ATV

Blog

  • Duke ia kujtuar nofkën e piratit, Mallorca krenohet me performancën e Muriqit mbrëmë

    Duke ia kujtuar nofkën e piratit, Mallorca krenohet me performancën e Muriqit mbrëmë

    Kosova barazoi 2:2 dje me Zvicrën në stadiumin “Fadil Vokrri” në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kampionatin Evropian.

    Ishte Vedat Muriqi që shënoi dy golat e Kosovës, për ta lënë me shpresa ekipin për kualifikim historik në Evropian.

    E klubi për të cilin luan Muriqi, Mallorca është krenuar me performancën e qendërsulmuesit të tyre mbrëmë gjatë kësaj ndeshje.

    Ata në Twitter vendosën disa emotika të piratit, nofkë që e ka marrë atje sulmuesi shtatlartë i Kosovës

  • Vuçiq në prag të takimit me Kurtin në Bruksel: Na presin bisedime të rëndësishme

    Vuçiq në prag të takimit me Kurtin në Bruksel: Na presin bisedime të rëndësishme

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se në Bruksel pas katër ditësh do të pasojnë bisedime të rëndësishme dhe se sipas tij Beogradi, do të insistojë në paqe dhe dialog.

    “Bisedime të rëndësishme na presin në Bruksel pas katër ditësh. Ne, si më parë, do të insistojmë në paqe dhe dialog dhe do të theksojmë se jemi pa mëdyshje me popullin tonë nga Kosova”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram.

    Më 14 shtator në Bruksel do të zhvillohet takimi i radhës në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në kuadër të dialogut.

  • Von Cramon kërkon nga BE-ja ta trajtojë më seriozisht çështjen e pasivizimit të adresave në Luginë

    Von Cramon kërkon nga BE-ja ta trajtojë më seriozisht çështjen e pasivizimit të adresave në Luginë

    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se BE-ja nuk po i kushton vëmendje sa duhet pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës nga ana e autoriteteve serbe.

    Von Cramon në platformën “X” ka shpërndarë një reportazh të “Tagesspiegel”, ku tregohet për spastrimin etnik që po bëhet në Luginë të Preshevës.

    “Shpesh akuzohemi se nuk i kushtojmë vëmendje të mjaftueshme në BE kësaj forme të diskriminimit. Kjo është e saktë. Unë vetë e kam ngritur këtë problem shpesh në komisione, e kam përfshirë në raporte të ndryshme dhe e kam vizituar vetë rajonin.

    Fatkeqësisht, problemi është se pakica shqiptare në Serbi – ndryshe nga popullata serbe në Kosovë – nuk është pjesë e dialogut të organizuar nga BE-ja dhe për këtë arsye merr peshë dukshëm më të vogël në Bruksel, por edhe në kryeqytetet tjera të BE-së. Për këtë BE-ja duhet ta vendosë këtë temë shumë më përpara në agjendë në bisedimet për anëtarësim të Serbisë dhe t’i japë prioritet shumë më të madh mbrojtjes së pakicave në Serbi. Nuk mund të hyjë në BE asnjë vend që ua heq qytetarëve të vetë shtetësinë pa asnjë arsye”, ka shkruar Von Cramon.

  • Rama: Autobusët e Tarfikut Urban shumë shpejt me Wi-Fi, pagesa e biletës edhe me SMS

    Rama: Autobusët e Tarfikut Urban shumë shpejt me Wi-Fi, pagesa e biletës edhe me SMS

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, paralajmëron se së shpejti autobusët e Trafikut Urban do të pajisen me Wi-Fi.

    Ai bën me dije se udhëtarët po ashtu do të mund të bëjnë pagesën e biletës me SMS, përmes operatorëve telefonik.

    Postimi i tij i plotë:

  • Rama: Mbi 2 milionë turistë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë muajit gusht

    Rama: Mbi 2 milionë turistë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë muajit gusht

    Mbi 2 milionë turistë të huaj vizituan vendin tonë vetëm gjatë muajit gusht.

    Shifrat janë ndarë nga kryeministri Edi Rama në Facebook, i cili shkruan se sezoni veror po vazhdon me flukse të larta edhe përgjatë muajit shtator.

    “Mirëmëngjesi dhe me shifrat zyrtare që tregojnë se Shqipëria mikpriti mbi 2 milionë vizitorë të huaj vetëm gjatë muajit gusht, teksa sezoni veror po vazhdon me flukse të larta edhe në shtator duke premtuar për një vit me rezultate spektakolare në turizëm, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama.

  • Dragusha: Trajneri mbrëmë ka qenë i shkëlqyeshëm

    Dragusha: Trajneri mbrëmë ka qenë i shkëlqyeshëm

    Trajneri dhe analisti i futbollit, Muhamet Dragusha, në emisionin A PLAY në ATV, ka vlerësuar lartë angazhimin e trajnerit të kombëtares së Kosovës, Primozh Gliha në ndeshjen e mbrëmshme kundër Zvicrës.

