëzit “më të suksesshëm” janë ata që janë vërtet të interesuar dhe të pasionuar në punën që e bëjnë. Këtu si shembull ka theksuar Bill Gates dhe magjepsjen e tij me kompjuterët.

    Tutje Obama ka thënë se është më e rëndësishme të reflektosh mbi “atë që dëshiron të bësh, sesa për atë që dëshiron të jesh”.

    “Unë mendoj se kohëve të fundit njerëzit më shumë kanë në mendjen e tyre këtë mënyrë të të menduarit: “Dua të jem një kongresmen në moshën 30. Unë dua të fitoj X shumë para deri në këtë moshë”. Dhe sipas tij gjërat nuk shkojnë në këtë mënyrë.

    Por nëse jeni të apasionuar pas punës tuaj dhe keni një interesim të vërtetë për punën që e bëni, atëherë ju mund të arrini ta bëni një karrierë të jashtëzakonshme.

    Kur të jeni të përthithur nga ajo që po bëni, do të ndodhi një nga këto dy gjëra: do të bëheni shumë të mirë në të dhe gjasat janë ose që të bëheni i njohur për punën tuaj ose do të fitoni dhe do të fitoni një pozitë që e dëshironi.

    Kjo nuk është hera e parë që ish-presidenti ndan këshilla për të pasur sukses në punë. Ai u ka thënë nxënësve të shkollave të mesme në një fjalim në vitin 2009 se një nga gjërat më të vështira, por më të rëndësishme që duhet të bëni për të arritur qëllimet tuaja të karrierës është të ndiheni rehat me dështimin.

    Sipas tij njerëzit më të suksesshëm në botë janë ata që kanë pasur më shumë dështime, duke përfshirë Michael Jordan, i cili u shkëput nga ekipi i tij i basketbollit në shkollën e mesme, pak vjet përpara se të bëhej një nga basketbollisti më i madh profesionist.

    “Ju nuk mund të lejoni që dështimet tuaja t’ju përcaktojnë – ju duhet të lini që dështimet tuaja t’ju mësojnë. Ato duhet t’i lini t’ju tregojnë se çfarë të bëni ndryshe herën tjetër. Askush nuk ka lindur të jetë i mirë në të gjitha gjërat… ju bëheni të mirë përmes punës së palodhur”, ka thënë ai. /AkademiPune

  • Shqipëri, nis viti i ri shkollor 2023-2024

    Shqipëri, nis viti i ri shkollor 2023-2024

    Në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në Shqipëri nis sot viti i ri shkollor 2022-2023.

    Ministria e Arsimit dhe Sportit në Shqipëri ka publikuar një video, ku bëhet e ditur se edhe ky vit shkollor ka nisur me këndimin e himnit kombëtar.

    Për herë të parë në shkollë do të shkojnë rreth 29 mijë nxënës, ndërsa në klasat e 10-ta rreth 27 mijë nxënës.

    Bëhet e ditur se këtë vit shkollor, në klasë të parë janë pranuar edhe fëmijët që janë 5 vjeç por që brenda vitit do të mbushin 6.

    Gjatë këtij viti shkollor kanë përfituar tekste falas të gjithë nxënësit e arsimit bazë nga klasa e parë deri në klasën e 9-të, por edhe 16 kategori në nevojë, të veçanta, në arsimin e mesëm.

  • ​Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Shkup

    ​Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Shkup

    Në Shkup të Maqedonisë së Veriut do të mbahet Samiti i Krerëve të Shteteve në Procesin e Brdo Brijunit.

    Pjesë e këtij samiti është edhe presidentja Vjosa Osmani.

    Në sesionin e përbashkët me liderë të rajonit, Osmani do ta mbajë fjalim, ndërkaq më pas do të zhvillojë takime bilaterale me krerët e disa shteteve pjesëmarrëse, njofton Presidenca.

    Temat qendrore të takimit të sivjetmë janë përshpejtimi i procesit të anëtarësimit në BE, luftimi dhe zvogëlimi i pasojave nga ndryshimet klimatike në rajon, si dhe krijimi i kushteve për qëndrimin e të rinjve në Ballkanin Perëndimor.