    Ai tha se trajneri ka qenë afër lojtarëve në çdo aksion dhe ka pasur një impakt shumë të lartë në lojë.

    “E kemi pa qysh mbrëmë se ky trajner dëshiron të jetë afër lojtarëve në çdo aksion, në çdo pasim të lojtarëve edhe pse në çdo pasim është e vështirë ta kontrollojë trajneri, por sigurisht se është mundu edhe aty të kontribuojë në lojë edhe e kemi pa impaktin, se trajneri më të vërtetë ndoshta edhe ai ka vrapu diku tre-katër kilometra, edhe pse në atë hapësirë ngushtë që ka të kufizuara të tre të trajnerit. Mendoj që trajneri mbrëmë ka qenë i shkëlqyeshëm”, tha Dragusha. /atvlive.tv

  • Dragusha tregon se cilët janë dy futbollistët e Supërligës që meritojnë të jenë në kombëtare

    Dragusha tregon se cilët janë dy futbollistët e Supërligës që meritojnë të jenë në kombëtare

    Trajneri dhe analisti i futbollit, Muhamet Dragusha, në emisionin A PLAY në ATV, tha se në kombëtaren e Kosovës është dashur të ftohen edhe dy futbollistë nga Superliga e Kosovës.

    “Ilir Krasniqi, Lumbardh Dellova. Sidomos Dellova, nuk di çka duhet të bëjë në futbollin e Kosovës, po edhe në futbollin evropian nuk di çka duhet të bëjë më shumë që të ftohet nga Kosova, por kjo është ekskuziviteti i trajnerit dhe ai fton kë ia merr mendja dhe kë i duhet për secilin repart”, u shpreh Dragusha.

    Ai tha se arsyeja e mos ftesës së tyre ndoshta ka qenë për shkak se reparti i mbrojtjes ka qenë shumë i ngjeshur, mirëpo shpreson se shumë shpejtë, kombëtarja të freskohet më futbollistë të rinj.

    “Mendoj që ndoshta ka qenë reparti i mbrojtjes shumë i ngjeshur edhe për ata edhe s’ju ka dhënë mundësi, po qysh e thashë edhe më herët besoj edhe shpresoj që shumë shpejtë do të fillojnë të vijnë lojtarë të ri, lojtarë që e ripërtërin ekipin kombëtar edhe asnjëherë duke mos i larguar lojtarët e vjetër, përvoja e tyre sigurisht se na duhet ta transmetojë tek këta lojtarë, po Dellova është dashur të ftohet në repartin e mbrojtjes, po ashtu edhe Krasniqi ka qenë i jashtëzakonshëm sidomos ndeshjen kundër Prishtinës, ka lu nji ndeshje shumë të madhe”, tha Dragusha. /atvlive.tv

  • Lojërat Mesdhetare 2030, Kurti flet për përgatitjet e investimet e Kosovës

    Lojërat Mesdhetare 2030, Kurti flet për përgatitjet e investimet e Kosovës

    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nga Heraklioni i Greqisë për në Prishtinë është kthyer me kujtime të mira, përgjegjësi të reja, e plane të shumta investive.

    “Lojërat Mesdhetare 2030 po i sjellim në Kosovë”.

    “7 vjet përgatitje dhe mbi 250 milionë euro investime publike, për t’u bërë nikoqir i 26 shteteve pjesëmarrëse e 23 disiplinave sportive, mijëra atletëve e dhjetëra mijëra turistëve, në ngjarjen më të madhe të sportit në historinë e vendit. Na priftë e mbara!”, ka thënë Kurti në Facebook.

  • Dimër stabil me rrymë, por me çmime të paparashikueshme

    Dimër stabil me rrymë, por me çmime të paparashikueshme

    Pas dy vjetësh të paqëndrueshëm me rrymë, me rritje çmimesh e me thirrje për kursim, Kompania kosovare për Distribuimin e Energjisë Elektrike, KEDS, garanton për këtë dimër furnizim stabil.

    Për këtë qëllim, KEDS-i ka bërë investime në rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike.

    “Investimet e realizuara garantojnë furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike për të gjithë”, ka thënë për REL-in Lulzim Krasniqi, zëdhënës në këtë kompani.

    Pushtimi i Ukrainës nga Rusia – një ndër eksportueset më të mëdha të gazit natyror – ka ndikuar në furnizimin me energji gjetiu në botë, sidomos në vitin që ka nisur, më 2022.

    Për rrjedhojë ka pasur mungesa të rrymës dhe rritje çmimesh.

    Kosova nuk arrin t’i plotësojë nevojat e mbi 1.7 milion banorëve të saj me rrymë, andaj edhe importon nga bursat e huaja.

    Cilat janë kapacitetet e Kosovës?

    Kosova ka kapacitet të prodhojë rreth 800 megavate rrymë në orë, ndërsa nevojat e saj, në ditë dimri, arrijnë deri në 1.300 megavate në orë.

    Një nga arsyet për nënprodhim është vjetërsia me dekada e termocentraleve.

    Korporata Energjetike e Kosovës, e cila është përgjegjëse për prodhimin e energjisë elektrike, ka thënë se aktualisht ka në operim njësitë A-3 dhe A-4 të Termocentralit Kosova A, si dhe njësinë B-2 të Termocentralit Kosova B, me kapacitet prej rreth 500 megavatesh. KEK-u tha se gjatë sezonit dimëror pritet të ketë në operim njësi shtesë, me kapacitet prej rreth 760 deri në 800 megavate.

    “Megjithatë, asnjëherë nuk mund të përjashtohet fakti se njësitë tona gjeneruese janë të vjetruara dhe nuk garantojnë 100 për qind operim të sigurt, që do të thotë se edhe mund të kemi ndonjë ndërprerje të prodhimit të paplanifikuar, por jo më gjatë se 72 orë”, ka thënë KEK-u.

    Vitin e kaluar, sipas Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), janë importuar mbi 750 mijë megavate energji elektrike, ndërsa nga termocentralet e Korporatës Energjetike të Kosovës janë prodhuar rreth 6.35 milionë megavate.

    Çmimi i energjisë elektrike në bursën hungareze HUPX, nga ku importon Kosova, ka qenë 91 euro për megavat, më 9 shtator.

    Për krahasim, në gusht të vitit të kaluar ka shkuar deri në rreth 430 euro për megavat, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit 2021 ka qenë rreth 150 euro.

    Në KEDS thonë se nevojat për import do të vazhdojnë edhe këtë dimër dhe se çmimet në bursat ndërkombëtare “do të jenë të paparashikueshme”.

    “Se a do të ketë rritje ose jo të çmimit të energjisë elektrike, kjo nuk varet nga ne, por nga tregu dhe shumë faktorë të tjerë. Mund të themi që pasiguritë rreth furnizimit me gaz natyror të Evropës vazhdojnë”, ka shtuar Krasniqi.

    Vitin e kaluar, çmimi mestar i rrymës për kategorinë e konsumatorëve familjarë ka shkuar në 6.14 euro për kilovat – nga 5.60 euro sa ka qenë në vitin 2021.

    Ndërsa, për konsumatorët jofamiljarë, çmimi mesatar i rrymës në vitin 2021 ka qenë 8.39 euro, për të shkuar në 9.27 euro në vitin 2022.

    Në prill të këtij viti, çmimi është rritur sërish – për 15 për qind për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.

    Krasniqi thotë se kursimi i rrymës dhe shfrytëzimi racional i saj do të kërkohen edhe gjatë këtij dimri.

    Qeveria e Kosovës dhe mekanizmat e sektorit të energjisë kanë kërkuar vazhdimisht nga qytetarët që të kursejnë.

    Për qëllim kursimi, në gusht janë subvencionuar mbi 2.000 familje për izolimin e shtëpive. Projekti prej 10 milionë eurosh është mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe është zbatuar nga Fondi i Kosovës për Efiçencë të Energjisë.

    Më 5 shtator, Qeveria e Kosovës ka lansuar, po ashtu, Programin për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm, të cilët do të subvencionohen për pagesën e faturave të energjisë elektrike.

    Në këtë kategori janë përfshirë: personat me aftësi të kufizuara, prindërit vetushqyes dhe pensionistët që jetojnë vetëm.

    “Nëse një familje ka katër anëtarë dhe i ka më pak se 600 euro të ardhura mujore mesatare, mund të kualifikohet për programin”, ka thënë ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

    Programi në fjalë do të jetë njëvjeçar. /REL

  • Vdes në QKUK personi që u godit nga vetura në Vushtrri, Policia jep detaje të aksidentit fatal

    Vdes në QKUK personi që u godit nga vetura në Vushtrri, Policia jep detaje të aksidentit fatal

    Ka vdekur një person si pasojë e një aksidenti në Vushtrri.

    Sipas Policisë, viktima kishte zbritur nga kamioni me të cilin po udhëtonte për të rregulluar një ngarkesë në rimorkio. Kështu i njëjti është goditur nga një veturë në lëvizje.

    Aksidenti ka ndodhur më datë 8 shtator, kurse viktima ka ndërruar jetë në QKUK një ditë pas.

    “Novolan, Vushtrri 08.09.2023 – 09:00. Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një veturë në lëvizje. Aksidenti ka ndodhur kur viktima kishte zbritur nga kamioni me të cilin po udhëtonte për të rregulluar një ngarkesë në rimorkio. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa më 09.09.2023 i njëjti ka ndërruar jetë në QKUK. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.