    Takimi i Brdo-Brijuni është ngjarje vjetore multilaterale në të cilën takohen presidentët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor si dhe të Sllovenisë dhe Kroacisë, e ku fokusi kryesor është në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe anëtarësimin e rajonit në BE.

    Ky proces është një nismë rajonale e bashkëthemeluar nga presidentët slloven dhe kroat në vitin 2010.

    Gjatë qëndrimit të Maqedoninë e Veriut, presidentja Osmani, krahas presidentit Stevo Pendarovski dhe atij të Shqipërisë, Bajram Begaj, do të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të bustit të Shën Terezës në hapësirën e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Shkup.

  • ​Osmani: Më 11 shtator riafirmojmë përpjekjet tona në mbrojtje të lirisë e demokracisë

    ​Osmani: Më 11 shtator riafirmojmë përpjekjet tona në mbrojtje të lirisë e demokracisë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se në 22 vjetorin e sulmit terrorist në ShBA, riafirmohen përpjekjet në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë, vlera këto të cilat definojnë miqësinë dhe partneritetin e përhershëm me Amerikën.

    Ajo ka shtuar po ashtu se 11 shtatori i vitit 2001 ndryshoi rrjedhën e historisë përgjithmonë.

    “Sot, krahas aleatëve tanë amerikanë, nderojmë 3 mijë viktimat e sulmeve terroriste kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa riafirmojmë përpjekjet tona të çdoditshme në mbrojtje të lirisë e demokracisë, vlera të cilat definojnë miqësinë dhe partneritetin tonë të përhershëm”, ka shkruar Osmani në Facebook.

  • Numri i të vdekurve nga tërmeti shkon në 2 122

    Numri i të vdekurve nga tërmeti shkon në 2 122

    Të paktën 2 mijë e 122 njerëz kanë humbur jetën në tërmetin që goditi Marokun dhe 2 mijë e 421 të tjerë janë lënduar, tha të dielën transmetuesi shtetëror 2M.

    Ekipet e shpëtimit paralajmërojnë se numri ende pritet të rritet.

    Tërmeti me magnitudë 6.8 goditi vonë të premten. Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-ve, ky ishte tërmeti më i fortë që goditi rajonin rreth qytetit antik të Marrakech në një shekull.

  • Arrestimi i drejtorit të administratës së Leposaviçit nga policia serbe

    Arrestimi i drejtorit të administratës së Leposaviçit nga policia serbe

    Përgatititi: Fitim Majkovci

    Nikolla Radimiroviq, Drejtor i Administratës në Komunën e Leposaviqit është arrestuar të shtunën nga policia e Serbisë bashkë me të fejuarën e tij.

    Për arrestimin e tij, reagoi mbrëmë Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla që tha se Radimiroiviq u arrestua vetëm për arsyen se bënë pjesë në institucionet e Kosovës.

    Pos Sveçlës, reagoi edhe Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, veçse shtoi se arrestimet e tilla janë praktikë e kamotshme e policisë serbe.

    “Nikolla është një prej viktimave që është në paraburgim. Duhet ta mbrojmë Nikolla Radimiroviqin, jam në kontakt me zëvendësin tim që merret me këtë, që ta gjejmë ndihmën adekuate juridike për të që sa më shpejtë të dalë nga kjo gjendje. Është një metodologji që po zbatohet që 7-8 vjet. Çdoherë që unë jam përpjekur ta kaloj kufirin, jam ndaluar për disa orë”, tha Rashiq.

    Teksa ka treguar se si është ndaluar Radimiroviqi në kufi bashkë me të fejuarën e tij, ministri njoftoi se ai do të mbahet në paraburgim së paku deri të hënën.

    “Ka ndodhur së pari një ndalim në pikën kufitare, është mbajtur aty 4 orë, është marrë në pyetje prej anës së personave që e kanë prezantuar vetëm si anëtarë të BIA-s. Pas një kohe të gjatë, prej 9:30 është marrë në pyetje deri në orën 19:00-20:00, prej atyre organeve që e kanë transferuar në stacionin e policisë në Rashkë dhe prej atij momenti po mbahet atje dhe sipas informacioneve do të jetë aty së paku deri të hënën pasi gjyqtari nuk është aty dhe kur të vijë të hënën do të merret me rastin. Guxoj të supozoj që kjo është një prej pjesës metodologjisë shantazhuese”, tha Rashiq.

    Sipas ministrit Rashiq, Radimiroviq është ngarkuar me veprën penale “Shkelja e rendit kushtetues”.

    Edicionin Qendror të lajmeve në ATV e gjeni në videon më postë:

  • Ndeshja Shqipëri-Poloni nis me 1 minutë heshtje

    Ndeshja Shqipëri-Poloni nis me 1 minutë heshtje

    Dueli Shqipëri-Poloni do të fillojë me një minutë heshtje në nderim të viktimave të tërmetit që ka goditur Marokun.

    Tragjedia ku kanë humbur jetën shumë njerëz të pafajshëm, ka shkaktuar një dhimbje që do të duhet kohë të kalojë.

    Qeveria Europiane e Futbollit, ka vendosur që të mbahet një minutë heshtje në “Air Albania” përpara nisjes së duelit të zjarrtë të kombëtares kuqezi.

    “Mendimet e futbollit europian janë me njerëzit e Marokut në këto kohë të vështira. Viktimat e tërmetit tragjik në Marok do të përkujtohen në të gjitha ndeshjet e ardhshme të ekipeve kombëtare dhe klubeve”, lexohet në komunikatën zyrtare të UEFA-s.

    Një tërmet i fortë goditi shtetin afrikano-verior, ku mbi 2 mijë persona kanë ndërruar jetë, teksa të shumtë janë edhe të lënduarit nga kjo ngjarje e tmerrshme.

  • Inaugurohet statuja e Nënë Terezës në Kishën “Notre Dame de Laeken” në Bruksel

    Inaugurohet statuja e Nënë Terezës në Kishën “Notre Dame de Laeken” në Bruksel

    Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, ka bërë të ditur se është inauguruar statuja e Nënë Terezës në Kishën “Notre Dame de Laeken” në Bruksel.

    Sipas tij, ky inaugurim e theksoi mesazhin e paqes që Nëna Tereza barti, siç u shpreh ai, në jetë dhe amshim.

    “Paqja dhe dashuria mes njerëzve, në një botë plot mirësi, me Nënën Tereze si simbolin e saj, u festua në Meshën e Shenjtë, në Kishën Notre Dame de Laeken, në Bruksel. Inaugurimi i statujës së shenjtores shqiptare dhe laureates së Çmimit Nobel për Paqe vetëm sa e theksoi mesazhin e paqes që Nëna Tereze barti në jetë dhe amshim”, shkroi tutje ai.

  • Rashiq: Jam skeptik për mbajtjen e zgjedhjeve në veri

    Rashiq: Jam skeptik për mbajtjen e zgjedhjeve në veri

    Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka deklaruar se është skeptik për mbajtjen e zgjedhjeve në veri, pasi fajtor për këtë e sheh Serbinë, raporton Ekonomia Online.

    Ai, në një konferencë për media, ka deklaruar se nuk janë rrethanat sipas tij për këtë proces, duke thënë se pala negociatore e Serbisë në dialog është duke u munduar që këtë gjë mos ta lejojë.

    “Unë besoj në demokraci dhe kam dëshirë që të gjithë banorët serbë të veriut të marrinë pjesë në zgjedhje. Nuk e shoh që në këto momente është e mundshme mbajtja e zgjedhjeve. Përkundrazi, unë e shoh se nga aspekti i pushtetit në Beograd ose kryenegociatorët e dialogut ose negociatorët, nuk e kanë për qëllim përshpejtimin e mbajtjes së zgjedhjeve, qoftë rrethanave politike, qoftë një motivi që na sjellë marrëveshjen përfundimtare”.

    “Sa do që munden ta shtyjnë procesin, do ta shtyjnë dhe në këtë moment nuk e shoh një vullnet pozitiv as nga qytetarët në veri. Ky është fakt i keq, ndoshta por është fakt. Në këtë moment jam skeptik për mbajtjen e zgjedhjeve në veri”, ka thënë Rashiq.